HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koncepti simbolik dhe reflekset e sintezave tė sensibilitetit dhe sensitivitetit nė legjendėn Rozafat

-- nga Gjekė Marinaj

Gjekė Marinaj Nuk ėshtė aspak e lehtė t’i pėrcaktojmė tė gjithė faktorėt qė kanė ndikuar nė vendimin e Rozi Theoharit pėr tė zgjedhur Rozafėn si heroinėn kryesore tė librit tė saj mė tė fundit. Titulli i librit, i cili ėshtė plotėsisht nė harmoni me subjektin e veprės, ėshtė Rozafat. Konfidenca nė probabilitetin e suksesit, pėrvoja dhe potenciali profesional i Theoharit tė bindin se ajo ka qenė e ndėrgjegjėshme pėr vėshtirėsitė me tė cilat do tė ndeshej gjatė orvajtjes sė saj pėr tė lėshuar njė dritė tė re konceptuale dhe etike mbi personalitetin e Rozafės, nė raport me shoqėrinė nė tė cilėn ajo jetonte. Pėr ta kuptuar me mirė mesazhin filozofik tė autores, le t’u referohemi dy vargjeve tė mėposhtme, ku kemi tė bėjmė me njė ton protestues poetik:

“Njė vdekje pa varr” — i kuajve iso-trok
“Njė vdekje pa varr” — i kuajve refren-trok (Theohari, 53)

“Kredinė” apo “fajin” kryesor pėr kėto “fickla” tė autores, nė emėr tė saj edhe tė Rozafės, njėkohėsisht, mund t’ua lemė refleksioneve tė dyta — frymėzimit instiktiv qė e vė krijuesin nė lėvizje si rezultat i ngacmimit tė brendshėm nga kontakti me diēka tė jorendomtė. Pasi lexon sakrificėn e jashtėzakonshme tė Rozafės, edhe Rozi vendos tė sakrifikojė diēka nga vetja: shtresėn e perceptimit te tė tjerėve ndaj iniciativės sė saj pėr tė risuar njėrėn prej legjendave mė tė njohura dhe mė tė popullarizuara tė arsenalit tonė legjendar. Ajo qė nė dukje tė parė mund tė identifikohet si dorėzim pa kushte i autores tek heroizmi i pashoq i Rozafės, e shohim tė shėndrrohet pa ndonjė vrazhdėsi tė dukėshme tranzicionale nė njė kontroll tė plotė tė ideve tė saj pėr modifikimin e legjendės.

Libri zgjon interes sidomos pėr konceptin simbolik si dhe pėr reflekset e sintezave tė sensibilitetit dhe sensitivitetit qė mbart nė vetvete heroina kryesore pas sė cilės ėshtė emėruar edhe vet legjenda. Natyrisht, qė nė vorbullėn e re tė rikrijimit janė mbėshtjellė huazime signifikante nga versioni i trashėguar nga gojėdhėnat e lashta popullore. Kjo ėshtė realizuar duke ju pėrshtatur me pėrgjegjėsi profesionale esencės sė legjendės. Duke e bėrė kėtė, Theohari e distancon veten nga dinamika e perceptimit tė tė tjerėve ndaj saj si dublikuese, nė njėrėn anė, por edhe ndaj perceptimeve tradicionale tė tė tjerėve ndaj legjendės sė Rozafės, nė anėn tjetėr. Njė veprim i tillė ėshtė i menēur, sepse sado i arrirė tė mbetej vėshtrimi i legjendės parė vetėm nga pozicioni mitologjik, ai do e linte lexuesin pėr tė dėshiruar.

Ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, Theohari ėshtė pėrqendruar sidomos nė aspektin psikologjik dhe social tė legjendės. Aty vihen re edhe disa shtresa tė tjera tė reja si pjesė tė progresit analitik tė legjendės. Eshtė fjala pėr kėndvėshtrimin femėror, injektimi i tė cilit evidentualisht ėshtė pėrgjithėsisht produkt i spontanitetit tė Theoharit. Nė arsenalin poetik tė Theoharit nė kėtė libėr, brishtėsisė dhe sensitivitetit femėror i bashkangjitet jo vetėm thellėsia e mendimit, por edhe shpirti imagjinativo-poetik, prej te cilit kanė dalė edhe dy vargjet qė vijojnė:

Llokoēitja e ujit tash jep formė njeriu
...Ajo ngriu... (Theohari, 63)

Nė zanafillėn e pėrpjekjeve pėr tė rigjeneruar potencialin femėror tė Rozafės, autorja transplanton tek ajo diēka nga personaliteti i saj autorial. Dėshira pėr t’i qendruar besnike subjektit tė shprehjes dhe tė intonacioneve tė ngrohta trashėguar nga gojėdhėnat popullore ka rezultuar nė njė pėrpjesėtueshmėri tė drejtė pėrkundrejt energjisė sė brendėshme autoriale tė Theoharit. Pikėrisht nė kėtė pikė mund t’i gjejmė rrėnjėt e distributimit normal tė emocioneve tė saj, tė cilat e kanė mbėshtjellė legjendėn me rregullėsinė qė mbėshtjellin vijat e latitutes dhe altitutes globin tokėsor — vija tė holla pėrcaktuese, por gjithėsesi imagjinuese. Le tė pėrqėndrohemi njė moment nė rreshtat e parė dhe tė dytė qė pasojnė. Ato jepen si produkt popullor nė krahasim me vargun e fundit qė ngjitet ėmbėlsisht pas tyre si njė etiketė stolisėse qė pėrfaqėson ekslusivisht autoren:

Fal me shėndet ju o kodra e fusha
Drurėt e ullirit, lule, pemė e ti o rruginė e djerrė
Ku kėmbėt e mia po shkelin pėr tė fundit herė (Theohari 64)

Theohari nė punėn e saj demonstron njohuri tė plota pėr mekanizmin letrar qė e shtyn parpara imazhin e tragjedisė sė Rozafes. Ajo ketė njohje e ve nė shėrbimin tonė si lexues dhe nė shėrbim tė saj si autore. Puna e saj nė librin Rozafat tė bind se, duke shartuar idetė e saj nė disa nga degėt e pafrutėshme tė legjendes, ajo vetėm i pėrtėrin nocionet dhe elaboracionet bazė tė Rozafės:

Kurthi, tek erdhi me kėmbėt e veta!
Pėrpėlitet nė ethe nuse-shkreta,
Gojė e buzė tharė tėrė maraz,
Hovi i shpirtit ngritur nė tallaz (Theohati, 66)

Natyrisht, suksesi i njė pune tė tillė do tė ishte njė barrė tepėr e rėndė pėr shpatullat e saj. Ndaj pėr kėtė ajo kerkon ndihmė te psikologjia shqiptare e asaj kohe, kur ėshtė fjala pėr tė vėnė nė zbatim ligjet e drejtpėrdrejta tė zberthimit shpirtėror dhe ndergjegjesimit me tė cilin Rozafa e kryen aktin e murosjes. Nė njė univers tė tille human ndergjegjesimi i Rozafės paraqitet si akt nė akord me kodet etike dhe me interpretimin e njėanshėm qytetar tė asaj kohe, qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, i gjithė njerėzimi kishte njė fare konjukture tė vetėdijshme pėr tė.

Jo. Rozi Theohari nuk del aq hapur sa tė shtrojė direkt pyetjet se: pėrse duhej murosur patjetėr njė grua; kur secili nga tė tre vėllezerit i plotėsonte kriteret e sugjeruara nga plaku, si kusht i domosdoshėm pėr qėndrimin lart tė mureve tė kalasė? Ajo nuk sfidon hapur as ligjet e tė (pa)drejtės sė njė gruaje pėr tė kundėrshtuar murosjen e saj pėrsėgjalli. Nė kontrast, mėnyra qė Theohari ka pėrdorur pėr tė shpjeguar kontrollin absolut tė meshkujve ndaj femrave nė kulturėn shqiptare, i pėrket mė tepėr modelit tė metabolės nė mitologji, se sa natyrės historike qė gjejmė tek epika jonė legjendare.

Transformimi poetik qė gjejmė nė trajtimin e problemeve me tė mprehta shoqėrore nė lidhje me figurėn e Rozafės, si bėrthama kryesore e legjendės, reflekton njė dritė te re mbi simbolizmin, imazhet, karakteret, ose edhe mbi mėnyrėn e tė shkruarit qė nuk janė domosdoshmerisht tė ngjitur vetem te njė kulture apo brez njerėzish. Nga lexuesi i sotėm duhet kuptuar se legjenda ėshte rishkruar nė mbėshtetje dhe jo kundra shoqėrisė qė e lexon atė.

Sigurisht qė kjo nuk do tė thotė se depertueshmėria nėpėr degėzimet origjinale tė interpretimit te autores qendron e pavarur nga reminishencat e rėnditjes kronologjike, logjike, qoftė edhe gjoegrafike kundrejt ngjarjeve qė zenė vend nė versionin e legjendės sė Rozafės tradicionale. Ne dimė se shumė shkrimtarė e kanė kėrkuar me dedikim profesional konjukturėn e marrėdhėnieve tė legjendave dhe mitologjisė me shoqėrinė qe i ka sjellė deri nė kohėt moderne ato. As Theohari nuk tenton qė tė ndahet nga kjo lloj metode kėrkimore. Ajo as qė tenton tė mohojė se Rozafa ėshtė pjese e pandarė e njė periudhe te caktuar kohore, e njė shoqėrie tė caktuar, dhe se ajo nga vet natyra e sakrificės qė bėn ėshtė dhe mbetet produkt legjendar tipik i njeriut shqiptar:

Rozafat lind e pėrendon si dielli.
Ndėrsa gurėt vajtojnė, ofshajnė
E nuk rreshtin sė derdhuri lotė
Gjoksi i lakuriqtė, i gurte, i bardhė
Pikėlza qumėshti pikon
Varur si stalaktite gjithmonė (Theohari, 74).

Veēori tė tilla e bėjnė botėn krijuese tė Theoharit unike. Moshezitimi pėr tė reflektuar bindjet dhe orientimin shoqėror tė saj nė raport me ēėshtje tė tilla etike dhe historike, tregon sinqeritet nė marrėdhėniet qė ajo dėshiron tė mbajė me lexuesin shqiptar. Pavarėsisht se heroizmi i Rozafės ėshtė trajtuar edhe nga autore tė tjerė, veēanėrisht nga Kadareja, Theohari ėshtė femra e parė, me aq sa di unė, qė ka marrė guximin ta zhvendosė Rozafėn nga podiumi i lashtėsisė pėr ta vendosur atė nė skenėn bashkėkohore tė gjykimit, ku Rozafa vetė bėhet gjykuese e heroizmit tė vet, duke ua pėrcaktuar saktė diagnozėn disa meshkujve qė edhe sot vuajnė nga sėmundja e shovinizmit, nė marrėdhėniet me femrat. Nėse nėpėrmes vargjeve tė librit Rozafat, Rozafa ecėn me kahje tė kundėrta ndaj ndjenjės sė vertete tė saj, pėr tė mos ua prishur burrave tė shtėpisė, Rozi vendos tė luaje rolin e interpretueses e pse jo edhe tė avokates sė saj nė gjyqin shoqėror kundėr tė gjithė atyre qė akoma manifestojnė me flamuj superioritetin ndaj femrės shqiptare e botėrore, nga qė libri jep edhe versionin nė aglisht tė legjendės.

Pėrqendrimi nė elementin human tė krijimit artistik ėshtė njė plus nė kėtė libėr. Aty shtjellohen nė mėnyrė ambivalente marrėdhėniet e humaneve me botėn natyrale dhe pasojat e kėtyre marrėdhenieve nė kulturėn tonė.

Theohari, e cila e njeh mirė kulturėn e lashtė tė vendit tė saj, jep njė kombinim tė faktorėve imagjinative dhe studimorė pa i ngatėrruar paralelet konceptuale tė njėra-tjetres. Nėpėrmes legjendės sė Rozafės kuptojmė se legjenda shqiptare na ka lėnė jo vetem njė trashėgimi tė fuqishme dhe magjepsėse, por na fut nė brendėsinė e mėnyrės se si njeriu i lashtė shqiptar provonte ta kuptonte vetveten dhe botėn nė tė cilėn ai jetonte.

Nė vazhdim tė asaj qė thashė me lart, autorja, duke e veshur Rozafėn me njė petk tė ri tė instikteve humane, ajo nuk e ngushton vizionin vetem te vetja, por e zgjeron atė duke nxjerrė nė hapėsirė ngjyrat, shijet, ndjesitė dhe sentimentin e femrės moderne shqiptare. Ne jemi mėsuar me Rozafėn “burrėrore” e cila e bėn jeten fli pa shprehur fare shqetėsime pėr fundin e jetės se saj. Me atė Rozafė qė i vetmi shqetėsim i zėshėm ėshtė fėmija i saj (ku ajo kėrkon qė fėmija tė ketė mundėsinė e tė ushqyerit me qumėshtin e gjirit tė saj) dhe qendrimi lart i mureve tė Kalasė. Vėrtet, Rozi Theohari, nuk e jep hapur pėrgjigjen, qė dikush nga lexuesit mund ta kėrkonte, nė se Rozafa e pranon murimin sepse ajo i konsideron muret e kalasė mė tė rėndėsishsme se jetėn e vet, se jetėn e fėmijės sė saj pa nėnė dhe jetėn e tė shoqit pa grua apo, sepse ēdo kundėrshtim do tė ishte i kotė kur i shoqi dhe kunetėrit e saj, i kishin bėrė llogarite nė emėr tė saj. Kur them nuk e jep hapur, ndoshta duhet kuptuar se ajo e lė tė hapur atė subjekt, me qėllim qė lexuesi ta kuptojė pozicionin e saj si autore dhe po kėshtu tė kujtojė se edhe shkrimtarėt dhe poetėt kanė tė drejta tė rezėrvuara kur ėshtė fjala e tė pagėzuarit tė mendimeve tė tyre nė fakte. Megjithatė, ajo mundohet ta vendosė veten sa mė nė qendėr, midis tė shpikurės dhe faktit.

Theohari pėrgjigjet me aq sa mendon se ėshtė e arsyeshme. Natyrisht duhet konsideruar se kėtu ajo ballafaqohet edhe me njė vėshtirėsi tjetėr. Dihet se legjenda dhe mitologjia shqiptare nga vet natyra e tyre janė tė ndėrlikuara. Por ato kanė mbijetuar nė sajė tė bukurisė aktive qė mbartin ne vetevete. Nė kėtė aspekt, logjikisht, libri mban karakter letrar e jo shkencor. Ndaj duhet cilėsuar se nė kėtė libėr Theohari bėhet vėrtet vetėm njė pėrcuese e kėsaj energjie legjendare. Ky pėrēim, pėr fat tė mirė, bėhet me njė fuqi krejtėsisht tė re ndriēuese.

Sė fundi, le te lexojme vargjet e mėposhtme, tė shkruara me qėllim e vetedije pėr tė mbėshtetur idene kryesore tė kėtij shkrimi. Kėtu autorja na paraqitet e kėtillė; emocionalisht e tejdukėshme dhe direkte, si nė evaluimin e mendimeve te saj ashtu edhe nė substancėn e shprehjes sė tyre:

Ajo bėrtet:

“Ju lutem, Pritni!”
Por ata s’presin... rrėmbejnė trupin e saj
Dhe e shtrijnė poshtė, mbi rrasa guri tė zeza
Duke punuar shpejt,
Mė shpejt se koha,
Ndėrsa ajo nxjerr njė klithmė vajtuese
Qė shpon qiejt,
Duke u mbrojtur sa mund me duar
Kundrejt burrave zemėrgur... (Theohari, 66).

Kėto vargje do tė mjaftonin pėr konkluzionin e kėsaj eseje letrare. Sidoqoftė, desha tė pėrsėrisja edhe njė herė qė, nė njėrėn anė, Rozi Theohari, me veprėn e saj mė tė fundit, sjell pranė nesh njė epokė tė ēuditėshme, e cila ėshtė krejtėsisht e huaj pėr ne. Por nė anėn tjetėr, ajo rishkruan njė legjendė shumė tė njohur, pyetjet rreth sė cilės akoma nuk kanė gjetur pėrgjigje tė plotė as nė librin e Rozit as nė librat e shkrimtarėve tė tjerė. Prej tyre do tė veēoja kėto: Ēfarė i bėn njerėzit tė shkojnė drejt situatave ekstreme sa tė murosin njė pjesėtar tė familjes? Pėrse ne shqiptarėt e duam lirinė dhe mundėsinė pėr ta mbrojtur atė me kaq forcė dhe pasion? Ku, ekzaktėsisht, gjendet vija qė ndan dėshirėn me detyrimin njerėzor pėr tė kryer vetmohime tė natyrės sė Rozafės? Dhe, mė tej, ishte fundi i jetės sė Rozafės vetėmurim apo murim? Por arsyeja qė Rozi Theohari jep vetėm mendimet e saj dhe jo fakte rreth kėtyre pyetjeve ėshtė e thjeshtė: Ajo ėshtė Rozi dhe jo Rozafa.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara