HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova mė pranė Brukselit se sa Beogradit

-- nga Ismail Kadare, intervistė pėr Radion "Europa e Lirė"

Ismail Kadare Nga 9 janari, kur nė ujėrat nė afėrsi tė Karaburunit humbėn jetėn 21 shqiptarė, Shqipėria ėshtė mbėrthyer nga protesta qytetare e mė pas nga protesta tė organizuara nga opozita. A ka ndryshime thelbėsore mes kėtyre protestave dhe tė tjerave tė mbajtura nė kėto 14 vitet e fundit? Ēfarė treguesi janė ato pėr gjendjen e Shqipėrisė?

Protestat qytetare tė kohėve tė fundit, lėvizja "MJAFT", Zyra e Mbrojtjes Qytetare si dhe Koalicioni Shqiptar kundėr Korrupsionit, mendoj se janė tregues shumė pozitivė nė jetėn e sotme shqiptare, ku siē e dini treguesit pozitivė janė disi tė rrallė. Janė pritur prej kohėsh kėto lloj protestash dhe tregojnė njė ndryshim nė mendėsinė e shoqėrisė shqiptare sot.

Dėshmojnė pėr njė vizion tė ri tė gjėrave, pėr njė shkėputje nga politikanizmi shterp, pėr njė qasje konkrete tė problemeve reale tė vendit. Nga zhurma qė bėhet sot nė jetėn politike shqiptare, krijohet pėrshtypja sikur ajo ėshtė mė e gjalla e tė gjithave nė Evropė. Nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta. Ka shumė zhurmė, por rrjedhojat janė shumė tė pakta. Lėvizja qytetare e pėrmbajtur nė dukje, ėshtė shumė mė efikase. Kjo risi e kėtyre lėvizjeve qytetare ka qenė mesa duket edhe shkaku qė nismėtarja e parė, lėvizja "MJAFT", u prit nė fillim me ftohtėsi dhe u vu nė shėnjestėr tė kritikave meskine.

Duke u ndalur tek lėvizja qytetare dhe pikėrisht tek lėvizja "MJAFT", ju keni pranuar pak kohė mė parė titullin kryetar nderi tė kėsaj lėvizjeje. Cilat ishin motivet qė e pranuat kėtė titull?

E kam pranuar me kėnaqėsi tė jem kryetar nderi i kėsaj lėvizjeje, sepse i ēmoj qėllimet e saj, ēmoj thelbin dhe stilin e saj. Nė rradhė tė parė ēmoj mendimin e saj ndėrtues. Kjo nuk ėshtė njė lėvizje qė bėhet pėr interesa partiake, pėr mllefe, pėr revanshe ose pėr bujė. Nuk ėshtė njė lėvizje xhama-thyesish, energjia e saj e brendshme ėshtė pozitive. Ajo dėshiron tė ndreqė gjėrat, me fjalė tė tjera t'i bjerė kėmbanės pėr njė qėllim tė caktuar. Veprimi i saj ėshtė i dyfishtė. E para tė jetė e efektshme pėr zgjidhje problemesh, e dyta tė sjellė nė klimėn politike shqiptare njė kulturė tė re qytetare, siē e ka dhe emrin lėvizja.

A keni rastin tė shihni brezin tjetėr qė do tė zėvendėsojė klasėn e sotme politike?
Brezi i sotėm i politikanėve shqiptarė nuk ka asnjė tė ardhme nė qoftė se nuk do tė bėjė njė ndryshim themelor nė thelbin e tij. Ky ndryshim ėshtė ulja e ethes politike nė vend. Kjo ėshtė e ngutshme. Nė atmosferėn e helmatisur tė sotme, nė atmosferėn me kaq shumė trysni, nuk mund tė ketė njė politikė normale. Tė dy grupimet kryesore politike nė Shqipėri duhet tė kuptojnė se nė njė pikėshikim nga lart, e theksoj, janė bashkarisht pėrgjegjės pėr fatet e vendit. Partitė nė pushtet duhet t'i japin mundėsinė opozitės tė marrė pėrgjegjėsitė e saj dhe opozita nga ana e saj tė bėhet e pėrgjegjshme pėr to. Dialogu, afrimi i dy grupimeve kryesore politike nuk ėshtė njė kėrkesė etiko morale, kjo ėshtė njė domosdoshmėri, ėshtė kusht i egzistencės sė tyre. Me kėtė pėrēarje, me kėtė trysni qė ka sot, klasa politike shqiptare e ka tė pamundur tė mbrojė interesat kombėtare, politike ose ekonomike tė vendit. Ajo e ka tė pamundur ta nxjerrė vendin nga varfėria. Brezi i ri i politikanėve shqiptarė ndodhet padyshim midis nesh, brezi i ri do tė jetė pikėrisht ai qė do ta kuptojė i pari kėtė gjė qė thashė mė lart.

Pas zhvillimeve mė tė fundit nė Shqipėri, ka pasur qėndrime, nė mesin e tė cilėve dhe eurodeputeti Olivier Dupuis, se Bashkimi Evropian nuk ėshtė i interesuar pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė dhe Kosovės. Ēfarė do tė thoshit ju?
Partia Radikale Evropiane, sidomos deputeti Dupuis dhe shokėt e tij, kanė vite qė po bėjnė njė veprimtari shumė humane pėr Shqipėrinė sidomos. Megjithatė nuk besoj se kjo ėshtė e pėrcaktuar kaq qartė, ky vendim i Evropės, kjo dėshirė ose ky qėndrim pėr tė mos e afruar Shqipėrinė, pėr tė mos e pranuar. Qė ka njė shqiptarofobi nė rrethe tė ndryshme evropiane, kjo ėshtė mesa duket mėse e vėrtetė. Por po aq e vėrtetė ėshtė qė kjo shqiptarofobi nuk triumfon dot kaq lehtė siē mund tė duket. Mungesa e stabilitetit politik nė Shqipėri ėshtė faktori kryesor negativ pėr inkurajimin e kėsaj shqiptarofobie. Siē e shihni pėrpara se tė tregojnė me gisht tė huajt le ta gjejmė tė keqen tek vetja jonė. Dhe nuk ėshtė vetėm politika, ėshtė njė batalion i tėrė intelektualėsh shqiptarė. Ka vite qė kanė bėrė si pasion kryesor tė tyre, tė bėjnė propagandė kundėr hyrjes sė Shqipėrisė nė Evropė. Ky batalion renegatėsh po bėn ēmos qė tė vėrtetojė se Shqipėria s'ka patur kurrė lidhje me Evropėn. Kėta vrapojnė tė bėjnė propagandė antishqiptare nė forume ndėrkombėtare pėr Ballkanin, pėr ēėshtjen shqiptare, pėr statusin e Kosovės dhe pėr kėtė shpėrblehen me bursa dhe me honorare. Unė e kam thėnė kėtė dhe herė tjetėr dhe e pėrsėris. Pėr tė dhėnė vetėm njė shembull. Kam parė rastėsisht njė farė studiuesi tė tillė, njė farė Puto, qė e fillon studimin e tij, tė cilin mesa duket e ka mbajtur nė shumė forume ku ka vrapuar tė marrė pjesė, me akuzėn kundėr kulturės shqiptare, sidomos asaj tė Rilindjes, se ka fyer rėndė sipas tij, pushtuesit turq dhe shtetin e tyre otoman. Tani merreni me mend vazhdimin e kėtyre lloj kumtesash apo studimesh qė bėjnė intelektualėt tanė andej kėtej.

Pas njė mirėkuptimi ndaj shqiptarėve gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, duket se imazhi i tyre nė vendet perėndimore sėrish ėshtė nė pikat mė tė ulėta. Pėrse ende vazhdon ky moskuptim mes nesh dhe kontinentit qė i pėrkasim?
Kjo ėshtė e vėrtetė, por kjo nuk ėshtė e vendosur njė herė e pėrgjithmonė. Nė raste tė tilla, simpatitė siē kanė ndryshuar pėr tė keq mund tė ndryshojnė pėr tė mirė. Njė pėrpjekje e institucioneve tė Kosovės pėr njė politikė mė realiste, njė afrim i Kosovės me standardet demokratike, mund ta ndryshojė pėrsėri gjendjen e gjėrave. Objektivisht Kosova ėshtė sot mė afėr Evropės se Serbisė. Serbėt duan tė vėrtetojnė tė kundėrtėn. Ėshtė detyra e shqiptarėve tė Kosovės qė me vepra tė dėshmojnė afėrsinė me qytetėrimin demokratik tė kontinentit dhe besoj ėshtė nė dorėn e tyre.

Nė Kosovė edhe 5 vjet pas pėrfundimit tė luftės ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e tė zhdukurve, mes tė cilėve ėshtė dhe Ukshin Hoti, tė cilit ju i keni kushtuar njė libėr "Bisedė pėrmes hekurave". Cili ėshtė komenti juaj?
Unė mendoj se janė disa kėrkesa themelore, prej tė cilave nuk mund tė hiqet dorė asnjėherė. Dhe kur flitet pėr standardet, s'duhet harruar tė flitet edhe pėr to, sepse ashtu sikurse shqiptarėt e Kosovės kanė detyrim tė plotėsojnė standardet evropiane, ashtu dhe ndaj tyre ka disa detyrime qė janė themelore dhe kjo hyn nė kėto detyrime themelore. Ēėshtja e tė zhdukurve kurrsesi s'mund tė quhet asnjėherė ēėshtje e rėndomtė. Ėshtė ēėshtje e madhe morale parimore pėr njė popull, i cili ėshtė goditur, pėr njė popull i cili ka pėsuar dhunė. Ėshtė njė gjė qė s'mundet tė klasifikohet nė ēėshtjet e rėndomta politike tė ditės. Natyrisht pėr Ukshin Hotin vazhdon prej vitesh dhe ėshtė normale tė vazhdojė kėrkimi i tij. Ai bėn pjesė si tė thuash, e mishėron kėtė masė tė zhdukurish. Pėr fat tė keq kėrkimi i tij, ashtu si dhe i kėsaj mase tė madhe deri tani nuk ka dhėnė asnjė pėrfundim. Kjo ėshtė vėrtet njė gjė shumė e trishtueshme dhe duhet tė jetė njė gjė qė ta shqetėsojė ndėrgjegjen shqiptare nė Kosovė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara