HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Iraku, Nano ndihmon veten

-- nga Gary Kokalari

Gary Kokalari Shqipėria ka dėshmuar gatishmėrinė e saj pėr tė rritur numrin e trupave nė Irak. Si amerikan, e mbėshteta presidentin Bush nė luftėn e Irakut dhe nė luftėn madhore kundėr terrorizmit. Pasi kam udhėtuar nė Lindjen e Mesme nė disa raste, duke u familjarizuar disi me politikat dhe historinė e kėtij rajoni, si dhe duke pasur miq dhe kolegė biznesi nga ajo pjesė e botės, unė besoj se kam njė aftėsi tė kuptuari mė tė mirė se mesatarja mbi dinamikėn e kėtij rajoni tė trazuar dhe pėr ēėshtjen e luftės kundėr terrorizmit. Dhe nė saj tė interesave afatgjata tė stabilitetit nė Lindjen e Mesme dhe tė mposhtjes sė terroristėve, SHBA nuk mund tė tėrhiqet nga kjo fushatė. Dikur kam deklaruar se Shqipėria duhet tė mbajė njė marrėdhėnie tė ngushtė me Amerikėn, dhe se Shqipėria duhet tė mbėshteste luftėn kundėr terrorizmit. Gjithashtu mendova se Shqipėria kishte meritat e saj nė kontributin qė dha me dėrgimin e njė numri tė vogėl trupash mbėshtetėse, vitin e shkuar nė Irak.

Kur Shqipėria i dėrgoi fillimisht trupat nė Irak, megjithėse situata nuk ishte e sigurtė, siē do ta pohonte ēdokush, mjedisi ishte shumė mė i ndryshėm nga ē’ėshtė sot. Fatkeqėsisht Iraku ėshtė pėrkeqėsuar nė njė teatėr tė ashpėr luftimesh, dhe vdekja e ushtarėve, si dhe e personelit joushtarak ėshtė rritur ndjeshėm me mė shumė viktima nė radhėt e koalicionit brenda kėtij muaji se nė ēdo periudhė tjetėr gjatė kėtij konflikti. Si rrjedhojė, rreziku ėshtė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme, dhe ēdo ushtar shqiptar do tė ishte nė situatėn mė tė rrezikshme tė mundshme. Dhe pėr ēfarė? A do tė mund tė bėnin ndonjė ndryshim kėta ushtarė shqiptarė shtesė nė fitoren apo humbjen e kėsaj lufte?

Le t’u kthehemi fakteve. Zbarkimi i trupave shqiptare nuk do tė ketė ndonjė ndikim nė pėrpjekjet luftarake amerikane nė Irak. Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė gjest simbolik qė po pėrdoret nga administrata e Bushit pėr tė mbėshtetur konceptin se ekziston njė “koalicion” qė lufton pėrkrah Shteteve tė Bashkuara. Dhe nė tė njėjtėn kohė po pėrdoret si njė gjest nga Fatos Nano nė pėrkrahje tė administratės sė Bushit, me shpresėn se kjo marrėdhėnie do ta ndihmojė atė tė mbajė pushtetin e tij mbi burimet ekonomike tė Shqipėrisė. Ėshtė njė marrėdhėnie interesash, dhe jo e njė rėndėsie strategjike.

Me angazhimin fillestar tė trupave tė saj, Shqipėria e ka bėrė tashmė gjestin e saj simbolik ndaj Amerikės. Dhe ēdo gjė pėrtej kėsaj, mund tė shihet si njė dhurim i dikutueshėm kapitali njerėzor nga Fatos Nano, me qėllim qė tė rrisė mirėnjohjen e administratės sė Bushit pėr qėllime vetjake. Nė thelb, Nano tani po luan me jetė shqiptarėsh nė mėnyrė qė tė pėrmirėsojė axhendėn e tij personale. Nėse kėta ushtarė arrijnė tė shquhen nė Irak, ata do ta rrisin imazhin e Shqipėrisė nė sytė e amerikanėve. Por nėse ndokush prej kėtyre shqiptarėve tė rinj do tė kthehet nė shtėpi brenda njė arkivoli, shpresoj qė Fatos Nano ta shikojė nėnėn e tij nė sy dhe t’i shpjegojė pėrse birit tė saj iu kėrkua tė kryente sakrificėn e fundme. Meqenėse Nano na paska njė dhunti pėr gjeste tė tilla, pėrse nuk merr parasysh tė dėrgojė vetė djalin e tij nė Irak?

Ēfarėdo qė Nano tė vendosė nė kuadėr tė zbarkimit tė trupave nė Irak, Shtetet e Bashkuara duhet ta dinė se janė ndjenjat e forta pro amerikane tė shqiptarėve, qė e lejojnė Nanon tė vendosė nė pikėpyetje jetėt e shqiptarėve tė rinj, dhe pėrsa kohė interesat amerikanė janė nė rrezik, Nano bėhet shumė i gjindshėm.
Megjithatė, nėse Nano ėshtė vėrtet i interesuar tė realizojė njė kontribut tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr terrorit, ai duhet ta pėrqendrojė vėmendjen e tij nė dhėnien fund tė nivelit tė lartė tė korrupsionit politik dhe tė luftojė krimin e organizuar, pasi dihet se kriminalitetit dhe terrorizmi rendin nė rrathė bashkėqendrorė.

Dhe sė fundmi, ėshtė shumė mė e lehtė pėr Nanon tė dėrgojė burra tė rinj nė betejė pėr tė zbutur amerikanėt, se sa ē’ėshtė pėr tė tė fillojė njė pėrpjekje serioze pėr tė luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin, qė ai e di se mund tė shkaktonte shfronėsimin e tij. Pavarėsisht nga dallimet e opinionit qė mund tė ekzistojnė rreth arsyeve shumė tė qarta tė dėrgimit tė trupave nė Irak, tė rinjtė shqiptarė qė me aq fisnikėri po shėrbejnė nė kėtė luftė, si edhe ata qė mund tė thirren pėr tė zėvendėsuar jetėt e tyre nė tė ardhmen, duhet tė pėrkrahen nga populli shqiptar dhe ai amerikan. Dhe kėta ushtarė shqiptarė duhen respektuar pėr trimėrinė e tyre dhe pėr rolin qė luajnė nė mbrojtjen e lirisė tonė tė pėrbashkėt.

Pėrktheu Ervin Qafmolla

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara