HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shėnime rreth librit

UDHĖTIM NĖ HISTORINĖ AMERIKANE

-- nga Hamit Boriēi

Pėrsėri publicistja shkrimtare, Albana Melyshi-Lifcshin vjen nė atdhe nga mėrgimi, tashmė qytetare amerikane, me njė libėr tė ri; kėsaj radhe me njė varg copėzash publicistike, shkrime tė natyrės ese, reportazhe dhe tė disa llojeve tė publicistikės letrare: pėrshkrim, portret, skicė, nėn titullin “Udhėtim nė historinė e Amerikės”.

Autorja ka ditur tė shtrojė nė njė linjė njė lėndė tė pasur: ngjarje, episode, shėnime publicistike me tė dhėna e fakte, tipa dhe karaktere shoqėrore, qė, nė tėrėsinė e tyre, pėrftojnė njė histori tė dritshme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė prej mė shumė se katėr shekujsh e nė vijim nė ditėt tona, kanė tėrhequr dhe tėrheqin njėrėz nga anė e kėnd i rruzullit tokėsor.

Janė 60 fragmente nė njė tė tėrė. Njė punė sa e vėshtirė, aq e arrirė dhe e vyer. Pėrvoja shumėvjeēare nė gazetari, nė publicistikė dhe nė fushėn e krijimtarisė letrare ka ndikuar qė autorja tė orientohet nė morinė e ngjarjeve, tė fakteve dhe tė faktorėve politikė, ekonomikė, ushtarakė, kulturorė e shoqėrorė.

Me synim tė qartė, pėr tė dhėnė njohuri tė pėrgjithshme dhe dituri mbi historinė, zhvillimet dhe botėn e madhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Albana Mėlyshi ka bėrė njė punė tė madhe hulumtuese e pėrzgjedhėse pėr tė paraqitur tipikėn e tipikes, thelbėsoren e thelbėsores sė realiteteve e tė dukurive nė rrjedhat e jetės sė qytetėrimit amerikan.

Mėnyra e pasqyrimit, rrėfimtaria, motivohet nga fragmenti nė fragment. Kėsisoj lexuesi njihet me prejardhjen e amerikanėve tė sotėm nga njė botė e qytetėruar dhe e kultivuar, duke nėnvizuar se “Njerėzit filluan ta linin Anglinė jo pėr floririn, por pėr lirinė”; se ata, tė nxitur edhe nga kompanitė tregtare tė Londrės, qė u siguruan anije e gjithēka duhej pėr lundrimet e largėta, “guxuan tė ndėrrojnė Europėn mbretėrore me njė botė tė re, nė gjendje tė egėr, por tė lirė”.

Nėn titullin “Ato ishin 13 koloni” mėsojmė se gjatė njė shekulli u ngulitėn 13 koloni: e para, Xhejmstaun (1607), dhe e trembėdhjeta, Xhorxhia, emėr i mbretit tė Anglisė(1713). Ata u bashkuan mbi parimin themelor: tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė. Pasyrohen nė libėr vėshtirėsitė e zhvillimet e kolonive. Nė Jamestovn dimri i egėr i vitit 1607 e pėrgjysmoi numrin e kolonėve. Vetėm 60 burra dolėn nė pranverė. Secila koloni ka historinė e vet. Dhe kėto i gjejmė nė libėr, pasqyruar pėrmės rrjedhės sė ngjarjeve tė dhimbshme e tė gėzuara nė kohėra. Lexuesit i jepet mundėsia tė ndjekė zhvillimet e kolonive, pėrpjekjet e luftrat e mėrgimtarėve tė ardhur nga Europa, proceset mė themelore dhe ngjarjet mė kulmore deri nė themelimin e shteteve dhe tė Amerikės nė tėrėsi.
Jepen tė dhėna interesante pėr lindjen e jetės qytetare, politike, ekonomike e shoqėrore. Kolonėt e parė ishin tė gjithė djem e burra. Mė 1619 “Virxhinia Company”” dėrgoi nė tokėn “e egėr” njė anije tė mbushur vetėm me gra, duke krijuar kėshtu familjet pararendėse tė breznive tė ardhshme tė shtetit Virxhinia. Autorja ėshtė pėrpjekur tė njihet e tė pasqyrojė edhe veēoritė mė karakteristike tė kolonive. Merilendi, bie fjala, koloni e themeluar nga pasaniku anglez Xhorxh Kalvert, u shqua qė nė orėt e para tė jetės sė saj pėr marrėdhėnie shoqėrore e qytetare mbi bazėn e tolerancės e harmonisė, mbėshtetur nė parime tė besimit katolik. Toleranca dhe harmonia u formuluan si ligje tė detyruara pėr tė gjithė nė dokumentin juridik “Toleration act”, miratuar nė Asamblenė e Merilendit nė vitin 1649.
Historia, ngjarjet e rrjedhat e tyre janė pasqyruar me mjeshtėri nėn tituj, si: ”Puritanėt dhe themelimi i Bostonit”, “Si u krijua Nju Jorku?”, “Dy Karolinat dhe Xhorxhia”, “Jeta nė Koloni”, “Ligje tė padrejta nga vendi “mėmė””, “Masakra nė Xhejmstaun”, “Djemtė e Lirisė”, etj.
Vėmendje e merituar u ėshtė kushtuar personaliteteve tė rėndėsishėm, duke filluar nga “Pesė burrat qė ndryshuan historinė e Amerikės”: Xhorxh Uashington, Benxhamin Frenklin, Tomas Xheferson, Aleksandėr Hamilton dhe Xhon Adams.
Figurat mė tė shquara qė i dhanė jetė, emėr e madhėshti Amerikės deri nė ditėt tona, paraqiten jo thjesht me skica, vizatime a jetėshkrime “biografike”, por pėrmes veprave e veprimtarive tė tyre politike, etatiste, ekonomike, kulturore apo shoqėrore.
Lexuesi, jo vetėm shuan kėrshėrinė, por mėson dhe pajiset me dije e kulturė pėr Amerikėn pėrmes shkrimeve, si: “Lindja e shtypit tė lirė Amerikan”, “Ēdo tė thotė tė jesh Amerikan?”, “Lindja e hymnit tė flamurit amerikan”, “Si lindi “Shtėpia e Bardhė”, “Zbulimi i floririt nė Kaliforni”, “Statuja e lirisė”, “Si u ndėrtua Kanali i Panamasė”, “Plani Marshall”, “Bomba atomike”, “Lindja e Doktrinės Monro”, etj.
Pėr hartimin e kėtij libri, publicistja Albana Mėlyshi ka punuar me ngulm, ka shfrytėzuar literaturė tė gjerė e tė pasur; ka vizituar shumė muzeume dhe ekspozita.
Shqiptaro-amerikani i mirėnjohur, profesor Nikolla Pano, nė parathėnien e librit “Udhėtim nė historinė amerikane” tė Albana Mėlyshit-Lifschin, bėn kėtė vlerėsim dhe sugjerim: “Vepėr e njė kėrkimi tė kujdesshėm, shkruar nė mėnyrė tė gjallė. Libri do tė shėrbejė si njė prezantim me vlerė pėr historinė e SHBA-ve pėr lexuesit shqiptarė, duke u dhėnė atyre njė bazė solide pėr lexime apo studime tė mėtejshme”.

Shekulli, 18/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara