HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E ARDHMJA PĖR NJĖ LETėRSI SHQIPE DINJITOZE KA TROKITUR

-- nga Lekė Gjoka, E Enjte, 05 Shkurt 2004

Lekė Gjoka Nuk deshiroj t'i ngjaj asnje shkrimtari pervec Leke Gjokes, pra vetes sime. E verteta flet se shkrimtaret ne mergim nuk e pranojne se letersia shqiptare po fle gjume, sic ndodh me demokracine ne Shqiperi.

Sigurisht qe ne kohen e demokracise nuk eshte zor te botosh nje liber e te behesh shkrimtar, por qellimi eshte, te mos jesh nje shkrimtar qe shume shpejt te shtriqesh ne gjumin e harreses. Sa i takon te ardhmes, synoj te jem dikushi, por me mire t'ia leme gjithcka kohes; ajo flet vete, ajo nuk pranon te jete prone e askujt.

Pse duhet te shkruaj une? Per kete me mire mos me pyesni mua, por ndjenjat e mia. Besoj se jam munduar te jem dikush; kete e tregojne vleresimet e shokeve te mi shkrimtare e joshkrimtare. Te ardhmen si krijues e shoh plot optimizem dhe me shume veshtiresi qe jeta ne mergim t'i sjell edhe pa deshiren tende. E vetmja gje qe eshte shqetesuese per brezin e ri te krijuesve eshte lenia e tyre ne harrese nga shteti, vetem kur nje X shkrimtar i ri shqiptar te behet dikushi ne bote, shoqata e shkrimtareve shqiptare do te kujtohet se paskan pulsuar ndjenjat e ketij shkrimtari te panjohur shqiptar atje.

Mendoj se po edukohem si krijues edhe nga letersia shqipe, por jo nga letersia e tymosur me mashtrime dhe urrejtje e socializmit. E ardhmja per nje letersi shqipe dinjitoze ka trokitur. Kot nuk thote populli, se koha e mire duket ne mengjes.

A do te perpiqem ta fitoj cmimin Nobel? A do ta fitoje letersia shqipe? Ah, sikur...! Por ate cmim shqiptaret do ta fitojne vetem ku te gjithe shkrimtaret dhe trojet etnike shqiptare te kene nje rreze lirie, nje afsh te perbashket ne pulsimin e nje jete. Tash per tash nuk besoj se mund te fitohet nga shkrimtaret shqiptare, sepse si ne politike, ashtu edhe ne art, jemi te percare dhe dihet, se kur nuk do vetveten, si mund te te duan te huajt!...

A kam menduar se mund ta shkruaj edhe une ndonje kryeveper si ata te letersise boterore? Jetes nuk i dihet, e te shkruarit eshte nje pjese jete. Asnjehere nuk besoj se jeta do te me thote: "Boll tashti, me lodhe t'u shkrrue". Optimizmi nuk me le te fle gjume.

-- marrė nga "Koha Jonė"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara