HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Disa mendime dhe pėrcaktime rreth gjuhės sė sotme zyrtare shqipe

-- nga Hans-Joachim Lanksch

Hans-Joachim Lanksch

Cosi ne mio parlar
Voglio esser aspro

Pėrkitazi me rishikimin e ēėshtjes sė gjuhės sė njėsuar kam shkruar kohė mė parė gegėnisht1 , kėsaj here e pėrdor gjuhėn e njėsuar pėr tė treguar, nga njė anė, se nuk jam ? siē mund tė supozohet ? njė shovenist i pėrbetuar dhe i papėrmirėsueshėm i gegėnishtes, edhe pėr tė treguar, nga ana tjetėr, se nuk e konsideroj se gjuha e Fishtės ėshtė mė e mirė se gjuha e, bie fjala, Lasgush Poradecit (edhepse duhet theksuar se gjuha e Lasgushit, shyqyr zotit, nuk ėshtė gjuha e ashtuquajtur e njėsuar). Nuk jam gjuhėtar, do tė cek disa pikėpamje nga pozita e njė ?common sense"-it (dmth. me mendtė prej njeriu qė ka tru tė shėndoshė) tė njė vėzhguesi tė jashtėm me qėllime prej dashamirėsi.

Gjuha zyrtare shqipe zyrtarisht definohet kėshtu:

- GJUHA LETRARE SHQIPE

Varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar. Ajo pėrfshin gjuhėn zyrtare, atė tė letėrsisė artistike, tė veprave shkencore e mėsimore, tė shtypit e tė publicistikės, tė ligjėratave botore etj. Dhe ėshtė e normėzuar nė tė shkruar e nė tė folur. Formimi i saj ėshtė fryti i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar, i cili fillon qė me shkrimet e para shqipe."2

Se sa tė pavėrteta, se sa shtrembėrime tė realitetit historik dhe linguistik ka nė kėtė definicion, mund tė verifikohet kollaj me punimet e ekspertėve tė gjuhėsisė dhe historisė sė gjuhės. Sa i pėrket pretendimit se gjuha zyrtare qenka gjuha ?mė e pėrpunuar" ? merre nė dorė gramatikėn (gege) tė Martin Camajt3 . Sa pėr ?proces tė gjatė" ? krahaso ligjėratat e Simpoziumit shkodran pėr Martin Camajn, sidomos shkrimet e David Lukės dhe Artan Haxhit4 . Tash ta lėmė anash punėn e shkencės dhe tė hedhim njė sy mbi nocionin e kėsaj gjuhe zyrtare resp. mbi elementet e termeve zyrtare tė kėsaj gjuhe zyrtare.

Gjuha e njėsuar : Si mund t?i shkojė mendja njeriut me mend se qenka gjuhė ?e njėsuar" njė gjuhė tek e cila 80% elementesh tė njė idiome u shtohen 20% elementesh tė idiomės tjetėr? Termi i drejtė pėr kėtė dukuri nuk ėshtė ?njėsim" por thjesht: pushtim ose nėnshtrim.

Gjuha kombėtare letrare : Si mund tė quhet gjuhė ?kombėtare" idioma e njė sė tretės sė kombit, ndėrkaq dy tė treta tė tjera tė territorit shqipfolės flasin atė idiomė, e cila nė kėtė ?gjuhė kombėtare" pėrfshihet me njė pėrqindje prej 20%?
A mund tė pranohet si gjuhė kombėtare njė idiomė, e cila i ėshtė imponuar dhe urdhėruar me dekret popullit nga klika udhėheqėse dhe ideologėt e saj vetėm e vetėm pėr shkak se ato 80% nė fjalė ishin idioma e skutės sė vendit, nga vinte diktatori? Gjė aq e paparė sa edhe e pabesueshme!

Gjuha kombėtare letrare : Si mund tė jetė gjuhė ?letrare" njė idiomė, me tė cilėn gjatė ekzistimit tė saj nėn sistemin totalitar nuk ėshtė shkruar letėrsi, por ajo qė toskėfolėsi i nderuar Kasėm Trebeshina me plotė tė drejtė e quajti «shkollėn e turpit» pėr letrat shqipe 5? Nėse Ėndėrrat industriale, Shqiponjat lartfluturuese, Motivet pėr eliktrifikimin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, Nėnat Shqipėri, Nėntoriadat, Komunistėt, Ēlirimtarėt, Kėnetat etj. etj. patėn ndonjė funksion nė kohėn e vet ? kėnd e interesojnė sot, kėnd do ta interesojnė nesėr a pasnesėr?
Si do t'i quajmė veprat me vlera vėrtet letrare qė nuk janė shkruar nė kėtė gjuhė ?letrare", psh. veprat e Fishtės, Prendushit, Camajt ose tė Luka Peronės, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmėsi? Proza e shkėlqyeshme (gege) e Anton Pashkut ?Oh" ? a ėshtė joletrare?

Gjuha kombėtare letrare : A ėshtė gjuhė apo krijesė artificiale njė idiomė, e cila ėshtė futur me dhunė pa pasur gjurmė gjurme tė njė zhvillimi organik dhe pa pasur parasysh asnjė prej kritereve mė elementare pėr vendosjen e njė norme gjuhėsore resp. tė njė gjuhe standarde? Dihet se pėr gjuhė standarde zakonisht merret ndonjė element qendror: mesi gjeografik, pikėprerja gjeografike, qendra administrative (qeveritare) ose kulturore etj. Mirėpo, dihet edhe se as gjuha e njė kombi dhe as norma e standardizuar gjuhėsore nuk farkėtohet nėpėr zyrat e gjuhėtarėve zyrtarė, tė cilėt ?vendosin" se si tė flasė ose tė shkruajė kombi, por merret parasysh (dhe jo nėpėr kėmbė) shumėshtresshmėria e gjuhės: Gjuha mbidialektore italiane, psh. rrėnjėt i ka te gjuha e avokatėve tė Bolonjės, te gjuha e Dantes dhe poetėve tė tjerė fiorentinė tė mbėshtetur nė tė folurit ?volgare". Toskanishtja paraqiste mesin gjuhėsor nė mes tė tė folmeve veriore dhe atyre jugore. Letrarishtja gjermane formohej mbi bazėn e gjuhės sė administratės nėpėr zyrat e perandorisė nė Pragė dhe qytete tė tjera dhe pasurohej jo vetėm me gjuhėn e ?kolosėve" letrarė gjermanė, J.W. von Goethe dhe F. von Schiller, por kohė mė parė edhe me njė shtyllė tjetėr kryesore zhvillimi ? me gjuhėn e Martin Luther-it, teologut tė dobėt dhe pėrkthyesit tė pashoq, i cili pėr pėrkthimin e Shkrimit tė Shenjtė e formuloi kriterin tepėr tė rėndėsishėm: ?dem Volke aufs Maul schauen" ? tė shikosh se si flet goja e popullit. Kjo na lė tė kuptojmė tri pikėpamje tė rėndėsishme:

a) procesi i formimit tė gjuhės letrare gjermane filloi nė shekullin e 14 me gjuhėn e nėpunėsve tė kulturuar tė kancelarive dhe pėrfundoi nė shekullin e 19 me gjuhėn dhe stilin e pėrsosur tė klasikėve tė letrave gjermane, proces ky i cili ėshtė zhvilluar pesė shekuj dhe jo pesė dekada! Edhe gjuha e pėrbashkėt italiane zhvillohej gjatė.

b) Nė kėtė proces zhvillimi pėrfshihej edhe gjuha e folur e popullit! Gjuha kombėtare letrare [tekėndej: KL] me tė gjithė tė-tė-tė-izmat e saj ? ku e merr parasysh edhe fjalėn e gjallė tė popullit?

c) Pėrfshihet edhe gjuha e letrarėve tė mėdhenj, gjuha e kolosėve letrarė dhe jo ajo e letrarėve kolosalė. Po tė shikohej ēėshtja e formimit tė gjuhės standarde edhe tek popujt e tjerė, rezultatet do tė ishin tė ngjashme: kudo merreshin nė konsideratė pikėpamje dhe kritere tė arsyeshme dhe tė kuptueshme.

Partizanėt e skalitur tė gjuhės KL ndoshta do tė nervozohen pėr konstatimet e mia naive (?indinjatė e thellė dhe e hidhur?", ?denigrim i arritjeve tė larta?", ?vlera tė ēmuara kombėtare?", ?ēaste historike?", ??triumfante" etj. etj. etj.) duke mė vėnė nė barrė se nė shkrimin tim tė mėsipėrm nuk ka as fije shkence. Mirė e kanė: nuk kam argumentuar shkencėrisht ? dhe, njėkohėsisht, kot e kanė: ceka vetėm fakte, faktet janė tė qarta. Fakte tė thjeshta paraqiten thjesht dhe nuk duhen prezantuar tė shifruara me terminologji shkencore ose me mjegullim pseudoshkencor.

Gjuhėn KL nuk e mbrojnė veēse shkrimtarėt, hylli i tė cilėve ėshtė duke perėnduar dhe fosile tė tjera tė periudhės ML brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Dhe tash ? si tė procedohet me GjKL, a duhet tė ruhet patjetėr ky relikt i njė periudhe prej Neroni? A tė konservohet e keqja vetėm pėr shkak se disa dekada jemi mėsuar me tė? Njėzet vjet janė shumė pėr ēdokėnd qė i ka ndier kėto vite nė kurrizin e vet duke hequr keq e tukeq ? por ē?janė njėzet-dyzet vjet nė histori? S?ka njeri qė mund tė na mbushė mendjen se brenda dy-katėr dekadave mund tė kryhet njė ?akt i kryer" (fait accompli) nė lėmin e gjuhės, i cili pastaj nuk mund tė hiqet.

Ē'na mbetet pėr tė bėrė? Mė duket se pėr ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt do tė mund tė flitet shkencėrisht po tė vihet mbi baza shkencore shqyrtimi i kėsaj ēėshtjeje dhe kur do tė pėrfillen kėrkesat dhe nevojat mė themelore tė zbatimit kriteresh serioze pėr trajtimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt. Le t?i cekim vetėm disa asosh:

1) T'i jepet Qezarit se ē?i takon Qezarit ? dmth. t?i kthehet gjuhėsisė se ē?i pėrket gjuhėsisė ose: gjuha tė trajtohet si gjuhė dhe jo si objekt i politikės. Paskajorja s?ka tė bėjė me aspiratat e popullit shqiptar, prandaj shqyrtimi i ēėshtjes sė gjuhės shqipe t?i kthehet kategorisė sė gjuhės dhe tė shpėtohet nga frazat politike.

2) Mos tė vazhdohet trilli diskriminues i filologjisė zyrtare tė periudhės sė diktaturės dmth. duhet tė ndėrpritet degradimi i gegėnishtes si ?dialekt" dhe tė pranohet se gegėnishtja ka pasur normėn e vet letrare, zhvillimi i sė cilės u ndėrpre brutalisht gjatė diktaturės.

3) Tė konstatohet pėrbėrja e gegėnishtes dhe pėr kėtė qėllim tė ndėrmerren, mes tjerash, kėta hapa:
- botimi i plotė dhe studimi i veprave tė shkrimtarėve gegėshkrues (Fishta, Prendushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj)
- studimi i thesarit gojor i traditės sė Veriut (?Visaret e Kombit" etj.)
- grumbullimi i materialit tė sotėm tė folklorit gojor nė viset veriore tė Shqipėrisė
- studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese tė gegėnishtes (Martin Camaj, Idriz Ajeti etj.)
- pėrpilimi dhe botimi i njė fjalori geg.

4) Pastaj mund tė fillohet formimi i normės letrare tė gegėnishtes.

5) Tė gjitha kėto masa tė bėhen, pėrkatėsisht, edhe pėr toskėrishten (studimi i pasurisė sė traditės popullore dhe letrare; botimi kritik i veprave tė mjeshtėrve tė letrave toske pa ?pėrshtatje" ose ?ndėrhyrje" nė gjuhėn e Naimit, Kutelit, Lasgushit, Trebeshinės; regjistrimi i gjendjes sė sotme tė tė folurit toskė) pėr tė shikuar pėr toskėrishten a ėshtė vėrtet aq rigide dhe skematike dhe a mund tė qėndrojė standardi i saj ashtu siē na sugjeron gjuha KL?

6) Po tė jenė ndėrmarrė kėta hapa, toskėrishtja dhe gegėnishtja do tė jenė nė pozita tė barabarta dhe atėherė mund tė fillojė procesi i shkrirjes sė njė gjuhe tė pėrbashkėt, me shkrirjen e dy normave letrare tė shqipes nė njė gjuhė, e cila nuk do tė ketė nevojė mė pėr epitete tė ēuditshme si e ?njėsuar", ?e sotme", ?kombėtare letrare", pėr shqipen do tė mjaftojė njė emėr i vetėm ? thjesht, shqip e troē: gjuha shqipe. Dhe do tė jetė njė shqipe shumėfish e pasuruar!

7) Pas shkrirjes sė vėrtetė e tė natyrshme tė tė dyja normave, duhet patjetėr qė nė suazė tė standardit tė shqipes (sė shkrirė nga normat letrare toske e gege) tė lejohet dhe mundėsohet shfrytėzimi sa mė i gjerė i gjithė pasurisė leksikale, idiomatike, frazeologjike tė jugut e tė veriut. Atherė do tė dalė nė shesh se, bie fjala, gegėnishtja nuk mund tė konceptohet si gjuha KL plus ca modifikime a ndryshime tė vogla fonologjike (varr_vorr, grua_grue, zė_zā, vėshtirėsira_fshtirėsina) a morfologjike (tė jetoj_me jetue, po tė kishte vėnė_me vū etj.), gjithashtu idioma e jugut nuk mund tė jetė toskėrishtja e plotėsuar me paskajoren tek ka vend edhe ?vźni" nė vend tė ?vėndi".

Nė kėtė mes ėshtė me vend njė vėrejtje pėrkitazi me qėndrimin e kosovarėve ndaj ēėshtjes sė gjuhės qė e pėrziejnė me ēėshtjen kombėtare. Pėr t?i shpėtuar trysnisė sė padurueshme tė regjimit tė serbėve ēetnikė, ata e pranonin dhe pranojnė ? pa ndonjė kriter serioz, pėrpos atij politik nga pikėpamja e kombėtarizmit ? ēdo gjė qė u vinte dhe u vjen nga mėmėdheu, qoftė kjo letėrsia e cekėt dhe puthadore e Realizmit Socialist, qoftė edhe gjuha e farkėtuar artificialisht dhe e imponuar pėrdhunėsisht KL. Njeriu i rėndomtė nė Kosovė arrin te njė gjuhė fare hibride, dmth. te njė idiomi ?kosovarishtja plus -uar": ?ka shkuar me kerr", shpeshherė mund tė hasėsh nė raste ekstreme si: ?kshtuar asht ba". Shkrimtarėt e Kosovės krijimet e veta tė shkruara para importimit tė gjuhės sė njėsuar KL, vullnetarisht ia kanė ?pėrshtatur" asaj tė fundit; pėrshtatje kjo e cila ishte diē artificiale dhe e pėrciptė, sepse jo vetėm na paraqet rimė tė tipit ?la"/?mė", por na qet edhe njė njėsuarishte KL, sė cilės i vjen era e gegėnishtes.

E di ēdokush qė flet ose shkruan nė dy ose mė shumė gjuhė a ligjėrime: nėse ėshtė i zoti tė mendojė nė idiomėn tjetėr, atėherė do tė arrijė edhe te rezultate e formulime tė tjera, te tjetėr tekst, sepse idiomet e ndryshme me tiparet e tyre specifike na ofrojnė mundėsi tė ndryshme specifike dhe po tė shfrytėzohen kėto mundėsi si dhe sa duhet, vetė materiali gjuhėsor na e ēon mendimin nė rrugėn mė vete, folėsit a shkruesit i shkojnė ndėr mend asociacione, nėnkuptime, nėnshtresa, stėrhollime etj. qė nuk gjenden ne rezervuarin e tipareve shprehėse a strukturore tė idiomės sė tij tė parė. Nėse nuk mendon nė binarėt e veēorive tė idiomės pėrkatėse, atėherė mund lirisht ta pėrkthejė psh. toskėrishten gegėnisht sipas kallėpit ?toskėrishte nė petkun fonologjik dhe morfologjik gegė" (dhe anasjelltas), pa marrė parasysh specifikėn e begatė tė sintaksės, idiomatikės, frazeologjisė dhe prozodisė gege si dhe asaj toske!

Nė fund tė mbetemi me njė shpresė: tė mos pėrsėritet te shqiptarėt fati tejet i trishtueshėm i serbėve dhe kroatėve, tė cilėt shekullin e kaluar, nė njė fazė entuziazmimi tė pėrbashkėt pėr idetė e ?ilirizmit" ishin marrė vesh pėr njė gjuhė tė unifikuar ?Serbokroatishte" me nga njė varietet (serb dhe kroat). Nė vitet ?70 tė kėtij shekulli u ngjall, mė nė fund, nacionalizmi kroat aq sa iu kundėrvu hegjemonisė politike dhe gjuhėsore serbe (?Serbokroatishte") me KROATOserbishten. Njėzet vjet mė vonė, serbėt flasin serbishten e tyre siē e flisnin qe njė shekull e gjysmė, ndėrsa kroatėt bėjnė ēmos dhe orvatėn ta ?horvatizojnė" sa mė shumė kroatoserbishten e deridjeshme me ēdo lloj neologjizmash, paleologjizmash, kroatizmash etj. ___________________________________________
1. "Gabim - ose ndėrdyzash" Poezia arbėreshe dhe njėsuarishtja", nė: Quo vadis, Shqipėri - Antologji e pėrgatitur nga Ardian Klosi, Tiranė, München, 1993.
2. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranė, 1985 (f. 350).
3. Martin Camaj, Albanian Grammar, Wiesbaden, 1984.
4. Martin Camaj - tradita dhe bashkėkohėsia, Simpozium, Universiteti i Shkodrės, Shkodėr, 1994.
5. Intervistė me shkrim, mė 25.05.1994 (e intervistoi H.-J. L.) akoma e pabotuar.

Revista Djaleria e Vjenes

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara