HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOMUNIKATE pėr Koordinimin e imprenditoreve shqiptarė ne Itali

Jane rreth 9.000 firmat shqiptare ne Itali te cilat se shpejti do te kene mundesine qe te bashkohen ne "Koordinimin e imprenditoreve shqiptarė ne Itali", (Kisi).

Kete nisme ambiciose ja ka propozuar keshillit drejtues se "Lidhjes nacionale te shoqatave shqiptare dhe arberesh ne Itali" pjesetari i direktivit te saj z. Artan Doda, fitues per vitin 2003 i ēmimit prestigjoz "Italia che lavora".

Mbi statutin dhe rregulloren e ketij organizmi, jetik per fatet e imprenditorise shqiptare ne Itali, po punon prej ditesh zyra e komercialistit shqiptar me banim ne Itali, dott. Ermal Shkreli.

Ky koordinament do kete si qellim kryesor mbrojtjen e interesave te investimeve shqiptare ne Itali, bashkerendimin e punes mes firmave shqiptare, krijimin e strategjive te perbashketa per marevajtjen e punes, ndihmen dhe mbeshtetjen reciproke si dhe tutelen e vazhdueshme administrative dhe legale.

Ne mbledhjen e saj te rradhes, pas pushimeve verore, keshilli drejtues i Lidhjes do mblidhet qe te shqyrtoje kete propozim te z. Doda dhe do e vere ne votim.

Nderkohe frojme imprenditoret shqiptare me banim ne Itali te na kontaktojne permes postes elektronike [email protected]
Te gjithe ata qe do na shkruajne do te jene te ftuar te marrin pjese ne kongresin e ardhshem te Lidhjes gjate te cilit, sigurisht pas vendimit te direktivit, do hidhen bazat e formimit te Kisit-it.

Zyra e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun e "Lidhjes nacionale te shoqatave shqiptare dhe arbereshe ne Itali"

Rimini 27.07.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara