HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botime tė reja nė komunitet

Ngjarje historike dhe figura tė shquara nacionale, sipas kėndvėshtrimit tė hulumtuesit 83-vjeēar Marash Mali

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Tashmė studiuesi Marash Mali, me pėrvojėn e pasur tė jetės i ka kaluar 80 vjet pranė librave, qė kanė qenė e mbetėn pasioni i tij i pėrhershėm qysh fėmijė. Nė moshė tė thyer, falė kėnaqėsisė pėr t’u marrė me letėrsi, histori dhe gjurmime tė zakoneve tė hershme kanunore, ka marrė pendėn pėr tė shkruar librin, qė e ka bluar prej kohėsh nė mendje: “Ngjarje historike dhe figura tė shquara shqiptare”.

Struktura e veprės, ėshtė njė ndėrthurje midis temės historike dhe letėrsinė, tė cilat nė mėnyrė organike pėrshkojnė dymbėdhjetė kapitujt. Ai nuk rend shumė mbas retorikes, por nė mėnyrė konēize nxjerr nė pah vlerat e fytyrave tė marrė nė analizė dhe fshikullon ato denigrime, qė me paramendim janė bėrė nga studiues tė sistemit komunist, duke ndriēuar pikėrisht ato detaje e vlera qė i kanė munguar prej dekadash krenarisė sonė nacionale. Blloku i shkrimeve tė autorit Mali, nuk janė eleozhe apo linja tė konformizmit me kohėn sot, por falė mprehtėsisw sw argumenteve vė pikėn mbi shumė ēėshtje tė lėna pezull dhe me paramendim nga historiografia e sistemit tė antivlerave komuniste.

Shpesh jemi mėsuar, kur marrim nė dorė ndonjė libėr tė mirėseardhur pėr lexuesit shqiptar, tė shfletojmė faqet e fundit pėr tė parė literaturėn, qė autori ka pėrdorur apo referencat pėr hartimin e veprės. Mbi tė gjitha, ai ėshtė mbėshtetė nė burimet e autorėve vendas e tė huaj, duke pėrzgjedhur ato pjesė, qė tė ballafaquar me realitetin e kohės dhe logjikėn historike i janė afruar mė tepėr sė vėrtetės, qė zėnė fill me shqyrtimet historike tre shekuj para lindjes sė Krishtit, pėr tė ardhur hap pas hapi deri nė ditėt tona. Pikėrisht kėtė kėrkesė tė domosdoshme, pėr ēdo studiues serioz, autori e ka shpieguar se: “Burimi kryesor janė takimet pothuajse tė pėrditshme me bashkėatdhetarėt shqiptarė, tė moshave tė ndryshme e kryesisht tė rinj, tė ardhur kohė mė parė ose tė lindur kėtu nė Amerikė nga Shqipėria, Kosova, nė Mal tė Zi e Maqedoni…”.

Marashi, shfleton kujtimet e jetuara pėr tė rinjtė, ku shpesh nuk mungojnė edhe qortimet mbi shtrėmbėrimet historike shkruar nga disa studiues, qoftė pėr ngjarjet, zakonet kanunore tė njė pjese tė madhe tė gegnisė, si edhe disa figura tė shquara patriotike, kulturore tė lėna nė harresė. Autori, vė nė nėntitullin e librit, sentencėn e figurave tė larta, qė “nderuan rracėn shqiptare”, duke shtruar mė tej pyetjen retorike: “Kush e deshti dhe jo Shqipėrinė e shqiptarėt”, duke i dhėnė natyrshėm pėrgjigje nėpėrmjet fakteve historike, tė marra nga arkivi i pasur i popullit tonė. Ndėrsa pėr tė ardhmen, ai nėnvizon mesazhin pėr brezat qė do tė vijnė, duke kėrkuar qė tė shkruajnė tė vėrtetėn historike pa shtrėmbėrime, duke i dhėnė ēdo individi apo ngjarje historike vendin qė i takon nga koha e pėrjetuar.

Kėshtu nė kapitullin e parė, pėrshkruhen figurat e ndritura, qė deshtėn Arbėrinė dhe arbėrorėt. Tė tillė, trajton sipas vizionit tė hulumtuesit figurėn e madhe tė Heroit Nacional Gjergj Kastriotit, si mbrojtės i civilizimit, krishtėrimit arbėror e europian. Shohim se nė vepra nuk ruan njė linjė kronologjike tė shekujve nė vijim, por kalon nė shekujt e hershėm. Kėtu analizon Aleksandrin e Madh (Leka), qė jetoi nė epokėn pellazgjike, si pjesė pėrbėrėse e qytetėrimit botėror. Ndonėse Leka jetoi vetėm 33 vjet u shqua nė mesin e fytyrave tė ndritshme tė kohės dhe sundimit tė tij, duke pasur asokohe si mėsues filozofin e madh grek Aristotelin, nga ku mėsoi dora-dorės, se si tė dashurojė retorikėn, mjekėsinė, politikėn, metafizikėn, filozofinė, literaturėn dhe sikurse vlerėson studiuesi “Aleksandri i Madh kaliti moralin”.

Nė vijim shohim se me pak rreshta, por nė mėnyrė esenciale pėrshkruan jetėn dhe veprėn e rrymės sė re humanitare e kristiane qė dhuroi Nėnė Tereza e gjithė njerėzimit, e cila nė tė gjallė tė saj u njoh nga banorėt e planetit si Shenjtneshė, si njė rast i rrallė nė historinė e shenjtėnve tė krishtėrimit botėror.

Ilirėt dhe Justianiani i Madh, nė kohėn e Perandorisė Romake jepen sėbashku me shtatė perandorė tė Romės qė janė tė gjakut ta pastėr ilir, si: Aureliani, Probini, Diokleciani, Konstandini i Madh, Justianini dhe Justiniani i Madh, tė cilėt njėri pas tjetrit kanė bėrė karrierė tė suksesshme ushtarake. Pas tyre, jemi pėrsėri nė shekullin XX tė mbushur me ngarkesa e ngjarje tė rėndėsishme historike pėr popullin tonė. Kėtu njė vend e hapėsirė tė dukshme zė Shpallja e Pavarėsisė dhe liria nga nata e gjatė dhe e egėr qė pėrjetoi populli ynė nga barbarėt otomanė, kur mė sė fundi i nxitur apo me vetėdije plaku i menēur i Vlorės Ismail Bej Qemali ngriti mė 28 nėntor 1912 Flamurin e Gjergj Kastriotit.

Si bashkėkohės i dekadave nė vijim, autori ka trajtuar lėndėn historike tė kohės sė Mbretėrimit tė Natmadhnisė sė Tij Ahmet Zogu, i cili ka meritėn e padiskutueshme, se pėr herė tė parė shqiptarėt bėjnė shtetformimin sipas modelit europian (1928-1938). Mbreti, krijoi shtetin e parė modern shqiptar, duke i vėnė atij themelet e qėndrueshme tė njė shteti sovran tė pavarur dhe e njohur nga e gjithė bota. Autori jep edhe argumentet e tij, pėr vlerat pozitive qė sunduan nė kohėn e paharruar tė Mbretėrisė, ku mbi tė gjitha esencialisht pėrmblidhen nė kėto pika kryesore: organizimi i njė sistemi tė pėrsosur tė xhandarmarisqė me autoritet dhe efektive; krijoi nga themelet njė ushtri dhe administratė shtetėrore, sipas standarteve bashkėkohore perėndimore…

Nė kapitullin e dytė, trajtohen Ilirėt si pjesė e Perandorisė Romake, organizimi politik i tokave shqiptare dhe lulėzimin ekonomik qė njohu asokohe. Ai vjen natyrshėm nė shekujt e mėvonshėm me temen e invazioneve sllave nė territorin e Arbėrisė, tė shoqėruar me pasojat qė pėrfshinė popujt e lashtė nė gadishullin e vjetėr tė Ballkanit. Nė kreun e katėrt jepet periudha historike nga ilirėt tek arbėrit, si dhe ecurinė e pėrhapjes nė mėnyrė paqėsore dhe me vullnet tė lirė tė krishtėrimit ndėr shqiptarė dhe arbėreshėt nė Itali. E gjithė koha e pushtimit tė gjatė 5 shekullor nė Arbėri dhe degradimet qė erdhėn nga ky kolonizim i gjatė, qė e ktheu Arbėrinė nė njė lagje tė vjetėr tė Perandorisė sė Turqisė, shoqėrohet me pjesėt interesante: Gjergj Kastrioti; Aleanca me mbretin e Napolit, karakteri i Gjergjit dhe cilėsitė e tij si prijės ushtarak; Triumfi i fundit dhe vdekja e Kryetrimit. Nė vijim kemi shkrimin e kthimit tė vendit nė epokėn e Mesjetės, qė shoqėrohet me kumtesa histori ke: e para qė shtjellon pėrhapjen e islamizmit me dhunė nė territorin e Arbėrit dhe sė dyti dekadenca ekonomike dhe tė tjera qė solli pushtuesi barbar otoman.

Pjesa e dytė e librit, zė fill me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878 nė qytetin e mirėnjohur historik me tė njėjtin emėr, e cila shoqėrohet me ēėshtjen: Lidhja e Prizrenit dhe qeveria turke. Njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e kryengritjeve ēlirimtare kundėr Portės sė Lartė tė “pathyeshme” asokohe zė triumfi i Malėsisė, sikurse e ka pagėzuar Mali. Mė interes, mund tė lexohen pjesėt historike: Rilindja Nacionale; Poetėt e shkrimtarėt tė Rilindjes Nacionale dhe Letėrėsia e kontributi i arbėreshėve nė Itali. Studiuesi grish hap pas hapi aspektet e rėndėsishme dhe tė diskutueshme nė median marramendėse nė kohėn tonė nė lidhje me shekullin XX. Kėshtu trajton 28 nėntorin e vitit 1912, figurat e anashkaluara nė kohėn e rregjimit komunist, ku pėr ēudi mbi disa prej tyre ėshtė hedhur baltė dhe disa nuk janė pėrmend apo janė shtuar pėrsona qė nuk kanė tė bėjnė me ngjarjet historike, por kanė patur lidhje farefisnore me diktatorin.

Lėnda e parė burimore nė vepėr mbetet historia e Shpalljes sė Pavarėsisė; Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr dhe Kryengritja e Kosovės. Nė krerėt nė vijim jepet historia e mbretėrimit tė Princ Vidit; Lėvizjen esadiste dhe mbyllet me rebelet e Haxhi Qamilit, qė kėrkonin me mall rikthimin e nostalgjikėve pushtues tė Mesjetės sė errėt tė kohės sė “Baba Dovletit" (Turqisė). Shqipėria nė Konferencėn e Paqes; Komisioni ndėrnacional i kufijve dhe rregulli i tyre; Kongresi i Lushnjės (1920); Triumfi i Vlorės; Shqipėria nė Lidhjen e Nacionaliteteve; Fan Noli; Kryengritja e Qershorit; Fan Noli nė krye tė Qeverisė shqiptare; Republika shqiptare dhe Alesanca me Italinė, i lėnė vendin mė pas ngjarjeve me ngarkesė tė dendur politike, si: Mbreti Zogu I; Ekonomia e Administrata; Arsimi dhe Kultura (Lekat nė Shqipėri); 7 Prill 1939 dhe shfrytėzimi ekonomik.

Kohėn dhe ngjarjeve qė vijnė mė pas, sikurse janė sundimi fashist dhe komunist nė vendin e shqiponjave, pėr tė mbėrritur gradualisht nė atė qė mė tė drejtė autori Mali e quan katastrofa nacionale. Ai gjerėsisht flet pėr periudhėn mė tė zezė tė historisė nėn rregjimin ateisto-komunist tė diktatorit gjirokastrit nė harkun e viteve 28 nėntor 1944 deri mė 13 dhjetor 1990. Lidhjet e PK tė Shqipėrisė me PK tė Jugosllavisė, analizohen pėrmes temes: “Me Jugosllavinė e Titos dhe kundėr saj”, ku argumenton rrjedhimet negative qė patėn trojet shqiptare nga kjo lidhje proletare e robėri nacionale, mbasi hambari i ish-Jugosllavisė Kosova do t’i jepet si peshqesh Titos nga kryeantishqiptari. Autori shkruan, se Kosova u trathtu, duke shtuar mė tej argumentet, se kush fitoi dhe humbi prej Jugosllavisė sė Titos. Nė fletėt nė vijim lexojmė historinė e zezė tė vendit tonė, pėrmes temave: Shqipėria nė bllokun e Bashkimit Sovjetik; Kolektivizimi i bujqėsisė; Tregti nė Francė; Njė 50-vjeēar nė komunizėm; Luftė kundėr tė gjithė besimeve fetare; Agjitacion e propagandė; Hrushovi mik pėr jetė; me Kinėn e Mao Ce Dunit.

Ndoshta nga malli apo dashuria sublime pėr vendlindjen e legjendave tė trimėrisė, malet kreshike, qė ruajnė jehonėn e luftrave, fitoret dhe humbjet e bijve tė kastriotit, tė stėrnipave tė Dedė Gjon Lulit, hulumtuesi, njė vend tė dukshėm i ka dhėnė kapitullit tė dymbėdhjetė. Ai hapet me Kanunin e Lekė Dukagjinit, tė cilėn sikurse thotė edhe nė parathėnie, e ka studiuar qysh herėt me shumė kujdes prejardhjen dhe ndarjen e fiseve, duke dhėnė pas shumė viteve kėndvėshtrimin e tij. Tė tilla janė ēėshtjet, qė kanė tė bėjnė me Lekėt e Maleve tė Mėdha-Malėsia e Madhe; Malet e Mėdha (Lėkėt e Malėsisė sė Madhe); Mali i Hotit dhe Bajraku i Trieshit; Shkodra etnografike; Pashalleku i Bushatlinjve tė Shkodrės; Mali Grudės dhe Bajraku i Kojės; Kryengritja e armatosur e Malėsisė sė Madhe; Pasojat e ardhura mbas Kryengritjes; Mali i Kelmendit; Mali i Kastratit; Mali i Shkrelit; Vojvodlleku i Dedajve tė Shkrelit. Libri shoqėrohet edhe me fotografi origjinale, njė pjesė e mirė prej tyre botohen pėr herė tė parė.

Libri: “Ngjarje historike dhe figura tė shquara shqiptare”, me autor studiuesin Marash Malin, ėshtė mundėsuar pėr botim nė saj tė kontributit bujar tė zotėrinjve bashkėatdhetar shqiptaro-amerikan, si: I. Gjeloshaj, Gj. Turmalaj, R. Rrethatoku, V. M. Shkreli, Ll. L. Grishaj, A. D. Grishaj, Gj. N. Preka, Ar. Ivanaj, A. Marku, D. Gjoka, P. Durgaj, Leonard Lumaj, P. Gjoni. Redaktimi ėshtė bėrė nga poeti e publicisti Pjetėr Jaku, qė ėshtė njėkohsisht edhe drejtor i Shtėpisė Botuerse “KUVENDI” nė Detroit (Michigan) e Lezhė (Shqipėri). Vepra ėshtė shtypur nė Shtypshkronjen “GEER” nė Tiranė nė vitin 2003 dhe ka 377 faqe.

Pak fjalė pėr autorin Marash Mali
Studiuesi 83-vjeēar, u lind mė 1921 nė Dedaj tė Shkrelit nė Malėsi tė Madhe. Ai vjen nga njė familje e njohur “vojvodė” dhe mjaft e pėrmendur pėr burra tė urtė dhe atdhetarė, shkruan ndėr tė tjera nė biografinė e autorit prof. dr. Hasan Lekaj, pedagog i Letėrsisė nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr. Babai i Marashit, Kola, ishte njeri ndėr krerėt e grupuar me ata tė qytetit, siē ishin asokohe patriotėt Rexhep Shala, Sulēo Beg Bushati, Dan Hasani, Vas Kiri etj., nė pėrpjekje pėr organizimin territoriale tė krahinave nė rrezik nga synimet malaziase. Si opozitar, qė ishte gjatė trazirave u vra nė vitin 1923. Marashi, shkollimin fillor dhe tė mesmen i bėri nė qytetin e Shkodrės, sepse si jetim i ishte dhėnė njė bursė pėr nė Jetimoren e konviktit “Malet tona”. Ndėrkohė shkon nė Itali dhe kryen njė shkollė specializimi nė degėn e Pyjeve. Nė prag tė kapitullimit nė nazifashizmit nė Shqipėri, bashkohet me katėr oficerė madhorė tė Malėsisė sė Madhe, nė organizatėn e quajtur “Besėlidhja e Malėsisė sė Madhe”, e me vullnetarėt e kėsaj treve kishte pėr qėllim mbrojtjen e krahinės, pa u pėrfshirė nė asnjė grupim politik.

Mbas kėsaj e nė vijim tė Besėlidhjes, kur u krijua pėr tė njėjtin qėllim “Batalioni Shkreli” me komandant major Gjon Gazullin, Marashi ishte kapiten i klasit tė parė nė kėtė batalion. Mbas ardhjes sė komunizmit nė Shqipni, ky bashkė me Llesh Marashin etj., ka qenė njeri nga nismėtarėt e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, kundėr komunizmit, qė i solli atij edhe burgimin politik. Mbas pak kohe, me anė tė njė amnistie del nė liri dhe nė kėtė rast punėsohet si specialist pranė Byrosė sė projekteve Shkencore Pyjore nė Ministrinė e Bujqėsisė, ku falė aftėsive si specialist ishte ndėr tė parėt, si kontribues i rivelimit shkencor tė disa ekonomive pyjore shqiptare, duke krijuar kubaturat e para shqiptare dhe eliminimin e atyre italiane e bullgare, qė deri nė atė kohė punohej me to. Krahas kėsaj pune, ėshtė marrė me shkrime nė revisten “Ylli” e nė gazetėn “Bashkimi” gjithmonė pėr probleme ekonomike dhe pėr pyjet. Eshtė shumė i dhėnė pas letėrsisė, historisė dhe hulumtues i aftė e me pasion i zakoneve kanunore. Vepra e tij e parė, drama historike “Gjaku i falur”, ndonėse ėshtė shkruar nė vitin 1958 dhe vlerėsuar nga autorėt mė nė zė asokohe, nuk u bė e njohur pėr shkak tė motiveve politike. Marashi jeton nė ShBA dhe pavarėsisht nga mosha e thyer, lexon dhe shkruan si pėrpara nė gjuhėn e bukur shqipe dhe pėr kulturėn e saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara