HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kontrolli i informacionit rrezikon proceset demokratike

-- nga Gėzim Mekuli*, Oslo

Gėzim Mekuli Shekulli i kaluar dominohej nga dy kryeideologji; Komunizmi dhe Fashizmi. Karakteristike e te dyja ideologjive ishte projekti i tyre i perbashket dhe "historik": Te luftojne demokracine liberale: Fashizmi si ideologji "vdiq" ne 1945, ne Berlin. Ndersa komunizmi, po ashtu, "vdes" ne qytetin e ribashkuar te Berlinit, ne vitin 1989.

Epoka e re lindi. Epoke e cila do te zgjidhte konfrontimet e luftes se ftohte: Acarimet ne mes se majtes dhe te djathes. Nuk kaloj shume kohe dhe se shpejti, ne skenen politike dhe ekonomike te botes, u ngjit nacionalizmi agresiv dhe fundamentalizmi religjioz. Qe te dyja keto ideologji te aferta me dy ideologjite e "varrosura". Qe te dyja keto njesoj kercnuese, mu si dy ideologjite e meparshme.

Por ne hapėsiren tone po rilind edhe nje ideologji tjeter: Ideologjia per te mesuar se si te mendosh e shkruash ndryshe...!

Opinioni politik
Sot mediat masive jane komponentė vendimtarė per ndertimin e opinionit politik. Nuk eshte asgje e re te thuhet se ata qe kane qasje ne opinionin politik jane elitat dhe grupet me fuqi ne shoqeri. E re eshte se mediat masive kane krijuar nje opinion politikk me dimensione tersisht te reja:

Sipas sociologut francez Pierre Bourdieu, ne cdo shoqeri gjindet e ashtu quajtura "hapėsire doksike" (Bourieu 1977) Fjala DOXA eshte marre nga greqishtja, dhe do te thotė "jo politike", "jo e diskutueshme" ose "mendim i perkryer e i perfunduar".

"Hapsira doksike" do te thotė kur nje shoqeri nuk shtron pyetje mbi mednimet/idete dhe proceset politike: Shoqeri e cila nuk kerkon llogari nga politika ne pushtet; Sipas ketyre keto procese konsiderohen si te perkryera. Keto cmohen si te kuptueshme, normale dhe si dicka e natyrshme...

Brenda "hapsires doksike" mund te kete debate. Por debati para se gjithash mund te jete ortodoks. Pra debati do te pranoje qe te vetkufizohet brenda kornizave, te cilat po ashtu konsiderohen si korrniza te perkryera. Sipas filozofit Bourdieu, edhe ne keto shoqeri mund te kete debate heterodokse, pra do te shtroheshin e studioheshin ceshtje e analiza fundamentale. Por fuqi te medha angazhohen qe ta kundershtojne kete debat heterodoks dhe mundesisht qe ta mbajne te gjalle "hapsiren doksike".

Pergjithesisht Klasa e dominuar ka interes qe ta perkufizojė dhe ta ligeshtoje "hapsiren doksike" dhe te zbulojė e te "marrė vesh" se cka eshte duke u zhvilluar ne shoqeri. Nderkaq klasa dominuese ka interes qe ta mbroje integritetin e hapėsires doksike, ose, po qe se nuk eshte e mundur kjo, te pakten te vendose dhe ta favorizojė debatin ortodoks apo debatin "me pak te rrezikshem", ne vend te debatit heterodoks.

Politikat partiake jane duke tentuar te krijojne "hapsiren doksike" ("mendimin e padiskutueshem" ose "mendim e perkryer e te perfunduar") ne shoqerine tone. Dhe kjo po ndodhe nepermes kontrollit te informacionit dhe tentimit te ndikimit ne qendrimet e opinonet tona.

Detyre e mediave eshte qe te perforcojne konsensusin qe tashme eshte krijuar dhe formesuar.

Kontrolli i informacionit, brenda kontekstit tė shtypit dhe ligjit tė medias, nė pėrgjithėsi, pėrcaktohet si kontrroll i politikes ne pushtet ndaj publikuesve dhe shkrimeve te tyre. Ne Kosovė, kjo te lene te nenkuptoje, se informacioni eshte prodhuar nga te tjeret, dhe me pas i konsumuar nga ne?!

Tentativa per te bere lojale shkrimet dhe publikimet ndaj ligjedhenesit, si dhe cungimi/prerja e permbajtjes se ndonje artikulli, komenti apo lajmi eshte per kontrolluesit e informacionit ne Kosove vecori karakteristike: Shembull: Pas kryengritjes, demonstratave dhe protestave te shqiptareve te lodhur (e qe keto u keqperdoren nga agjentė te sigurimeve antishqiptare) te dates 16, 17 dhe 18 Maj, medait masive, pa kurrfarė mbeshtetje shkencore, u sulmuan per "jo profesionalizem" dhe "papergjegjesi gazetareske"!

Pra, per mos aftesite dhe deshtimet ne proceset politike te disa politikave nderkombetare e kombetare, tentohet te "shpiket" dhe te fabrikohet dhe te denohet "fajtori" i trazirave. E ky "mekat", sipas misionit te organiztės pėr siguri dhe bashkėpunim nė Evropė, sipas grupit ndėrkombėtar te krizave (ICG), dhe Komisionerit te pėrkohshėm pėr media, Robert Zhilletca, gjindet ne mediat masive!

"S'kanė cka i bejne gomarit, e i bien samarit?!

Studimet rreth ndikimit te mediave ne qendrimet dhe opinionet e nje populli kanė qene nje nder debatet me te diskutueshme ne historine e sociologjise mediale. Pergjithesisht hulumtimet shkencore mbi fuqine mediale, e ne vecanti ndikimt te tyre ne qendrime, kanė kaluar neper dy etapa:

1. Studimi me i vjeter e shkencave te komunikacionit, i bere para luftes se dyte botėrore, konkludonte se mediat ishin te plotfuqishme, dhe

2. Pas luftes se II-te botrore vjen nje reagim kritik rrethe kesaj teorie. Ketu thuhet se fuqia mediale eshte e kufizuar (per shkak te rrjetit te individit ne shoqeri). Pra mediat "thithen" nga populli ne menyre selektive dhe kritike.

Tentimi per te kontrolluar informacionin, tentimi per te shperndare kete te tille, dhe tentimi per te bere perforcimin e opinioneve politike me karakter ideologjik, jane qe me pare te deshtuara... Ja perse:

Se pari: Mediat veprojne si "vertetuese" dhe si "pohuese" te qendrimeve e opinioneve, te cilat tashme egzistojne ne publik. Shume me rralle mediat veprojne si ndryshuese te qendrimeve/opinioneve egzistuese. (Klapper 1987, Kap. II) Arsyeja se pse mediat veprojne ne kete menyre eshte se, mediat nuk veprojne te izoluara nga lidhshmerit e tjera te shoqerise. Eshte jo profesionale, se si keto organizata, "analistė" e individė te rrespektuar nuk i marrin ne konsiderate proceset shkencore e sociologjike te formimit te nje shoqerie. Shkenctarisht dihet se mediat nuk mbesin te izoluara nga faktoret e tjere te shoqerise. Keto nuk kane mundesi qe te "cimentizojne" apo te ndalojne proceset sociale e poltike. Keto jane prodhim i stausit dhe gjendjes ne te cilen kalon dhe gjindet shoqeria dhe kombi. Konkretisht populli i eksponohet mediave ne meyre selektive, kjo don te thotė se keta kerkojne lajmin qe ju pershtatet opionioneve dhe mendimeve te tyre, dhe keto i regjistrojne ne menyre selektive edhe ne kujtesen e tyre.

Se dyti: Mediat megjithate, kontribojne si ndryshues te qendrimeve, qendrime e opinone, te cilat, tashme, ekzistojne ne opinion. Por ketu behet fjale per ndryshime te vogla. Pra, mediat mund te ndryshojne qendrimet. Por nese vie deri tek ndryshimi i qendrimeve/mendimeve, athere mund te flitet se keto qendrime/mendime nuk funksionojne sa duhet.

Se treti: Mediat konsiderohen te jene shume efektive ne ndertimin e qendrimeve/opinioneve te reja. Dhe kjo per faktin pasi qe shoqeria, paraprakisht, nuk ka ndonje mendim apo qendrim; (eshte "mendimzbrazet". Aty ku me pare nuk ka ndonje qendrim/opinion per nje zgjidhje politike, ekonomike, etj., mediat jane shume efektive ne "vaksinimin" e mevonshme te qendrimve/mendimve. Pra mungesa e qendrimeve/ideve bene qe mediat te jene efektive ne strukutrimin e ndodhive.

Se katerti: pasiqe egzistojen media te llojllojshme efekti i tyre ndikues eshte po ashtu jo i njejte. Shfrytezimi i shume mediave se bashku me kontaktin personal llogaritet te jete shume ndikues, dhe kjo metode eshte perdorur ne shume fushata te ndryshme propagandistike.

Napoleoni dhe UNMIK-u

Masat ndeshkuese mbi kontrollin e shtypit historikisht ishin te egra. Cfare te le tė kuptosh, se tė gjitha keto aplikime te censures, gjate histories se njeriut, nuk e arriten qellimin e deshiruar. P.sh nė Francėn e vitit 1789, shtypi "gėzonte" lirinė e saj. Napoleoni instaloi nė vitin 1810 censurėn dhe aplikoi nje sistem pėrgjimi dhe spiunimi. Nė Paris (1811), pra 20 vjet pas revolucionit francez, kishte vetėm katėr gazeta, ndėrsa nė vitin 1790 kishte mbi 300 sish.

Mediave shqiptare, si ne tė kaluaren, i imponohet "detyrimi dhe obligimi" ndaj politikave ditore. Edhe sot, si me pare, idetė liberale tė lirisė dhe pavaresise se shtypit refuzohen, dhunohen e ndalohen. Edhe sot kerkohet te drejtohet dhe te kontrollohet forma dhe permbajtja e informimit dhe lajmit...!? (Shembull: ambienti medial ne Kosove, i krijuar pas dates 16, 17, dhe 18 mars.)

Mediat tona kane edhe mekatet e tyre: Kete fenomen, ka me vite te tera qe une, nepermes shkrimeve/analizave publicistike, edhe e kam kritikuar dhe gjykuar.

Por sot shtrohet pyetja: A mos jane duke u gjykuar dhe denuar ne panike mediat shqiptare ne pergjithesi?

*Autori vazhdon studimet pasdiplomike nė shkencat e Mediave, Filmit dhe Komunikacionit nė Universitetin e Oslos, Norvegji

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara