HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DHUNA NĖ TV DHE DHUNA NĖ SHOQĖRI

-- nga Gėzim Mekuli, Gran Canaria*

Gėzim Mekuli Eshte shqetesues fakti se si lajmi i hulumtuesve amerikan, i cili eshte prezentuar para me shume se nje viti, nuk ka fituar vemendjen e merituar ne opinionin publik. Fjala eshte per dhunen qe shfaqet ne film dhe TV, dhe ndikimin qe sjell kjo dukuri ne sjelljen dhe agresivitetin e njeriut. Raporti i hulumtuesve amerikane quhet: "Media violence and the American public", dhe eshte shkruar nga psikologu Brad J. Bushman dhe Craig A. Anderson.

Ky raport deshmon se, 60 per qind e programeve televizive amerikane permbajne dhune. Nje nxenes amerikan para se te filloje te ndjeke shkollen fillore ka pare me shume se 8000 vrasje dhe me shume se 100000 akte dhune. Sipas hulumtuesve amerikane, video lojerat kane perberje mbi 85 per qind dhune dhe seks.

Para publikimit te ketij raporti mbizoteronte bindja se, lidhshmeria ne mes dhunes ne film/TV dhe agresionit/dhunes ne shoqeri nuk eshte aq e qarte. Dhe kjo per faktin se, hulumtimet, ishin shume te diskutueshme dhe me rezultate kunderthenese. Industria mediale argetuese pohon se, ekzistenca e dhunes ne film dhe TV, nuk ka ndonje ndikim ne sjelljen agresive te femijeve. Akoma me teper, disa teori shkencore pohonin se, dhuna ne TV dhe film ka rolin e nje "ventili sigurues per zbrazjen e impulseve agresive". Kete teori, deri vone, e mbronte teoria e quajtur KATARSIS TEORI (pastrimit shpirteror).

C'fare flasin faktet?

Ne qershor te vitit 2000, gjashte organizata profesionale, ne SHBA, (nder te tjera edhe shoqata e mjekeve te femijeve, shoqata e mjekeve te pergjithshem, shoqata e psikologeve dhe ajo e psikiatrise) hartuan nje deklarate te perbashket ku thuhej: " at this time, well over 1.000 studies...point owerwhelmingly to a causial connection betwen media violence and aggresive behavior in some children" Kjo kundershtohet nga industria televizive dhe e filmit, e cila pohon se efekti i ndikimit negativ tek femijet, eshte "shume me i vogel!" Por, me ndihmen e metodave te reja statistikore, te ashtuquajtura studime metaanalitike, eshte e mundur qe te vertetohet lidhja "dhune ne TV - dhune ne shoqeri".

Duke krahasuar lidhshmerite ne mes dhunes ne film/TV dhe agresivitetit qe ajo "mbjell" ne sjelljet e femijeve, ve ne dukje se:

1. Lidhshmeria ne mes agresivitetit dhe dhunes ne film/TV eshte po aq e larte, sikurse lidhshmeria ne mes pirjes se duhanit dhe kancerit te mushkerive.
2. Eshte me e larte se sa mungesa e perdorimit te kondomit, ne bartjen e HIV (aids).
3. Eshte me e larte se lidhshmeria qe ekziston ne mes pirjes pasive te duhanit ne pune dhe kancerit ne mushkeri.

Shumica e njerezve nuk dyshojne, ne mes lidhshmerise se duhanit dhe kancerit. Perderisa ndaj dhunes se filmit dhe TV-se, nuk i jepet aq rendesi e vemendje e duhur, mbase, sic shkruajne hulumtuesit e raportit, njerezit nuk i kuptojne aq lehte proceset psikologjike sic i kuptojne ato fiziologjike.

Ajo qe me beri kureshtar, qe te lexoj raportin, ishte pikerisht analogjia krahasuese me lidhshmerine ne mes pirjes se duhanit dhe kancerit. Hulumtuesit kane respektin me krahasimin qe bejne:

1. Jo te gjithe qe pine duhan sulmohen nga kanceri.
2. Jo te gjithe ata qe sulmohen nga kanceri jane duhanxhinj. (Pra, jo te gjithe ata qe shikojne film/TV me dhune, behen agresive, dhe jo te gjithe ata qe jane agresive shikojne film/TV me dhune) Rrjedhimisht, nuk eshte vetem duhani qe shkakton kancerin e mushkerive, por ai eshte nje faktor serioz, per semundjen e kancerit.

Ne fillim te viteve 50, industrialistet e pasur te duhanit, gjithnje e mohonin (dhe perkrahnin hulumtuesit qe ishin kunder kesaj teze), se shkencerisht eshte e vertetuar se, duhani shkakton kancerin! Keshtu ndodh edhe sot, me industrine argetuese mediale.

Bushman dhe Anderson argumentojne se, 1 per qind e shikuesve bėhen me agresive pasi te kene shikuar nje program televiziv me permbajtje dhune. Kjo do te thote se po qe se 10 milion qytetare ne SHBA, ndjekin nje program televiziv me dhune, 100000 persona behen me agresive. Po qe se nje film, me permbajtje dhune, shfaqet ne televizionin e Kosoves, dhe ky film ndiqet prej 400 000 shikuesve, atehere, sipas ketij hulumtimi, 4 000 shikues, behen me agresive ne jeten reale. Interesa te medha ekonomike ekzistojne ne skenen mediale. Konserne te medha mediale (multinacionale dhe nacionale) kane interesa ne gazeta, TV, dhe film. Keta kane interesat e veta qe te mohojne ekziztimin e lidhshmerise se dhunes TV/filmit dhe agresiviteti ne shoqeri. Andaj, redaktoret dhe gazetaret do te duhej te rikthehen ne idealin dhe etiken e gazetarise, dhe te thone e te mbrojne te verteten shkencore mbi dhunen ne media dhe ndikimin e saj ne opinion, vecanerisht tek femijet.

*Auotri ndjek mesimin praktik (ligjeron) ne shkollen e mesme norvegjeze.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara