HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Unė jam vėrtetė Petraq Minari, shqiptar i kulluar

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Erudisti Konica dhe letrari Noli, sipas kujtimeve origjinale tė korēarit 104 vjeēar Peter Minnar

Ja qė ndodh edhe kėshtu...

Kohėt e fundit kam parė njė libėr voluminoz, tė botuar nė New York, e cila pėr informacionin e pasur dhe shumė foto origjinale tė panjohura mė parė ėshtė e mirėseardhur nė komunitetin amerikano-shqiptarė. Ēdo libėr i shkruar mirė ose keq, ka vlerėn e vet dhe autori mbetet i nderuar, mbasi nė vorbullėn e jetės plot konkurencė e mbijetese nė ShBA, ka sakrifikuar kohėn e ēmuar, pėr t'i ofruar lexuesit njė informacion divulgues informativ e pėrshkrues. Kjo nuk do tė thotė, se pėr pėrmbajtjen e librit tė ndaj tė njėjtat mendime, mbasi servilizimin nuk e pėlqen asnjė jetėshkrimor ose historian.

Jo titulli tėrheqes me efekt komercial, por pėrmbatja e njė pune joshkencore e historike tė mirėfilltė (publicistikė), ka berė qė libri mė shumė t'u mbes nė dorė shqiptarėve, se sa ta kėrkojnė pėr ta pasur nė blibliotekė. Dhe pse? Diferencimi i figurave kryesore tė diasporės, ėshtė bėrė me ose papėlqimin krahinor, politik, kulturor, arsimor, etj., sesa i nisur nga misioni profesional nė pasqyrimin me realizėm, tė kontributin e madh ose tė vogėl tė tyre. Po marr njė shembull. Nė njė libėr jetėshkrimor pėr shqiptarėt e Amerikės mungon jeta e njė ndėr profesorėt mė tė shquar tė komunitetit amerikano-shqiptarė e qarqet e perzgjedhura intelektuale universitare amerikane sikurse ishte e mbeti PROF. ARSHI PIPA. Gjithsesi tė shkruash pėr prof. Pipen (“Professor Emeritum”, titull i dhėnė nga Universiteti Minnessota), duhet tė kesh njė njohje tė gjėrė, te thellė dhe pėr me tepėr aftėsi te madhe interpretative tė mendimeve e studimeve me vlera, qė nė formė relike ia la amanet qytetit tė lindjes.

Unė kam pasur fatin e nderin qė tė jem i pranishėm kur nė Shkodėr mbėrritėn 45 kuti me libra dhe doreshkrime, qė profesori Pipa i la qytetit te vet dhe si nderim vendlindja kishte disa vite qė i kishte ngritur nė bronx dy portrete: tė martirit Av. Mysafer Pipa e prof. Arshi Pipės, nė Muzeun Historik te Qytetit...

Kėshtu mund te them edhe pėr tė tjerėt, qė s’kanė punuar ndonjėherė nė brumatriēe... Unė kam marrė pėr analizė njė shqiptar nga qyteti i mirėnjohur i serenatave (Korēa), tė patrajtuar nė librin e pėrmendur mė lart, qė sikurse thotė edhe njė botues i njė gazete nė New York, aty nuk janė pėrfshirė tė gjithė shqiptarėt. Shpesh ndodh, qė titulli i bujshėm i njė libri nuk e justifikon permbajtjen, suksesin e se cilės po e jep lexuesi amerikano-shqiptar.

Mė ka qėlluar, qė kėtė libėr ma la nė dorė njė bisnesmen, qė pėr etikė nuk kėrkon ti pėrmendet emri. A mund tė quhet shkencor, njė libėr qė ka shpieguesin e emrave, ku nuk ka asnjė literaturė referuese apo hulumtuese nė arkivat private apo shtetėrore nė ShBA... Nė libėr mungon diversiteti i mendimeve teza dhe hipoteza, ballafaqimi me faktet e argumente tė diskutueshme pėr njė figurė me ose paemėr. Monotonia e pėrshkrimit tė njerėzve dhe vetėlavdėrimi i intervistuesve tė improvizuar, ėshtė shoqėruesja kryesore nė disa faqe tė saj. Risitė janė dhėnė tė prera me thikė, se kėshtu ėshtė dhe nuk ka ndryshe. Si nuk u gjet njė dėshmi autentike nė asnjė librari, arkiv shtetėror ose bibliotekė private, si fjala vjen, njė certifikatė e lindjes ose tė rregjistrimit tė njė shqiptari (nė shtetin e Luizianės), qė para 150 viteve paska ardhur nė ShBA dhe ėshtė vendosur nė shtetin e Luizianes, ku “mendohet” se ėshtė “vendosur” edhe komuniteti mė i madh shqiptar, tė pakonstatuar edhe nga shtypi amerikan. Mos kemi tė bėjmė edhe nė kėtė rast me “gjakun e shprishur”, sikurse thonė shpesh arbėreshėt e Italisė!?

Nė libėr mungon analiza e vendosjeve tė emigrantėve nė grupe ose veēmas dhe dėshira ose prirja e emigrantėve pėr t’u marrė mė shumė me bisnesin se sa me shkollimin apo prirjet pėr t’u integruar si lider shoqėror ose politik (karrirė profesionale), dukuri kjo shumė e pėrhapur nė trojet etnike shqiptare. A nuk e tregon kėtė ekzistenca e 24 perandorėve me origjinė ilirė nė periudhėn e Perandorisė Romake (Romė e Konstandinopojė) apo drejtimi e shėrbimi me besnikėri nė Perandorin Otomane tė 45 kryeministrave me origjinė arbėr apo shqiptar. A do tė ishte mė mė interes pėr lexuesit, qė tė kishin lexuar njė panoramė ose analizė pėr suksesin e fėmijėve, nipave e mbesave tė emigrantėve tė parė, gjurmėt e tyre dje dhe sot dhe kontributi nė jetėn amerikane, sesa ēfarė tė ardhurash ka njė bisnesmen nga bisnesi i vogėl, si: pizzamen, doorman, porter, fotostudio etj. Kush nuk do tė kishte dėshirė tė lexonte ecurinė e integrimit tė shpejtė me sukses pavetėmburrje nė universitetet amerikane tė emigrantėve rinj, qė janė shumė mė lart shkollarisht se parardhėsit bashkėatdhetare tė ardhur nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, sesa pėr tė asimiluarit “shqiptar”, qė nuk din as shkrim as kėndim shqip. Sa shumė interes do tė zgjonte njė shkrim brenda njė libri me njė temėanalizė: pse komunizmi nė Shqipėri e kishte jetėn mė tė gjatė se nė ish-vendet e kampit socialist, njė pjesė e komunitetetėve tė tė cilėve jeton nė Amerikė, qė kanė bėrė shumė pėr vėllezėrit e tyre tė shtypur nga diktatura e proletariatit. Sa kanė ndikuar bisnesmenėt e suksesshėm shqiptarė dhe cili ishte kontributi konkret pėr rrėzimin e komunizmit nė Shqipėri? Si shpiegohet qė disa organizata “atdhetare” nė ShBA kanė mbijetuar nga fondet e prehri i qeverisė komuniste e “demostronin” me flamurin me ylli!? Ende nuk kemi lexuar nė shtyp ose nga librat e botuar kohėt e fundit njė shkrim tė studiuar me argumente, sa nga shoqatat politike, kulturore apo insitucionet e komuniteteve fetare, (bektashi, islame, orthodokse, katolike, protestane etj.) nė New York, Boston, Detroit, Florida etj., mbi projektet e tyre, nė ndihm tė emigrantėve tė rinj ekonomik nga trojet etnike shqiptarė, qė historikisht i kanė mbajtur e mbajnė financiarisht nė mbijetesėn e tyre? Pse jemi kaq mbrapa nė organizimin e mirėkuptimin pėr bashkėpunim midis njeri-tjetrit pėr tė ecur pėrkrah komuniteteve shembull, si: izraelitėt, gjermanėt, irlandezėt, indianėt, italianėt, francezėt, polakėt, spanjollėt, rusėt, grekėt (shtetet latine), kinezėt, afrikanėt, aziatikėt etj.? Pse dhe ē’kuptim ka gjallimi i partive e shoqatave politike (mikroskopike) me emėr e paemėr nė ShBA, kur elektorati ėshtė joshqiptar dhe a do tė ishte mirė qė enėrgjitė e tyre pėr karrierė politike t’i kanalizonin nė vendlindje? Gjatė bisedave tė lira shpesh pyesim njeri tjetrin: Cili ėshtė kontributi konkret i bisnesmenėve bashkėatdhetarė pėr mbėshtetjen e intelektualėve nė shkollim, gjuhėn angleze e shkolla shqipe pėr fėmijėt e tyre tė lindur nė Amerikė, specializimin e tė rinjve tė talentuar, sponsorizime librash, promovime galerish artesh etj., mbasi shpesh i shohim mė faqet e para tė gazetave, revistave e TV e tyre me ose pameritė? Fjalėt e veprat duhet tė jetė bashkėudhėtare dhe jolajkatare, domethėnien e tė cilave shqiptarėt e dinė mė mirė se askush tjetėr. E sa pyetje mund tė rreshtonte kushdo qe jeton e punon nė komunitetin amerikano-shqiptar...

Askush nuk di nė bazė tė pėrfundimit me saktėsi tė hulumtimeve, a ka pasur pėrndjekje ndaj bashkėatdhetarėve pararendės nė ShBA, pėr shkak tė nacionit, fėsė dhe kontinentitit nga vjen, sikurse ka ndodhur me komunitetet e tjera, zezakėt e Afrikės, italianėt, kinezėt, spanjollėt etj., pas periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore etj. Edhe sikur tė marrim rezultanten e fundit nga familjet e emigrantėve para 150 deri nė vitin 2004 nuk ka pėr fat tė keq asnjė shqiptar, qė ka arrritur tė integrohet nė nivelet e larta tė shoqėrisė amerikane, duke pėrfaqėsuar komunitetin ku jeton e punon si kongresist ose senator, major, guvernant etj., por kanė preferuar tė mbesin nė angazhimin e shoqatave e partive shqiptare si kryetar ose antar tė tyre.

Duke lexuar disa librave tė shkruar nga paraardhėsit emigrantė ose qė njihen si hulumtues tė jetės sė emigrantėve shqiptarė, te krijohet pershtypja, se shqiptarėt paskan pasur suksese e asnjėhere probleme e vėshtirėsi ne jetė e punė. Nuk ka asnjė analizė apo shembull, pse disa shqiptarė kanė pėrfunduar nė burgje dje dhe sot dhe fati i tyre pas kryerjes sė dėnimit. A kanė qenė shqiptarėt tė pėrfshirė nė organizatat ose grupe jolegjitime, qė me shumicė kanė vepruar nė ShBA gjatė viteve tė para tė shek. XX dhe pas periudhės sė Luftės II Botėrore deri nė ditėt tona. A ka pasur prej tyre qė kanė bashkėpunuar me rregjimin e Enver Hoxhės dhe dėmi qė i sollėn popullit nė vuajtje? Po tė shikosh nė bibliotekat e Manhattan-it mikrofilmat e arkivave tė gazetave tė pėrditshme amerikane, ka shumė raste kur nė faqet e gazetave ka arrestime tė shqiptarėve… Prirja pėr tė pasqyruar tė zezėn si tė bardhė e anasjelltas, veēse e demton ēdo autor, qė shkruan biografinė e njė njeriu tė preferuar ose tė panjohur. Tė rrallė janė librat biografik tė shkruar nė shekullin XX nga emigrantė shqiptarė. E kundėrta po ndodh tani me botimet e dorėshkrimeve biografike... Analiza e tyre ėshtė nė formėn e lėvdatave, ku subjektiviteti i librit dhe shkrimeve rreth memoareve mbartin doza tė larta subjektiviteti…

Epilogu qė mund tė "prishė" statukuonė e historisė

Para disa kohėve, miku im Viktor Martini (Boston) mė dėrgoi ekzemplarė nga koleksioni i gazetės "Illyria", “Dielli” etj., ndėr vite. Gjatė bisedave tė herėpashershme pėr jetėn e amerikano-shqiptarėve, ai me pasion fliste pėr dėshmit e emigrantit 104 vjeēar Peter Minnar, njė korēar qė nė moshėn 20 vjeē kishte ardhuar nė ShBA.

Si njė ndėr figurat mė tė spikatura tė diasporės, Minnar-i ėshtė njėkohėsisht njohės i figurave, qė bėnė shumė pėr diasporėn, mėmėdheun e kulturėn. Ai njeh shumė mirė kolosin brilant Faik Konica, njohėsin e 16 gjuhėve tė huaja, njeriun e anatemuar gjatė diktaturės, sikurse letrarin e njohur Fan Nolin, me tė cilėt ka qendruar nga afėr.

Nė botė ėshtė bėrė modė gėrmimi i historisė e personaliteteve qė e bėnė atė. Eshtė normale e nė funksion tė ecjes pėrpara, debati i lirė dhe diversiteti i mendimeve si njė kulturė e re, qė pėr gjysėm shekulli ka munguar mes nesh.

Nė fillim tė shek. XXI preokupimi i historisė ėshtė i veēantė. Shpesh historia ėshtė kontrolluar e fshehur shqiptarėve ēka vijon, sa qė kushdo qė mund tė sjellė nė argument tė ndryshėm vihen nė shigjetat e sulmeve, qė vijnė nga ata qė e shkruan siē deshėn atė. Nė fushatėn e fshehjes e falsifikimit sistematik e ka pėsuar pjesa mė e mirė, ngjarje e situatė, personalitete e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan t'i zbulojnė e jetojnė intensivisht.

Shqiptarėve historia u ėshtė fshehur, servirur e kontrolluar nė mėnyrė tė egėr, pėr arsye ideologjike nė tė njėjtėn kohė. Diktatura e proletariatit, lufta e klasave e koncepti i prolekulturės ishin instrumente dhe mbulesė e mjaftueshme pėr tė bėrė krime ndaj njerėzve (nė tė gjallė tė tyre e kur mbyllnin sytė), asgjėsohen dokumente, falcifikohen epoka e ngjarje, jeta e aktiviteti nė diasporė, likuidohen personalitete e momente tė historisė e kulturės. Atdhetarizmi ishte shndėrruar nė fraza e etikė, qė nuk thoshte asgjė e rėndom me etiketė stoliseshin ngjarje e situata, procese e personalitete, tė cilat historia sot po i harron shpejt ose po i mallkon rėnd.

Procesi i vlerėsimit e rivlerėsimit tė histories, i njohjes e rinjohjes sė ngjarjeve e personaliteteve historike e kulturore ėshtė i gjatė, vėshtirė dhe asnjėherė nė mėnyrė absolute: se kėshtu ėshtė e jo ndryshe. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurmė a retorikė stilistikore, por si punė e moral shkencor.

Historia e amerikano-shqiptarit Peter Minnar?

Duke shfletuar me kujdes librin e Peter Minnar-it me titull: "Pėr Shqipėrinė", ēdo njeri krijon njė ide tė kjart mbi personalitetin atdhetar, baletmaestron, aktivistin e ēėshtjes nacionale, bashkohėsin e Konicės, Nolit, Ēekrezit, Dakos etj. Dhimitėr Panajoti nga Bostoni, nė vitin 1997 shkruan: "Mosha, gjallėria dhe veēanėrisht kujtesa e fortė e kėtij bashkatdhetari, tė habisin tek dėgjon pėr takimet apo letėrkėmbimet e tij me presidentėt e ShBA-sė, si: Nixon, Bush, Clinton si dhe me senatorė, kongresmenė etj. Pėr tė ruajtur vėrtetėsinė e shkrimeve, preferova t'i fotokopjoj ato."
Ky ėshtė Peter Minnar, shqiptari me banim nė Boston, tė cilit pėr dekada tė tėra iu privua dėshira pėr tė vizituar vendin e tij. Arsyeja si zakonisht: Antikomunist. Ai i tillė ishte vėrtetė. Dhe mjaftonte vetėm ky shkak, pėr ta ndarė nga gjiri i fisit tė vet nė Korēė. Nė moshėn 20 vjeēare nis njė aventurė, pėr tė shkuar si kurbetli nė vendin e Bekuar tė ShBA – sė, duke lėnė vendlindjen e dashur, kundra dėshirės sė nėnės. Ishte i ri plot energji e ėndrra qė i vlonin nė gji. Asokohe, nuk kishte aq shumė dijeni pėr Amerikėn. Midis shumė problemeve tė tjera Peter-i kishte pėrvetėsimin e gjuhės angleze, pa tė cilėn ishte e pamundur qė tė bėnte hapa pėrpara. Ai duhej tė mėsonte patjetėr atė. Ai kujton: "Nė fillim nuk e dija se emri im Mina shkrujen krejt ndryshe. Mė pas e mora vesht se e shkruanin Mainas. Kjo nuk mė pėlqeu edhe forma Minas, qė nuk tregonte origjinė shqiptare, por greke. Jo, jo thashė me vet, nuk jam i tillė. Ja kėshtu, duke u njohur me gjuhėn angleze, e mėsova se mbiemri im qė tė drejtshqiptohet duhej tė shkruhej Minnar. Edhe ermi m'u shndėrrua nė Peter, por unė jam nė tė vėrtetė Petraq Minnari, shqiptar i kulluar." Edhe pse nė Amerikė, mendonte pėr Shqipėrinė, e thėnė ndryshe zemra i rrihte pėr Atdheun. Menjėherė nisi punėn si punėtor fabrike. Mė vonė hyri nė njė shkollė, ndėrsa nė vitet 1923-1929 punon si aktor nė njė teatėr amerikan. U muar shumė me baletin klasik. Ai e kuptoi, se baleti, ishte thjeshtė njė art qė nuk i siguronte tė ardhura financiare, mbasi asokohe nisi tė duket nė ekranet prej bezeje kinemaja, e cila menjėherė do tė bėnte qė tė falimentonte arti i baletet. Kėshtu emigranti iu fut udhės sė vėshtirė, por tė bukur tė tregėtisė, zanat tė preferuar nga shqiptarėt qė zbrisnin nė "Tokėn e premtuar". Nė vitin 1929 shkon nė Korēė, me mallin e zhuritur pėr mėmėdheun, familjen e fisin. Nė ditėt qė qėndron nė vendlindje njihet me njė vajzė nga qyteti. Ai vendos tė martohet me vajzėn e Koli Asllanit. Ai kujton detajin e para 74 vjetėve, kur ka shtypur ftesat e dasmės, tė shpėrndarė miqve e shokėve. Ende sot funksionojnė disa pjesė tė mbetura tė shtypshkronjės me emrin e korēarit "Dhori Kotit", qė i pėrkasin shekullit XIX. Kjo ėshtė Shqipėria e "kapitalizmit" qė Minnar-i e krahason me vitin 1927, kur hypnin e zbrisnin qeveritė pa bėrė asgjė pėr popullin. Me keqardhjen e thellė qė ka pėr vendlindjen, ka shkruar nė mediat amerikane.

Ai ėshtė krenar, qė ka shėrbyer si i pari Kryetar i Shoqėrisė Letrare Shqiptaro-Amerikane me qendėr nė Boston nė bashkėpunim me Departamentin Amerikan tė Shtetit kundėr komunizmit internacional dhe instalimit tė degės barbare nė Shqipėri. Kėtė gjė e vėrteton mė mirė sidomos mbrojtja, punėsimi dhe vlerėsimi i 1615 antikomunistėve shqiptarė tė arratisur nga rregjimi i Tiranės mė 1952-1954. Pėrmes shkrimeve publicistike, denoncoi vijueshmėrisht gjendjen e rėndė nėn thundrėn e hekurt tė shtypjes sė tė gjithė lirive themelore tė njeriut. Shkrimet e tij mbetėn njė dokumentacion i gjallė kundėr shtrembėrimeve qė i janė bėrė historisė. Ai ka rezervuar tė drejtėn e viteve qė mban mbi supe duke thenė: "…historia e Shqipėrisė do tė rishkruhet nga djalėria shqiptare."

Ai ka pasur njė njohje shumė tė mirė pėr kollosin e mendimit shqiptar, siē i pėlqen shpesh ta quaj tė madhin Faik Konica. Kur Konica ishte Kryetar i Federatės Panshqiptare "VATRA" (themeluar mė 1912) nė Boston, baletmaestro ishte Kryetar i degės sė Federatės Panshqiptare "Vatra" pėr qytetet Natick Massachusets. Nuk ėshtė e lehtė tė ndėrmarrėsh inisiativėn tė flasėsh pėr F. Konicėn thotė shpesh Peter, por "…nuk ėshtė njė ndėrmarrje e lehtė dhe nuk mund ta bėjė kushdo. Pėr t'ua bėrė mė tė qartė kėtė gjė, mund t'ju them vetėm kaq, se brenda atij kostumi kombėtar, qė vishte me dėshirė Faik Konica, ishin tė fshehura shkollat dhe universitetet mė tė dėgjuara tė botės. Ja ky ėshtė Konica, krenaria e mendimit tė kombit shqiptar, i lėnė nė harresė me qėllim nga regjimi i kaluar komunist pėr tė mos u bėrė i njohur as nga vetė shqiptarėt".

Duke shėtitur nėpėr Arkiva tė rėndėsishme qė i disponojnė vetė shoqatat e hershme shqiptare, shteti amerikan dhe kujtimet me pėrvojėn e njerėzve qė e jetuan historinė Minnar, ėshtė ndalur nė nevojėn e rishkrimit tė historisė, tė figurave qė e bėnė njė pjesė tė saj, mbasi padrejtėsitė, shtrembėrimet sipas interesave komuniste e vijuesve tė bindur tė saj nuk mund tė pranohen qė tė zėnė vend nė histori.

Minnar ėshtė njėkohėsisht mik i Antoni Athanas. Tė dy miq tė ngushtė, ndonėse me mendime tė ndryshme mbi ēėshtjen "Noli" si klerik dhe politikan. Ai ėshtė 10 vjet mė i madh nė moshė se bisnesmeni i restoranteve A. Athanas, megjithatė ka rezerva pėr figurėn e Nolit, tė cilin e vlerėson nė fushėn e letrave si pėrkthyes dhe letrar nuk mund tė mohohet, ēka nuk do tė thotė kurrsesi qė tė mitizohet e tė mos lejohet asnjė shkrim kundėr tij. Shkrimet e lėvdatat pa analizė kritike ka bėrė qė nė Shqipėri tė mos ketė objektivitet ose e thėnė ndryshe shterpėsia e krijuar nė kohėn e diktaturės ka sjellė pėr pasojė fenomenin e mitizimit ose monopolin e njė ose tė dy studiuesve e shkrimtarėve qė flasin e shkruajnė pėr njė figurė.
Edhe atdhetari Minnar nuk ėshtė lėnė nė heshtje, kur ka pasur mendime tė kundėrta ose tė diskutueshme pėr bashkėkohėsin Fan Nolin. Kundėr Peter-it ėshtė hedhur me fanatizėm prof. Nasho Jorgaqi e prof. Viron Koka. I pari, ka shkruar njė "pamflet" nė fletushkėn "ZP" dhe i dyti nė njė tribunė demokratike si "RD", por qė nė vetvete tė dy vijnė nga indoktrinimi dhe shėrbimi qė i kanė bėrė komunizmit. Ndėrsa i pari, qėndron nė pozitate e njė socialisti (konvertuar) tė thekur, i dyti i konvertuar nė demokrat ēoroditi edhe atė pjesė tė rinisė shqiptare, qė pret realizėm dhe freski nė analizėn e figurave tė nacionit. A mund tė fyhet Docenti dhe Kryetari i Federatės Panshqiptare pėr qytetet Natick Massachusets qė nga viti 1923, Peter Minnar president i "Of Albanian American Literary Society" nė vitet 1954, njė studiues i Nolit dhe njohės i fotografive tė bashkohėsve tė tij!?

Si ka mundėsi qė z. Nasho Jorgaqi, i ftuar disa herė nė ShBA ndoshta pėr "inerci" tė sė kaluarės tė mos njohė atdhetarin e "Vatrės" Peter Minnar, qė sikurse shkruan njė publicist nė shkrimin "Historia shkruhet vetėm me dialog" (Shih: Peter Minnar "Pėr Shqipėrinė", Boston, USA, 1995), "ėshtė padyshim njė ndėr kolonat mė tė fuqishme nė diasporėn shqiptare nė ShBA. Me vlerė do tė ishte njė bisedė dyshe pėrballė ekranit tė televizionit pėr tė njohur realisht "pėrēartjen" e moshės apo tė fakteve, gjė tė cilėn z. Minnar e pranon me kėnaqėsi pasi e ka planifikuar qė sėbashku me fakte tė pakontestueshme tė vijė nė Shqipėri pėr tė tretėn herė nė verė tė vitit 1994".

Toleranca dhe kultura e thellė e Dr. Minnar pėr historinė

Duke u futur nė brendėsi tė librit tė autorit Minnar, tė shoqėruar me letra, shkrime publicistike me prėmbajtje atdhetare pėr figurat qėndrore tė diasporės, argumentet pse duhet rrėzuar dhe shkatėrruar komunizmi nė Shqipėri, qė populli i tij tė jetojė i lirė nė demokraci sikurse shumė shtete tė tjera tė pėrparuara, mė tėrhoqi vėmendjen edhe njė shkrim origjinal, tė cilėn mendoj ta dėrgoi tė plotė pėr botim, nė revistėn amerikano-shqiptare “KUVENDI”, qė botohet nė Detroit (Michigan), mbasi mund tė zgjojė interes pėr lexuesit shqiptar dhe studiuesit qė gjėrat e ngjarjet ti shikojė me logjikėn e argumenteve.

Ai i shkruan Z. Viron Kokės dhe Z. Nasho Jorgaqit:
"Pėrpjekja pėr tė nxjerrė figurėn e F. Nolit tė pėrsosur nė pesė veprat e tij me tė njėjtin titull, tė bėn pėrshtypje, se sot nė botė nuk mund tė ketė njeri pa tė meta ose me kufizime nė disa aftėsi personale. Kjo praktikė, pa kompjutera e dallonte Shqipėrinė komuniste, qė tė krijonte biblioteka e dosje tė biografive dhe karakteristikave tė tė gjithė pjesėtarėve tė tė gjithė shqiptarėve brenda dhe veēanėrisht pėr ata qė jetonin jashtė Atdheut. Kėto dosje kishin ngjyra tė ndryshme ose, ngjyroseshin sipas kėrkesave tė politikės sė etikės shqiptare dhe tė komunizmės sė kulluar.
Kjo gjė ka prekur sado pak edhe disa studiues tė historisė qė e monopolizojnė Fan Nolin, kurse tė tjerėt, shokė e tij dhe bashkėkohėsit i harrojnė ose bėjnė sikur e harrojnė me qėllim. Megjithatė, nė moshėn 95 vjeēare mėsova, se mund tė shkosh nė parajsė.
Zoti mė ndihmoftė, qė historianėt e rinj tė mė marrin me sy tė mirė pas debatit tim tė fundit me zotėritė V. Koka dhe N. Jorgaqipėr kėto qė po jua them mė poshtė:
Nė pėrgjigjen e artikujve tuaj pėrkatėsisht nė "Zėri i Popullit" me 10 shtator 1993 dhe nė "Rilindja Demokratike" mė 19 shtator 1993, po ju theksoj, se Fan Nolin e kam ēmuar si njeri me kulturė tė gjerė, duke veēuar zgjuarsinė, mendjemprehtėsinė, shkathtėsinė, pėrkthyes dhe poet i shkėlqyer, por mė shumė oratorinė. Pėrsėri theksoj se e nėnēmoj pėr mikpritjen, shpirtligėsinė, si klerik tė dėshtuar, egoizmin pėr shqiptarėt e ditur tė kohės sė tij, si pro - komunist dhe politikan pa vlerė.

Pėr kėto po paraqes disa tė vėrteta tė grupuara dhe do tė mėnjanoj mendimet e mia, tė cilat do t'i shpreh mė vonė:
Sė pari, Noli si pro - komunist dhe politikan i dėshtuar. Bazohem nė "Fan Stilian Noli - Album 2", prej Qerim Panaritit, faqe 75 ku thuhet: "Nė fillim tė Dhjetorit, 1924, njė mision Sovjetik nėn kryesinė e N. Krakovietski arriu nė Durrės ...Noli njė me njė thirri mbledhjen e Kabinetit. Shumica e shokėve tė Kabinetit shprehėn mejtimin qė misioni Sovjetik tė mos pranohet nė Tiranė (se nė Shqipėri kishte hyrė?!). Noli nguli kėmbė", qė kjo s'ėshtė mėnyrė fisnike nga pikėpamja diplomatike, qė tė pėshtyjmė nė surrat njė mision diplomatik tė njė shteti tė madh si Rusia".

Dhe mė pas lexojmė nė librin "Fan S. Noli "Rron or rron dhe nuk vdes Shqiptari", mbledhur nga Pirro Tako, faqe 33:
"Vitet e emigracionit i hapėn sytė Nolit nė shumė drejtime dhe e bėnė atė mė tė vetėdijshėm nė luftėn e tij. Nė kėtė transformimi ideor ndikuan disa faktorė. Siē ishin takimet me udhėheqėsit revolucionarė tė popujve tė ndryshėm, njohja me shtypin komunist, vizita nė Bashkimin Sovjetik mė 1927, pjesmarrja nė Kongres... Kėto pikėpamje gjetėn mishėrimin e tyre edhe nė Deklaratėn e Komitetit tė Ēlirimit Nacional, tė shkruar nga vetė Noli (e cila u botua nė "Liria Kombėtare", me 11 maj 1927." Gjithashtu, po lexoj thirrjen drejtuar popullit shqiptar nė emėr tė K. Ē. Nacional nga Kryetari i saj Noli, botuar nė "Liria Kombėtare", me 11 shtator 1928, ku mund tė dallosh lehtė fjalorin komunist:

"Shqiptarė! Koha e gjakpirėsve imperialistė ka pėr shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutėve feudalė. Punėtorėt dhe katundarėt revolucionarė anė e mbanė botės po gatiten e po hidhen me sulmin final kundėr tiranėve tė tyre shekullorė, qė t'i korrim me drapėrin e t'i shtypim me ēekanin qė t'i shuajnė njė herė e mirė nga faqja e dheut”.
Vienė, 3 shtator 1928,

Pėr "Komitetin e Ēlirimit Nacional" Fan Noli

Tronditėse ėshtė "Letra e hapur" e profesorit shkodran, Mėhill Marku botuar nė gazetėn "The Albanian - American", tetor 1956, faqe 4 e shkruar shqip me titull: "Mirėsisė sė Tij, Fan S. Noli" (pra, kur Noli ishte gjallė) ku thuhet:
"Nuk u besova syve tė mij, kur pashė telegramet qė Hirėsia e juaj i ka ēue herėpasherė qeverisė sė kasapėvet tė Tiranės. Nė kėtė telegram hirėsia Juaj jo vetėm qė aprovojnė ēka bajnė ata qė kanė deklarue kjartėsisht se nuk besojnė nė Zotin dhe kanė fut nė burg e vra tė tjerėt... Ju i keni paraqitė komunistat e Tiranės nė sytė e botės si njerėz tė denjė me e qeverisė popullin shqiptar… Njė ditė keni me takue Skanderbegun, po ju thom se ka me qenė shumė i idhnuem. Shpresoj se nuk i ka ra nė dorė kopja e "Djellit" nė tė krahasohet Enver Hoxha me tė".

"Pėr kėtė dėshmojnė shumė njerėz dhe artikuj gazete tė asaj kohe, ku Fan Noli nė Kishė, bankete dhe piknikė krahasonte Enver Hoxhėn me Shėn Gjergjin dhe Skėnderbeun legjendar”.
Por mė domethėnės ėshtė libri: "Albumi Dyzet Vjeēar nė Amerikė 1906 - 1946", i Hirėsisė sė Tij, Peshkop F. S. Nolit, tė cilin e botoj "Vatra" nė Boston, mė 1948, ku thuhet:
"Kryetrimave qė e ēliruan Shqipėrinė nga fashistėt, nga nazistėt, nga bejlerėt u dedikohet ky Album." (Pra u dedikohet komunistėve).
Po artikujt e gazetės "Pravda", datė 4 dhe 11 nėntor, 1927, ku jepet intervista e Fan S. Nolit me rastin e dhjetė vjeēarit tė Revolucionit nė Moskė ku u organizua njė Kongres i miqve tė B. Sovjetik. Noli ishte Kryetar i Komitetit tė Ēlirimit Nacional dhe nė Kongres mori pjesė si anėtar i delegacionit qė pėrfaqėsonte popujt e Ballkanit.
Gjė qė pohohet edhe nė shkrim - pėrgjigje tė Z. Viron Koka nė "RD", mė 19 shtator, 1993 ku thuhet: "Ai (d.m.th. Noli) shpresoi se Bashkimi Sovjetik dhe forcat e tjera do t'i shpėtonin popujt, pra edhe popullin shqiptar..." Z. Koka vazhdon mė tej: "Noli ishte nga tė parėt intelektualė tė Evropės qė e braktisi tė majtėn Evropiane... ai u largua nga Konare dhe shkoi nė Amerikė!"
Po, i them unė, autorit tė shkrimit, Z. Viron Koka, se Noli qė nga janari i vitit 1925, e deri nė 1932, periudhė qė jetoi nė Evropė, gjeti njė rehati dhe ngrohtėsi financiare nga Konare nė 8 vjet. Kėtė gjė e kemi thėnė edhe mė parė, se kalimi nga klerik nė politikė dhe pastaj nga politika nė klerik u bė si mjet jetese. Pra, Noli i la mėnjanė iluzionet e dikurshme mbi Amerikėn, si njė vend qė gjoja ndjek politikė paqėsore e tė mbrojtjes sė popujve tė vegjėl (lexo tel "Liria Kombėtare", mė 20 shkurt, 1929), dhe pėrsėri pas njė dashurie me Konarenė e lė atė mė 1932, duke iu drejtuar Amerikės nė Wilson - it tė dikurshėm. Kėsaj i thonė politikė dhe Nolit politikan!
Qerim Panariti, thekson nė faqen 88 se "Gjatė 10 vjetėve 1943-1953, "Vatra" u bė pėr Nolin njė koshere mjalti. Pėr nder tė tij dha dy bankete madhėshtore pėr 40 dhe 50 vjeēarin e tij nė Amerikė. Nė kėto dy ftesa vatranėt i mblodhėn Nolit mė tepėr se 1. 000 dollarė, etj."
Ka edhe shembuj tė tjerė, si Reforma Agrare por megjithatė...
Sė dyti, Noli si klerik i dėshtuar dhe jo mikpritės. Pėr kėtė problem do tė vazhdoj tė citoj Qerim Panaritin nė faqet 89, 90, 92 simė poshtė:
"Noli ish person sekretiv. Ishte e pamundur pėr tė qė t'i hapte zemrėn njeriut pa rezervė. Noli s'kish asnjė konfidencė, d.m.th. njeri qė t'i hapte zemrėn 100 % kurdoherė ishte i rezervuar. Ndėr shqiptarėt e Amerikės, Noli e kish humbur besimin krejt. "Tė lėnė tė thosh si gunėn e vjetėr".
Ja dhe njė pėrshkrim karakteristik pėr tė: "Noli nuk ish mikpritės si Faik Konitza. Po tė dilnje jashtė me tė ishte e pamundur qė tė vinte dorėn nė xhep. Po ta vizitonje nė shtėpi, s'tė afronte asnjė kupė me ujė. Noli ish hamės i madh, kur gėzonte shėndet dhe plot humor dhe shakara."
"Ndėr fshatarėt e Shqipėrisė kish njė dashuri tė madhe. Fshatari i thjeshtė thosh ka korruptuar komercializma dhe beson se s'mund tė bėsh dot tregti "me kryq nė ballė". Pėr kėtė Z. Qerim Panariti shton: "Kėto karakteristikė e gėzojnė tė gjithė njerėzit e lartė nga mendimet. Por nė kėtė rast del akoma e qartė se ēfarė kėrkonte Noli me qėndrimin e tij me gjigandin F. Konitza, Konstandin Ēekrezin, Kristo Dakon dhe Dr. John Nase, kundrejt tė cilėve mbodhi farėn e grindjes dhe tė urrejtjes, tė cilat u trashėguan mė pas nė shumė shqiptarė tė Amerikės". Nolit vetėm me Faik Konitzėn i haste sharra nė gozhdė, sepse ky dallohesh pėr karakterin, origjinėn dhe kulturėn e tij tė gjerė. Tė njėjtat qėndrime pasqyroi edhe ndaj fesė, klerikėve dhe besimeve.
Nolin tė gjithė e nderojnė dhe e lartėsojnė pėr pėrkthimin e liturgjisė sė Shejtė nė gjuhėn shqipe. "Ky ėshtė shėrbim i madh", thekson Konitza, “Pėr ortodoksėt shqiptarė por nuk duhet harruar se Liturgjia shqip i shėrbeu Nolit si mjet pune pėr shqiptarėt".
Rezultati i punės sė tij si fetar del krejt ndryshe. Ai e pėrēau Komunitetin shqiptar tė Bostonit, me qėndrimin dhe klerikėt shqiptarė, duke bėrė atė qė pėrveē "kryekishės" sė Shėn Gjergjit u ngritnė edhe dy kisha tė tjera; ajo e Shėn Trinisė me 1921 dhe veēanėrisht pas ardhjes sė Nolit nė Amerikė, u ngrit edhe kisha e Shėn Johanit me 1934, kjo ka qenė edhe ēudia mė e madhe pėr njė komunitet tė vogėl si ky yni nė Amerikė, qė nė 800 metra tė kemi 3 kisha. Kėtė gjė na e thoshin shumė amerikanė tė tjerė duke qendisur: "Ah..., Ah ju ini pak shqiptarė qė kini tre kisha nė Broduej (Broadėay) Street".
Pėr tė dėgjojmė, (pra lexojmė) se ēfarė thuhet nė "Albumin 2", faqe 101, 102 e 104: "Tė gjitha andrallat qė pati Noli gjatė administratės si udhėheqės spiritual i kishės i pėsoi nga njė pjesė e klerit tė pabindur. Zėnka midis Nolit dhe ekonom At Kris Ellisit (nga fshati Hoēishti, fshat nė Korēė) hyn nė tjetėr kategori tė cilin pa dhėnė hollėsira, Noli e pushoi nga puna. Pothuajse tė gjithė miqtė e Nolit morėn anėn e Ekonom Ellisit... . Nė pėrgjithėsi shumica e klerikėve s'ka qenė kurrė i bindur karshi Nolit".
Nė kėtė rast shtoj, se Fan Noli nuk kishte kryer studimet pėr teologji, se u vetshpall peshkop dhe se me pėrkthimin e "Rubahirave" tė Omar Khajamit provoi atė se ai nuk mund tė ishte kurrė fetar. Pėr kėtė ēėshtje mund tė sqarohemi edhe nga shtypi i kohės nė ato vite, si gazeta "Drita e Vėrtetė", "Skėnderbeu", "Albanian - American Literary Society", libri i zotit Gjon McClain i vitit 1952 me titull: "Albanin Expose". Po ashtu vetė kam shkruar nė gazetėn: "The Christian Sience Monitor", nė njė debat me Fan Nolin dhe Gjon Mech Lain qė nga 14 gush 1953, deri mė 17 prill 1954. Ju zotėrinj studiues mund t'i keni lexuar! Me kėtė rast, po ju drejtohem vetė fjalėve tė Nolit marrė nga "Albumi 2", fq. 77 ku thuhet:
"Nėqoftė se emri im do tė mbahet mend nė tė ardhmen mund tė rronjė vetėm nė fushėn e letrave". Pra ky ėshtė edhe konkluzioni im pėr kėtė ēėshtje.
Sė fundi, zotėrinjve Viron Koka dhe Nasho Jorgaqi, ose shkrimeve tė tyre ofenduese, po ju jap disa fakte, por tė shoqėruara edhe me disa pyetje:
Veprat, "Bethoveni dhe Revolucioni Francez", si dhe "Skėnderbeu", janė botuar nė njė njėjtin vit mė 1947 nė Njeė York nga F. S. Noli dhe mbajnė emrin e tij.
Kėto dy vepra i dhanė F. S. Nolit gradėn e beēelarit (Bachelor's Degree) dhe tė Doktorit (Doctor's Degree) mė 1945, pra pas vdekjes sė Faik Konicės.
Faik Konitza, ka vdekur me 15 dhjetor, 1952,nė Washington. Biblioteka dhe shkrimet e Konitzės vajtėn nė depot e Washington D.C. kundrejt njė pagese mujore dhe me interesimin e Fan S. Nolit e tė Qerim Panaritit erdhėn nė Kishėn e Shėn Gjergjit, nė Boston ku janė edhe sot.
Kėto shkrime lexoheshin, sistemoheshin, nga bashkėkohėsit Fan Noli dhe Qerim Panariti nė atė kohė, por mė vonė studioheshin nga studiues tė specializuar tė regjimit tė Enver Hoxhės, regjim qė nuk i pėrmend as emrin Faik Konitzės dhe jo mė tė botonte shkrimet e tij.
"Bethoveni dhe Revolucioni Francez" dhe veēanėrisht "Skėnderbeu", kanė njė stil tė ndryshėm nga shkrimet e mėparshme tė F. S. Nolit, bile tek "Skėnderbeu" shohim qė pėrmbajtja, mėnyra e tė shkruarit dhe shumė datime tė ndryshojnė. Ky ndryshim ndihet aq sa ndryshon "mbreti" nė "Skėnderbeu" i vitit 1921 nga "kryezoti" i Shqipėrisė nė "Skėnderbeu" i vitit 1947.
Zotėrinjve u kujtoj, se jam 18 mė i vogėl se Noli, sot jetoj akoma (pra kur po shkruajmė kėtė artikull Peter Minnar, ėshtė 104 vjeē, shėnimi im K. Kapinova). Kam pėrfunduar gjimnazin para vitit 1920, kam studiuar dhe jam marrė me balet gjatė djalėrisė time nė Amerikė. Kam qenė mik me tė ndjerin Qerim Panariti, sekretar personal i F. S. Nolit, tė cilit i kam qėndruar pranė pėr mė shumė se 30 vjet. Miqėsia ime me Qerim Panaritin mbetet simbol i bashkimit shqiptar tė sekteve myslimano - kristiane; kultura dhe arti na bashkoin. Pėrfundimisht po ju drejtohem me disa pyetje se kėshtu do tė mirrni njė pėrgjigje mė tė saktė.

Pėrse nuk u bėtua libri "Albumi 2" i Qerim Panaritit nė Shqipėri? Ose tė paktėn pėrse nuk u ribotua?
A mund tė ketė njohės mė tė mirė se Z. Qerim Panariti i biografisė sė Fan Nolit?
Pėrse nė "Albumi 2" nuk pėrmendet grada e Doktorit (Ph.D.), apo ajo e Bahēellarit? Nuk u gjenden dy rradhė nė "Albumin 2" qė tė shkruheshin dhe dy nga veprat mė tė rėndėsishme si "Skėnderbeu" dhe "Bethoveni dhe Revolucioni Francez"?
Mos vallė mendja e studiuar nė Clark University nė Ėocester e Qerim Panaritit ja ka harruar kėto dy vepra Fan S. Nolit?
Pse nė "Albumin 2" pėrmendet vetėm letra e Benard Shoė (Benard Shoė) dhe pse cilėsohet, qė kjo letėr ėshtė pėrkthyer nga vetė Fan S. Noli?
A mos vallė, pas vdekjes sė Konitzės me 1942, nuk do tė mė mjaftonin tre deri nė pesė vjetė pėr tė pėrpunuar dy veprat dhe pėr tė botuar ato duke siguruar edhe titujt pėrkatės?
Me 1947 botohen dy libra nga i njėjti autor. Kjo ėshtė karakteristike e shkrimtarėve tė veēantė, apo shfrytėzimit tė gjėrave tė gatshme?
Po Benard Shou, mos nuk ka tė drejtė kur thotė: "U gabuat nė zanatin kur u dorėzuat klerik"?
Po, Qerim Panariti a mund tė shkruante kundėr Fan S. Nolit nė atė kohė? Kjo nuk mund tė ndodhė kurrė, ndryshe humbiste gjithshka! Po e la amanet disa miqve tė tij tė vėrtetėn.
Kjo gjė mė takon mua nė gjyqin (e rekomanduar nga Dr; Viron Koka) ta bėjė bashkė me Faik Konitzėn nė Forest Hills Cemetery pas vdekjes sime.

Peter L. Minnar
Firma
Quincy Mass.
Janar 1995"

* * *

Kjo ishte letra mė e rėndėsishme, si pėrgjigje drejtuar dy pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė historisė komuniste prof.dr. Viron Koka e Nasho Jorgaqit, tė botuar nė librin e autorit Peter Minnar me titull kuptimplotė: "Pėr Shqipėrinė", botuar nė Boston 1995. Le tė gjykojė lexuesi mė mirė, mbasi ende sot historiografia komuniste qė mbizotėron nė tė gjithė instancat e kulturės shqiptare shkruan dhe vulos nė tekstet shkollore.

Burime tė reja nga jeta e atdhetarit Dr. Minnar

Ėshtė i ri, ndonėse e ka kaluar shekullin me vitet mbi supe. Gėzon shėndet tė mirė dhe pėr te sekreti I jetėgjatėsisė ėshtė njė fjalė filozofike: "Tė duash veten, ta respektosh atė". Gjithnjė ka qenė i kujdesshėm me alkoolin dhe cigaren nuk e ka konsumuar. Mish ha fare pak, kurse tre ditė nė javė ushqehet me peshk dhe dy ditė mish pule, kryesisht zoga tė vogla. Mbi tė gjitha i pėlqen tė lėvizė dhe kėtu padyshim ėshtė edhe sekreti tjetėr i sfidės qė ai i bėn moshės sė tij. Ai punon sikurse ka punuar sistematikisht gjatė gjithė jetės. Pėrmes punės njeriu mund tė bėhet i pasur nė Amerikė, mbasi Amerika nuk ėshtė filantropike. Kėshtu njeriu i huaj qė vjen aty ėshtė gjithnjė nė rolin e atyre heronjve tė Xhek Londonit, qė ishin nė kėrkim tė etheve tė arit. Drama e tyre ėshtė refren i ditėve tė sotme. Njėkohėsisht gjatė bisedave tė lira e duke vėnė buzėn nė gaz, pėr tė mos demoralizuar njerėzit shton: "Mos harroni se duhet edhe pak fat", tė shoqėruar me njė shprehje tė njohur angleze, qė thotė: "Tė ndodhesh nė kohėn e duhur, nė vendin e duhur".
Gjatė jetės sė tij ka pasur fat nė jetė, njė histori tė pasur dhe njė pėrvoje tė mbushur me ngjarje, personalitete, senatorė, kongresmenė amerikanė, njerėz tė thjeshtė e politikanė amerikanė. Ai bėn ēdo ditė njė jetė normale, siē mund tė jetohet nė Amerikė.
Piter Minnar ka lindur nė shekullin XIX, pra, i ngjarjes historike, kur Shqipėri ekzistonte ende pushtimi i natės sė gjatė otomane dhe nė pushtet ishte Sulltan Hamiti. Nėna e babai i tij kanė lindur nė qytetin e Korēės. Familja kishte njė gjendje ekonomike tė mirė dhe se nė familje jetonin katėr vetė, Piteri, motra dhe nėna e babai. Pas 20 vjetėve ai merr udhėn e emigrimit nė Amerikė, ndonėse nuk kishte nevojė ekonomike, mbasi ishte djalė i vetėm nė familje. Fati e hodhi nė njė shtet tė zhvilluar. Pas disa viteve e kishte tė vėshtirė qė tė rikthehet nė Korēėn e tij tė dashur, mbasi Amerika e kishte bėrė bir tė saj. Falė interesimit hyri njė shkollė nate, ku mėsonin edhe 18 korēarė tė tjerė. Pėr fat tė mirė Peter-i i ri ishte i vetmi qė dinte alfabetin latin. Atė e ndihmoi shumė edhe gjuha frėnge dhe kultura e marrė nė gjimnazin e Korēės. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore punoi si pėrkthyes (terxhuman) me disa tregtarė dhe mėsoi shumė pėrvojė nga kontaktet me ushtarė francezė. Mė pas integrohet falė pasionit nė njė shkollė baleti, ku iu krijua mundėsia tė mėsonte anglishten. Shpesh ėshtė pyetur nga vetė amerikanėt dhe pas viteve '90 nga gazetarėt dhe studiuesit qė hulumtojnė rreth jetės sė tij 104 vjeēare, se duke qenė djalosh i pashėm, pse nuk u martua me njė amerikane. Ai gjithnjė me dashuri pėr shqiptarėt, gjuhėn dhe vajzat e bukura qė ka Shqipėria ėshtė pėrgjigjur se: "Kjo ėshtė ēudia e ime dhe jo vetėm e imja, por edhe shumė miqve tė mi qė mė njihnin asokohe. Kur shkova nė Amerikė si zura punė, vajta edhe nė shkollė baleti dhe mė pas formova njė grup baleti me 5 vajza amerikane. Vetėm unė isha djalė. Dhamė shfaqje nė shumė shtete tė Amerikės. Ishin vajza tė bukura, tė pasura e megjithatė kur erdhi koha pėr t'u martuar zgjodha nga qyteti im i lindjes Korēa”.

Gjatė 84 viteve qė qėndron nė Amerikė, ka hulumtuar e skeduar pėr emigracionin shqiptar, duke gjurmuar nė biblioteka dhe arkiva. Ai ka mundur tė zbulojė se shqiptarėt e vjetėr tė vendosur nė Amerikė para Luftės II Botėrore, kanė qenė patriotė e kanė punuar pėr Shqipėrinė. Kėshtu "Shoqėria mė e vjetėr e diasporės Federata Panshqiptare "VATRA" (sepse shqiptarėt pėr njėri - tjetrin ishin njė vatėr mikpritje e bujarie, duke pėrjashtuar rastet e veēuara, kur shqiptari i ka kthyer shpinėn shqiptarit) me Kryetar Faik Konicėn ėshtė historia e vėrtetė e kėsaj diaspore”. Ai pėrmend kontributin e tij nė fushėn e letrave, duke qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin e tij pėr disa aspekte tė tjera tė aktivitetit si klerik etj. Ai ishte njė njeri i zgjuar dhe ka merita. Kur flitet pėr letrarin thekson: "Ju vazhdimisht flisni pėr Fan Nolin. Bukur ishte njeri i zgjuar dhe ka meritat e tij. Por historinė e diasporės nuk e bėri njė njeri. Noli ka bėrė shumė tė mira, po ka edhe gabime. Faik Konica e Shahin Kolonja u hapnin sytė shqiptarėve. Asokohe shqiptarėt nuk dinin tė lexonin shqip. Konica e Shahin Kolonja i mėsuan tė lexonin me anėn e njė korēari tjetėr, Kristo Dakos, i cili udhėtonte nė rrethinat e Bostonit, qė t'i mėsonte shqiptarėt tė kėndonin shqip e anglisht".

Djemtė shqiptarė e patriotė nė emigracion mėsonin bashkvėllezėrit e njė gjaku e gjuhė qė tė flisnin, tė shkruanin e lexonin gjuhėn e tė parėve tė tyre. Kėshtu p.sh.; Kristo Dako foli pėr ēėshtjen shqiptare me filantropistin e dėgjuar amerikan Charles Grey, i cili ishte mik i presidentit tė dėgjuar amerikan Wilson. Ishte Grey, qė i mbushi mendjen presidentit Wilson pėr tė ndihmuar Shqipėrinė, mbasi asokohe Evropa ishte progrekėve e prosllavė e prosllavėve nė drejtim tė ēėshtjes shqiptare. Pėr rolin e filantropistit amerikan, mund tė mėsojmė shumė po tė lexojmė artikullin e Faik Konicės botuar tek "Dielli", mė 1921. Aktivisti e atdhetari Peter Minnar flet dhe ka dokumenta tė shkruara nė shtypin e kohės, qė i ruan me fanatizėm si vlera atdhetare e kulture se asnjėherė nuk janė cituar. Asnjė kronist i ndonjė gazete tė “komunitetit” amerikano-shqiptar nė New York, nuk ka shkuar pėr ta takuar nė Boston.

Me orė tė tėra tė rrėfen pėr intelektualin e mirėnjohur Kristo Kirka, Kryetarin e Shoqatės kuptimplote "Besa - Besė" njė nga figurat mė tė shquara korēare. I tillė ėshtė atdhetari Eftim Naēi, ku vėllai i tij hapi tė parėn shkollė shqipe, por qė nga historia komuniste ėshtė lėnė nė harresė. Me qetėsinė qė e karakterizon nėnvizon:

"E megjithatė pėr kėta patriotė ėshtė folur fare pak. Ku e kemi Themistokli Gėrmenjin? E dini si vdiq T. Gėrmenji? Kini edhe njė statujė tė tij nė Korēė. Ku e kini Bellkamenin, Tromarėn? Natyrisht historia ju shfajėson disi pasi nė kohėn e Enver Hoxhės nuk e zije dot nė gojė emrin e Faik Konicės dhe tė patriotėve tė tjerė...”
Roli i diasporės ka qenė dhe mbetet i madh.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara