HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Protestė qytetare: Deri kur shqiptari do lejojė tė injorohet nga tė tjerėt?

Si mė fyen dhe mė nėnēmuan autoritetet sllovene nė aeroportin e Lubjanės

-- nga Gėzim Mekuli, QIK - 05.01.2004

Gėzim Mekuli Jam Gėzim Mekuli, me qėndrim tė pėrkohshėm nė Norvegji. Jam student (pasdiplomike) nė Universitetitin e Oslos (drejtimi Film, Media dhe Komunikacion). Merrem me publicistike dhe analize pėr mediat masive.
Pėr festat e Vitit tė Ri vendosa tė udhėtoj pėr nė Prishtinė me agjencinė e fluturimeve sllovene ADRIA.
Gjatė kthimit pėr nė Oslo, nė aeroportin e Lubjanės, autoritetet sllovene, mė fyen dinjitetin moral, kombėtar dhe njerėzor. Andaj e shoh tė udhės, qė opinioni ynė publik tė informohet me sjelljet e tilla, nėnēmimet dhe fyerjet qė ua bėjnė udhėtarėve kosovarė.
Mė 02.01.04, kam udhėtuar nga Prishtina pėr nė Frankfurt (nėpėrmjet Lubjanės). Pas aterimit ne aeroportin slloven, pasojnė kontrollet e zakonshme. Nga udhėtarėt e shumtė shqiptarė, mua mė veēojnė, mė ndalojnė dhe ma konfiskojnė pasaportėn. Autoritetet sllovene gjatė gjithė mbrėmjes (nga ora 17.40 e gjer mė 23.00 mė marrin nė pyetje dhe mė provokojnė me pyetje politike e jo politike qesharake. Edhe pse unė kam tė regulluar qėndrimin nė Oslo, dhe kisha pasaporte valide, sllovenėt mė kėrcėnojnė se do tė mė dėrgojnė nė Beograd, sepse mua gjoja po mė kėrkuakan autoritetet serbe!
Tėrė natėn mbeta i bllokuar nė aeroport, pa fjetė, pa ngrėnė e pa pirė. Pėrpos ofendimeve dhe nėnēmimeve mė ēnjerėzore, autoritetet sllovene, nė mbrėmjen e 2 janarit, mė ndalojnė tė fluturoj pėr nė Frankfurt. Aeroplani i mbrėmjes (ora 20.00) mė ik dhe mė kėrcėnojnė se do tė mė kthejne prapa pėr nė Beograd...! Fluturimi im, pas shumė e shumė tensioneve e sqarimeve, realizohet vetėm tė nesėrmen (destinacionin tim Norvegji-Oslo).
Duhet tė potencoj se ata mė detyruan tė blej edhe njė biletė tjeter pėr nė Oslo! (565 Euro). Edhe pse unė kėtė biletė tashmė e kisha tė blerė, para 2 muajsh, dhe kete e dokumentova tek autoritetet sllovene. Udhėtimi im realizohet tė nesermen, (pas njė dhune dhe kėrcėnimi psikologjik) me datė 3 janar dhe nga Frankfurti pėr nė Oslo, por tani jo me njė biletė por me 2 bileta: nja nga agjencia sllovene Adria (e blerė me dhune) dhe njė nga agjencia norvegjeze.

Me nderime
Gezim Mekuli,
Mė 04.01.04
Oslo

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara