HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KARVANI I VDEKJES TRONDIT SHKODRĖN

-- nga Koha Jonė, E hėnė, 12 Janar 2004

Flamuri shqiptar nė gjysmė shtize Shkoder - Qyteti ka perjetuar mbase dhimbjen me te madhe ne historine e tij te vjeter dhe te re. Karvan dhimbjeje, lotesh, arkivole dhe lule. Me pak fjale me kaq eshte ekuivalentuar jeta ne kete te diele zije ne qytetin verior. Qe ne oret e para te mengjesit, Shkodra eshte dritheruar para vdekjes. Asnjehere nuk ishte pare nje karvan i tille kaq i gjate si ai i makinave dhe kamioneve qe mbartnin 18 viktimat e tragjedise te Karaburunit. Te 18 kamionet me te cilet jane bashkuar edhe makinat e shume familjareve dhe shume makina policie kane udhetuar pergjate te gjithe nates per te qene rreth ores 5 e 25 minuta te mengjesit ne Bisht Juke aty ku nisi administrativisht Shkodra. Shkodranet thuajse nuk kane vene gjume ne sy. Shume prej tyre kane dale rrugeve ne pritje te vitkimave se bashku me familjaret e viktimave qe ne oren 2 te mengjesit te se dieles.

Ata te gjithe u nisen ne kerkim te nje shprese te pajetuar dhe erdhen me shpejt se e kishin menduar. Erdhen ndryshe. Udhetuan naten ne kuti arkivole te drunjta. U nisen ne te njejten rruge dhe erdhen po ketej vetem pa jete sepse ate e kishin lene atje ne ujerat e thelle dhe te ftohte te Jonit nje nate me pare. Tashme jane te vendosur ne arkivole ne secilin kamion. Jane te rrethuar nga 4 ushtare, qe duke u dridhur nga te ftohtet sepse kane udhetuar gjithe naten. Ndersa ne cdo kamion ndodhet edhe nje nga te afermit e viktimes. Prane arkivolit dy kurora. "Ne emer te popullit te Vlores" dhe "Nga Bashkia Vlore". Vlonjatet kane marre pjese ne dhembjen e madhe te qytetit verior.

Udhėtimi pėr nė banesa

Ne Kryebushat eshte edhe ndalesa e pare. Kater numra nga 18 arkivolet duhet te ndahen dhe te nisen ne drejtim te Vaut tė Dejes. Jane shume ata qe presin trupat. Kamionet nisen per ne Vaun e Dejes. Nje plak pyet njerezit nese kane pare nipin e tij, ndersa nje vajze te re, te mbuluar koke e kembe me te zeza i bie te fiket.

Me pas edhe nje kthese tjeter. Tek Harku i Berdices eshte edhe kthesa e dyte. Kater kamione te tjere nisen drejt Dajcit. Ndersa makinat ecin ngadale dhe ne rruge degjohet vetem uturima e motorreve te tyre, ne oren shtate ata mberrijne ne qender te Shkodrės, gati perballe Godines te Rektoratit te Univeristetit. Kane dale dhjetra shkodrane, shume familjare qe nuk dine te mbajne lotet. Me ta eshte prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza qe ka qene ne Vlore gjate nje dite me pare dhe qe mundohet te ngushelloje sado pak familjaret. Asnje pushtetar lokal, asnje perfaqesues i Bashkise, Keshillit Bashkiak apo Keshillit te Qarkut, megjithese shtepia e kryetarit te Bashkise, Artan Haxhit eshte perballe vendit, ku u ndal kortezhi i makinave qe mbartnin vdekjen.

Mes njerėzve qė vėnė kujėn

Ne shtepine e Mark Pushimaj eshte dhimbja e pare. Ai ka humbur djalin e tij Paulinin 21 vjec. Ai e kishte patur enderr te shkonte ne Itali tek vellai i tij me i madh. Te niste te punonte dhe mendonte nje jete te re. Por asnje nuk e ka plotesuar endrren e tij. Paulini eshte nisur te enjten nga shtepia per te mos u kthyer me i gjalle. Arkivoli me trupin e Paulinit hyn ne shtepi mes kujes te madhe te grave. Marku, babai mundohet te permbahet. Ai jep cigare megjithese duart i dridhen. Fut brenda ushtaret e Vlores dhe i nderon ata, ndersa lotet e tradhetojne. Nena Roze nuk do ta besoje gjemen qe i ka rene. Ve doren ne zemren e djalit dhe pret qe ajo te rrahe dhe me pas e puth djalin ne balle.

E njejta dhimbje, mbase edhe me e madhe ne familjen e Sadik Docit. 25 vjecari kishte vetem nje vit martese dhe tre muaj me pare i ish gezuar lindjes te djalit. Ne familjen e Gjon Docit per te ngushelluar ishte Artan Haxhi dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Anton Leka, ndersa nje ore me vone edhe kryetari i deges te PS Ndue Doda. Sadiku ka dashur te niset tek vellai i tij. Sikur e kishte parandjere vdekjen e tij ai dhe e shoqja Rina. Kur eshte nisur ka takuar babane dhe i ka thene "Une po nisem dhe nuk dihet a kthehem. E kam lene nje djale". Ndersa Rina qe nuk eshte me shume se 18 vjec thote se vetem pak minuta para nisjes te burrit e ka marre vesh se Sadiku shkonte ne Itali me gomone. "Nuk kishte pune dhe shkoi. Une nuk kam dashur kurresesi", thote duke qare Rina.

Edhe ne Dajc, dhimbja eshte e madhe. Nga kjo ane jane kater viktima nga dy per secilen familje. Kuja degjohet ne familjen Miruku dhe ne familjen Prenga. Ne shtepine e Mirukeve gjema arrin kulmin. Ne ate tragjedi kane humbur jeten Rasim Miruku 55 vjec dhe nusja me e re e shtepise Besmira 16 vjece. Nusja qe martuar ne veren e shkuar. Se bashku me te vjehrrin ajo shkonte ne Itali tek burri i saj. Ne mes te dhomes jane vene te dy kufomat. Mbi arkivolin e Besmires jane shperndare fotot e dasmes te saj. Ngjan shume e lumtur dhe nuk e di se pak pas kesaj do te gjente vdekjen. Burri i saj do te kthehet te dielen pasdite. Do te varrose endrren dhe dashurine e madhe te tij. Ne kete shtepi ka ardhur nga Vlora edhe Resul Agathi. Nuk i njeh fare, por kerkon te marre pjese ne dhembjen e tyre. "Kam ardhur nga Vlora te bashkohem me dhembjen e kesaj familjeje."

Shtepia e Prengajve eshte e mbushur nga njerezit qe shkojne e vijne. Liza Prenga 35 vjec dhe Arben Prenga 23 vjec ndodhen tashme te vdekur ne dhome. Ne fytyre kane shenjat e djegjeve te shumta. Sic tregon vellai i Arbenit, Nikolla ata jetonin prej 5 vjetesh ne Itali. "Liza ka tre femije qe jane ne Itali tashme. Po keshtu edhe Beni. Kishin 5 vjet atje. Fatkeqesisht nuk kane mundur te bejne dokumentet. Pak dite me pare, ata jane detyruar te vijne ketu. Lizes i vdiq i vellai dhe me pas vjehrri, babai i Arbenit. Te dy erdhen dhe deshen te ktheheshin atje ku kishin familjet", thote Nikolla.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara