HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora nė pasqyrė

Pjetėr Kolė Smalaj - njė histori 50-vjeēare nė emigracion

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Vitet e para tė shekullit XXI, nė gjirin e komunitetit tė madh shqiptaro-amerikanė, janė shoqėruar me botimin e librave, shkrimeve nė formė dossier-ve, qė i kushtohen emigrantėve tė parė ose atyre qė ende jetojnė e punojnė nė shtete tė ndryshme tė ShBA-sė.

Rendia pas kėrkimeve serioze dhe tė thellėsishme shkencore, do tė ishte njė pikė shumė e mirė mbėshtetėse pėr hartuesit e enciklopedive tė ardhshme mbarėshqiptare, qė pėr fat tė keq mungojnė. Shumė shtet tė Europės e ShBA-sė, kanė botuar me kohė serinė e botimeve tė volumeve tė tyre, qė i pėrkushtohen njerėzve qė kanė bėrė emėr tė madh kudo nė botė, pavarėsisht nga raca, ngjyra, kombėsia e seksi. Ata janė tė larmishme nė kėndvėshtrime e stile tė ndryshme?

* * *

Mikėpritja njė zakon i hershėm i popujve fisnikė

Si zakonisht ditė diele, sa herė qė shkoj nė kishėn shqiptaro-amerikane ?Zoja e Shkodrės? nė Hartsdale New York, ndalem pėr disa ēaste, pėr tė parė vitrinėn e librave dhe sendeve tė tjera, qė janė tė ekspozuara me pėrkujdesje nga aktivisti i palodhur dhe shumė i kulturuar Pjetėr Kolė Smalaj.

Ai, me njė buzėqeshje tė njė fisniku malėsie, mė fton brėnda dhe me tregon me radhė botimet e fundit, qė kanė mbėrritur nė institucionin shpirtėror e atdhetar nga dashamirėsit e kulturės e artit shqiptar. Pjetri, mė thotė, se qėllimi kryesor nuk ėshtė tregtia e tyre, por qė bashkėatdhetarėt, krahas lutjes shpirtėrore tė ushqehen edhe me nektarin e gurrės sė pashtershme tė kulturės shqiptare, qė ka mbetur si perlė e shkruar nga pararendėsit tanė tė ndritur deri nė ditėt tona.

Buzėqeshja e pėrhershme, qė me sa duket qenka pjesė e jetės sė Pjetrit fjalėmbėl, mė shoqėron edhe kur unė kėrkoj tė di diēka mė shumė mbi historinė e familjes sė tij, qė pėr 50 vjet endet udhėve tė vėshtira tė emigracionit nga vendlindja, ish-Jugosllavia, Evropa dhe deri nė stacionin e fundit nė New York.

Shtėpia e tij ndodhet nė Bedford Park, pranė Universitetit ?Lehman Colleg? nė Bronx NY. Ajo ėshtė e modeluar me objekte bashkėkohore amerikane, ku, nuk mungojnė elementėt me motive tė pastra shqiptare. Librat e shumta nė gjuhėn shqipe e anglisht janė pasioni i tij, pėr tė cilėt, ai tė flet me durim e kujdes pėr ngjarjet e shkruar nga autorėt dje dhe sot.

Nė oden e pritjes, qėndron krenar Flamuri Shqiptar, ku ruhen fitoret e humbjet e arbėrorėve gjatė shekujve tė historisė. Portreti i Nėnė Terezės nė miniskulpturė, Gjergj Kastriotit, Dedė Gjo? Lulit etj., janė sfondi, qė hijeshojnė ambientet shqiptaro-amerikane nė familje.

Historia e familjes Smalaj nė rrjedhat e kohės

Njė ditė, duke parė mė kujdes albumet e shumta tė familjes sė Pjetėr Smalaj, mė tėrhoqi vėmendjen ?Pema Gjeneologjike e Familjes Smalaj ? dhe evolucioni i saj gjatė shekujve. Me shumė interes e pyeta Pjetrin, tė mė tregonte zanafillėn. Ai, me njė modesti malėsori, filloj tė tregoj pėr gjyshin Pjetėr Gjon Smalaj, qė nė shenjė respekti banorėt e kanė thirrė Gjolo. E kėshtu, biseda jonė filloj pėr tė mbaruar pas disa muajve, pėrmes rrėfimeve tė sinqerta gėzimet, peripecitė nė emigracion, hidhėrimet e mėdha, vdekjet e njėpasnjėshme tė 11 fėmijėve, pėrjetimet e babait tė tij dhe deri nė ditėt tona nė New York?
Pjetri, fliste shtruar dhe me njė kujtesė tė freskėt, pėr ēdo gjė, qė ka pėrjetuar familja, qysh nga koha, kur kanė jetuar nė krahinėn e mirėnjohur tė Hotit, qė historikisht ka nxjerrė trima tė pushkės, besės, bujarisė dhe trimėrisė sė papėrshkruar arbėrore.
Nė limanin e fortė tė Hotit, ėshtė rritur e pjekur ndėr shekuj nacionalizmi i kulluar shqiptar. Jashtė kėsaj vorbulle, nuk ka mbetur as dera e familjes fisnike tė Pjetėr Gjon Smalaj, qė ėshtė edhe gjyshi i nipit tė mėvonshėm, qė mban emrin e tij, sipas traditės sė moēme tė maleve.

Gjyshi, ėshtė marrė me ēėshtjen atdhetare, duke kryesuar krahinėn e Hotit. Ai ka vdekur pa lindur nipi i tij. Sipas gojėdhanave popullore dhe nga disa hulumtime, qė kanė bėrė studiues vendas, del se Pjetri, ka luftuar me armė nė dorė, kundėr pushtuesve shumėshekullorė turq, sėbashku me patriotėt: Dedė Elez Shabi, Prekė Nikė Smajlin, Mark Dosh Frangaj, Kolė Maēi, Nikollė Luc Drezhaj, Deli Met Bajraktari (prej shtėpisė sė Ēun Mulės), Gjeto Mark Ujkaj, Ēokė Gjushi etj.

Nga historia shkėpusim njė fragment tė rėndėsishėm, qė ka mbetur e ngulitur thellė nė kujtesėn e malėsorėve, kur patriotėt e shkrepave kreshnike kanė zhvilluar njė kryengritje tė njohur nė Rrapsh tė Hotit, qė njihet nė histori si Kryengritja pararendėse e 6 Prillit tė vitit 1911 e drejtuar nga fatosi i maleve Dedė Gjo? Luli. Gjatė pėrleshjeve me pėrfaqėsuesit e Portės sė Lartė, spikat patrioti i flaktė i lėvizjes ēlirimtare antiosmane hotiani Dedė Elez Shabi. Ai u ndihmua nga Pjetėr Gjon Smalaj. Deda, nė paraqitjen e tij (sipas atyre qė e kanė njohur), e kanė ruajtur nė kujtesė si njeri me shtat tė lartė, fytyrė tė pjekur nga vuajtjet e kohės, I veshur me kostumin popullor tradicional, me qeleshėn e bardhė dhe pushkėn ngjeshur nė krah si gjithmonė. Edhe pse me gjashtė plagė dhe kėmbė tė copėtuar rėndė nga plumbat, ai nuk pranon qė ta heq edhe pse rrezikonte jetėn. Nėna e tij fisnike qė e dėgjonte shpesh kėrkesėn e miqve u pėrgjigj: ?Ulatin tim, nuk do ta shtie copa-copa n?dhe, por te tan kur desin?

Deda, pati njė jetė shumė tė gjatė, duke jetuar edhe 40 vjet tė tjera. Sa herė qė ėshtė pėrkujtuar Kryengritja e Malėsisė sė Madhe e 6 Prillit tė vitit 1911, nė shenjtė nderimi dhe respekti, ai ėshtė vėnė nė krye tė familjeve patriotike nė tribunė, duke u pasuar edhe mė vonė nga I biri Gjeto Elez Shabi, I cili ka marrė dekoratat nė nderim tė babait tė tij.

Pjetri, ka qenė shumė aktiv. Ishte bujar, mikėpritės e fisnik nė shpirt, sikurse ka qenė nė traditė e hershme e gjithė fisit Smalaj e njohur nė tėrė krahinėn. Malėsori, ka pasė njė energji trupore tė admirueshme. Ai ka mbajtur nė shpinė bashkėluftėtarėt e plagosur rėndė dhe me katėr mauzere, duke pėrshkuar dhjetra kilometra nga Cetina deri tek spitali nė Mal tė Zi.

Studiuesi i njohur i Malėsisė sė Madhe Llesh Preē Smalaj, e ka pėrmendur pėr herė tė parė gjyshin e Pjetrit, nė librin: ? Kėrkime mbi tė vėrtetėn ? (kujtime qė nuk duhen harrue), si pjesėmarrės aktiv nė lėvizjet nacionaliste tė kohės pėrkrah shokėve tė vet tė tė njėjtit ideal.

Urtia, zgjuarėsia dhe vendosmėria
antikomuniste e Kolė Pjetėr Smalaj (1898-1978)

Kanė kaluar 26 vjet nga vdekja e Kolė Pjetėr Smalaj, por nė Hot, Kelmend ende pėrmendet emermiri, dashamiri, fisniku e trimi i pamposhtur Kolė Smalaj, qė mundi tė kalonte kufirin e territ komunist natėn, nėpėr minat e rojės kufitare tė diktaturės.

Kola, ka lindur nė Rapsh (Bajraku i Hotit-Malėsia e Madhe) dhe mbas 6 muajsh, atij i vdes nėna Tereze Lucia, duke e lėnė jetim. Ajo, kishte qenė e bija e Luc Gjeloshit, prej katundit tė Kastratit. Kola ishte fėmija i dytė i Pjetrit dhe pėr mirėrritjen e tij janė pėrkujdesur dajat e vet. Familja pėr 3 vjet ėshtė vendosur nė katundin Bullakia tė Trushit (Shkodėr), meqenėse ishin tė pėrzėnė nga qeveria malazias.

Ishte koha, kur ushtritė malazias tė udhėhequr nga Krajl Nikolla, janė nisur nė marshin e tyre ushtarak, pėr tė rrethuar qytetin e Shkodrės mė 1913. Ata kanė qėndruar nė Bullakia deri mė 1915 kur trupat austro-hungareze kanė hyrė nė Veri tė Shqipėrisė. Kėtu kanė bujtur nė shtėpinė e Mark Selmanit, qė ėshtė kushėriri i patriotit tė madh nacionalist e antikomunist Prekė Calit (1873-1945). Tregojnė, se Marku, qė ishte afėrsisht 80 vjeē dhe nė mėngjez herėt delte nė livadhin jashtė shtėpisė dhe falej, pėr tė parėt e vet, qė kanė qenė tė besimit islam, kurse nė mbrėmje pranė sofrės sė zjarrit, pėrpara fugurės sė Pajtores sė Shqipnisė (?Zojės sė Shkodrės?) ėshtė lutur, duke thėnė rruzaren me tė gjithė robėt e familjes sė vet dhe me axhėn e Pjetrit, Doden dhe baben e Pjetrit, Kolen?

Nė fillim tė vitit 1915, familja Smalaj rikthehet nė trojet e veta tė hershme, ku kanė jetuar dhe kanė vdekur brez pas brezi shumė njerėz tė njohur tė trungut familjar, qė i pasqyron Pema Gjenealogjike, e ruajtur me fanatizėm nga Pjetri nė New York.

Para shpalljes sė Pavarėsisė, Kola ishte nė moshėn 14-vjeēare. Ai qysh fėmijė u dėrgonte municion bashkėvendasve, qė po luftonin nė vijėn e parė tė frontit, pėr tė mbrojtur trojet nga synimet e shovinistėve serbo-malazias dhe mė vonė kundėr austro-hungarezėve. Ai bashkė me vėllanė luftuan kundėr shovinistėve malazias, duke qendruar tre vjet nė mal me armė nė dorė e shkretuar gjithė pasurinė e tyre.

Gjatė jetės sė tij, Kola ėshtė marrė mė shumė me blegtori dhe punėt e pėrditshme qė kishte njė derė e madhe. Ai ishte krahu i djathtė i babait tė Pjetrit e gjyshes Gjuke, e cila e ka dashtė si loēken e zemrės. Kur Kola mbush moshėn 22-vjeēare ndahet nga familja, gjyshja e tij e dashur, qė e ka ruajtur si sytė e ballit, duke i shkaktuar njė plagė tė thellė nė shpirt.

Gjatė periudhės sė nxehtė tė historisė, kur shtetet fqinje kėrkonin copėtimin e trojeve shqiptare secili pėr llogari tė vetvetės dhe nė vitet nė vijim, mė 1924, ai u bashku me lėvizjet e kohės, duke qenė pėrkrah Fan Nolit, Dom. Nikollė Kaēorri (N/Kryetar I Qeverisė sė Vlorės tė udhėhe mė 1912), Luigj Gurakuqit etj. Kola, radhitet pėrkrah forcave tė opozitės popullore tė asaj periudhe. Disa vite mė vonė, i pjekur dhe i pėrgatitur pėr tė hapur e mbajtur familjen e re tė tij nė vitin 1934 nis jetėn bashkėshortore, duke u martuar me Terezen, vajzėn e Fran Kolės nga krahina e Kelmendit e mirėnjohur, pėr famėn qė gėzonte pėr respektimin me rigorizitet tė Kanunit tė Maleve (Lekė Dukagjni), vlera tė spikatura patriotike. Dasma u bė nė Hot tė Malėsisė sė Madhe, ku pati njė jehonė tė madhe dhe respekt pėr ritet tradicionale vendase. Nusja u pėrcoll me flamurin nacional shqiptar.

Nė njė shkrim tė publicistit Mujė Buēpapaj, tė botuar nga gazeta "RD" (Tiranė, 1996) dhe ribotuar nė gazetėn ?Illyria? (#585, 27-29 nėntor, 1996, NY, USA, fq.53), lexojmė pėr amanetin, qė i Kola i la Pjetrit, ndėrsa po vdiste, qė ta varroste nė tokėn shqiptare, pranė eshtrave tė tė parėve. I biri e kreu amanetin, duke e rivarrosur nė Hot tė Malėsisė. Shoqata e ish-Pėrndjekurve Politikė Malėsi e Madhe, organizuan nėn drejtimin e tė birit Pjetrit ceremoninė e rivarrimit tė Kolė P. Smalajt nė vendlindje, ku ishte lindur dhe ishte rritur ky bir trim i papėrkulur, aty ku preheshin 11 fėmijėt e vdekur dhe tė afėrmit e tjerė.

Mė 7 shtator 1993, Pjetri qetėsohet shpirtėrisht, se babai i tij i ndjerė pushon nė lumnin e pasosun pranė tokės qė e deshti aq shumė. Kolė P. Smalaj u dekorua, post mortum, me Dekret Nr. 1479, tė dt. 26.4.1996, nė motivacionin e sė cilės shkruhet: "Luftėtar i vendosur kundėr komunizmit pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike, masakruar mizorisht si familje nga rregjimi komunist ?. Nėnshkrimi mban firmėn e ish-Presidenti Prof. Sali Berisha, i cili e dekoroi me Urdhėrin e lartė tė ?Martirit tė Demokracisė ?. Ceremonia u organizua nė praninė e mijėra malėsorėve nė Bajzė tė Kastratit, mė 17 maj 1996.

Ndėrsa i biri Pjetri, pas fjalimit tė mbajtur nga ish-Ministri i Jashtėm Prof. Tritan Shehu, i emocionuar pėr shoqėrimin me dhimbje, qė po i bėnin mijėra malėsorė tha: ?Dekorimi i babait tim nga Presidenti, asht nji nderim i madh, jo vetem pėr babain tim qi e deshi aq shum atdheun, jo vetem pėr familjen ton t?gjan e pėr njerzit e vendlindjes ton, t?cilt nuk i harroi kurr baba, dhe t?cilin nuk e harruan as ata, por pėr t?tan martirt e demokracis, pėr ata qi diktatura komuniste ua mohoi nji pllėmb tokė pėr t?i preh eshtnat aty ku ishin lindun e rritun? ".

Duke lexuar me kujdes librin monografik, mbi krahinėn e Klemendit, tė shkruar nga studiuesi gjeograf Kolė Progri, mėsojmė nga shfletimet e dokumenteve historike, se kjo familje hotiane, ruan njė emėr shumė tė mirė dhe tė respektuar nė histori. Kolės, iu desht pėr tė kaluar prova tė vėshtira nė jetėn e tij, pėr tė mbetur pėrjetėsisht i nderuar nė historinė e lavdishme tė krahinės nė fjalė?

I vetmi nga 12 fėmijė, qė mbeti gjallė si dėshmi

Kjo familje e re, gėzohet me fėmijėn e parė Tonen, e cila nuk pati jetė tė gjatė. Nga 12 fėmijė, qė do qė do tė lindė sokolesha Tereze, shtatė ishin vajza dhe pesė djem. Pėr fat tė keq, nga kjo familje nė mėnyrė tė herpashershme kanė mbyllė sytė para kohe 11 fėmijė. Kjo ishte dhimbje e madhe pėr Kolėn e Terezėn, tė cilėt me forcė tė madhe mundėn tė pėrballojnė fatkeqėsitė qė pati dera e tyre.

I vetmi qė ka mbetur gjallė si dėshmi e historisė sė gjatė tė familjes ėshtė Pjetėr Kolė Smalaj dhe nėna 90-vjeēare Tereza (1914). Kjo familje, ka jetuar buzė kufirit politik me Mal tė Zi. Shtėpia e tyre, ka qenė ndėrtuar nė shekullin XVIII, me material guri, sipas stilit alpin, me njė shije arkitektonike tė kohės. Pamja e saj nė formėn e kullave me frengji sipas traditės shqiptare, i ka dhėnė njė paraqitje madhėshtore, krahas simotrave tė tjera nė zonė. Ndėrtesa e banimit tipike malėsore ka qenė dykatėsh, ku kanė jetuar nė shekuj tė parėt e familjes Gjomarku.

Nė mesin e shekullit XVII deri nė fillim tė shekullit XIX, familja e njohur e Gjomarkut, qė quhen Smajaliaj, sipas dėshmive historike dhe gojėdhėnave tė transmetuar brez pas brezi nė kullėn e madhe kanė jetuar 60 antarė. Ata merreshin me bujqėsi, blegtori, shitjen e prodhimeve bujqėsore e produkteve blegtorale nė qytetet e afėrta. Burrat dhe djemtė e rinj, janė pėrkujdesur pėr pronat e tyre dhe kanė administruar tė ardhurat e familjes sė madhe. Gratė e vajzat merreshin me punėt e shtėpisė, mirėrritjen dhe edukimin e fėmijėve tė vegjėl.

Kola e ka parė nga afėr disa herė Dedė Gj? Lulin dhe nė kujtesėn e tij asnjėherė nuk ėshtė fshirė portreti I patriotit tė madh tė nacionit shqiptar.

Kjo derė e madhe ėshtė e njohur edhe pėr miqtė e shumtė qė e kanė vizituar nė ēdo kohė konakun e tyre. Mik i familjes Smalaj, ka qenė Padėr Pali , sikurse e thėrrisnin tė gjithė. Kola, ėshtė takuar disa herė me Arqipeshkvin e Shkodrės imzot Luigj Bumēin, i cili nga rregjimi antiklerikal komunist pati njė fund tragjik. Kryefamiljari, ka vizituar shpesh Shkodrėn, qytetin mė tė madh tregtar dhe kulturor nė Shqipėrinė e Veriut. Midis tė tjerave, ai ruante kujtime pėr periudhėn e viteve tė zeza tė 1939-ės, kur trupat fashiste tė Benito Musolinit sulmojnė tokėn shqiptare dhe se si patriotėt nė Veri e Jug, iu pėrgjigjėn thirrjes sė nacionalistėve, pėr t?iu kundėrvėnė me armė nė dorė pushtuesit tė ri nė tokėn e Arbėrisė.

Gjatė periudhės sė Luftės II Botėrore, Kola ėshtė pėrfshirė nė gjirin e lėvizjes nacionaliste dhe si antikomunist i vendosur. Ai asnjėherė nuk ėshtė marrė me aktivitete politike apo i zgjedhur nė poste e detyra politike, gjatė kohės qė komunistėt dhunojnė vendin, duke marrė me dhunė pushtetin politik nė Shqipėri mė 28 nėntor 1944?

Si pasojė e pakėnaqėsisė e spiunlleqeve qė bėhen ndaj familjes Smalaj dhe tė afėrmve, fillon periudha mė e zezė e kalvarit tė pėrbindshėm komunist, me arrestime, keqtrajtime e burgosje.

Kėshtu, vėllai i nėnės sė Pjetrit, daja Mirash Fran Rrukaj (1918-1945) , nė moshėn 27-vjeēare, duke qenė i martuar u vra nė pėrpjekje me forcat komuniste mes maleve, mbasi ai nuk e donte sistemin bolshevik. Ai mbeti deri nė pikėn e fundit tė gjakut, si besnik i nacionalistit tė madh tė Shqipėrisė Etnike Prekė Calit dhe bashkėluftėtarėve tė tjerė tė tė njėjtave ideale tė pastra shqiptare, kundėr mashtrimeve tė komunistėve, qė me divizione sulmojnė krahinėn antikomuniste tė Kelmendit.

Pėrsekutimi ndjek me radhė edhe njerėz tė afėrm tė tjerė tė familjes Smalaj. Kėshtu Nikollė Dodė Smalaj (1927-2001), qė ėshtė nipi i Kolė Pjetėr Smalaj, ėshtė arretuar nė Rapsh tė Hotit nė vitin 1953, nė kohėn kur ngordh diktatori i ish-Bashkimit Sovjetik, Stalini dhe diktatori me suitėn e tij po lotonte nė mes tė Titonės sė kuqe, duke kthyer njė popull tė tėrė nė lotues tė sllavizmit...

Ata kishin gjetur momentin e pėrshtatshėm pėr ta arrestuar, nga frika e ndonjė revolte tė pakėnaqėsisė sė brendshme qė vlonte ēdo ditė, kundėr sistemit. Dhe pėr ta parandaluar ndonjė veprim tė tillė, tė rafinuarit agjentėt e Sigurimit filluan me arrestime pėr vetmbrotje tė disktaturės.

Forcat e Sigurimit, tė kryesuar nga oficeri besnik famkeqi Spiro Duka, i ardhur posaēėrisht (nga Shqipėria e Jugut) pėr kontrolle tė rrepta operative nė zonėn e Hotit kishte urdhėruar se nėse shikohet ndonjė shkelje tė kufirit nga shqiptarėt qė kėrkonin tė iknin nga ?lumturia socialiste? duhet t?i arrestonin dhe t?i dėrgonte menjėherė nė burg.

Nikolla, kur nuk ishte mė shumė se 26 vjeē arrestohet nė sy tė familjes nė shtėpinė e vet dhe e dėrgojnė me urgjencė nė burgun e Tiranės. Mbas hetuesisė sė stėrgjatė dhe torturave, nė pretencėn finale tė prokurorit, iu dha dėnimin maksimal me pushkatim.

Martin Smalaj, qė jeton sot nė Shkodėr, njė ditė shkoi pėr vizitė pėr tė takuar tė vėllain e vet nė burg . Ai kujton: ?Nikolla ne qeli, kishte ēarė lėkurėn e gishtit me dhėmb dhe me gjakun qė i rridhte curril kishte lėnė tė shkruar nė kėmishėn e bardhė kėto fjalė: ?Por shokve t?mi qi u besova ju fika e vet marova. N?kjoftse kush mundet me ma pshtue jeten, filan kapidan? qi kam krye ushtrin me te, se tjetėr kush nuk mundet mem pshtue?".

Martini, kur mori ndėrresat e tij dhe i ēoi nė shtėpi pėr t?i larė, gjeti tė shkruar fjalėt qė pėrmendėm mė lart.

Si pėrfundim, pas shumė peripecive, dėnimi me vdekje pėr Nikollėn kthehet me 25 vjet burg. Ai dėrgohet nė ferrin famkeq ose Aushvicin shqiptar, qė njihet sketerra komuniste e burgut tė Burrelit, ku vuan vitet e privimit tė lirisė civile. Asokohe herė pas here nga qeveria shqiptare janė bėrė Falje (Amnisti) dhe ulje tė kohės sė vuajtjes sė dėnimit. Kėtė fat, ka patur edhe Nikolla, i cili nga 25 vjet burg vuan 12 vjet nė Burrel.

Arratisja nga rregjimi
i hienave nė ditėn e Sh. Markut

Pjetėr Kolė Smalaj u lind mė 15 gusht 1951 nė Rapsh nė Bajrakun e Hotit. Ai ishte fėmija i shtatė i lindur, ku deri atėherė nė familje kishin vdekur gjashtė fėmijė, tre djem e tre vajza. Nga viti 1951-1953, pėr 3 vjet me radhė, familja ka jetuar nė vendlindje (Rapsh).

Ishte koha, kur rregjimi komunist kishte mprehur dhėmbėt dhe kėrkonte gjahun e vet, qė ishin bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar. Midis shumė nacionalistėve, qė kėrkoheshin pėr t?u arrestuar, prangosur e pushkatuar ishte Kola, babai i Pjetrit, qė nuk e donte rregjimin komunist. Ai kėrkohej nė krahinė, pėr arsye, se ka ndihmuar Mark Ēunin (nga Merturi), qė tė largohet nga Shqipėria. Marku, asokohe gjendej nė Vlorė dhe njė ditė kishte biseduar me mikun e vet ēoban qė ta ndihmonte tė arratisej. Marku, qė kishte ardhur nė vendlindje, ka pyetur nėnėn e vet, se kush ėshtė nė Bjeshkėt e Kelmendit (Bjeshkėt e Nemuna) sot me bagėti. Ajo i ėshtė pėrgjigjur, se ėshtė Kolė Smalaj. I siguruar nė shpirtin dhe moralin e pastėr tė burrit fisnik Kolė Smalaj, Marku i ka thėnė nėnės sė vet, se: ?Kol Pjetėr Smalaj nuk m?pret n?bes ?. Dhe kėshtu, Marku ka lėnė njė herė e pėrgjithmonė Shqipėrinė, i nxitur nga dhuna e terrori komunist nė tė gjithė vendin?

Mė 9 Maj, Sh?Marku i Kastratit, si festė fetare lutet ēdo vit nė Malėsi tė Hotit. Tradicionalisht, familjet shqiptare nė Malėsi si bajraqe e kudo shkėmbejnė vizita reciproke, pėr tė pėrkujtuar me devocion festėn fetare tė Sh?Markut nė shtėpitė e njeri-tjetrit. Edhe Kola, shkon pėr tė uruar: ?Pėr shum mot Sh?Markun ? familjen e Pashko Pretashit, ku ėshtė e martuar motra e tij Pashka, qė ishte halla e Pjetrit tė vogėl 3 vjeē. Nga ana e tjetėr, vetė kryefamiljari Pashko, kishte pak kohė qė kishte dalė nga burgu komunist, ku kaloi 9 vjet nė qelitė e akullta, duke pėrballuar torturat mė ēnjerėzore, qė dinin tė bėnin vetėm xhelatėt e kuq.

Pas vizitės sė zakonshme, gjatė kohės qė Pashko po pėrcillte vėllain e gruas Kolėn, sipas traditės, nė pragun e shtėpisė Kola i thotė: ? Mik, mbaruem me t?mir e me t?keq?. Ndėrsa Pashkoja i ėshtė pėrgjigjur: ? Kurrgja s?u ka gjet me Nikollėn, nipin tand, ēka ka me u gjet tash e mrapa?. Kur ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij, kujton i biri Pjetri, babai i ka thėnė gruas sė vet Terezės: ? Unė i gjall o dekun nuk rri ma n?Shqypni ?. Mbasi ka kaluar ajo natė nėn ankth, tė nesėrmen nė mėngjez nėna e Pjetrit e ka pyetur Kolėn pėr siguri dhe vendosmėrin e tij se: " A je n'ato fjal qi m'ke than mram burr, apo ke nderrue mendje?!".

Nė muajin mars 1954 nė Tiranė po zhvillohej gjyqi dhe pritej qė tė denohej nipi i tij Nikolla. Babai i Pjetrit, ėshtė shprehur, se nuk do tė lė Shqipėrinė, pa e ditur se si e sa e dėnojnė nipin e vet. Nikolla e ka pritur dėnimin ose rrugėn e hidhur tė pafund tė nipit dhe me zemėr tė lėnduar ėshtė larguar nė moshėn 56-vjeēare nga toka e fisi i tij i dashur? Shėn Marku, bėhet kėshtu shpėtimtari i Kolės, Terezės dhe fėmijės sė vogėl Pjetėr?

Kola i qetė dhe i vendosur nė idenė e tij fikse i ėshtė pėrgjigjur gruas sė vet shkurt si burrė malėsie: ?Njiato fjal e tjera s?ka ?. Dhe kėshtu, nė mėngjez herėt (nadje), Tereza, si njė nėnė e pėrkujdesur pėr tė birin e vetėm Pjetrin e zgjon me kujdes prej gjumit dhe i pėrgatit veshjet, sikur po niset pėr tė udhėtuar drejt shtėpisė nė Rapsh. Asokohe, malėsorėt shoqėronin bagėtitė e tyre pėr dimėrim nė stare tė Hotit. Fėmija i vogėl Pjetri, veshet trashė (me dy palė), pa e ditur ende, pse po bėhej gati me nxitim pėr udhėtim. Ai si fėmijė, mendonte se prindėrit e tij do ta dėrgojnė nė shtėpi, ku do tė takohej me bashkėmoshatarėt, pėr tė luajtur nė oborr. Ai nuk e dinte se loja e tij tashmė ishte pėrballė mineve, qė kufitarėt i kishin vėnė pėr tė vrarė vėllezėrit shqiptarė dhe jo pushtuesit apo ?imperialistėt?, qė nuk shkelėn asnjėherė nė Shqipėri?

Kola, me gjakftohtėsi dhe zgjuarėsinė qė zotėronte, pėr t?i hedhė njė hi syve banorėve tė katundit, lėshon tė gjitha berret (delet) dhe u jep drejtimin pėrpjetė drejt kufirit. Ai mori me vete krypė pėr bagėti. Kola, porosit gruan e vet, nė mėnyrė qė tė mos binte nė sy ikja e familjes. Ajo niset pėr tė marrė kortollat dhe disa plaēka qė i nevoiteshin mė shumė dhe qė i kishte ruajtur nė kutinė e pajes sė nuserisė. Me kėtė rast, askush nga pjesėtarėt e familjes sė nipave tė Kolės, nuk ka ditur planin e familjes sė Pjetrit pėr tė ikur nga Shqipėria.

Pjetri, sot mbas 50 vjetėve (1954-2004), pėrshkruan ditėn kur ka lėnė me dhimbje tokėn e vet aq tė dashur. Ai tregon: ?Ishte ditė e kthjellt, me 29 Prill 1954, kur stina e pranverės sapo kishte nisė me dhanė buzėqeshjen e parė. Dhe me sa duket, kjo ishte edhe nji fat i mirė pėr familjen tonė. Nana ime ka pėr pajtore tė vet Sh?na Nduen. Dhe atė ditė, qė jemi nisė ne, ajo e ka pasė fuguren me vete dhe ka thanė rruzaren me mend pa ditė ne asgja. Kur kena dalė pėr buzė kufinit, mbasdite filloi tė binte mjegull, e cila gradualisht filloj tė ēepej (ulej) pėr tokė. Zoti, me sa duket po na buzėqeshte dhe me bujari po na jepte dorėn e Tij tė ngroht pėr ndihm. Baba im para se me u nisė, kishte hetue me kujdes tė gjitha lėvizjet e ushtarve tė kufinit nga komanda nė fushė (Leqet e Hotit) nė drejtim tė kufinit, ku kanė ba roje me pushkė nė dorė mbrojtja e kufinit gjithė ditėn ?.

Pjetri, i zhytur nė vorbullėn e asaj ngjarje plot emocione dhe frikė, se mund tė deshtonin drejt arratisjes rrėfen mė poshtė historinė e familjes sė vet: ? Ka fillue me ra nata dhe jena nis pa humb kohė. Baba po mė thotė po kaloj unė lugun (luginen), kurse unė me nanen kam qendrue krejt nė shpat tė malit. Ai ma ban me shej mua kalo luginen e hajde tek unė. Mbrapa ka ardh edhe nana.

Baba si vendali i vjetėr e zotnonte shum mirė terrenin e krahines, mbasi ishte nji bari shumė i njoftun dhe shumė i zoti, qė ka mund me kullotė 354 krerė dele nė vitin 1954. Veshtirsia jonė, pėr kalimin e kufinit u rrit shumė, sepse babai e nana e dinin, se kufini ishte i minosun, ku shpesh ka pas edhe vdekje tragjike pėr tė gjitha ata qė gabimisht kanė ndeshė mbi ta. Ishim futur brenda nji grope, qė ishte e mbushun plot me bar. Babai im i thotė nanės a tė flejmė kėtu, se po i drue minet me i kalue natėn nė kufi, sepse nuk shikohen telat qė mbajnė lidhjet e mineve nė seri nė zonen kufitare nė Bukoviē. I pari, u nis baba, i cili e kaloi priten pa problem. Ai, i tha nanes teme, se: ?Nėse plasin minat, kėto copa tė trupit tem m?i hidhni pėrtej kufinit nė Mal tė Zi, se copat e trupit qė tė mund tė mbeteshin nė Shqipni mund t?i merrshin komunistėt dhe tė talleshin me ta nė qytetet e katundet e Shqipnis, sikurse kanė veprue gjithmonė.? E fundit, qė bashkohet me ne nė anėn tjetėr tė kufinit asht nana ime.

Ishte ora 9 e mbramjes, kur na jemi gjend nė tokėn jugosllave. U futėm menjiherė nė pyll dhe nė mes tė tij ishte nji livadh dhe aty pa ditė gja na doli pėrpara patrulla jugosllave. Ata me armė dhe elektrik dore tė drejtueme drejt nesh na thanė serbisht: ?Stoj!? (Ndal!). Baba im iu drejtue menjiherė me fjalėn ?albanes?. Na kanė marrė dhe na kanė ēue nė stanet ku verojnė bagtia e Vuksanlekaj tė katundit Traboin tė Hotit. Atė natė kena fljetė nė shtėpinė e Marash Gjek Brelit, qė ishte kumara i shtėpisė sonė. Ne e nesre, na kanė ēue nė shtėpinė e vogėl tė Tuzit. Rrugės jena takue me Pader Kolė Berishėn, fratin e Traboinit. Nė katundin Leshkopolje, na kanė marrė nė hetime rreth nji muaj rresht. Daja im Gjon Dod Rrukaj prej Kelmendit, nė ditėn e dasmes sė vet ka pas qef qė me kenė nė dasem edhe baba e nana me mua. UDB-ja, qė kishte vendosur qė tė na mbante edhe nji muaj tjetėr, me kėtė rast vendosi tė na lirojė.?

Arsyeja pėr tė shkuar nė Perėndim

Familja Smalaj, gjendej nė Tuz. I zoti i shtėpisė Kola, mendonte, se nuk mund tė jetohet nė rrethin e Tuzit, pėr arsye tė kushteve klimatike. Ata biseduan, qė tė shkojnė pėr tė jetuar nė Guci, mbasi vėllezėrit dhe kushėrinjtė e parė tė gruas sė Kolės do tė jenė njė ndihmė e mirė pėr porsardhurit. Pjetri i etur pėr dije shkollore ndjek rregullisht mėsimet, duke pėrfunduar pas disa viteve gjimnazin e Podgoricės. Ndėrsa babai i tij, duke pas aftėsi si blegtor nė Mal tė Zi administrata bujqėsore e blegtorale i ofrojnė detyrėn e kryetarit tė blegtorisė, por ai e refuzon atė.

Qeveria e Jugosllavisė asokohe, kishte disa projekte pėrmes tė cilave kryente misione zbulimi me njė pjesė tė shqiptarėve tė arratisur. Njė kėrkesė tė tillė i ofrojnė edhe Kolės, tė cilit i thonė drejtpėrdrejtė qė tė depėrtojė nė territorin shqiptar, pėr tė parė se ēfarė bėhej me familjen e tij etj., por ai nuk e pranon. Dhe mbasi kėmbėngulin disa herė, agjentėt jugosllavė tėrhiqen nga kėrkesa pėr tė kompromentuar Kolėn dhe e lėnė kėshtu tė qetė nė hallet e veta familjare. Kjo edhe pėr fatin tjetėr tė mirė, se nė verė tė vitit 1954, pala jugosllave i shkėputi njė herė e pėrgjithmonė misionet e saj sekrete nė drejtim tė Shqipėrisė.

Pjetri, nė moshėn 14 vjeēare pa shkėputje nga shkolla punėsohet nė njė Fabrikė tė Pėrpunimit tė Pambukut. Pėr djaloshin e brishtė, kishin nisur qysh herėt hallet e familjes. Atij i duhej tė mbante familjen, mbasi babai ishte nė moshė tė madhe, ndėrsa nėna si gjithmonė merrej me punėt e pėrditshme tė shtėpisė. Pėr 10 vjet e gjysėm, ata jetojnė nė Guci dhe 3 vjet nė Podgoricė. Kėtu kushtet ekonomike ishin shumė tė vėshtira, mbasi papunėsia ishte shumė e madhe dhe puna fizike ishte e rėndė.

Njė ditė Smalajt vendosin qė tė emigrojnė nė Perėndimit dhe mė vonė udhėtojnė drejt ? tokės sė premtuar ? tė Shteteve tė Bekuara tė Amerikės, pėr njė jetė mė tė mirė.

Mė 9 gusht 1967, Pjetri sėbashku me katėr shokė arratisėn nga Jugosllavia pėr nė Trieste tė Italisė, ku qėndrojnė 12 ditė. Ata i dėrgojnė nė kampin Capo nė jug tė Italisė, ku kishte emigrantė tė tjerė shqiptarė. Menjėherė, pesė tė rinjtė shqiptarė kanė mbushur formularėt me kėrkesėn pėr bashkim familjar me antarėt qė i kanė lėnė nė Jugosllavi. Ata nga dita nė ditė kanė qenė nė pritje pėr ribashkimin e tyre nė tokėn italiane.

Njohja me klerikun patriot Dom. Prek Ndrevashaj

Pjetri, gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali, ka pasė fatin e mirė tė njihet me meshtarin e pėrkushtuar me tė gjithė emigrantėt shqiptarė pavarėsisht nga besimi nė Itali e ShBA, tė arratisurin nga Shqipėria Dom. Prek Ndervashaj. Ky meshtar edhe nė jetėn baritore kushtuar Krishtit, ka vijuar tė jetė njė ndihmės i madh i emigrantėve tė hershėm nė Detroit (Michigan), ka udhėhequr shpirtėrisht grigjėn e vet nė kishėn shqiptaro-amerikane ?Zoja Pajtimore? nė Beverly Hills. Kleriku, mė 1967-1968 ka bashkėkryesuar Komisionin e ?Konventės sė Gjenevės? nė Zvicėr. Kėtu Dom. Ndrevashaj, bashkėpunoi me italianin Marco Ivero, qė ishte Kryetar i 18-tė shteteve, qė bėnin pjesė nė Konventėn e Refugjatėve Politikė, tė ikur nga ish-vendet komuniste tė Evropės Qendrore e Lindore. Nė saj tė kontributit tė tyre azilantėt politikė shqiptarė, shumė shpejt fituan tė drejtėn, pėr tė levizur lirshėm nė drejtim tė shteteve tė tjera Perėndimore e ShBA-sė.

Mė 1 nėntor 1967, pas dy muajsh e gjysėm familja Smalaj bashkohet nė Bari tė Italisė. Prindėrit e tij Kola e Tereza, ashtu dhe e reja Drania, njė nėnė fisnike e burrneshė me tre fėmijėt e vegjėl: Elizabetėn, Markun dhe Agen, ndjehen tashmė tė lumtur, se u ribashkuan nė botėn e lirė.

Sikur ta ketė jetuar tani, Pjetri shfleton kujtesėn e vet tė freskėt dhe pėrmend me respekt e dhimbje gjyshin e Drandes, kelmendasin e mirėnjohur Ujk Mash Lekėn dhe kushėririn e saj vojvoden Gjon Sokol Lucin (tė fisit Rrukaj), tė cilėt ushtarėt komunistė i kanė marrė nga shtrati nė orėt e vona tė mbrėmjes nė ?emėr tė popullit? (kur populli flinte gjumė) i kanė dėrguar nė mal, pėr t?i pushkatuar barbarisht pa bėrė gjyq.

Ishte pranvera e 1945, kur nė Kelmend xhelati Mehmet Shehu (mbi tė cilin rėndojnė male me kufoma tė berė nė Shqipėrinė e Veriut), u betua gjatė ekspeditave ndėshkimore ushtarake, qė kryesonte nė Veriun ?reaksionar?, me njė urretje latente, se: ?Nuk do tė lė as njė kėndez (gjel) qė tė kėndojė ?.

Nė vend tė gjelit, korbat kėrcyen vallen e pėrhershme mortore mbi kufomat, qė nuk u lejuan t?i merrnin familjarėt e viktimave, por i lanė nė mes tė sheshit, qė hienat e rregjimit tė ushqehen pėr shumė vite me radhė nė mėnynė e gatuar nga Mehmet Shehu dhe urdhėruar nga skenaristi dhe regjizori antigegė Enver Hoxha.

Amerika njė ėndėrr e pėrhershme e shqiptarėve

Pjetri me familje, nisėn me avion nė ShBA mė 28 shkurt 1968, ku mbėrrijnė nė aeroportin John F. Kennedy (JFK). Mbas 13 ditėve vijnė edhe prindėrit e tij Kola e Tereza. Nė ditėt e para tė emigracionit, familja prej 7 antarėsh pritet nga dajat e Pjetrit e daja i Drandės, malėsori fisnik e bujar Tomė Pjetėr Pepaj, i cili kishte marrė pėrsipėr garancinė e jetės sė tyre nė ShBA. Asokohe, miqtė, shokėt dhe tė njoftur tė familjes Smalaj i bėjnė vizita, duke i uruar: ?Tė marrtė Amerika me tė mirė ?.

Si ēdo njeri, kujton Pjetri pas 50 vitesh nė emigracionin e hidhur, se ?vėshtirėsitė kanė qenė pjesė e jetės sonė ?. Ata marrin njė banesė me qira dhe mbas njė jave hynė nė punė. ShBA, ishin angazhuar nė luftėn e vėshtirė tė Vietnamit, pėr pėrmbysjen e komunizmit dhe punėsimi nuk ishte problem. Nė fillim, punėsohet nė njė uzinė armatimesh nė Queens tė NY si punėtorė, ndėrsa gruaja e tij Drania, futet si punėtore nė njė bankė amerikane nė Manhattan, ku edhe sot mbas 36 vitesh ėshtė nė tė njėjtin vendpune. Viti 1969, do ta gjejė Pjetrin tė punėsuar nė fabrikėn ?STIL-MAN? nė Bronx, ku punon 3 vjet. Mė 1973, fillon tė punojė si centralist, nė njė ndėrtesė tė madh familjarėsh, ku punon pėr 25 vjet. Gjatė jetės nė ShBA, mė 22 shkurt 1973, familja e tij shtohet me njė djalė, qė e pagėzojnė me emrin Vasel?

Aktiviteti fetar e atdhetar

Pjetri, kujton gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali mė 1967, miqtė e idealeve antikomuniste. Ai pėrmend me respekt tė madh, bisedat e takimet me njeriun e Derės sė Kapidanit tė Mirditės antikomunistin konseguent Pjetėr Ndue Gjomarkun e Zef Shytin , tė cilėt kėrkonin tė organizonin emigrantėt politikė shqiptarė nė njė lėvizje tė fuqishme kundėr rregjimit komunist. Pjetri, ka qendruar shumė pranė mikut tė tij klerikut tė nderuar Dom. Prek Ndrevashaj, qė ishte dhe ėshtė mik i familjes.
Nė kampin e Triestes dhe tė Capo-s nė Casserta, ai e familja ndjekin si pėrherė mė njė devocion ritet fetare, duke marrė pjesė nė meshėt dhe lutjet pėr popullin shqiptar, qė po masakrohej nga regjimi ateist, qė i kishte shpallė luftė fesė dhe klerikėve katolikė, duke e quajtur edhe me Kushtetutė veten si ?vendi i vetėm ateist nė botė?, ku ndėr tė tjera thuhej, se: ?Feja ėshtė opium pėr popullin?.

Atij i vinte keq nga lajmet e makabre, qė mbėrrinin nė kampet ku jetonin emigrantėt politikė shqiptarė nė Itali. Me njė interesim tė veēantė dėgjonte emisionet nė gjuhėn shqipe, qė emetonte rregullisht Radio-Vatikani. Midis shumė pėrshtypjeve, ai pėrmend shembullin mė ekstrem, qė pati jehonė tė madhe, vrasja e klerikut martir Dom. Shtjefen Kurti.

Pėr herė tė parė, besimtari Smalaj, takohet nė Romė me At Daniel Gjeēaj OFM (1913-2003), ku bisedojnė shpesh pėr gjendjen e klerit katolik nė Shqipėri. Miqėsia e tyre rritet dhe nė shenjė respekti frati i kulturuar i dhuron librin e shkruar nga profesori i tij i madh Pader Anton Harapi OFM (1888-1946), pėr tė cilin ishte pėrkujdesur vetė pėr ta botuar nė Romė (me shpenzimet personale) me titull: ?Andrra e Pretashit ?.

Mė 1968, nė pėrkujtim tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Nacional Gjergj Kastriotit, nė Romė zhvillohet njė ceremoni madhėshtore.

Nė takimin e rėndėsishėm nė Vatikan, mes lotėve dhe gėzimit tė papėrshkruar, ku ishin tė pranishėm tė gjithė bashkėatdhetarėt qė ndodheshin nė Itali, Pjetri, pati fatin, nderin, kėnaqėsinė e privilegjin tė pritėn nė njė audiencė tė veēantė nga Papa Pali VI. Ai, e kujton kėtė takim, si njė kėnaqėsi tė veēantė emocionale dhe shpirtėrore dhe si njė kuraje qėndrese tė bashkuar me shpresėn dhe besimin nė Zotin, se njė ditė edhe Atdheu ynė Shqipėria do tė lirohet nga prangat e robėrisė komunisto-ateiste. Pėr pos tė tjerave Papa u tha shqiptarėve: ?Nėse nuk do tė ekzistonte shtėpia dhe qėndresa e madhe qė ka bėrė Dera e Kapidanit tė Mirditės kundra Perandorisė Otomane, Shqipėria nuk do tė ekzistonte ?. Kėtė audiencė tė veēantė tė shqiptarėve nė Selinė e Shenjtė e pasqyroi gjerėsisht edhe Radio-Vatikani nė gjuhėn shqipe dhe e pėrditshmja, gazeta zyrtare e Vatikanit nė gjuhėn italiane "L'Ossevartore Romano".

Mė 1968, pėrsonazhi ynė ka fatin e mirė tė takohet me intelektualin e shkrimtarin e shquar dhe ish-Ministrin e Arsimit Prof. Ernest Koliqin dhe ish-Kryeministrin e Shqipėrisė Shefqet Verlacin nė Romė. Pjetri i shoqėruar nga dy shokė tė tjerė tė tij e pyesin Prof. Koliqin rreth mallit pėr vendlinjen dhe tė "ardhmen" e Shqipėrisė nėn rregjimin komunist. Profesori, me njė qetėsi u tha: ?Se ne o vllazėn tė mi shqyptar, dim se ēka ka ken Shqypnia, se pėr t?ardhmen nuk mund ta din kerkush? ".

Pėr pak kohė, Pjetri me familje qėndron nė qetėsinė e vet, larg problemeve tė komunitetit tė vogėl shqiptar, meqenėse ishte I ri dhe ende nuk e njihte mjedisin shqiptar. Ai kėrkonte qė tė stabilizohej me punėsime mė tė mira etj.

Mė 1969, ai takohet pėr herė tė parė me nacionalistin e shquar legalist Abaz Kupin, ku, ai i tregonte Pjetrit tė ri nė moshė, se si forcat nacionaliste i bėnė njė rezistencė tė madhe pushtimit tė zi fashist tė vendit tonė mė 7 Prill 1939. Nė tė njėjtin vit nė nėntor, nė njė darkė tė madhe nė pėrkujtim tė 28 Nėntorit tė Pavarėsisė dhe Ēlirimit tė vendit nga pushtuesit e huaj, nė Manhattan NY, ?Komiteti Shqipnia e Lirė?, pėr ēdo vit kremtonte festėn nacionale me bashkėatdhetarėt e vet. Kėtu Pjetri, ka fatin e mirė tė njihet me ing. Xhafer Deven ish-Ministrin e Brendshėm dhe qysh nga viti 1962, ishte Kryetar i Organizatės Nacionaliste ?Lidhja Shqiptare e Prizrenit? nė mėrgim, me qendėr nė New York dhe dėgėt nė shumė vende tė botės. Ai ėshtė marrė njėkohsisht edhe me organizimin e parashutistėve nga Kosova pėr tė rrėzuar rregjimin komunist nė Shqipėri, por qė dihet nga burimet historike se ato janė trathtuar qysh nė ajėr nga agjenti i dyfishtė Kim Philby, qė punonte pėr Perėndimin dhe Lindjen njėkohsisht. Si gjithnjė temė e shqtėsimeve tė tyre ka qenė Kosova e robėruar nga sllavėt serbė dhe Shqipėria e tejlodhur nga rregjimi komunist, etj.

Ai ka marrė pjesė shpesh nė takimet midis ing. Xhafer Dedės dhe Dr. Mons. Zef Oroshit , i cili shkonte shpesh pėr ta takuar meshtarin nė kishėn katolike shqiptaro-amerikane nė New York. Pėr Pjetrin, Mons. Oroshi mbetet kleriku i nderuar i popullit dhe bir besnik i vendlindjes sė vet Oroshit tė Mirditės, si pasues i denjė i trinomit ?Fe-Atdhe-Pėrparim? dhe njė ndėr nacionalistėt e vendosur, qė me pushkė nė dorė nė malet e Shqipėrisė iu kundėrvu rregjimit komunist dhe nuk pranoi asnjėherė, qė nė kishė tė hynte flamuri i Gjergj Kastriotit i pėrdhosur nga ylli bolshevik rus.

Ai kujton, se qysh nė fillim tė vitit 1962 Dom. Zef Oroshi (sikurse e thėrrisnin tė gjithė), ka thėnė meshėn e parė nė Bruklyn (NY), mes besimtarėve tė paktė shqiptarė. Nė ēdo ditė diele tė muajit nėntor (pavarėsisht, nėse i binte ose jo qė tė ishte Dita e Pavarėsisė), Mons. Oroshi ēonte meshė drite pėr heronjtė e tė gjithė kohrave, nė pėrkujtim dhe nderim pėr historinė e lashtė tė popullit shqiptar.

Gjithashtu njė mik i ngushtė i Mons. Oroshit dhe Pjetrit ka qenė Prof. Rexhep Krasniqi , kryetar i "Komitetit Shqipnia e Lirė", ku vetė profesor Krasniqi ishte risjellė pėrmes CIA-s nga Australia nė ShBA, pėr tė organizuar grupet antikomuniste nė emigracion.

Ndryshe nga nacionalistėt nė emigracion, pėrfaqėsuesit e pėrhershėm tė Shqipėrisė pranė selisė sė OKB-sė, pėrmes papagallėve besnik kremtonin ?ēlirimin? e vendit mė 29 nėntor nė njė datė me siamezėt komunistė tė ish-Jugosllavisė askohe, qė ishin njėherazi edhe kolonizatorėt shekullorė nė Kosovėn martire.

Pas viteve 1970, Pjetri futet nė gjirin e lėvizjes antikomuniste nė ShBA, duke zhvilluar biseda tė ngrohta me pėrsonalitete tė njohura shqiptare qė kishin mundur tė largoheshin nga ferri komunist i Shqipėria e Kosova. Kėshtu tė paharruara mbetėn pėr aktivistin shqiptar, takimet me pėrsonalitetet e mirėnjohura nė diasporėn e ShBA-sė, si: Ing. Xhafer Devėn, Hasan Dostin, themelues i "Komitetit Shqipnia e Lirė" nė fillim me veprimtari tė madhe nė Itali e mė vonė nė ShBA, Kapidanin e Mirditės Ndue Gjon Marku, Kryetar i ?Blokut Indipedent?, Ago Agaj , Kryetar i ?Blokut Indipendent? pėr New York e rrethina, Prof. Vasil Antoni , bashkthemelues e drejtues i mirėnjohur i Organizatės Nacionaliste ?Balli Kombėtar?, Vasil Gėrmenji, Kryetar i Organizatės sė Shteteve tė Robėruara tė Vendeve ish-Komuniste tė Europės Lindore e Qedrore etj.

Pėrkushtimi i pėrshpirtshėm ndaj fesė dhe tė gjithė shėrbesave fetare, njė traditė e hershme e trashėguar nga tė parėt e familjes Smalaj, ka bėrė qė Pjetri mė 29 Qershor 1970 tė caktohet pa dijeninė e tij nga Mons. Oroshi si Antar i Kėshillit tė Kishės Shqiptaro-Amerikane ?Zoja e Kshillit t?Mir? (?Zoja e Shkodres?). Ai e pranon me kėnaqėsi vlerėsimin, qė i bėri Kėshilli i Kishės nėn udhėheqjen e bariut shpirtėror Oroshi, detyrė tė cilėn ai e udhėhoqi me pėrkushtim pėr 20 vjet me rradhė (1970-1990). Pjetri, kujton shumė episode tė paharruara me klerikun Mons. Oroshi, tė cilat i rrėfen pėr herė tė parė, mbasi ishte njė mik i afėrt i tij. Kėshtu, tregon Pjetri pėr bariun e tij shpirtėror meshtarit, i duhej me thanė meshė nė Arthur Avenue, nė njė shkollė 8-vjeēare pėr besimtarėt e paktė asokohe. Pėr herė tė dytė shqiptarėt shohin meshė nė Fordam University Catholic, mbasi nuk ishte e mundur tė vijohen shėrbesat fetare nė vendin e mėparshėm. Atėherė Monsinjori (qė ishte meshtar i emėruar pėr shėrbesa fetare nė St. Raymond nė East Tremont nė Bronx New York), megjithėse ēonte meshė nė kishėn amerikane, ai gjithnjė me shpirt e zemėr rrinte pranė komunitetit katolik shqiptar. Pjetri shton: ? Nji dit Dom. Zefi, gjatė nji bisede tregon, se disa shqiptar shkojn tek meshtari, pėr t?i krye nji shėrbim fetar, nė kishen amerikane, ku ai ēonte meshen. Pasi pėrfundon ritin, disa meshtar amerikan i thon: "Si mundesh ti me u marr vesht me kto gjind kshtu?!" Ai u tha, se: "Heroi ynė Nacional Gjergj Kastrioti, nuk e bani luften 25 vjet me rradhė as me serb, as me italian etj., por me bashkatdhetart e vet e ka ba luften ēlirimtare e ka ngallnjye gjithmonė".

Pėrsėri njė ditė tjetėr, disa besimtarė iu ankuan meshtarit Dr. Oroshit, qė tė mendojmė sė bashku pėr njė kishė katolike, pėr tė gjithė shqiptarėt, mbasi ajo do tė jetė shtėpia e pėrbashkėt pėr t?i pėrkushtuar lutjet Zotit dhe halleve tė shumta nė emigracion. Ai, falė shpirtit tė inisiativės dhe besimit qė kishte nė vetvete dhe popullin e devotshėm nė fenė e Krishtit, menjėherė iu pėrgjigj me kėto fjalė: "Pėr Kresht (Krisht), ata po na bajn nder, se do t?detyrona me ble kishen tonė". Dhe mė 25 dhjetor 1969, u realizua dėshira e madhe e klerikut tė pėrkushtuar nė trinomin "Fe-Atdhe-Perparim ?, ku u tha edhe mesha e parė nė natėn e shenjtė tė Kshnellave?

Pjetri, ka qenė gjithnjė i devotshėm mė lutjet pėr festėn e ?Zojės sė Shkodrės?, Pajtore e qytetit mė tė lashtė me tė njėjtin emėr e vendosur nė kishėn rrėzė kėshtjellės ?Rozafat?. Ajo njihet si pajtore pėr tė gjithė mergimtarėt shqiptarė qysh prej vitit 1467, ku edhe kisha merr emrin e saj, njė vit para vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Fugurja e Saj, nė mėnyrė tė mrekullueshme shkon nė qytetin e Gennazano-s nė Itali, 45 kilometra larg Romės. Ēdo papė, qė zgjidhet nė fronin e lartė papanor, lutjet e para si ipeshkėv i kishės sė Shėn Pjetrit i bėn me pėrshpirtėri nė gjunj para fugurės adhuruese tė ?Zojės sė Shkodrės?, njė privilegj e kėnaqėsi qė e ndjejnė prej shekujsh tė gjithė besimtarėt katolik shqiptar kudo nė botė.

Kėtu Pjetri dhe besmitarėt e tjerė, shpesh kanė qenė peligrinė tė pėrhershėm, duke thėnė rruzaren, pėr familjet e tyre dhe lirinė e popullit shqiptar nga rregjimi atesto-komunist. Ai merr pjesė si besimtar nė Shtegtimin e vitit 1988 nga New York-u nė drejtim tė Vatikanit, pėr t?u takuar me Papa Gjon Pali II. Nė peligrinazh ishin 105 shqiptaro-amerikanė, tė kryesuar nga dy barinjtė shpirtėror Dom. Rrok Mirdita dhe z/famullitari Dom. Pjetėr Popaj.

Mė 1989 Pjetri sė bashku me grupin prej 75 besimtarėsh morėn pjesė nė Shtegtarinė drejt ?Tokės sė Shenjtė? nė Jeruzalem. Pėrsėri mė 1995, pėr tė dytėn herė sėbashku me djalin e vogėl Vaselin, ai rishkon nė Romė pėr t?u takuar nė audiencė me Papa Gjon Palin II, kėtė mik tė madh tė gjithė shqiptarėve. Nė Shtegtimin nė Selisė sė Shenjtė ishin 54 besimtarė tė udhėhequr si pėrherė nga bariu shpirtėror kleriku i nderuar Dom. Pjetėr Popaj. 5 vjet mė vonė, Pjetri niset nė Shtegtimin mė tė madh, duke kaluar nėpėr 5 shtetet mė tė njohura tė Evropės (Londėr, vendin e shenjtė tė ?Zojės Lourde? nė Francė, ?Zojės Fatima? nė Portugali, nė Spanjė dhe Genezzanno).

Mė 25 Prill 1993, nga New York-u nisėn 74 besimtarė shtegtarė shqiptaro-amerikan, pėr tė marrė pjesė nė vizitėn historike pastorale tė Papa Gjon Pali II dhe shugurimin e katėr ipeshkvijve dhe emėrimin e hierarkisė kishtare nė Shqipėri. Pas ceremonisė, tė nesėrmen Pjetri merr pjesė nė darkėn e shtruar nė Pallatin e Brigadave nė Tiranė nga Presidenti Sali Berisha, Kryeministri Dr. Aleksandėr Meksi, Kryetari i Parlamentit shkrimtari Pjetėr Arbnori, pėr nder tė vizitės sė parė historike tė Papė e shqiptarėve tė ardhur nga ShBA.

Pėrsėri mė 19 nėntor 2003, Pjetri me 300 shqiptaro-amerikanė nisėn nga ShBA pėr tė merr pjesė nė meshėn solemne pėr Lumnimin e humanistes sė madhe me famė botėrore shqiptares Nėnė Tereza (1910-1997). Nė sheshin e Shėn Pjetrit, dominonte ngjyra e flamurit nacional shqiptar me sfond tė kuq dhe shqipnjen dykrenare si krenare pėr Shenjtin mė tė ri, qė po i shtohet librit tė madh tė "Historisė sė shenjtėve tė njerėzimit", nė kryeqendren e madhe tė krishtėrimit botėror.

Ai gjatė jetės sė gjatė 50-vjeēare nė emigracion, jeta dhe pėrvoja, puna dhe pėrkushtimi pėr ēeshtjen shqiptare, e bėri tė takohet me pėrsonalitet e njohura shqiptare dhe miq e dashamirės amerikanė, qė kanė dhe ruajnė njė respekt tė madh pėr popullin shqiptar. Kėshtu midis tyre, ai veēon ish-kongresistin dhe aktivistin e shquar tė ēėshtjes shqiptare dhe tė Kosovės nė veēanti z. Joseph Diguardi, z. Benjamin A. Gilman, Kėshilltar i ShBA-sė nė OKB, kongresistin aktual demokrat z. Eliot Engel, z. Tom Lantosh, Joseph Leberman, senatorin republikan z. Bob Dol, z. Broome Field, ish-Presidentin e 46-tė ShBA-sė z. Bill Clinton dhe bashkėshortja e tij e nderuar senatorja zj. Hillary Clinton, z. Harry Pressler, gen. Ėestri Clark e shumė tė tjerė. Ndėrsa ndėr shqiptarėt pėrmend miqt e tij tė nderuar Prof. Arshi Pipa, Dr. Sami Repishti, Prof. Martin Camaj, Prof. akademik Pader Vinēenc Malaj OFM, Prof. Pader Kolė Berishėn, Dr. Dom. Lush Gjergjin, aktivistin e palodhur Dom. Anton Kēira, Prof. Anton Ēetten, Presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugoven, ish-Presidentin Prof. Sali Berishėn, Mons. Simon Filipaj, Pader Daniel Gjeēaj OFM, Pader Ambroz Martinin OFM, Dom Zef Shestanin (ish-drejtori nė emisionin e gjuhės shqipe nė Radio-Vatikani nė Romė), Prof. Tritan Shehun ish-Ministri i Jashtėm, ish-Kryeministrin Dr. Aleksander Meksin, Hirėsinė e Tij At Arthur Lionil, ish-Ministrin e Jashtėm Alfred Serreqin, Tonin Mirakaj aktivisti dhe ish-Kryetar i Kėshillit tė Kishės Dr. Dom. Nikė Ukgjini, aktivistin e "Lidhjes se Prizrenit" z. Tome Mrijaj, Dom. Nikolin Pergjini, Pader Pashko Gojēaj OFM, Pader Fran Dushaj OFM, Pader Deda ish-famullitari i kishės sė Grudės, vatristin e palodhur Dr. Gjon Buēaj etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara