HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aladro Kastrioti njė "princ" aventurier pėr fronin e Shqipėrisė

-- nga Dr. Laun Malltezi

Historia e panjohur e tė ashtuquajturit Markezi "Giovanni d'Auletta". Ai vinte nga njė prej shtėpieve mė tė vjetrat tė Italisė dhe pretendonte se ishte "pasardhės" i Kastriotėve

Nė dhjetvjeēarin e fundit para shpalljes sė pavarėsisė, madje edhe nė prag tė Konferencės sė Londrės, nė shtypin e kohės u shfaqėn disa vetė qė pretenduan fronin e shtetit tė ri shqiptar. Ismail Qemali nė "Kujtimet"1) e tij pėrmend rastin e njė princi francez, "Dukės Montpesie" i cili madje edhe shkoi nė Vlorė me jahtin e tij, pėr tu takuar me plakun e Vlorės. "Madhėria e tij", shkruan Ismail Qemali pėr kėtė zotėri qė u gjend papritur njė mėngjez herėt nė skelėn e Vlorės "mė dėrgoi njė lajmėtar me njė letėr, me tė cilėn mė komunikonte objektin e vizitės sė tij, dmth dėshirėn e vet pėr tė hedhur kandidaturėn pėr fronin e Shqipėrisė". Me sa tregon Ismail Qemali, i cili kaloi edhe njė drekė tė kėndeshme mė tė nė anije, zotėria nė fjalė, (i cili ishtė vėllai i vogėl Dukės sė ORLEANIT), ishte gjithsesi njė njeri mjaft serioz.

Njė pretendent serioz ishte edhe i ashtuquajturi Markezi "Giovanni d'Auletta" (Markezi i Auletės). Zotėria nė fjalė vinte nga njė prej shtėpieve mė tė vjetrat tė Italisė dhe pretendonte se ishte "pasardhės" i Kastriotėve. Ai kishte provuar disa vjet mė parė, me dokumente tė shtuara pėrpara Kėshillit Heraldik tė Mbretėrisė Italiane, qė stėrgjyshi i tij Pier Antonio Sanseverino principe de Bisignano u martua me Irenėn, tė bijėn e Ferrantit I, djalit tė djalit tė Skėnderbeut, "mbretit tė Shqipėrisė". Kėshilli Heraldik, pasi shqyrtoi vlerėn e dokumentėve tė paraqiutura prej tij, i dėrgoi mbretit Umberto njė raport nė favor tė pretendimeve markezit tė Auletės dhe madhėria e tij, me njė dekret mbretėror tė 4 prillit 1897 e lejoi atė tė pėrdorte titujt dhe armėt e heroit shqiptar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.
(Rev." Albania", London, 1909 nr. 12)

Por krahas tij pati edhe aventurierė qė pretendonin se ishin "pasardhės" tė Kastriotėve. Njė nga kėto ishte spanjolli "Giovani d'Aladro Kastriota" apo sic quhej ndryshe "markezi Aladros". "Princi" Aladro Kastrioti, njė burrė i pasur dhe me "look" autoritar, u bė i njohur nė botėn shqiptare pėr shkak tė "publicitetit" qė i dha nė fillim Faik Konica nė revistėn e tij tė njohur "Albania". Zotėria e tij iu prezantua Konicės si pasardhės nė vijė femėrore i Kastritotėve dhe e siguroi atė dhe gjithė shqiptarėt se dispononte sa mė lart edhe "LETRAT" pėrkatėse.

"Ēmimi Skėnderbeu"
Aty nga viti 1901 Aladro shpalli nėpėrmjet revistės "Albania" caktimin nga ana e tij tė "Ēmimit Skenderbeu" i cili do t'i jepej ēdo vit njerėzve qė ishin shquar pėr veprimtari nė dobi tė afirmimit tė tė drejtave tė kombit shqiptar, dhe kontrirbutin e tyre pėr njėsimin e gjuhės shqipe, tė mėsimit dhe pėrhapjes sė saj, etj. Ēmimi shoqėrohej me njė shumė prej 1000 frangash. Duke njoftur kėtė "Ēmim" Konica ua prezantoi shqiptarėve Aladro Kastriotin me kėto fjalė:

"Markezi i Aladros ka qenė nė shėrbim tė diplomacisė spanjolle nė shumė vise; u ndodh edhe minister i Mbretit tė Spanjės nė Rumani. Qė nė mes tė shekullit XVIII, Dera e tij qėndroi nė Spanjė. Stėrgjyshi i tij, princi i Aladros, ish martuar mė njė zonjė tė Derės sė shkėlqyer tė Kastriotėve, dhe ndodhej nė shėrbim tė mbretit Karl tė Napolit. Si u zgjodh ky mbret i Spanjės dhe meqė kish shumė miqėsi pėr tė, e mori nė Spanjė dhe qė ahere Dera e Aladros mbeti nė atė vend.

Don Juan de Aladro-Kastrioti, si bie mė mirė nė gjuhėn shqipe, Don Gjini i Aladros-Kastriotit-meriton tė pėrfalurat e gjithė atdhetarėve tė vėrtetė, qė nuk e harroi vėndin e tė parėve; ia dimė tė gjithė pėr tė mirė, dhe i dhuroftė perendia jetė tė gjatė qė tė punojė pėr lulėzim tė gjuhės e tė kombėsisė shqiptare". Miqėsia e Konicės me Aladro Kastriotin vazhdoi pak kohė.

Aladro Kastrioti i kishte kėrkuar Konicės edhe tė dhėna pėr njerėzit qė meritonin kėtė cmim. Nėn sygjerimn e Konicės Aladro Kastrioti ndihmoi finacėrisht edhe persona tė vecantė tė rekomanduar prej tij, njerėz qė sic thotė Konica mund tė kishin vdekur edhe nga uria.
Njė popullaritet sidomos tė madh i siguroi "pricit Aladro" Anselmo Lorechio. Nėpėrmjet gazetės sė rėndėsishme tė tij "La Nazione Albanese" (e cila dilte dy herė nė muaj nė Itali), Lorechio botoi fotografinė impozante tė tij, si edhe thirrjet dhe proklamatat me patos patriotik qė "princi" i drejtonte popullit shqiptar, nėpėrmjetet tė cilave i bėnte tė ditur "mallin" e tij tė pashuar pėr popullin shqiptar dhe vullnetin e vet tė patundur pėr t'i shėrbyer atdheut tė robėruar.

Nėn nxitjen e Anselmo Lorechios, "Madhėria e tij Princi Givani Aladro Kastrioti" u shpall mė 14 nėntor 1903, me njė sesion tė jashtėzakonshėm tė Kėshillit Komunal tė Komunmės sė Pallagoria-s (Provinėza Catanzaro) edhe "Qytetetar Nderi" i Komunės. 2) Ky vendim i "rėndėsishėm" kuptohet se u botua nė gazetė nga Lorechio.

Aladro Kastrioti - njė "spiun i Moskovit"
Me kohė Aladro Kastioti u bė njė njeri mjaft i lakuar edhe nė shtypin e huaj sidomos atė francez, italian, etj. Kėshtu psh Gazeta "Le Jouer" (e datės 10 prill 1903) i bėntė tė ditur lexuesit francės faktin interesant tė kėtij njeriu mė blu tė shfaqur befasisht pas 400 vjetsh pas vdekjes sė heroit tė lavdishėm shqiptar Gjergj Kastioti Skenderbeu (Un Roi de domen). Gazeta e Milanos "Corriere della Sera" pėrkundrazi botoi njė kryeartikull keqdashės ku i bėnte publikut tė ditur se "madhėria" e tij, princi Hiovanni Aladro Kastrioti ishte "njė hajdut ordiner" dhe se ishte dėnuar dy vjet burg nė Itali pėr vjedhje, njė akuzė kjo sigurisht e dyshimtė dhe e pabesueshme tė paktėn pėr Konicėn.
Nėn presionin e kėtij shtypi tė zhurmshėm qė filloi tė vinte pikėpyetje tė mėdha mbi figurėn morale tė kėtij njeriu nė thelb tė panjohur, u pėrfshinė edhe shumė patriotė tė njohur shqiptarė. Dhe sigurisht jo pa shkak: Koha provoi se zotėria nė fjalė nuk dispononte asnjė dokument historik pėr prejardhjen "mbretėrore" tė tij nga Kastiotėt; gjithė sa kishte thėnė me bujė nė kėtė drejtim dolėn "profka" nė erė sic thonte me zėmėrin Konica. Nė kėto rrethana disa patriotė shqiptarė si Nikolla Naēo, Midhat Frashėri, etj. mendonin se kishin tė bėnin me njė njeri "tė rrezikshėm", me njė "vagabond tė poshtėr", "njė intrigant" dhe "spiun tė Moskovit" qė pėrpiqej tė dėmtonte propaganden kombėtare nė dobi tė serbėve.

Me kohė, po kėto dyshime pati edhe Konica dhe e denoncoi si tė tillė nė njė shkrim nė revistė, por mė pas u bind se e kishte krejt gabim: "Princi Aladro Kastioti" nuk ishte fare spiun por njė aventurier mendjelehtė, qė nuk ia vlente barra tė merrej me tė. Mirėpo me kėtė heshtje qė nuk mund tė mos tingėllonte "kompromentuese", Konica u ndodh pėrballė kritikave. Nė nė njė shkrim psh. tė botuar nė gazetėn "Shqiptari", Naēo e kėshillonte atė tė mos e merrte ēėshtjen e Aladros si njė lodėr tė thjeshtė por ta demaskonte si agjent tė huaj. Pas kėsaj Konica u detyrua tė shkruante pėrsėri pėr Aladro Kastriotin, tė sqaronte heshtjen e vet dhe tė tė jepte mendimin e tij pėr kėtė njeri qė tashmė kishtė vėnė emėr tė madh:

"Asnjė shqiptar mė tepėr se unė nuk e nderon Zotin N.N. Naēo, i cili i bėri shumė shėrbime kombit dhe po i bėn. Pra, e kuptoj qė, duke kujtuar se Aladrua diē ėshtė i zoti tė bėjė kundėr Shqipėrisė, i nxehti atdhetar ngre zėrin e na thėrret tė hapim sy tė e tė marrim masa.

Aladro Kastioti - njė njeri i prishur mėnē
Nė njė artikull qė e botova te "Albania" dy vjet mė parė nėn emrim "Skanderbeg et Barnum", rrėfeva se mund qė Aladrua tė jetė i vėnė prej Rusisė.

Dje 535 vjet nga vdekja e Skėnderbeut
Nė historinė e njerėzve qė koha i shquan si udhėheqės tė mėdhej tė popujve, kronikat dhe arkivat e kohės nuk shėnojnė ditėn kur lindin, por kur ndėrrojnė jetė. Madje, vetėm kur largohen ata nxisin gjithė shoqėrinė dhe brezat pasardhės tė hulumtojnė ēdo hollėsi tė jetės dhe bėmave tė tyre, rrethin familjar, origjinėn dhe prejardhjen, bashkėluftėtarėt e tyre etj. Kjo sepse nė historinė e popujve vdekja e udhėheqėsve tė tillė shkakton boshllėk dhe tronditje tė thellė, qė pėrjetohet si gjėmė kombėtare nga bashkėkohėsit dhe brezat pasardhės. Kėshtu ka ndodhur edhe me heroin tonė legjendar Gjergj Kastrioti Skėnderebeu. Vdekja e Skėnderbeut, e kėtij heroi qė hyri nė pėrfytyrimin e tė gjithė popujve tė Europės dhe Ballkanit si njė legjendė qė nė tė gjallė tė tij, nuk mund tė shkaktonte veēse njė tronditje tė thelle tek bashkėkohėsit e tij shqiptarė, tė lidhur ngushtėsisht me tė pėr disa dekada nė njė luftė titanke pėr mbrojtjen e vendit kundėr perandorisė mė tė fuqishme tė kohės siē ishte Perandoria Osmane nė shek.XV.

Tronditja ishte akoma mė e madhe pėr faktin se ai u largua nė zjarrin e luftės, nė njė kohė kur prania, autoriteti, talenti dhe gjenia e tij si strateg e burrė shteti ishin tė domosdoshme dhe jetike pėr popullin. Xhirardo de Kolis (Girardo de Collis), i cili njoftonte nga Venediku, mė 12 shkurt 1468, vdekjen e Skenderbeut, shkruan se ai vdiq brenda tri ditėve nga ethet, nė njė kohė qė turqit po pėrshkonin vendin dhe ai po bėhej gati t'i hipte kalit pėr t'u dalė pėrpara.

"Skenderbeu u nda kėsaj jete; kishte ethe dhe, meqė vendin po e pėrshkonin turqit, deshi t'i hipte kalit, e brenda tri ditėve vdiq". 1) Nė njė moment tė tillė, kur po pėrgatitej tė shkontė nė luftė kundėr turqve, njofton edhe Barleti sėmundjen dhe vdekjen e tij. Sipas Barletit, ushtria u detyrua pėr herė tė parė t'i diltė pėrpara armikut, pasi prijėsi i tyre ishte tashmė i pamundur. Madje, sipas tij, Skėnderbeu vdiq "Po atė natė qė ushtria turke ... mori arratinė".

Burimet provojnė se tronditja ishte mbarėkombėtare, pėrfshiu tė gjitha klasat dhe shtresat e shoqėrisė, tė cilat u vunė njėherėsh pėrballė rrezikut tė ekzistencės sė tyre.
Nga burimet dhe dokumetet e pakta qė kanė mundur t'i shpėtojnė shkatėrirmit tė kohės kanė mbetur, gjithsesi, dėshmi tė mrekullueshme tė dhimbjes dhe nderimit qė bashkėkohėsit i bėnė udhėheqėsit tė tyre tė lavdishėm. "Me vdekjen e tij - thuhej nė senatin e Venedikut pas marrjes sė njoftimit tė vdekjes sė tij - arbėrit kanė rėnė nė njė ngashėrim dhe tronditje tė madhe" 2).

Gjon Muzaka, njė nga bashkėkohėsit dhe bashkėluftėtarėt e heroit, qė e pėrjetoi thellė kėtė ngjarje, mjaftohet nė kronikėn e familjes qė u la fėmijve mė 1510 nė Napoli, duke shkruar vetėm njė rresht pėr vdekjen e tij, por njė rresht qė flet mė shumė se faqe tė tėra.
"Skėnderbeu, shkruan ai, i rrethuar nga armiqtė dhe me pak shpresė, ndėrkaq, u sėmur ndėrsa ishtė nė Lezhė dhe... vdiq. Mund tė imagjinoni dhimbjen qė e goditi vendin qė kishte humbur njė kapedan tė tillė" 3).
Tronditjen qė pėsuan shqiptarėt e ka pėrcjellė me mjaft forcė sidomos Barleti, biografi i heroit, duke pėrshkruar gjėmėn qė lėshoi nė mbarė vendin me vajtimin e tij tragjik bashkėluftėtari mė i rėndėsishėm i kohės, Lekė Dukagjini, njeriu tė cilit i ra edhe barra tė vazhdonte qėndresėn e shqiptarėve.

Vajtimi i Lekė Dukagjinit
"Kur e dėgjoi qė po e qanin tė vdekur, Lekė Dukagjini, princ epirot, doli me vrap nė mes tė pazarit dhe me fytyrė tė pikėlluar e me zė tė mbytur tha, duke ēkulur mjekrėn dhe flokėt:
"Mblidhuni, mblidhumi me vrap tė gjithė, o princėr e sundimtarė arbėrorė. Sot u bėnė copė dyert e Epirit dhe tė Maqedonisė, sot u rrėzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tėrė forca dhe fuqia jonė; sot u pėrmbysėn fronet e pushtetet tanė, sot u shua krejt sė bashku me kėtė njeri ēdo shpresė e jona" 4).

Kali i Skėnderbeut
Pėr tė shprehur dhimbjen, Barleti na pėrcjell edhe tregimin e njohur pėr kalin e Skenderbeut, i cili nuk pranoi mė zot tjetėr pas vdekjes sė Skėnderbeut.
"Gjithashtu gjatė kohės qė ai po vdiste, kali, tė cilit i hipte kur kish pėr t'u pėrleshur, u bė aq shumė i ėgėr, i tėrbuar e i pafrenueshėm, sa qė s'donte mė tė mbante asnjėri mbi shpinė dhe pas pak mbaroi." Tregimin pėr kalin e Skėnderbeut e pėrmend po ashtu edhe bashkėkohėsi tjetėr i Skėnderbeut, Dhimtėr Frengu dhe, ē'ėshtė mė intresante, edhe tradita popullore.
Nė kėngėt e arbėreshėve tė Italisė, vdekja e Skėnderbeut paralajmėrohet si njė gjėmė qiellore. Moti gjėmon nga vetėtimat dhe bubullimat, toka tronditet dhe ēahet.

"Shkoi njė ditė mjegullore
Mjegullore e helmore
Thua qielli do tė vajtojė
Skėnderbeu s'ėshtė mė.
Dėgjuan shtėpitė dhe u trandėn,
Dėgjuan malet dhe u ēanė,
Kėmbanaret e kishave
Zinė kumbuan pėrreth
Nė qiellin e hapur hynte
Skėnderbeu i pafat"

Sipas njė varianti tjetėr tė kėsaj kėnge, mbledhur nga De Rada ndėr shqiptarėt e Italisė, yjet mblidhen bashkė tė tmerruara dhe bien nė tokė, kurse hėna dhe dielli mbyten mbi det. (Sh.Sinani, Kulti i epopesė te De Rada, Revista PERLA nr.1, 3003,f.14-15)

Nderimi
Shqiptarėt i bėnė njė nderim tė madh, tė merituar udhėheqėsit tė vet. Sipas Barletit, Skėnderbeu u varros nė qytetin e Lezhės, nė kishėn e Shėn Kollit. "Ceremonia e varrimit, shkruan ai, u bė sipas zakonit tė tė parėve, me madhėshti tė paparė; trupi i tij u pėrcuall me vaj nga tė gjithė ushtarėt dhe me pikėllim sipas zakonėve tė vendit, nga tė gjithė princėt dhe kapedanėt".

Sabeliko, njė humanist dhe historian venedikas (1436-1506), (tė cilit i ati i fliste shpesh pėr Skėnderbeun dhe trimėrinė e tij, sepse kishtė luftuar nėn udhėhqjen e tij gjatė fushatave tė heroit tonė nė Mbretėrinė e Napolit), bėn tė ditur, 20 vjet pas vdekjes sė Skėnderbeut, se pėr tė nderuar kujtimin e kryetrimit, vajza shqiptare mblidheshin rregullisht nė ēdo dhjetė ditė dhe i kėndonin lavdisė sė veprave tė tij.

"Nė mes tė zjarrit tė luftės, edhe atėherė kur gjithēka buēiste nga armėt e barbarėve, ndėr ato qytete, nė tė cilat ai kishte sunduar, turma vajzash mbidheshin ēdo dhjetė ditė nė udhėkryqe dhe kėndonin lavdinė e tė ndjerit princ, ashtu siē e kishin zakon tė moēmit ndėr gostitė e heronjėve".
Populli e ruajti thellė nė ndėrgjegjen e tij kujtimin pėr heroin tonė legjendar, duke i thurur atij kėngė, tregime, gojėdhėna dhe legjenda. Nė nderim tė kujtimit tė tij banorė tė krahinave tė ndryshme tė vendit shpjegojnė me njė fisnikėri tė shkėlqyer historinė e veshjeve tė tyre karakteristike, tė ngjyrave tė tyre. "Ne thekėt e zeza nė xhoket i kemi pėr zi tė Skanderbegjut" thonin nė vitet '30 banorėt e Matit.

"Kto xhamadanė, kto xhupa e shallvare t'zeza qi majmė sot, thonin nė vitet '50 fshatarėt e Shėmrisė sė Tiranės, i majmė ē'prej kohės qi vdiq Skėnderbeu". Po ashtu me Skėndrbeun dhe flamurin e tij shpjegonin edhe banorėt e Bulqizės veshjen e grave tė tyre. "Pleqtė na thojshin se flamuri i Skėnderbeut ka qanė kuq e zi. Prandaj edhe gratė tona vishen me qashe tė zeza e me spika tė kuqe". (Bulqizė-Dibėr, 1950). Ngjyra kuq e zi e flamurit tė Skėnderbeut, thonin nė vitet '50 edhe banorėt e Brestit tė Dibrės, ėshtė ruajtur shumė kohė pas vdekjes sė Skėnderbeut. "Arkat e nuseve tė reja, thonin ata, i lejshim me kuq e zi pėrmrena, se jashtė nuk tė linte Turqia".

Gojėdhėna tė tilla mjaft tė fisme, tregime, kėngė dhe legjenda lidhur Skėnderbeun, luftėrat dhe bėmat e tij u krijuan edhe ndėr shqiptarėt e Kosovės e tė Maqedonisė. Krijime tė tilla tė mrekullueshme krijuan sidomos arbėreshėt, shqiptarėt qė u detyruan tė mėrgonin nė Kalabri pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė fondin e kėngėve tė magjishme tė tyre, qė kėndojnė me mall tė pashuar "dheun" qė lanė dhe "Motin e Madh" (siē e quajnė ata kohėn e lavdishmė tė Skėnderbeut), janė edhe ato vargje aq tė ndjera qė shprehin dėshirėn e Skėnderbut para vdekjes:

"Pėrmi kalė, erės detit,
hapni ju flamurin tim,
dhe nė mes tė kėtij flamuri,
lini varur shpatėn time,
kur tė frynj' murrėr i egėr,
murgjari do t'hingėllinjė,
edhe shpata do tringėllojė,
nga ky qiparis i vrėnjtur.
Dėgjon Turku dhe i trembur,
do kujtonj ai vdekjen
qė po fle te shpata ime
s'do t'ju bjerė mė nga pas".

1. (Monumenta Hungariae Histoirica" Nagy Nyari, vėll, II, 1466-1490. nr.59, f.93).
2. H.Shq., bot Toena, f. 456.
3. Scanderbeg, circondato dai nemici e con poche speranze, si era intanto ammalato e mentre era ad Alessio una forte febbre lo uccsise nell' anno 1466 all' eta di 63 anni. La data della morte e il 17 gennaio 1468 (Politit) (Politi f 63)
Potete immaginare il cordoglio che colpi quel paese che aveva perso un tale capitano (po aty).
4. Barleti, shqip, f, 494.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara