HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Homeri ka qenė nė Shkodėr

-- nga Indro Montanelli

Shqipėria, njė dhe njėmijė
I ngarkuar pėr ta vizituar Shqipėrinė dhe pėr tė studiuar kushtet, arrita nė Durrės mė 15 dhjetor. I rashė kryq e tėrthor Shqipėrisė pėr mė shumė me tre muaj. Nė fund tė marsit iu dorėzova kėtė “panoramė” timen atyre qė ma patėn ngarkuar kėtė detyrė. Pas njė jave, mė 7 prill, ndodhi ajo qė tė gjithė e dinė: trupat tona zbarkuan atje dhe pastaj qe proklamuar nga vetė populli shqiptar bashkimi vetjak i Shqipėrisė me Italinė.

Nuk e kisha parashikuar dhe nuk mundja ta parashikoja qė kjo tė ndodhte kėshtu befasisht, edhe sikur ta kisha parashikuar nuk do ta kisha shkruar. Por pata parė kaosin shqiptar. Dhe tani po ia jap librin shtypit pėr tė ilustruar atė kaos. Kėtu trajtohet Shqipėria, siē ishte realisht njė muaj mė parė.

Detyra e parė e njė miku, ėshtė ajo qė t’ia thotė mikut mangėsitė e tij. Dhe, pra, ky libėr do tė jetė i dobishėm veēanėrisht pėr popullin shqiptar. Por shpresoj ta lexojnė me pak interes edhe italianėt, sepse ata tashmė kanė marrė pėrsipėr ndaj Shqipėrisė njė detyrė tė rėndė. Kėtė detyrė - tė jenė tė sigurtė miqtė e mi shqiptarė - Italia e Mussolinit do ta kryejė. Do ta kryejė plotėsisht.

Indro Montaneli
Maj 1939

Lukė Prela mė ēoi fjalė se, meqė pėr atė burrė unė isha burrė i veēantė, mik i zemrės dhe jo i barkut, tė shkoja ta takoja nė shtėpinė e tij. Dhe unė i ēova fjalė se, duke qenė pėr tė burrė i veēantė, mik i zemrės dhe jo i barkut, do tė shkoja ta takoja tė nesėrmen.
Lukė Prela mė pėrgatiti njė drekė tė mirė.

Por para drekės, shtruan mezen, si tė thuash antipastėn; e qe njė e papritur e madhe pėr mua qė nuk dija asgjė pėr kėtė institucion; na patėn vėnė pėrpara njė pulė tė pjekur dhe unė, qė e pata marrė pėr drekėn e vėrtetė, hėngra aq shumė saqė, kur shtruan drekėn e vėrtetė, nuk dija mė si t’i pajtoja detyrat e mikut me tė drejtat e stomakut. Isha dhe pak i trullosur nga rakia, aperitivi lubrifikant, shoqėruesi i ngrėnive shqiptare qė nuk e di se si e bėjnė atė shqiptarėt, por tashmė dija se ēfarė bėn ajo nė trurin tim, njė liker me ngjyrė tė papėrcaktuar e me dukje tė pafajshme, i shėrbyer nė njė gotė tė vogėl, njė gotė e ashpėr qė tė ftuarit e kalojnė dorė mė dorė me njė pėrkulje tė ėmbėl, por qė qarkullon vrullshėm, e mbushur herė pas here nga shėrbėtori, kėshtu qė nė ēdo fund minuti tė vjen pėrpara e pakundėrshtueshme si njė urdhėr kategorik qė ndaj teje, tė qėndron si njė shok nė pritje.

E gjitha kjo zgjat mė tepėr se gjysmė ore, e matur me akrepat e kėsaj gote qė vjen, shkon e kthehet, gjithnjė po ajo, gjithmonė plot, gjithnjė zhuritėse. Pula e pjekur ėshtė atje mbi njė pjatė druri ngjyrė kafe, e tymtė dhe e lyrosur, nė mes tė hasrės qė zėvendėsoi tavolinėn. Nuk ka mjete pėr ta copėtuar, as thika, as gėrshėrė. Secili e kap me dorė duke e gozhduar nė pjatė dhe me tjetrėn e tėrheq, i shkyen krahun ose kofshėn, por ngadalė, me njė delikatesė prej tė dituri, duke i zhbėrė tejzat me gjallėri bindėse, duke i thyer eshtrat me njė lėvizje tė prerė e tė saktė: mė shumė se ta pėkulėsh, duket se tė ndjell. Pastaj i vėnė nė gojė majat e dhjetė gishtėrinjve tė ngjyer nė lyrė dhe njė nga njė, nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, i lėpijnė. E gjitha kjo bėhet me elegancė tė pėrkorė, me njė hir disi solemn. I vetmi ngathalaq dhe i pagdhendur nė atė mes isha unė, por Lukė Prela dhe miqtė e tij nuk ma vinin re dhe bėnė ē’ėshtė e mundur tė mė largonin ēdo siklet. Ndėrkaq, bisedohej ulur kėmbėkryq. Mė dhimbnin kyēet e kėmbėve dhe peshėn e trupit e lėshoja nė mėnyrė alternative, duke u tundur herė mbi njėrėn e herė mbi tjetrėn, si njė buf nė degė tė pemės; kush rrinte pėrballė meje, duhej tė ndihej si ta zinte deti.

Pas mezes, filloi dreka, njė drekė e thjeshtė dhe e fortė pėr njerėz tė thjeshtė e tė fortė, qė fillonte me djathė e mbaronte me djathė, por midis kėtyre dy djathrave shtronin gjithēka tjetėr; ēorba tradicionale, ragu me erėza, lakrori. Shėrbėtori i kishte sjellė tė gjitha bashkė, nė tabaka tė mėdha prej druri dhe i kishtė vėnė nė mes tė hasrės, dhe secili merrte nė mėnyrė evangjelike herė pas here me duar. Buka ishte e ēastit: e pjekur enkas pėr miqtė; njė galetė e rrumbullakėt dhe e sheshtė, qė i zoti i shtėpisė e thyente me dorėn e tij dhe pastaj t’i vinte copat pėrpara. Edhe ky gjest ishte i pėrkorė e i bukur, kur merrja copėn qė ma kishin vėnė pėrpara, ndihesha gati i druajtur, si tė bėhej fjalė pėr njė naforė tė shuguruar. “Me nderim tė madh “, thoshte Lukė Prela. “Me nderim tė madh” , pėrsėrisja unė. Dhe qė tė dy pėrnderoheshim.

Lukė Prela ishtė njė poet i kėtij vendi. Kjo nuk do tė thotė asgjė; tė qenėt poet nuk ėshtė njė titull, sepse nė Shqipėri poetė janė tė gjithė nga pak. Dua tė them se Lukė Prela ėshtė njė profesionist i poezisė, njė industrialist i vargut, njė krijues vargu tetėrrokėsh: njėri prej mė tė famshmėve; dhe nė fakt, fama e tij ėshtė e madhe nga Alpet gjer nė Adriatik, dhe vepra e tij ėshtė e kėrkuar nė ēdo rast: nė ceremoni vdekjesh e martesash nga njerėz qė duan tė nderojnė emrin dhe namin e shtėpisė, nder ose nam qė vuloset me kėngė vaji ose kėngė dasme tė Lukės.

Dhe ėshtė e nevojshme qė ta rezervosh me kohė, gjithashtu tė mos jesh kurnac pėr ēmimin, nėse do me tė vėretė tė sigurosh vargjet i tij. Por duhet dhe t’ia vlejė barra qeranė, sepse Luka, nėse pėr tė vdekurin apo dhėndrrin s’ka ndonjė gjė pėr tė thėnė, nuk thotė asgjė. Ai e di se himnet e tij fluturojnė nė gjithė vendin nga fisi nė fis, nga Shkodra nė Korēė e Gjirokastėr, dhe menjėherė shndėrrohen nė kėngė popullore qė tė gjithė e mėsojnė pėrmendėsh dhe e pėrsėrisin: e tij ėshtė firma qė garanton kambialin e pavdekėsisė dhe konsakron pasaportėn pėr historinė. Kjo pasuri duhet administruar me nikoqirllėk dhe duhet ruajtur mirė nga inflacioni.

“Lukė Prela”, i thashė nė njė ēast tė caktuar, “mė kishin thėnė pėr ty se ishe qorr dhe po e shoh se paska qenė gėnjeshtėr. Por mė kishin thėnė edhe se je poet. Edhe kjo ėshtė gėnjeshtėr?"
Lukė Prela mė vėshtroi ashtu si shikohet njė fėmijė i pafajshėm dhe m’u pėrgjigj:
“Asgjė s’ėshtė e gėnjeshtėrt pėr sa tė kanė thėnė. Qorr nuk jam dhe miqtė e mi e dinė, madje e dinė edhe armiqtė e mi. Por nė vendin tonė poetėt thirren qorra, sepse i pari dhe mė i madhi i tyre, Homeri, ka qenė qorr. E dije ti kėtė?”
U pėrgjigja i turpėruar se nuk e dija.

“Pėrsa i pėrket tjetrės, ėshtė e sigurt qė unė jam poet. E mėsova artin nė dyqanin e poezisė sė qorrave tė Kolgecajve, e qė kur munda tė blej njė lahutė, gjithnjė kam kompozuar kėngė nė nder tė heronjve”.
“Vetėm nė nder tė heronjve?”, pyeta i zhgėnjyer.
“Asnjėherė nė nder tė gruas dhe tė dashurisė?”
Mė vėshtroi rreptė e m’u gjegj:
“Kėto nuk janė kėngė, janė kange tė leuta.”

Isha gati ta pyesja se ē’mund tė jenė Kange tė leuta, por u pėrmbajta: pėrreth kishte rėnė njė heshtje e madhe, duhet tė kisha ofenduar njeri.
Djali qė i vinte hasrės qark dhe qė para drekės na kishte sjellė ibrikun e ujit pėr tė larė duart, tani shėrbente kafen dhe vetėm mua mė vuri pėrpara njė nga dy gotat prej druri, tjetra shėrbente pėr tė gjithė. Edhe sheqeri ishte vetėm pėr mua, tė tjerėt e pinin sade. Dreka kishte zgjatur plot katėr orė dhe jashtė shihej se po binte nata.

“Meqėnėse ma ke kėrkuar dhe njė miku asgjė nuk mund t’i mohohet”, tha Luka, “do tė tė tregoj historinė e kalasė sė Shkodrės”.
Tashmė miqtė kishin shkuar. Luka dhe unė kishim ngelur vetėm, jashtė kishte zbritur nata e e thellė e malėsisė sė madhe ghega-e. Nga dy oxhaqe tė ndezura arrinte fėrfėllima e kėrcurit qė digjej dhe njė erė e kėndshme rrėshire; dhoma ndriēohej nėn flakėn e lartė tė zjarrit. Ishte e vetmja dhomė pėrdhese e kula-sė, por qė e ndarė nga njė mur i hollė, formonte nė fund njė vend misterioz, prej ku arrinin zhurma tė mbytura, si tė njerėzve qė flisnin me zė tė ulėt e tė druajtur: ishte gruaja Lukės dhe shėrbėtorėt e saj, qė nuk i kisha parė. Luka mori lahuta-nė dhe, duke shoqėruar vetveten me kordėn e vetme tė saj, tha me njė rezitim pa emfazė: “Kjo ėshtė historia e kalasė sė Shkodrės. Njė nėnė e ve kishte tre djem jetimė. I rriti derisa u bėnė njėzet vjeē dhe i martoi me tre gra tė bukura.

Ata filluan tė ndėrtojnė njė kala, duke vėnė nė punė tridhjetė mjeshtra. Por, me dėshirė tė Zotit, kalaja nuk mund tė pėrfunohej: ēdo ditė mjeshtrat punonin dhe ēdo natė muret shėmbeshin. Atėherė vėllezėrit shkuan te njė i ditur dhe i thanė: “Kemi filluar tė ndėrtojmė njė kala. Gjithė ditėn punojmė, por natėn ajo shembet.” I dituri u tha: “Sakrifikoni njė krijesė njerėzore nė kala dhe atėherė ajo do tė forcohet.” Tre vėllezėrit zbritėn nė pyll dhe lidhen kėtė besa-ė. “Atė qė nesėr do tė na sjellė mėngjesin, atė do tė murosim nė kala.” Dy vėllezėrit e mėdhenj e thyen besa-ėn duke ua treguar sekretin grave tė tyre. Vetėm i vogli i mbajti besa-ėn. Kur Zoti zbardhi ditėn, tre vėllezėrit shkuan tė punojnė nė kala. Kur erdhi vakti i ngrėnies sė mėngjesit, vjehrra u tha nuseve: “Ku je, nusja ime e parė, qė t’u ēosh bukėn mjeshtrave? Jam e sėmurė dhe mė dhembin gjinjtė.” “Ku je, nusja ime e dytė qė t’u ēosh bukėn, mjeshtrave?” “Jam e sėmurė dhe mė dhemb koka.” “Ku je nusja ime e vogėl qė t’u ēosh bukėn mjeshtrave?” “Jam duke larė e lidhur foshnjėn.” “Laje, lidhe dhe vėre nė djep, se do ta pėrkund gjyshja e vet. Tė jesh e lumtur, nusja ime e vogėl, sepse sot trupi yt do tė shėrbejnė pėr tė ndėrtuar kalanė e Shkodrės.” Nusja u nis pėr t’u ēuar bukėn punėtorėve.

Duke u ngjitur drejt kalasė, lotėt i mbulonin faqet: “Lamtumirė shoqe dhe komshinj. Lamtumirė shtėpia e burrit tim dhe e babės tim. Lamtumirė, o njerėzit e mi, lamtumirė , biri im. Kurrė nėna s’do tė tė mbajė mė nė prehėr.” Por me tė mbėrritur midis punėtorėve, tha: “Puna e mbarė ju, mjeshtra.” “Fat tė mirė ty, o vajzė e bardhė.” “Ēfarė ka imzot qė duket i nervozuar?” “Eshtė zemėruar se ka humbur unazėn.” “Por me unaza ėshtė plot pazari.” “Ditė e zezė ėshtė kjo, se ty i duhet tė tė flijojė nė mur.” “Pėr mua mos u shqetėsoni aspak. Vetėm mė bėni njė kamare prej guri, kur unė tė jem nė themelet e murit. Sisėn e djathtė ma lini jashtė dhe ditėn e tretė silleni kėtu tim bir qė tė thithė kėtė gji. Qė trupi im tė shndėrrohet nė gur dhe kalaja tė bėhet e fortė. Im bir tė jetė krenar, tė bėhet mbret dhe ta mbrojė kalanė. Por ditėn kur ai do ta braktisė dhe do tė vijė turku qė ta pushtojė, ferrat e drizat le tė mbijnė nė tė, rrufeja le ta godasė dhe ta shkatėrrojė.” Kjo ėshtė historia e kalasė sė Shkodrės.

“Njė histori e bukur”, thashė. “E ke shkruar ti, Lukė?”
Luka qeshi:
“Jo. Ajo ėshtė mė e vjetėr se unė dhe se babai im dhe gjyshi im. Por, me thėnė tė vėrtetėn dyshoj qė tė ketė qenė vetė Homeri qė e ka shpikur. E dije ti qė Homeri ka qenė nė Shkodėr?
“Jo”, u pėrgjigja, “nuk e dija”.
“E mirė, ta them unė. Homeri ka qenė nė Shkodėr. Madje, besoj se ka lindur kėtu.”
“Mundet”, thashė, “mundet tė jetė ashtu siē thua ti. Por ēfarė ndodhi pastaj me nusen e re dhe me birin e saj?”
“Ndodhi qė e murosėn nė kala dhe ajo u shdnėrrua nė gur si muret, me pėrjashtim tė gjirit tė djathtė qė vazhdoi t’i japė qumėsht dhe forcė tė birit. Por ditėn qė i biri qe mundur, dhe erdhėn turqit pėr tė marrė kalanė, ferrat mbinė dhe e mbuluan, rrufeja e goditi dhe e shkatėrroi. Tani siē e keni parė, kanė mbetur rrėnojat dhe mbi ato rrėnoja njė lug pa ujė qė ėshtė gjiri i nuses mė tė re i shndėrruar edhe ai nė gur.

“Njė histori rrėnqethėse”, thashė, “por sigurisht kėtė nuk e ka shpikur Homeri.”
“Jo”, tha, “kėtė e ka shpikur djalli, sepse ėshtė njė histori e vėrtetė.”
Tashmė ishte bėrė vonė, shumė vonė dhe shėrbėtori erdhi qė tė sillte pėr mikun rrogozin, me jastėkėt e mbulesat prej leshi, njė lesh i butė, shumė i bardhė, i thurur nga gratė e shtėpisė. Ndihesha nė siklet tė madh qė tė flija nė rrogoz pranė Lukė Prelės, cili vetė do tė flinte pėrtokė dhe kisha frikė mos e shqetėsoja me gėrhitjet e mia.
“Lukė Prela”, i thashė “pse nuk i mbledh kėngėt e tua mė tė bukura dhe nuk i shkruan? Do tė mė pėlqente t’i pėrktheja nė gjuhėn time dhe ti tė bėheshe i famshėm edhe nė Italinė e madhe.”

“Po unė”, tha, “nuk di tė shkruaj. As dhe mjeshtrat e mi, qorrat e Kolgecajve, nuk dinin tė shkruanin. Dhe as Homeri s’ka ditur.”
Ndihesha i turpėruar qė unė dija tė shkruaja. Heshtėm gjatė. Ai vazhdonte tė qėndronte i ulur pėrgjysmė pėrballė oxhakut qė, me flakėn e tij pėrshkėndritėse i nxirrte nė pah fytyrėn e tretur dhe unė mendoja se ndoshta flinte kėshtu, pothuaj mė kėmbė, e se ndoshta edhe Homeri po kėshtu flinte.

Scutari, 1939

Udhėtimi biblik i Montanellit

“Bekoj ēastin kur mė erdhi ideja tė shtyhesha drejt malėsisė.” Nėse do ta kishte pėrjashtuar nga itinerari kėtė udhėtim nuk do tė kishte kuptuar se ē’ishte Shqipėria. Sepse, sipas tij, kėtė vend “e intepreton mė mirė njė kullė malėsori sesa bulevardet e kryeqytetit”. “Shqipėria njė dhe njėmijė” u shkrua ndėrsa Indro monatnelli ishte me shėrbim nė Shqipėri nė vitet ‘38-‘40. Shkrimet e para i bėri pėr gazetėn “Corriere”, por si bashkėpunėtor i saj pasi e kishin pushuar nga Lidhja e Gazetarėve dhe nga partia fashiste nė tė cilėn nuk do tė hynte mė. Koha dhe pėrvoja ia kishin pėrmbysur besimin ndaj Musolinit dhe fashizmit. Ministria Italiane e Kulturės Popullore kishte porositur “Corriere”-n tė shkruhej njė libėr pėr Shqipėrinė. Kjo detyrė iu ngarkua Montanelli-t edhe pėr faktin se babai i tij, Sestilio Montanelli, ndodhej nė Shqipėri si Kėshilltar nė Ministrinė e Arsimit.

“Albania, una e mille” ėshtė panoramė e plotė e asaj se ē’ishte Shqipėria vetėm njė muaj para pushtimit fashist, ndaj tė cilit ai shumė shpejt do tė shpallej armiku intelektual mė i rrezikshėm, me pushtetin e penės, madje do tė burgosej pėr t’u dėnuar me vdekje tė cilės i shpėtoi, si jetėgjatė qė ishte. Pushtimin fashist tė Shqipėrisė ai e quan njė detyrė tė rėndė qė Musolini kishte pėr tė ēuar deri nė fund. Dhe kėtė ai ua thotė shqiptarėve si njė tė vėrtetė dhe detyrė qė miku duhet t’i thotė mikut. “Shqipėria, njė dhe njėmijė” nuk ėshtė thjesht panoramė siē thotė me modesti Montanelli, ose mė saktė ėshtė njė vepėr e tillė qė do t’i vlente shumė bashkatdhetarėve tė tij tė njihnin “folenė e shqiponjave” nė prag tė pushtimit. Ky libėr ėshtė edhe njė analizė e hollė e fakteve tė deriatėhershme historike. Montanelli e bėn kėtė jo vetėm duke rimarrė nė mėnyrė kronologjike historinė e Shqipėrisė, por pasi i kishte rėnė kryq e tėrthor kėtij vendi, merr nė konsideratė bashkėjetesėn shpirtėrore dhe mentale, tė shėndoshė tė banorėve tė “folesė sė shqiponjave”.

Ai shkruan pėr malėsorin, kanunin, Shqipėrinė e Jugut, Beratin tė cilin e quan “njė betlehem i bardhė”, pėr historinė dhe politikėn shqiptare, pushtimet barbare, ndikimet veneciane, komnenėt dhe anzhuinėt, pushtimin turk, Skėnderbeun, fundin e pavarėsisė, obskurantizmin, fronin e Wied-it, klimėn, tokėn dhe ndarjen e saj, pasurinė pyjore e minerale, financat, pėr ēėshtjen fetare, gjuhėn, letėrsinė, shkollėn duke i mbyllur kėta kapituj me njė histori tė ēuditshme gjatė udhėtimit tė tij nė Shkodėr, tė cilin e quan “Homeri ka qenė nė Shkodėr”.

I rritur nė njė regjim autoritar, Montanelli mbetet njė nga legjendat e gazetarisė evropiane, njė intelektual qė kishte pėrjetuar dhe ishte prekur nga rrezet radioaktive tė tė gjitha llojeve tė diktaturave dhe “luftėrave” tė shekullit tė 20-tė. Dhe ai ishte krenar, jo vetėm qė kishte lindur nė njė shekull, por edhe qė kishte mundur tė pėrballej me rreziqet dhe tmerret e Musolinit, Hitlerit, Stalinit apo Mao Ce Dunit… qė i kishte njohur nga afėr, kėta protagonistė tė sė keqes dhe duke dėshmuar pėr fakte tė gjalla gjatė gjithė jetės sė tij.

Indro Montanelli vdiq nė vitin 2001 nė moshėn 92 vjeēare. Ai do tė mbahet mend si gazetari i pakompromis, qė shkonte pėrherė kundra rrymės sė pushteteve, atyre qė udhėheqin jetė njerėzish nė tė mirė dhe nė keq.

Elsa Demo, Shekulli, 29/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara