HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fjalim i mbajtur me rastin 28 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar, nacionalistit te nderuem Abaz Kupi

ABAZ KUPI - PINJOLL I NACIONALIZMIT TĖ KULLUAR DHE BESNIK I IDEVE DHE PRAKTIKĖS PERĖNDIMORE TĖ QEVERISĖ SĖ MBRETIT ZOG

-- nga Luan Gashi

Abaz Kupi Quins NY: Asht nji kenaqesi, qe sot gjindemi para nji figure heroike, politike, patriotike e fisnike, sic ishte Abaz Kupi. Sot, gjindemi para nji trimi legjendar, para nji komandanti, para nji koloneli, majori dhe sic e thirrshin bashkfshataret e tij kapedan ose sic e thirri vizionari largpames, strategu dhe themeluesi e drejtuesi i shtetit te pare shqiptar Mbreti Zog, Abazi im.Sot, ne shenje respekti kujtojme kete hero vigan, ku jeta e tij asht plot kujtime e ngjarje dhe ndodhina historike, ne periudhen ma kulminante, i cili Heroi ka qene aktori ne levizjet kombetare te shekullit XX, duke nderue kombin dhe vetveten.

Abaz Kupi, lindi me 6 gusht 1892, ne nje lagje te quajtun Varosh ne Kruje. Ai u rrit ne nje familje heroike e patriotike ne nje dhome burrash ku bisedohej per Shqipni, per flamur per trimni, per bese e burrni.

Historia e lavdishme e Kupeve fillon para Abazit, si me te atin Hasanin dhe te afermit Osmanin dhe Brahimin. Te gjithe keto paraardhes te Abazit, shquheshin si figura parėsore. Koloneli, edukaten e celikte e kishte marre nga topraku (oxhaku), aty ku trashegohej legjenda e Skenderbeut. Ai qysh i ri spikati me ndjenjen e dashnise per vendlindjen dhe urretjen per pushtuesit turq, duke kontribue me bashkmoshataret ne grumbullimin e fishekeve.

Ne vitin 1914, filloi levizja rebeliste apo me mire me thane levizja e Haxhi Qamilit. Ketu Abaz Kupi naltesohet, duke mbrojtun flamurin Shqiptar. Perfaqesuesit rebelist me ne krye nji far trathtari Llan Hoxha, donin te perdhosnin Flamurin tone kombtar, ndersa Abazi mbrojti flamurin dhe turkomanit i tregoi vendin me nji plumb.

Rebelistet jo me kaq, donin te shkaterronin edhe kishen shqiptare ne Rreshen, kurse shpirti fisnik dhe human i Abaz Kupit spikati dukshem duke luajtur rolin kryesor ne mbrojtje te kishes shqiptare. Ai kishte fillue me u ndigjue dhe me i dale zani e nami si Kapedan, ashtu sikurse e therrshin me respekt te madh asokohe.

Ne periudhen e fillimit te shekullit XX, apo siq do ta quajme periudha e Rilindjes apo e Rizgjimit Kombetar (sikurse eshte shprehur profesori i nderuem Arshi Pipa), Shqipnia ishte e ndame fise e fise, tarafe tarafe. Kujtojme, se ishte koha e cubave, se ishte koha e gishtit dhe ishte koha e grupeve rivale.

Mbreti Zog u ba vete Mbret dhe jo me trashigim si bir Mbreti, por tue kalue neper te gjitha fazat e rregullta politike e ushtarake te nje njeriu qe kishte synim te Maja e Kodres. Ai vinte nga nje familje qe kishte sunduar ne Mat, prej nje familje me gjak princor, ku bisedohej politika e sundimit dhe e fuqise. Kjo ishte faza e pare e stervitjes per me hyp tek Maja e Kodres. Permbi gjithcka ishte se Ai kishte le per me u ba Princ, me u ba i pari nder te pare, se ne Shqipni nuk ishte e lehte me u ba Princ veq se rjedh nga nje famlje e madhe. Kishte dhe familje te tjera te njohuna, por ai ishte vete personi qe kishte le me te gjitha elementet intelektuale dhe ushtarake dhe u ba i pare nder te pare.

Veme ne dukje se Mbreti Zog perballej me nje veshtiresi shume te madhe: me bashkimin e fiseve, tarafeve ne dobi te kombit, nje veshtiresi te tille kishte ndeshe edhe me Abaz Kupin. Levizjet e tij patriotike Mbreti i studionte, jo vetem te Abazit por edhe te te gjithe te tjereve. Kur ishte nevoja, per interesat e nalta kombtare te Shqipnise, i ftonte per bisedime edhe kundershtaret e tij me nje zemergjensi dhe largpamsi prej nji udheheqsi.

Xhelozite e fqinjeve ishte te pasosuna ndaj Shqipnise. Keshtu serbo-malazias, kishin fillue planet per te marre Shkodren, vater kjo teper e rendesishme. Shteti shqiptar kishte marre sinjalin si dicka po e kanoste vendin e shqiponjave. Abazi me gjithese kishte marredhenie te akullta me Ahmet Zogun, ai e kishte pyetur vehten, se kur eshte nevoja per Shqipni nuk kursej asgje.

Abazi mblodhi vullnetaret e vet dhe iu bashkangjit menjihere ne ne vitin 1920 ne Luften e Koplikut, ku operacioni ushtarak ne ate kohe drejtohej drejtperdrejte nga Ahmet Zogu. Me 1921, fill pas Koplikut, serbet filluan tentativat per te krijue te ashtequajtunen Republika e Mirdites. Mirepo kjo anderr u shue ne saj te zotesise se Ahmet Zogut dhe ne saj te gatishmerise te Abaz Kupit dhe Bajram Currit.

Ma vone ne vitin 1922, shteti shqiptar ndeshet me kryengritesit dibrane. Elez Isufi, me forcat e tij kishte avancue drejt Tiranes. Ne saj te marredhenieve te ngurta, qe ekzistojshin mes Zogut dhe Abazit, ky u ishte bashkangjite kryengritesve, por kur e pa dhe u bind se Shqipnia ishte ne pikpyetje ne zhdukje Abaz Kupi u ndal dhe tha: “Shqipnia mbi te gjitha”. Konsulli anglez i bindi kryengritesit, se Shqipnia asht drejt zhdukjes dhe kjo kryengritje e pakuptimte vecse e shpejton shperberjen e kombit me te lashte ne Europe.

Pas shume ngjarjeve, mbas shume veprave, mbas shume levizjeve, Zogu kishte arrit me krijue besimin per nji bashkepunim me Abaz Kupin, ndersa Abazi kishte forcue besimin me nji logjike te shendoshe, qe Zogu me veprimet e tij te matura diplomatike dhe ushtarake po del si nje shpetimtar i Shqipnise. Ketu nji kontribut te pazevendesueshem kishte dhane miku i dy figurave te rendesishme historike, negociatori, patrioti nga Tirana i quajtur Sene Elezi, per bashkimin e dy burrave te medhenj Ahmet Zogun me Abaz Kupin.

Ah cfare kenaqesie ndien shpirti i njeriut kur sheh se ne ate kohe burrat e shquar te kombit shqiptar, kane lane pas krahesh bindjet dhe grindjet politike e jane bashkuar ne interes te kombit shqiptar. Sikur te vepronin keshtu edhe politikanet shqiptare sot, qe as nuk e kane mendue ndonjehere nje veprim te tille, qe si shembull pozitiv e solla pak me lart nga historia!?

Me 1925, Zogu ishte Kryeminister. Atij i duheshin njerez si Abaz Kupi. Nderkaq, ai duke e vleresuar lart figuren e Kupit, i beson atij detyren e Komandantit dhe ma vone te Kapedanit. Abazi, si Kapedan shquhej dhe rolin kryesor i kishte kushtue pajtimit te gjaqeve, me te cilin kishte patur nji sukses te vecante. Gjithashtu kishte krijuar stabilitet dhe qetesi. Ne ate kohe shteti shqiptar perfaqesohej denjesisht ne Kruje nga Abaz Kupi. Per pune te mira qe bani dhe besimin qe krijoi tek shteti, ai u caktue nga Mbreti per te kontrollue nji turbullim qe u shkaktue ne Vlone. Me forcat e veta dhe zotesine e tij, ai u nis ne Vlone,duke vu rregull dhe qetesi. Me ndjeshmerine e nji atdhetari te flakte, vlonjatve u tha se: “E dua Vlonen taman si Krujen time”.

Sa vuni qetesine dhe rregullin ne qytet, ai u kthye me respekt nga Vlona e Pavarsise dhe u prit me ngrohtesi nga Mbretnia Shqiptare per sherbim te nalte ndaj shtetit.

Erdhi 7 prilli, nji dite e zeze per popullin shqiptar. Ducja, me ane te Konti Ciano-s, kishte hartue planin me pushtue Shqipnin. Italia po merrte hovin e Gjermanise, Parlamenti shqiptar ne ato dite te zeza, mblidhet dhe unanimisht hodhi poshte planin e zi te Italise. Ata urgjentisht filluen pergaditjet ne popull. Mehdi Frasheri, nji nder patriotet dhe intelektualet e asaj kohe, bante propaganda qe fashizmi te pritet me rezistence. Populli shpirtnisht ishte i pergaditun per lufte. Perpara kesaj gjendje te rende, Mbreti Zog, duke pa planin ogurzi, ma te rendesishme e quajti Mbrojtjen e Durresit. Pikat e tjera ku do te perqendrohej rezistenca me arme ne dore ishin Shkodra, Shėn Gjini, Vlona dhe Saranda. Mbreti me nji besim te plote, caktoi Abaz Kupin si komandant i operacionit ushtarak te mbrojtjes.

Ai menjiherė filloi organizimin per rritjen e rezistences antifashiste ne Shqipni. Keshtu vullnetare te panumert nga e gjithe vendi, i bashkangjiteshin komandantit. Lufta kudo vazhdonte ne menyre te pameshirshme, kunder nji ushtrie teper te motorizueme per kohen. Luftarve te lirise ne token e shqipeve nuk u trembej syni aspak dhe komandanti Kupi ishte ne vijen e pare te frontit duke derdh pa pushim plumba mbi pushtuesit kemishzinj. Durresi i lashte po bahej tym e flake. Italianet te befasuem nga kjo rezistence e vendosun e shqiptareve, filluen te dergojne perforcime te kualifikueme ne te gjitha drejtimet ku luftohej. Nderkohe vritet Mujo Ulqinaku, nji nder luftaret ma te permendun te kohes dhe simbol i lirise per te gjithe brezat. Italianet per te dobesue pikat e forta te rezistences, u kishin ofrue disa trathtarev te kombit edhe flori, qe te sabotonin luften dhe te gjenin menyren per te kompromentue Komandantin Abaz Kupi, por me kot, se Kupet asnjihere nuk i ka lakmue etja per flori ne dem te interesave kombtare.

Heroizmin e popullit, te komandantit dhe luftetareve te tjere antifashiste rapsodi popullor do ta perjetesoje ne kengen e vet me keto vargje historike:

“…Sjam italjan, por jam shqyptar,
Sqaj per fmij, e sqaj per djal,
Nuk jam burre me ngrane flori,
Do te luftoj une per Shqipni
Per Flamurin Kuq e Zi…”

Shtypi nderkombetar, gazetat e kohes shkruenin, se trimat shqiptare po mposhtin nji ushtri moderne. Cėrcilli vete thoshte se si po heshte Europa. Agresori kishte fillue me avancue si rrjedhim i epersise tekniko-ushtarake. Ne keto momente te pashprese, Mbreti Zog, i pikelluem shume detyrohet qe me dhimbjen ne shpirt te largohet nga Atdheu se bashku me familjen dhe princin e vogel Leka te porsa lindun. Ai gjithnje mendonte dhe shpresonte qe se shpejti nji dite do te kthehej ashtu sikurse e kthyen anglezet dhe francezet ne kohen e Nolit.

Po te gjykojme sot me gjakftohtesi dhe pa pasione politike, koha na sjell nji argument te forte, sikurse e dini edhe ju te nderuem pjesemarres ne kete ceremoni perkujtimore, se Ahmet Zogun e prune ne pushtet per asyen e forte qe ne Shqipni te mos depertojne bolsheviket e rusise, te importuem pa kursim nga Noli.

-- dėrguar nga Beqir Sina

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara