HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ISMAIL KADARE - PASHA I LETRAVE

-- nga Migjen Kelmendi, JavaOnline

Shkrimtari Ismail Kadare, ose thanė ma mirė, emni ISMAIL KADARE, asht nji emėn i rrallė, nji emėn qė sa herė shqiptohet: tingėllon, ban zhurmė, rrapllon, t'habitė, t'ban me vjellė, t'huton, t'mrekullon. Janė tė rrallė njerėzit nė historinė moderne tė shqiptarėve emni i tė cilėve ka shkaktue e shkakton (fatkeqėsisht) ende ndjesi t'pėrplasuna: adhurim pėrzie me urrejtje, respekt pėrzie me tutė, mrekullim pėrzie me dyshime.
Qėkur u shfaq pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe, gjuhė e cila kishte nisė asokohe me u shkrue n'bojė e n'kajde tė Enver Hoxhės, ky emėn s'u hoq ma nga gojė-kqijtė e gojė-amblit. I gjetun mbrenda nji diktature tė tmerrshme, ai s'donte gja tjetėr, pos me jetue sa ma mirė e sa ma me kualitet mbrenda atij realiteti tė krijuem me dhunė. Dhe, s'e kishte fajin ky njeri qė ishte me talent, i prekun, mjeshtėr. Ai bile e kishte kuptue dhe diktue prezencėn e omenit, shejit n'shkrimin e tij. Nuk ishte farė njeriu me sens t'naltė pėr barazi e drejtėsi n'botė. Kush jam une me e rregullue e me e barazue kėtė botė? Talentin ky njeri deshti me e shfrytėzue vetėm pėr me jetue ma mirė mbrenda asaj bote qė e kishte gjetė hutue, ku jetohej shumė keq. Ma keq s'bahet.

Ishte nji njeri i rėndomtė, me nji opt plake gjirokastre me probleme hormonale. Dikush e quente tė shėmtuem. Dikush tė lezetshėm n'shėmtinė e vet. Por askush s'e pandehte pėr t'lanun. Pėrkundrazi. Ishte me nji intelegjencė tė rrallė. I ftoftė. Kalkulant. Pragmatist. Strateg. Ai qysh atėherė, nė fillim, e kishte tė ndėrtueme strategjinė e tė mbetunit gjallė, e mbijetesės, mbrenda nji vendi ku tė shkonte kryet pėr hajgare. Ai s'kishte ideale tė mėdha. Nuk e mundonte dhembja e tė qenit, s'e ndiente weltshmerzt'in. As e mundonin pyetjet e gjithmonshme. Ai s'kishte nisė me shkrue i cytun nga kotėsia e tė qenmit, nga mungesa e kuptimit, nga enigma. Letėrsinė s'e kuptonte ashtu. Letėrsia pėr te ishte vetėm nji mjet pėr me mbijetue e me jetue pak ma mirė se ata tjerėt mbrenda atij bunkeri tė madh si Shqipnia e Enverit. Ai shkruente tue ikė prej llogoreve, prej jetės ku buka mezi del.

Ai duhej me qenė i sukseshėm, sepse opcionet tjera ishin tė tmerrshme. Ai donte vetėm me pasė ushqime ma tė mira atėherė kur pritej nė radhė e ushqimet s'dilshin pėr tė tanė. Ai donte me qenė i ftuem nėpėr ndeja e me e pasė nji emėn, nji personė publike, atėherė kur diēka e tillė pandehej privilegj vetėm i Politbyrosė dhe Xhaxhit. Ai donte me udhėtue jashtė shtetit e me krijue familje normale atėherė kur diēka e tillė ishte e pamundun, sidomos familjen me e krijue si normale. Ai s'donte me e ndryshue botėn. Donte me e jetue botėn. Si tanė ne tjerėt. Nuk lypke shumė. Ishte i vocėrr si njeri. Ngihej me pak.

Kadare s'ishte as asht intelektual nė kuptimin francez tė kėsaj fjale. As asht biografi e jetė e cila duhet marrė si shembull, si ta zamė Havelin, Solzhenjicinin, e mos ta krahasoj me nji shembulli tė madh si Kundera. Shumėēka prej njeriu e prej intelektuali ka qenė dashtė me flijue ky njeri pėr me qenė ky qė asht sot - shkrimtar. Akuzohej nji kohė tė gjatė pėr kompromiset, veprat ku madhnon diktatorin dhe jetėn e lumtun socialiste. Ku bahet i verbėt kur duhet me i pa e hetue gjanat. Ku bahet i shurdhėt kur duhet me e ndigjue piskamėn dhe ulurimėn e miqve, e bashkėqytetqarėve tė vet, e kolegėve tė vet tė dhunuem e keqtrajtuem.

Na vinte me vjellė mbas shembjes sė komunizmit tue e pa se si shtihohej e reklamohej si disident. Si ai qė gjithmnonė ka qenė kundėr. Shembull. Model. Por, kur e lexon vetėkritikėn e tij shkaku i poezisė "Nė mesditė Byroja Politike u mblodh", ate pėrulje qė njeriu ishte i detyruem me ia ba vedi, ate vetėshuplakosje e vetėpshtymje, e kupton se nė ēfarė rreziku e nė ēfarė shteti e realiteti ka jetue e mbijetue nji shtetas shqiptar.

Vetėkritika nuk e kompromiton Kadarenė, s'e keni kuptue. Ai s'ka qenė njeri i madh si Kundera e Haveli. Ai ka dashtė vetėm me jetue pak ma mirė, me dalė jashtė shteti, me u dukė i madh nė sytė e grues sė tij tė bukur. Asgja ma shumė. Dhe, po e ka pasė vetėm nji borxh: talentin e tij. Ai i kishte borxh talentit. E letėrsia, nime, s'asht realitet. Asht trillim, fiksion, andėrr. Andaj, ky njeri edhe u fsheh edhe iku andej, n'fiksion, n'parabolė, n'andėrr. Ky njeri gjatė kohės sė diktaturės nuk lypi azil n'vendet e perėndimit, sepse nji gja e tillė ishte shumė e guximshme dhe ambicie qė i bie tamam njerėzve tė mėdhej e trima, e jo Kadaresė. Ai zgjodhi nji azil tjetėr, hiē ma pak t'randėsishėm e tė guximshėm - letėrsinė. Iku e u fsheh aty. Mbeti shkrimtar. Vetėm shkrimtar. Kjo jo vetėm mė mjafton, por edhe mė tepron, deklaroi ai.

Por, deklaroi vetėm mbasi filluen me u shfaq nė sipėrfaqe mbeturinat e personės sė tij publike. Mbasi u shfaq nė sipėrfaqe kurmi i tij prej Intelektuali dhe Disidenti.

Mediat shqiptare, miletė intelektuale nė Shqipni e Kosovė po merren si forenzigėt me diēka qė moti ka qenė e vdekun dhe e kalbun: Kadarenė Intelektual. Kadarenė Disident.

Por, s'asht faji i tij se kjo kulturė e vocėrr, e hutueme dhe e trullueme me komunizėm e me tė vėrtetėn pėr veten, do ngapak me u rrejtė, do me projektue nė njerėz tė rėndomtė, nė njerėz tė vocėrr por me talent si Kadare, qė dojshin vetėm me jetue pak ma mirė, tana mangėsitė, pamundėsitė e dėshirat e parealizueme tė veta.

E ky njeri, pėrkundėr kėsaj kulture, diēka sidoqoftė realizoi me sukses: Kadarenė Shkrimtar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara