HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DUKE NDJEKUR FUSHATEN PRESIDENCIALE AMERIKANE...

-- nga Ilir Seci

Ilir Seci Ne shqiptareve qe jetojme ne SHBA dhe qe kemi ndjekur kesaj kohe fushaten zgjedhore te kandidateve per president ne radhet e Partise Demokratike,menjehere na ka rene ne sy ecuria e saj.Menyra e organizmit te kesaj fushate eshte nje pervoje e re per ne sepse e ndjekim ketu ne vend dhe e shohim perdite te pasqyruar me detaje ne TV,radio dhe gazeta.Kjo fushate zgjedhore eshte e pashembullt nga impenjimi i organizatoreve,menyra e organizimit e serioziteti qe e percjell.Pak kush nga ne e kish ditur perpara ne hollesi se si shkon kjo fushate,çfare ndodh me te vertet ne te,si mbahen takimet,debatet,e gjithshka tjeter.Te mesuar me imazhin e Amerikes hollivudiane,me historite fantastike qe zakonisht "gjuan" shtypi i botes se trete ne kishim nje imazh fare te percipte mbi kete ngjarje me rendesi jo vetem per kombin amerikan por per mbare boten.Kjo eshte nje ngjarje me rendesi per mbare boten sepse percaktohet edhe e ardhmja e politikes amerikane ne bote per kater vitet e ardhshme,e ketu dihet pesha e kesaj politike ne bote.Per pasoje edhe interesimi i jashtem eshte i madh deri ne ate shkalle sa me te drejte e thoshte inspektori i Kombeve te Bashkuara,suedezi Hans Blix,ne nje interviste dhene "New York Times",(28 mars 2004):,"Une mendoj se ndoshta edhe ne te huajt duhet te kemi te drejte te votojme ne zgjedhjet tuaja te ardhshme, perderisa jemi aq te varur nga ju!"...

Gjithe sa njihnim ishte nje pershtypje qe si e thame ishte ndertuar mbi klishe hollivudiane,mbi mite per kandidatin per president qe "duhet te jete i pashem",te jete i "gotes",te jete "aventurier",e tjera fantazi te kesaj natyre.Ndersa ajo qe esencialisht eshte dashur te njihej rreth kesaj fushate nuk eshte njohur kurre aq sa duhet nga ana jone dhe fatkeqesisht nuk njihet as sot ne Shqiperi.Ajo qe eshte esenca e kesaj fushate anashkalohet ne pergjithesi ne tere vendet e botes se trete,ku per fatin tone te madh dhe meriten e pamohueshme te politikaneve tane,ben pjese edhe atdheu yne i dashur,mire qe jane cilesuar tre bote se te kishte te katert aty do ishim patjeter.ky model nuk eshte ofruar pse si i thone asaj fjales nuk duan t'i japin "uje te keq miletit!".Fjala eshte per impaktin e politikanit amerikan me zgjedhesit e vet,prapavijen qe e sjelle ate ne krye te politikes,kontraten e tij me votuesit.Fjala eshte per menyren se si nxirret nje kandidat,shoshitjen e atij kandidati qe votuesve iu duket me i pershtatshmi,me platformen me bindese bazuar ne aftesine politike te secilit,programin e shpalosur bazuar ne fakte dhe jo mbi oratorine boshe per te cilen ne shqiptaret jemi eksperte.

Cilido shqiptar qe jeton ne SHBA,kuptohet qe ka sadopak interesim ne ate se çka ben vaki ketu,e ka pare se çfare gare elektorale behet qe kur nis kjo fushate e deri kur jane konturuar fituesit e mundshem te saj.Nga shteti i pare amerikan ku nis kjo gare e deri ne diten e sotme kemi pare mijera njerez te shkojne ne takimet e kandidateve,te degjojne alternativat e tyre,te pyesin ,te marrin pergjigjie nga secili kandidat per pyetjet e bera.Pa iu hyre bishterimeve kakofonike secili kandidat parashtron alternativen,debaton me rivalet,shpalos aftesite e veta dhe ne fund votuesit japin mbeshtetjen e tyre per ate qe u duket me bindes.Model qe deshmon ate qe mbare bota e pranon per demokracise amerikane,model qe duhet marre nga gjithe ata qe duan ndertimin e nje demokracie te mirefillte.Perzgjedhja bazohet ne evidentimin e kandidatit me te mire i cili pastaj kur vjen koha per te kandiduar per president ka mbeshtetjen e gjithe anetareve dhe simpatizanteve demokrate.Njekohesisht ai kandidat i cili fiton ne kete fushate eshte me se shumti i impenjuar ne kontraten e fituar me perkrahesit e vet,ka detyrimet e veta politike e humane pse i eshte besuar nje mandat i cili e detyron edhe me shume ne gjithe drejtimet.Nga ana tjeter perfshirja ne politike e secilit kandidat eshte perfundim i nje proçesi te gjate pjesmarrjeje ne politike,ne kandidim jane ata njerez te cilet jeten e tyre politike e kane nisur prej kohesh bazuar ne pretendimet e tyre sociale.Duke dashur te plotesojne ne jeten e shoqerise amerikane ato te meta te cila ata i kane konstatuar ne perditshmerine e tyre, kandidatet kane nje mision i cili i ben te kene qellime ne politike.Ketu eshte edhe esenca e qasjes se tyre ne politike,keta politikane e kane politiken si mjet dhe jo si qellim ndryshe nga sa ngjet ne atdhene tone.Kur njihesh me kete model ne mendjet tona si shqiptare normalisht vjen perqasja me realitetin tone ku nuk eshte e veshtire te hetohen dallimet.

Çfare mund te themi per angazhimin qe ka politikani shqiptar ne jeten politike!?Shembujt qe njohim ne perditshmerine tone jane katastrofike sa i takon krahasimit me modelet e demokracive perendimore.Te ashtequajturit politikane shqiptare ne hapesiren shqiptare ku veprojne jane ne shumicen e tyre njerez te cilet kane hyre ne jeten politike si uzurpatore fale metodave bizantine qe perdorin per angazhim e tyre politik,keta njerez nuk kane kurrfare mandati,nuk perfaqesojne asnje shtrese sociale,(perveç ne se i quajme uzurpatoret si ata shtrese!),nuk kane asnje lloj kualifikime e çka eshte me e keqja nuk kane dale ne siperfaqen e politikes fale ndonje seleksionimi!Kjo eshte fatale per nje shoqeri pse nje kandidat i cili futet ne politike si uzurpator,qe nuk perfaqeson askend,qe nuk ka nje platforme politike dhe nuk eshte mandatuar,eshte thjesht nje uzurpator.Atehere eshte krejt e spjegueshme pse Demokracia shnderrohet ne Kleptokraci!Çfare tjeter mund te pritet nga nje uzurpator i cili nuk ka kurrfare detyrimesh sociale,angazhimi politik i te cilit ishte ai i rrugaçit ordiner ?!Asgje me shume se ajo qe ngjet sot ne Shqiperi e fatkeqesisht ne hapesiren shqiptare edhe jashte kufinjve zyrtare!...

Kur shikon fushaten presidenciale ne SHBA vetvetiu te shkon mendja te "zgjedhja" e Presidentit te Republikes se Shqiperise! Nje model i cili eshte shume "afer" modelit amerikan apo jo?!Dy regjisoret e tragjikomedise shqiptare ose me sakte regjisori Nano dhe asistenti i tj Berisha na bene nje "mrekulli" kur gjeten zgjidhjen e famshme per kreun e shtetit!?Dhe kete zgjidhje Nano-Berisha e paraqiten si nje model te qelluar bashkepunimi sipas recetave qe ua jepte Komuniteti Evropian,EU!?Nje nga mrekullite e tipit europeist sipas gustos se Prodeve e majtisteve tjere qe po luajne nje teater politik edhe ne vendet e veta e qe Zoti e di se ku do te shkojne ne kete sprove.Ka shume te ngjare qe ndonje eksperimentaxhi i krisur deshi te shohe se deri ku mund te shkoje lajthitja e aventura politike dhe gatishmeria servile shqiptare per te pranuar çdo recete nga Evropa!?Me kete rast ata testuan se deri ku shkon bindja e verber e politikaneve inferiore e pa palce kombetare qe jane gati te lepijne gjithfare kembesh ne kembim te pushtetit qe siç e thame e kane uzurpuar!

Le te shikojme teatrin e fundit qe u luajt mbi kurrizet e drobitura shqiptare,protestat ndaj kryeuzurpatorit F.Nano te cilat qene bere rutina e dates 20 te çdo muaji.Njerez te lodhur niseshin per te protestuar ndaj atij qe e kishin lene vete te dilte ne siperfaqe te politikes ose thene ne gjuhe popullore "E kishin hipur vete ne ate kale!".Kush qe ndihmesi kryesor i riciklimit te Nanos ne ditet e tij me te veshtira,kush e financoi politikish pas perplasjes me Meten,kush ia legjitimoi zgjedhjet hajdute,apo vjedhjen makute te votave!?Pikerisht ai qe printe protestat kunder po ketij Nanoje,pikerisht ai kishte ne dore kyçin e arte te bojkotimit te atyre zgjedhjeve te paramanipuluara qe rilane hajdutçe ne pushtet kliken socialiste .Pse nuk e beri kete!?Kjo eshte nje pyetje me rendesi ne kontekstin e sotem politik sepse eshte sata here qe Berisha luan rol vendimtar ne mbetjen e riciklimin e Nanos ne politike,kjo ka ngjare publikisht e jemi te gjithe deshmitare!Ne rast se Berisha eshte naiv e u genjyeka nga Nano tash e pare pse u dashka qe elektorati te heqe e te vuaje prej naivitetit politik te tij!?Kete po e pranojme sikur te jete vertet ashtu por kuptohet se eshte e veshtire te besohet ne naivitetin e manipulimin e Berishes nga Tosi pasi gjerat jane nje çike me te komplikuara se sa ngjan te duken.

Problemi eshte se Berisha i sotem nuk ndyshon shume me Fatosin sepse te dy jane politikane qe jane futur nga nje origjine ne politike,dirigjuar nga e njejta prapavije ne Dhjetorin '90!Berisha ne vitet e fillimit pati mbeshtetjen e studenteve e deri diku edhe te shtreses se te perndjekurve politike por e humbi shume shpejt me grevat e te perndjekurve ne vitin '94,kur i zhdepi ne dru keta te perndjekur me te njejtin stil si Enveri dikur!

Berisha ashtu si edhe Nano jane politikane qe mbajne ison e faktoreve nderkombetare ne skajet e servilizmit ekstrem sepse ashtu mendojne se mund t'iu imponohen shqiptareve te cileve nuk iu kane marre ndonjehere mandatin ne kuptimin e mirefillte!Le te kujtojme ketu disa momente me rendesi ne jeten politike shqiptare,Berisha ashtu si Nano priti dhe takoi Nikolla Gejxhin famekeq perkunder retorikave te meparshme ndaj ketij antishqiptari te terbuar!Berisha pas takimit me Gejxhin beri aleancen me omonistet e PBDNJ-se ne Himare duke hapur nje vrime te zeze ne diplomacine shqiptare e cila po thethin perdite mvetesine dhe integritetin kombetar!

Apo ne çeshtjen çame,edhe nese ka ne ndonje rast tendenca kundershtimi kjo behet per te rritur pazarin dhe interesin ne syte e qarqeve shoviniste greke por me te paren oferte kuptohet e braktis edhe ate çeshtje ne meshiren e fatit si shume tjera!Sepse ne interesin e tij eshte pushteti e jo çeshtja kombetare...

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara