HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pergjigje ndaj shkrimtarit grek Thali Millona

SHQIPERIA NUK ESHTE GREQI

-- nga Kastriot Demi

Para disa kohesh, rastesisht u njoha me librin tuaj te vitit 1987, "Ēeshtje te Vorioepirit" dhe e lexova me vemendje z.Millona. Eshte e ditur se intelektualet perbejne ate force qe aftesite e tyre te vihen ne sherbim te njerezimit me saktesi dhe larg pasioneve kur eshte ēeshtja per tema te karakterit historiko-politik, siē eshte tema qe ju trajtoni. Ata nuk duhet te behen zedhenes e skllever te verberise se qarqave shoviniste, qe ne kohen qe perjetojme jane diskretituar. Paraprakisht dhe kategorikisht ju them z.Millona se ēeshtja politike e VorioEpirit ne linjen qe ju shtroni, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. Ju e dini fort mire se ne antikitet tokat jo-ishllore quheshin Epir, thjesht si nje nocion gjeografik, por ne rastin konkret "grek".

Ne librin tuaj botohen tri harta: te periudhes antike, te sotme si dhe nje harte te pretendimeve shqiptare. Secila nga keto ka qellime te veta. Historiografia greke dhe personalitetet e saj si Herodoti dhe Tukiditi thone se pertej lumit Pasaron Ēibēron ne jug te rrafshnaltes te Pindit dhe derdhet ne gjiun e Ambrakise dhe qytetit Pasaron qe sipas romakeve dhe grekeve banoret quheshin "barbare", pra nuk ishin as romake, as greke. Si rrjedhoje, kane qene Ilire. Ndersa historiani gjerman Ham thote se ne trungun e fiseve hyjne dhe maqedonasit e Filipit qe njiheshin si armiq te ashper te grekeve.

Keni thene se iliret ishin fise pa kulture

Historikisht, eshte faktuar se iliret kishin nje kulture te gjere materiale, Piruset permendeshin ne perpunimin e metaleve, Adrianet dhe Dalmatet ne ndertimin e anijve te shpejta liburne. Ne librin tuaj, paraqisni me qellime te caktuara se fiset ilire jane Protogone, d.m.th ne stadin e egersise, pa kulture, pa aftesi organizim dhe njohje te identitetit. Ky percaktim nuk ka asnje fakt real, por eshte etiketim i qellimshem dhe banal nga ana juaj. Eshte e njohur se fiset greke kane luftuar me fanatizen ndaj njeri-tjetrit. Ku ishte ndjenja e unitetit mes fiseve greke me kulture te gjere? Ju mohoni ate qe quhet ndjenje organizimi, por Adrianet kishin organizim te shtetit, si dhe Taulantet qe kishin ne qarkullim monedha. Nje organizim te tille kane pasur dhe fiset Ilire jugore dhe jugperendimore.

Pse nuk flisni per kolonite greke ne Itali?

Me ka terhequr vemendje perse ju nuk jeni interesuar per te propaganduar gjeresisht dhe per kolonite greke te Italise jugore si Sirakuza, Mesina etj dhe te vini ne levizje organizma nderkombeeare t'ua njohin si token kombetare meqe aty flitet ende greqisht. Pushtimet romake te vitit 167 p.e.s, ndryshuan krejt raportet ne gadishull. Greqia u be thjesht nje province romake, ndersa Iliret e paperkulur asnjehere nuk u nenshtruan, por ruajten me fanatizem identitetin e tyre. Ishin fise ilire ato qe me Baton ne krye tronditen themelet e perandorise ne vitet 6, 9 e.s, ne ate kohe kur te tjeret nuk ndiheshin fare. Kjo ka vazhduar edhe gjate perjudhes se sundimit bizantin.

Koha e mesme, lulezuan principatat arbnore

Nese i referohemi kohes se mesme, ne tri etapat e saj ne gadishullin Ballkanik ka pasur ndryshime, u forcuan principata te ndryshme Arberore si ne shek XI e XII principata e Arberise me Progonin dhe Dhimitrin, ajo e Bushatllinjeve dhe e Topiajve, ne Jugperendim Muzakaj dhe Arianitet, Jug Principata e Simonzenebisit e Pjeter Loshes dhe Gjin Bue Shpates te cilat me dobesimin e Perandorise Bizantine u forguan se tepermi. Ne historine tone kombetare u shqua principata e Kastrioteve ne shekullin XV-te me Gjergj Kastiotin ne krye, qe u be figura qendrore ne te gjithe Evropen, kur principata te tjera te Ballkanit dhe te Evropes dridheshin perpara kercenimit Osman. Fatekeqesisht, kaq e madhe eshte verberia juaj shoviniste, saqe edhe Skenderbeu, meqe ishte kristian, ju e quani grek dhe territoret qe sundonte: Greqi.

Duke shfletuar defteret turq te 1582 per Shqiperine e Jugut per ato zona qe ju artificialisht i quani greke, kam vene re se emertimet e fshatareve ishin: Vila, Kamenica, Rusan, Kasnec, Nivice, Mile, ndersa ne listen emerore gjenden emra si Gjin, Mark, Dede, Gjon, Pal Nik etj. Te ēfare preardhje jane keto perkufizime emrash? Sigurisht qe greke jo e jo, se ato jane thjesht arberore shqiptare te asaj hapesire qe shtrihej deri ne Preveze. Ne kete pellg nuk figuron asnje fis greke si ne pellgun e Gjirokasters, Korēes etj. Per te justifikuar fraziologjine tuaj, mbeshtetem ne disa ndertime te kishave te stilit bizantin dhe na i paraqesni si dokumenta historike per te vertetuar greqizmin e atyre zonave. Na bene pershtypje si ju konfondoni prejardhjen kishtare ortodokse me ate te kombesise.Ne keto zona qe vertetojne origjinalitetin thjesht Shqiptare na e paraqesin dhe emertimet e vendeve "toponime" si: Bujuk, Pallbakallat, Reze, Ēuke, Gropa e Finiqit, Keneta e Nik Gjonit, Lekuresi, Gjikaj, Vole, Qafa e Gjonit dhe e Gjon Dedes ne Arvenice, Shkembi ne Arpice, Gjon Dede ne Mile. Krahas ketyre toponimeve jane dhe emrat e familjes Pal Gjon ,Dede Lek ,Gjin lek. Keto deshmojne vazhdimesine e shtrirjesh Shqiptare qe nga pjesa me veriore e deri ne ate jugore ne ato brigje qe lagen nga ujrat e gjirit te Ambrakise.

Pronare me emra shqiptare

Gjate shek XVIII pronare te medhenj tokash ne keto hapesira buqesore, vendosen bujq per t'i punuar. Te tille pronare kane qene Karali Beu, Vrioni, Pashai, Karahaxhi, Memush Beu, Alikua etj nga ku dhe keto vende moren emrat e tyre. Per sqarime me te hollesishme ju rekomandojme te lexoni librin e Pr.Spiro Shkurti "Vurvu i Delvines" i cili jep hollesira per ate qe u permend me lart. Per vertetesine shqiptare te ketyre hapesirave te njejten gje shkruan dhe shkrimtaret e huaj Bukevili, Bajroni dhe Aravandinoi te cilet thone se keto fise kane qene shqiptare qe dallohen nga zakonet, gjuha, veshja, marrdheniet shoqerore etj. Ju zoteri ne vepren tuaj botoni edhe harten te shtrirjes shqiptare. Kam lexuar me vemendje dhe librin e Aristille Koles "Shqiperia dhe prejardhja greke" qe eshte nje veper qe hedh drit mbi realitetin historik te Shqiperise dhe hedh pretendimet tuaja me fakte te pakundershtueshme. Ju pretendoni se kete veper ia dedikoni nenes suaj te ndjere dhe edukimit te rinise greke, eshte nje shprehje sentimentale ne pamjen e pare por ne realitet nuk eshte keshtu gjersa ju deformoni me qellim dhe pasion te verteten. Theksojme se ne Shqiperi te krishteret ortodokse dhe katolike perbejne nje teresi krejt shqiptare me elementin mysliman dhe dallojne teresisht nga grekerit e nga sllavet nga gjuha zakonet folklori, veshja etj. Ne Shqiperi ortodokset ne jug kane dhene nje kontribut te shkelqyer te gjuhes dhe te lirise.

Nuk keni argumente

Si konkluzion, ju them se as ju dhe as perfaqesuesit e social- shovinizmit e klerit primitiv grek nuk kane asnje argument per te erresuar realitetin shqiptar. Ju e dini mire se ishin shqiptaret qe kontribuan per ēlirimin dhe formimin e shteti grek. Ju perserisim reagimin e Mitropolitit te Nartes te Hiresise si tij Porfirit i cili ne ceremonine e rivarrimit te eshtrave te Marko Poēarit ne qytetin e Mesollonjit me 1837, iu drejtua mbretit te Greqise Otonit me keto fjale: "Po, madheri, ishin kreshniket shqiptare ata qe i dhane lirine Greqise. Mjere kombi, qe mbreti nuk njeh mire historine e tij, duke preplasur skeprin e tij ne toke (Leomdise).

Ne librin tuaj ju flisni me hipokrizi per te drejtat dhe lirite e njerzve e te popujve ne nje kohe kur bashkatdhetaret tuaj kane masakruar ne menyre ē'njerezore popullsine shqptare te krahines se Ēamerise pasardhes te Tesproteve. Deformimet historike, nuk mund ta erresojne realitetin shqiptar. Sot qe Greqia eshte anetare ne Bashkimin Evropian, jemi te mendimit se ju si shkrimtar i kohes nuk duhet te beheni zedhenes i primitivizmit te ierarkve si nje episkop i Konices i quajtur Sebastian i cili thoshte "se dhe guret e Shkumbinit flasin Greqisht". Ne duam zgjerimin e marrdhenieve ekonomike, kulturore dhe sportive si shenje e mirekuptimit vllazeror midis dy popujve tane. Kjo eshte deshira jone, e popullit grek dhe e kohes qe po perjetojme.

-- marrė nga Koha Jonė, 10.08.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara