HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora amerikano – shqiptarėt nė sofren e madhe etnike…

Festivali i ngjyrave etnografike, kėngėve e valleve tė gurrės burimore popullore mbarėshqiptare

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Prag Festivali…

HARTSDALE New York. Mesi i muajit Nėntori 2004, ka filluar nė New York me temperatura tė ulėta, por jo qė tė pengojė lėvizjen lirshėm tė makinave drejt qytetit, ku jetojnė disa nga njerėzit mė tė pasur tė New York-ut dhe V.I.P. Kėtu gjendet kisha e bashkatdhetarėve shqiptarė nė NYC. Nė ambientet komode tė Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės”, pranė Qendres “NENE TEREZA”, prej disa muajsh me radhė mbledheshin admiruesit e artit dhe kulturės tradicionale nacionale, bashkėatdhetarėt amerikano-shqiptarė, pėr tė diskutuar rreth pėrgatitjeve tė Festivalit XIV tė muzikės popullore. Historia e festivale, thotė ideatori e drejtuesi kryesor i tyre Mark K. Shkreli, zė fill nė fillim tė viteve ’90, atėherė kur komuniteti ynė u shtua me shqiptarė tė tjerė, tė ardhur si emigrantė ekonomikė nga shteti amė e trojet e tjera etnike dhe filluan tė vendoseshin nė New York.

Festivali etnografik

Me artistėt dhe intelektualėt, vijon bashkėbiseduesi z. Shkreli, vendosėm kontaktet e para dhe krijuam ura lidhje e bashkėpunimi, qė vijonė me sukses edhe sot. Nė festivalet e pėrvitshme, kanė marrė pjesė me interpretimet e tyre tė bukura shumė kėngėtarė e vallėtarė tė njohur nga Shqipėria, Mali i Zi, Kosova etj.

Shkėputėm nga biseda e ngrohtė me kryredaktorin e revistės “Jeta Katolike” z. Shkreli, pėr t’iu bashkuar Grupit Organizativ, qė sapo kanė mbėrritur me makinat e tyre. Ata janė nė fazėn e pėrgatitjeve pėrfundimtare.

Tema kryesore e bashkėbisedimit ishte “Festivali XIV Shqiptare” (Albanian Festival XIV), formulimi i njė programi sa mė tė larmishėm e gjithpėrfshirės tė trojeteve etnike shqiptare, kėngėt, vallet popullore, lahuta e Malėsisė, vallet e bukura tė Shqipėrisė sė Jugut, humori me nuanca popullore dhe doza tė mėdha bashkėkohore.

Festivali etnografik

Me njė thjeshtėsi e ndjesi tė thellė zemre bashkatdhetarėt, me mendimet e tyre kėrkonin, qė tė sillnin pjesė nga toka e maleve mbuluar me borė, xhebletėn e hershme dhe tė lashtė nė historinė e Europės, puset e ujit tė ftohtė, qė buron nga bjeshkėt kreshnike, vallet e lashta sa vetė historia e Ilirėve nė trojet autoktone, Shqipėrinė, Kosovėn, Malėsinė e Dedė Gjon Lulit… simbolet e krenarisė nacionale, nė veshjet popullore, nė ambientet Lehman Center For The Performing Art Bronx, New York, ku sėrishmi do tė bashkohen shqiptarėt, me buqetėn e kėngėve, valleve, qė hijeshojnė interpretimet e tyre veshur me kostumet e bukura popullore…

Nė orėn 7 pm, ēdo dy javė antarėt e Komisionit tė Pėrgjithshėm tė drejtuar nga bariu shpirtėror Don Pjetėr Popaj, famullitar, Don Nikolin Pėrgjini ndihmėsfamullitar nė kishėn “Zoja e Shkodrės”. Si gjithnjė mė aktivi dhe i kujdesshmi deri nė detajet mė tė imėta tė pėrgatitjes sė Festivalit ishte i kudondodhuri Mark K. Shkreli. Ai, si Kryetar me stafin qė drejton, ka bėrė pėrzgjedhjen e kėngėtarėve dhe tė grupeve foklorike pjesėmarrėse nga tėrė hapėsirat etnografike.

Festivali etnografik

Eshtė e vėshtirė tė bėsh njė ndarje me thikė tė kontributit tė pėrvitshėm, qė organizatorėt e pėrhershėm kanė bėrė, pėr paraqitjen sa mė dinjitoze tė grupeve artistike tė New York-ut, Bostonit etj. Ata japin mendime e marrin shėnime. Marjan Cubi (Vice Chairman), shpesh mbėshtet diskutimet e sakta tė Markut, qė ėshtė shumė i shqetėsuar pėr skenėn dhe lėvizjet e fėmijėve nė ambientet, kur fillon shfaqja artike. Gjon Ēota (Organizing Manager), bėn bilancin e shpenzimeve, tregon se njė ditė pėrpara 1300 broshura do tė jenė gati. Ai thotė se, shitja e biletave ka shkuar me sukses dhe me shaka shton: “Unė nėse shes biletat e mia pėrsonale, mbasi nuk kam mė bileta, sepse janė shitur disa ditė mė parė”.

Gjon Dedvukaj (Program Manager), ka njė rol tė dyfishtė si kėngėtar e regjizor i Festivalit XIV. Ai, nuk ka kohė tė flas me gazetarė dhe korrespondentė shqiptarė, qė shkruajnė pėr gazetat, revista nė trojet etnike shqiptare dhe faqet e internetit nė anglisht e shqip. Impenjimi i gjithė stafit organizativ, ėshtė i serioz dhe shpesh ndihen tė lodhur, mbasi secili prej tyre ka punuar paradite nė company, zyra, apo bisnese private.

Mė buzėqeshur dhe pak graniturė humori, qė tregon shprese dhe besim, se me ndihmė tė Zotit do tė dalin faqebardhė, ishin antarėt e tjerė tė komitetit organizativ, si: Ludvig Ēotaj (Stage Manager), Elza Lulaj (Catering Manager), ish-konferencieri i shumė festivaleve Simon Vukel (Publicity Consultant), Marash Vuksanaj (Advertising), tė cilėt u mbėshtetėn shumė nga komisionet e tjera, tė pėrbėrė nga aktivistėt e kulturės, si: Prenk Curanaj, Mark Gjelaj, File Gjokaj, Nik Gjokaj, Nik Gjuravcaj, Aleks Lulaj, Tonin Lumaj, Ismer Mjeku (Art Director, Brochure design by: “Albanian Yelloė Pages, Inc.”), Angela Zagreda, Valdez Murati, Fran Pllumaj, Hila Popaj, Palok Rudaj, Pjetėr Saljanin, Gjok Selca, Fran Shala (udhėheqės artistik i korit tė kishės dhe kėngėve korale kishtare, gjatė ritit tė meshės), Martin Smajlaj, Roza Smajlaj, Sokol Smajlaj, Martin Tinaj, Louis Zadrima.

Festivali etnografik

New York-u, njė Gjirokastėr nė miniaturė

1300 broshura e Festivalit XIV, tė shtypur nė New York nėn pėrkujdesin e Art Design z. Ismer Mjeku dhe Enti Botues “Albanian Yelloė Pages, Inc” Bronx New York, ėshtė njė dokument dhe dėshmi e vijimsisė sė traditės sė hershme, qė ka pasur Kisha Katolike ndėr shqiptarė, duke ruajtur e pasuruar mė tej (edhe pse nė emigracion) traditėn e pararendėsve tė ndritur tė prelatėve katolikė, qė me pend e pėrkushtim, bėnė ndėrgjegjėsimin ndėr shekuj tė vetėdijės sė popullit tė Arbėrit.

Nė hyrje ambienteve nė Lehman Collge, gjenden nė tregti tė lirė simbolet nacionale, tė kthyer nė bluza sportive verore e dimėrore, shalla, Gjergj Kastrioti, Nėnė Tereza, Kėshtjella e Krujės, “Rozafa” e Shkodrės, te gdhendur ne dru e derdhur ne bronx, kaseta me kėngė nga Festivali i fundit i mbajtur nė Gjirokastėr 2004. Nė vitrinėn e sendeve shqiptare gjendet edhe kaseta e Festivalit XIII Shqiptar tė organizuar nga Qendra “Nėnė Terezės” pranė Kishės Katolike nė New York, ēeleshe tė bardha me shqiponjen, DVD and CD tė kėngėtarėve shqiptar tė komunitetit e vendlindja, gjellė e mėny tradicionale nga kuzhina karakteristike me gatime tė amvisave shqiptare etj.

Por festivale tė muzikės sė kultivuar popullore, nuk zhvillohen vetėm nė New York. Kėshtu nė mėnyrė tė rregullt ēdo vit pėr tre ditė me radhė nė Kishėn Katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarėve” nė Beverly Hills, Michigan, mbahet dhe ėshtė kurorėzuar me sukses nė Shtator 2004 Festivalit i Muzikės e Vallėve Popullore.

Festivali etnografik

Me njė modesti, por dhe krenari se jemi shqiptar, nė hyrje tė broshurės, ėshtė shkruar nė dy gjuhė anglisht shqip “Misioni i Festivalit”, e cila “pėrpiqet tė identifikojė dhe paraqes artistė tė folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njėkohsisht tė mbajė tė bashkuar komunitetin tonė pa dallim feje apo krahine. Ai, ruan dhe pėrkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone, si dhe siguron qė ato do tė vazhdojnė tė ekzistojnė dhe tė kenė domethėnie pėr brezat e ardhshme…” (Fq.3).

Njė pėrshkrim mbi muzikėn popullore, polifoninė vokale, muzikėn instrumentale, muzikantėt, organizimi, vallet popullore, qė paraqiten ēdo pesė vjet nė Festivalin Mbarėkombėtar tradicional tė Gjirokastrės, ėshtė pėrgatitur nga studiuesi Ramazan Bogdani. Po ashtu, nė anglisht, pėrkthyesi e studiuesi i mirėnjohur Robert Elsie, ka pėrgatitur shkrimin “Song of the Frontier Ėarriors: Kėngė Kreshnikėsh”. Tė dy shkrimet, shoqėrohen me foto e skica interesante tė kostumeve, valleve, veglave muzikore nga tė gjithė trojet etnike shqiptare. Faqet e tjera (Fq. 11-77) tė Broshurės i kushtohen sponsorizuesve, qė e bėnė tė mundur realizimin e Festivalit XIV Shqiptar nė Lehman College Bronx, New York.

Natyra kreshnike e Alpeve
e ulur kėmbėkryq nė New York

LEHMAN COLLEGE BRONX NEW YORK. E Dielė, 14 Nėntor 2004. Zbehja e dritave tė sallės sė shfaqjes dhe ndezja e njė fluksi drite prozhektori shumėngjyrėsh shėnoi hapjen e siparit, qė u shoqėrua nga 2600 dutroktitje tė pjesėmarrėsve nė Festivalin e XIV Shqiptar tė organizuar nga Qendra “Nėnė Tereza”, nė bashkėpunim me Kishėn Katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, komunitetin shqiptar tė Amerikės. New York-u me rrethina, ku jetojnė e punojnė bashkėatdhetarėt, ėshtė kthyer nė njė Gjirokatėr nė miniaturė, ku individė, grupe, college (St. Catherine Academy High School), paraqesin ēdo vit kėngėt e moēme, nektarin e kulluar tė kulturės, vallet kreshnike dhe kostumet me ornamente tradicionale e origjinale me hijeshi tė bukura popullore.
Kėngėt e vallet u pėrpoqėn tė shuajnė mallin e ngulitur shumė thellė nė zemrat e artdashėsve, me mėnyra e shprehje tė ndryshme artistike nga artistėt popullorė etnik dhe deri tek brezi mė i ri i lindur nė Amerikė. Me duatrokitje nga salla, u shoqėruan dy konferencierėt Angela Zagreda nė anglisht dhe Valdez Murati me njė diksion tė kulluar nė gjuhėn shqipe, tė cilėt u uruan mirėseardhjen spektatorėve, tė ardhur me qindra milje larg, pėr tė ndjekur paradėn e kėngėve e valleve nacionale popullore.
Malet me borė, udha e kėmbėsorėve, njė sofėr karakteristike bujare shqiptare mbushur me vajza si zana dhe gra, tė veshura me kostume popullore tė maleve tė Veriut, pėrgatisin bukėn pėr miqt bujtės. Mė tutje nė sfond, shquhet njė vajzė duke tjerr leshin pėr tė bėrė rroba dimri…, pusi me kovėn, ku mbushin ujė vajzat e katundit…, njė lahutar, qė kėndon kėngė kreshnike i ulur mbi njė shkėmb mali…, ēiftelia, veglat e punės…, E gjithė natyra e bjeshkėve tashmė gjendet pėrpara skeptatorėve jo nė celeluid, por nė realitetin, qė shihet drejtpėrdrejt me sy tė lirė. Syri prehet nė qetėsi, tek sheh jetėn shqiptare, qė si kompleks shoqėron peisazhin skenik, pėrpara skektatorėve shqiptarė e miqve amerikanė…
Ndėrojnė me pjesėmarrjen e tyre, njė ndėr figurat kryesore nė Europė e troje etnike shqiptare, biografi i shquar i Nėnė Terezės Dr. Don Lush Gjergji. Meshtari i pėrvujtė, me punėn dhe pėrkushtimin e pėrshpirtshėm dhe intelektual, ka bėrė, qė bota pėrmes 10 veprave tė tij, tė njohė nga afėr dhe nė shumė gjuhė tė botės tashmė Shenjtėreshėn Shqiptare e Botėrore tė Lumen Nanė Tereza (1910-1997). I ftuar tjetėr nderi ishte Dr. Don Pren Kola, autor i tre librave pėr Nėnė Terezėn dhe editor e pėrgjegjės (Editor -in- chief and managing editor) i revistės pėr kulturė religjioze “Fjala Hyjnore” (2004), qė botohet nė Prishtinė.
Nė skenė ftohet Don Pjetėr Popaj, pėr tė bėrė hapjen e Festivalit tradicional shqiptar nė New York. Pasi falėnderon mysafirėt amerikanė nė gjuhėn angleze, rikthehet tek tė pranishmit shqiptarė, ku ndėr tė tjera tha: “Festivali del me sukses, pėr arsyen se qėllimi i tij ėshtė pėr t’i bashkuar shqiptarėt prej tė gjithė besimeve, krahinave. Tė kėnaqėmi me njeri tjetrin duke shijuar kėngėt, vallet e traditės sonė tė lashtė. Kjo kohė pėr ne ėshtė kohė e shenjtė. Eshte koha e ThanksGiving, festa e Flamurit, afrimi i Krishtlindjeve. Ndėrsa gėzohemi me njeri tjetrin, nė tė njėjtin kohė me pikėllim kujtojmė humbjen e jetės tragjike tė kėngėtarės sė shquar Anita Bitri, bijės dhe nanės sė vet. Ajo ishte caktuar pėr tė marrė pjesė nė Festivalin XIV, por disfata e saj nuk e bėri tė mundur. ne me nderim e kujtojmė, duke u lutur qė shpirti i saj tė pushojė nė paqė… Shumica e argėtuesve nė Festival, janė tė rinj e tė reja tė lindur nė Amerikė, por duan shumė gjuhėn kulturėn, muzikėn dhe traditat e bukura e tė lashta shqiptare. Ata nuk e harrojnė se edhe pse tė lindur kėtu apo nė shtete tė tjera, gjaku mbetėt i njėjtė-gjithmonė shqiptarė…”
Nė mbyllje tė pėrshėndetjes sė tij, organizatori i tubimit kulturor etnik Don Pjetėr Popaj, nė shenjė respekti, shprese dhe besimi pėr bashkėatdhetarėt shqiptarė shtoi se: “Suksesi i Festivalit jeni ju, me pjesėmarrjen masovike. Duke ardhur nė Festival, pėrkrahni qėllimin e tij. Tė qėndrojmė tė bashkuar, nė kėto tradita burimore tė bukura shqiptare, qė na lanė trashėgim brez pas brezi tė parėt tonė. T’i kultivojmė duke i mbajtur tė gjalla dhe duke ua pėrcjellur breznive tė reja. Kalofshi mirė dhe Zoti e bekoftė popullin shqiptar!”
Festivali ishte konceptuar njė buqetė pėrshėndetėse, me pjesė tė bukura popullore etnike sesa njė garė ēmimesh, nė ndryshim nga manifestimi i vitit tė kaluar. Edhe kėsaj radhe mbi 80 pėrqind e pjesėmarrėsve ishin tė rinj dhe tė reja tė lindur e rritur nė Amerikė, qė mė shumė flasin sesa lexojnė e shkruajnė nė gjuhėn shqipe.

Nė pjesėn e parė tė shfaqjes artistike, tetė ishin interpretimet e para, nė tė cilat ishin gėrshetuar tė gjitha zhanret e ansamblit burimor tė gurrės sė foklorit autokton arbėror.

“Kėngė majekrahu”, u intepretuan me shumė ndjesi e shije artistike nga at e bir Hysen e Leart Ulaj. Mė pas regjizori i Festivalit Gjon Dedvukaj, do tė kėndojė me lahutė: “O Lahuta e Malėsisė”, e cila u duatrokit pėr njė kohė tė gjatė nga bashkėatdhetarėt, qė kishin mbushur sallėn e shfaqjes. Kėngėtarėt popullorė Luigj Tinaj, Yll Isufaj dhe Tomė dhe Kreshnik Smajlaj me ēifteli kėnduan: “Falė me sh’ndet voter ku u rritėm”. Kaim Murtishi interpretoi kėngėn: “O moj top sheqerja e lales”, duke ia lėnė vendin vallėtarėve tė Grupit “Rozafat”, qė kėrcyen “Vallja e tė rinjve”. Recitimi “Gjuha shqipe” interpretuar nga Aleks Perpalaj, “Melodi baritore me fyell” tė luajtur mjeshtėrisht nga Shtjefėn Ujkaj dhe “Vallja e burrave”, kėrcyer nga Luigj Tinaj, Yll Isufaj, Tomė e Kreshnik Smalaj, mbyllėn pjesėn e parė tė programit.

Pa ndėrprerje, programi vijoi me kėngėn kushtuar tė Lumes Nėnė Tereza, qė u kėndua nga Haxhi Maqellara. I riu Albert Stanaj kėndoi kėngėn: “Me kėto kėngė mė lindi nėna”, e cila i la vendin interpretimit tė kėngės sė njohur nė mėrgim: “Shumė tė mallkova mėrgim” kėnduar nga Frani Vulaj. Kėngėtari profesionit i lauruar pėr kanto nė muzikėn klasike Vasil Marku, i kėndoi stinės sė luleve: “Ja na erdhi Pranvera”, ndėrsa i talentuari David Stanaj, duke prekur ndjenat me mallin pėr vendlindjen kėndoi vargjet: “Kthehuni”. Vajzat e shkollės sė mesme katolike “St Chaterin” nė Bronx, qė kanė formuar Grupin “Vajzat Shqiptare”, tė veshur me kostume shumengjyreshe tė malėsoreve e krahinave etnike, shpalosen dashurinė pėr veshjet dhe vallet e tė parėve arbėror. Instrumentisti 8-vjeēar Kleant Daci, i shoqėruar nga mėsuesja e tij Canco, luajti disa pjesė tė bukura instrumentale tė autorėve botėrorė. Ai nuk harroi, qė mes perlave tė muzikės klasike tė luante edhe motive nga Shqipėria e Jugut, Hymnin e Flamurit Amerikan e Shqiptar…

Xhubletat e lashta me kostumet
popullore njė larushi e vajzave tė St. Catherine Academy

Pėr herė tė dytė isha impresionuar, duke riparė valletaret e reja me origjinė shqiptare tė lindur nė Amerikė, tė cilat kishin ardhur nga shkolla e mesme katolike St. Catherine Academy Bronx New York, tė cilat disa vite mė parė kanė formuar “Albanian Club Cultural”. Ata, ndihmohen me pėrkujdesje nga motrat katolike e mėsuesit laik, qė i nxisin tė ruajnė traditat dhe zakonet e shteteve nga vijnė vajzat qė studiojnė nė Academy. Njė vit mė parė, kur punoja nė gazetėn amerikano-shqiptare “ILLYRIA” Manhattan New York, kisha patur fatin dhe nderin tė ndjekja nga afėr aktivitetin e vajzave, qė me njė buzėqeshje mė rikujtuan vizitėn dhe reportazhin, qė kisha bėrė (“Me xhubletat dhe vallet shqiptare duatrokiten vajzat shqiptare”, Gazeta: “Illyria” #1223, 14-17 mars, 2003, fq.36)), kur ata po zhvillonin Festivalin tradicional nė St. Chatherine Academy pėrpara tė ftuarve amerikanė.

Valltaret amerikano-shqiptare, i kanė siguruar vetė veshjet popullore tė tyre dhe flasin me shumė dashuri pėr origjinėn e familjeve tė tyre. Kaltrina Laēaj ėshtė nga Rugova e Pejės, Iliriana Brahimaj, me njė delikatesė thotė, se ėshtė nga Ferizaj, ndėrsa Vitore Luigji Ēotaj nga Shėn Gjergji i Ulqinit bregdetar, Marie Elezaj nga Kelmendi i Malėsisė sė Madhe, Lidia Prekpalaj nga Prizreni, dhe Teuta Vukaj nga katundi Vuthaj Malėsi.

Zbukurimet e veshjeve popullore janė njė larushi tipike orogjinale amtare. Gjatė rrjedhjave tė historisė, kostumet me ornamente origjinale autoktone, pėrherė kanė shtuar kureshtjen e interesimin e tė huajve, mbasi veshjet, nuk janė parė thjesht si element zbukurimi nga bartėsit vendas. Ata, shprehin botėn e pasur dhe me tradita tė hershme, qė shqiptarėt kanė mundur tė ruajnė brez pas brezi, si pjesė organike e artit etnografik. Veshjet, mbetėn paraqitja mė e ndjeshme e kulturės, duke zgjuar vėmendjen e studiuesve dhe koleksionuesve pasionantė europianė e amerikanė.

XHUBLETA, u ruajt me fanatizėm nga malėsorėt kreshnikė shqiptarė pėr 5000 vjet. Ajo ėshtė veshja kryesore, e cila arrin deri nė 15 kilogram, ēka tregon zhvillimin e madh tė konstruktit tė malėsorėve, pėr tė pėrballuar njė peshė tė madhe nė veshje. Xhubleta e punuar prej rripash shajaku e shpiku tė zi, tė kombinuar me 8 iva tė zhgunit tė bardhė, shquhet pėr zbukurime tė imta gjeometrike. Kėtu bijnė nė sy shkėlqimet, qė reflektojnė zbukurimet me punime delikatese prej ari. Mbi xhubletė, dallohen boēet e kuqe me vija ngjyrė tė bardhė, tė shoqėruar me njė pėrshtjellak me ngjyrė blu tė thellė. Gjatėsia, ėshtė specifika qė e dallon brezin nė rrafshin e madhėsisė, nė tė cilat janė shprehur frymėzimi i hollė me shije elegante, ku fija e leshit shoqėrohet me fije ari.

Gratė malėsore, kanė pėrdorur gjerėsisht brezin prej lėkure me stolisje tė imėta metali dhe dy pafta dekorative. Kostumi i periudhės sė vjetėr shqiptare ėshtė me origjinė mesdhetare. Ai ėshtė pėrcjellė natyrshėm nga qyterimi ilir e deri nė ditėt tona, ku gratė e cucat (ēikat, vashat) malėsore dalin nė festivalet etnografike nė vendlindje e Amerikė.

Shpesh shikuesit amerikanė afroheshin nė podiumin e skenės dhe fiksonin nė aparatet fotografik e camera tė vogla elektronike etnovlerat, si veshjet tekstile, fustanellat, tirqet e bardhė me jatagana tė zi rreth xhepave dhe shqekeve, si dhe zbukurimet ose stolitė nė ar, argjend e serm rreth qafes. Sfondi tipik malėsor i skenės me male, pemė e shtėpi tipike kullash alpine, gėrshetohen mrekullueshėm me veshjet origjinale etnografike tė vajzave amerikane, qė kanė njė dashuri e respekt pėr veshjet e tė parėve etnik arbėr. Ata hedhin valle, njėsoj sikur tė ishin nė logun e vashave mes bjeshkėve tė bukura Alpeve Shqiptare, tek hijeshojnė si lisat e harlisur nė skenėn moderne amerikane…

Sipari i pjesės sė tretė, filloj me melodramen me katėr akte: “Kthehu o bir”, tė regjizorit e muzikantit Fran Shala dhe luajtur nga Grupi Artistik “Rozafat”, tė drejtuar nga i palodhuri, aktivistit tė kulturės dhe kishės shqiptare Nik Gjuravēaj. Skenari i pjesės dramatike, prek dhimbshėm nė damėt e jetės sė pėrditshme shqiptare nė vendlindje. Subjekti ėshtė marrė nga njė familje malėsore me tradita. Njė ditė djali, (aktorėt Orsin Turmalaj dhe Pjetėr Shala), i mpleksur nė njė ambient jo tė kėndshėm shoqėror, i kėrkon babait (Fran Shala), pjesė nga pasuria, qė mė vonė ai do ta bėnte rrush e kumbulla, nė mejhane e casino bixhozi nė qytet. Mė sėfundi, djali kthehet nė shtėpi, mbasi kishte provuar kamxhikun e policėve (Nik Gjokaj e Fran Pllumi) dhe muret e akullta tė burgut. Nėna (File Gjokaj) e motra (Lisa Shala), nuk e njohin antarin e familjes sė tyre, tė transformuar tėrėsisht nga jeta e burgut. Pėrballė kėsaj skene rrėneqethėse, djali plangprishės, i penduar pėr shtetėsimin, qė i kishte shkatuar familjes i kėrkon ndjesė me lot ndėr sy nė emėr tė Zotit... Pjesa muzikore me instrumentin e violinės u luajt nga vajza e talentuar shkodrane Levis Naēaj.

Si pėr tė larguar nga sytė e spektatorėve imazhin e dhimbjes, u paraqit Madona, njė kėngėtare e muzikės sė lehtė e popullore shqiptare, e cila pėr tė pranishmit kėndoi: “A vritet pafajsia!?”, ndėrsa Daniela Camaj interpretoi kėngėn: “Hajdeni malėsorėt e mi”. Grupi djemve tė rinj shqiptar “Ēamėria”, i veshur tėrėsisht me kostum tradicional popullor nga Bostoni, solli si suprizė njė valle tė njohur nė Shqipėrinė e Jugut, me titull: “Vallja e Osman Takės”. Nga mėnyja tradicionale shqiptare, nė sofra, dasma, fejesa, e nė takime midis shokėve e miqsh, shpesh preferohet humor, qė nė mbrėmjen artistike e sollėn pėr tė risjellė buzėqeshje aktorėt amator Luigj Tinaj e Tomė Smalaj. Xhezarina Daka, pėr tė pranishmit nėn valėt e tingujve muzikorė tė orkestrės kėndoi: “Sikur flutur”, duke ia lėnė vendin nė fund tė pjesės sė tretė valleve: “Hipa n’maje tė Malit tė Zi” dhe “Vallja e Shqiponjave”, tė luajtur nga Grupi “Rozafat”.

“Melodi me zumpare”, u intepretua nga Shtjefėn Ujkaj, ndėrsa “Ēka ka zogu qė po qan”, u kėndua nga Lisa Nikprelaj. Tre kėngėtarė: Agron Maqellara, Hajro Ceka dhe Viktor Hila, sollėn kėnaqėsi me kėngėt respektive: “Se dy tė dashura qė i kam”, “Dy gota me raki”, “Potpuri shkodrane”. Pasioni pėr muzikėn dhe vallet shqiptare, ka bėrė qė tė rejat e inkuadruar ne Grupin e pagėzuar: “Vajzat Shqiptare” tė shkollės katolike St. Chaterin paraqitėn ne repertorin e valleve pjesėn me motive nga Veriu: “Valle me fyell dhe daulle”. Tingujt muzikor dhe zėri karakterstik i Elizabeta Dukaj, do tė argėtojė tė pranishmit nė Lehman Collge me kėngėn: “Veē pėr ty”.

Festivali XIV Shqiptar, i organizuar nga Qendra Kulturore “Nėnė Tereza”, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrės”, nė Hartsdale nė New York, dhe mbėshtetjen e madhe tė kėngėtarėve, vallėtarėve tė komunitetit do tė mbyllet me vallėtarėt e rinj tė Grupit “Ēamėria”, tė ardhur nga Bostoni me pjesėn “Valle e Tiranės”, duke demostruar dashurinė pėr vallet.

Mbas shfaqjes artistike, qė vijoi pėr tre orė, spektatorėt kaluan ēaste argėtuese deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, nėn tingujt e muzikės popullore, duke shijuar gjellė e gatime tė kuzhinės tradicionale shqiptare. Tashmė Festivali shqiptar nė New York, me 14 vitet e jetės sė vet, ėshtė pėrfshirė nė grupin e moshės sė adolishencės, duke kaluar me shumė sukses shumė prova e sprova tė qėndresės dhe mbijetėsės sė kulturės shqiptare mes vorbullės marramendėse shumėmilionshe amerikane, qė asimilon, bluan e pėrpunon kultura tė nacionaliteteve tė tjera.

Pėrgėzime organizatorėve, qė ia arritėn qėllimit, pėr tė sjellė para publikut amerikano-shqiptar koloritin e pasur tė veshjeve popullore, vallet burimore etnike, kėngėt e lutrave me heronj, mallit dhe dashurisė, lirizimin e interpretimit tė shumė tė rinj amerikano-shqiptar, duke reflektuar begatinė e vlerat tė larta tė foklorit tė shumėllojshėm brenda arealeve tė mozaikut tė pasur burimor me elementė tė theksuar etnik.

Manhattan, New York, Nėntor 2004
([email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara