HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur shkruan bukur me autoritetin e njė shkrimtari bashkėkohor

-- nga Gjekė Marinaj

Gjekė Marinaj Rreth vėllimit me tregime "Atdheu prej dėbore" tė shkrimtarit Ramiz Gjini

Ramiz Gjini ėshtė i pushtuar nga misteri i motiveve qė gjenden pėrtej fjalės sė shkruar, madje pėrtej ēdo lloj krijimi artistik. Ai ėshtė i pushtuar nga dėshira pėr tė depėrtuar nė thellėsinė e ndjesive tė njerėzve, tek thellėsia e imagjinatės, pasuria apo varfėria e jetės sė tyre.

Embrionin e kėsisoj pushtimi mund ta kėrkojmė edhe tek kompetenca e tij prefesionale pėr t'i zbuluar, seleksionuar, e pastaj, pėr t'i bėrė pjesė tė njė organizmi tė vetėm letrar kėto ngacmime, natyra e sė cilave, merr kuptimin e duhur vetem kur ato kthehen nė art.
Pėrdorimi i fjalės "profesional" nuk ėshtė njė zgjedhje e pavetėdijėshme nga ana ime. Ne jemi propoganduar qė me fjalėn "shkrimtar profesional" tė kuptojmė aktivitetin e dikujt qė shkruan pėr tė jetuar. Ramiz Gjini ėshtė njė eksponent i shkėlqyer nė ndihmė tė argumentit pėr ndryshimin semantik tė kėsaj tradite tė tė menduarit.

Sepse shkrimtarėt dhe tė gjithė krijuesit e artit tė vėrtet janė subjekte tė faktorėve tė ndryshėm jetėsorė. Pasi tė kemi lexuar librin e tij mė tė ri, "Atdheu prej dėbore", bindemi se Ramiz Gjini ėshtė nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės njė shkrimtar profesional. Ai shkruan pėr tė jetuar, ndonėse momentalisht nuk e mban veten dhe familjen e tij me ato qė shkruan. Ashtu si puna jonė, edhe puna e tij, duhet futur patjetėr nė fjalorin e kohės si mėnyrė pėr tė mbijetuar dhe jo pėr tė jetuar. Tentativa ime ėshtė, qė kur tė keni pėrfunduar sė lexuari kėtė shkrim (dhe mė pas librin pėr tė cilin po bėj fjalė) do tė bindeni se tregimet e Gjinit janė shumė tė bukura jo nga spontaniteti por nga mjeshtria prefesionale qė ai aplikon nė prozėn e tij tė shkurtėr".

Qė tė mos keqkuptohemi, spontaniteti ėshtė cilėsi dhe jo dobėsi nė punėn e shkrimtarėve. Por t'i besosh vetėm spontanitetit si element kryesor pėr mbajtjen nė kėmbė tė njė tregimi ėshtė njėsoj si tė luash bixhoz me fatin e tij: autori ose mund tė pėrfundojė i fituar ose i humbur.
Gjini, evidentualisht, nuk dėshiron tė dalė i humbur nė asgjė qė shkruan.
Nė vend qė tė hedhė nė letėr ēfardo qė t'i vijė nė mendje, ai jeton me idenė spontane pėr njė kohė tė mjaftueshme. Bėhet vetė personazhi, jeton vetė skenat nėpėr tė cilat kalojnė personazhet, e pastaj peshon mirė nė shpirt dhe nė mendje pėrfundimet e tyre. Por, pa mohuar rėndėsinė e padiskutueshme tė cilėsive tė sapopėrmendura, as ato, tė vetmuara, nuk do tė mjaftonin pėr tė krijuar tregime tamam tė nivelit tė atyre qė gjejmė te libri "Atdheu prej dėbore".

"Duke lexuar tregimet e Ramiz Gjinit, e ndjen veten si nė njė shfaqje teatrale, ku personazhet lėvizin duke na dhėnė njė art skenik nė heshtje, apo njė vallzim nė akull ku kryhen ushtrime tė njė kalibri tė lartė....("Shkrimtari, realiteti dhe imagjinata e fantaksur, gazeta "55", 23 shkurt 2000)
Sekreti, mendoj unė, tek suksesi i padiskutueshėm i kėtij shkrimtari shumė tė talentuar, i pėrket njė fuqije tjetėr: asaj tė njohurive tė shkėlqyera tė kodeve tė shkruara dhe tė pashkruara tė gjinisė sė prozės sė shkurtėr, asaj tė pėrvetėsimit tė plotė tė tė gjitha elementeve tė prozės, asaj tė zotėsisė sė tij prefesionale pėr t'i kthyer kėto njohuri nė instrumente, qė ndihmojnė drejtpėrsėdrejti nė kryerjen sa mė tė pėrsosur tė ēdo pune krijuese qė ai bėn. Le tė pėrqendrohemi nė disa prej kėtyre elementeve si dhe nė mėnyrėn se si efektet e tyre kanė ndikuar kaq pozitivisht nė prozėn qė gjejmė nė librin "Atdheu prej dėbore".

Qė nė frazėn e parė tė tregimeve, ai tė fut nė atmosferėn e njė rrėfimi tė gjallė, ku shfaqet njė sugjestivitet, i cili tė tėrheq me shumė kėnaqėsi drejt fundit. Vini re fjalitė e para: "Nė shtėpinė tonė dikush duhej tė vdiste"(Zjarr nėn akull, faqe165). Ose: "kurrė nuk mė kishte vajtur nė mend se daja Alem, qė tė gjithė e dinim tė mbytur nė Danub, do tė kthehej nė katund pas dyzetetre vjetėsh me njė makinė qė tė kujtonte tė vdekurit dhe do tė sillte me vete edhe gjashtė valixhe tė gjata e tė rėnda si gjashtė arkivole"( "Kthimi i dajės Alem", faqe30)

Nėse nė tregimet e Ramiz Gjinit, lexuesi nuk do i kushtojė shumė vemendje strukturės, kjo ndodh pėr arsye tė veēanta. Nė fakt ndėrtimi me mjeshtri i strukturės ėshtė si makiazhi nė fytyren e njė femre; sa mė natyral dhe i padukshėm tė jetė, aq mė pak tė bie nė sy e aq mė e bukur do tė duket fytyra e saj. Ja si punon Gjini me strukturėn e tregimeve tė tij. Struktura e tij zakonisht ndahet nė katėr pjesė: ajo fillon me bazamentin e situates, ose, siē e quajmė nganjėherė me ekspozimin e ngjarjes.
Kėtu shkrimtari u jep personazheve qė gjenden tė pėrzier nė njė situata apo njė tjetėr mundėsinė e veprimit nė aksionet qė ndėrmarrin. Zakonisht kėto personazhe, duan diēka me shumė pasion por qė kanė diēka ngatėrruese apo njė konflikt qė gjithmonė u sjell atyre probleme.

Nė pjesėn e dytė tė strukturės, Gjini ndėrton situatėn dhe shpalos natyrėn e ndėrlikimit tė saj. Pastaj, siē pritet nga tregimet e arrira, ai ndėrton pikėn kulminante, nė tė cilėn, qė andej, tensioni i ngjitjes mund tė shkojė vetėm drejt ndryshimit tė situatės, tė veprimeve tė karaktereve apo tė dy palėve njėherėsh. Kėshtu ai, ia lė vendin pjesės sė katėrt dhe tė fundit tė strukturės. Ėshtė fjala pėr atė pjesė qė ne e quajmė zgjidhje tė situatės apo konfliktit, por qė francezėt e quajnė denouement, qė do tė thotė zgjidhje e nyjes. Nė kėtė pikė tregimet vijnė drejt njė pėrfundimi, qė tė dala nga pena e Gjinit, nė njė tregim mund tė jetė i gėzuar kurse nė tjetrin aspak i tillė.

U ndala nė kėtė pikė pak mė gjatė se ēdo tė ndalem nė disa nga elementet e tjera, sepse struktura ėshtė te tregimi si skeleti te njeriu, pa tė cilėn, pjesėt e tjera trupore ose nuk do tė mund tė mbaheshin nė vendin e tyre, ose trupi, do tė dukej po aq i parregullt sa ēdo tė ishte skeleti me tė cilin filluam nga e para. "Imtėsitė qė sjell autori apo narratori, pėrdorėn me masė, as me tepri, as tė mangėta, asnjėherė tė paqėllimta, ato hyjnė nė funksion tė mesazhit si kontraste apo paralelizma". ("Narratori i tregimeve tė Ramiz Gjinit", gazeta "Drita", 15 shkurt, 2004)

Me gjithė rėndėsinė e madhe qė ka struktura letrare nė tregimet e Gjinit, ajo do tė kishte mangėsi nė funksionin e saj nėse asaj nuk i jepet njė enėrgji shtesė: energjia e konfliktit. Konflikti nė pėrmbledhjen me tregime "Atdheu prej dėbore" pėrbėn nė vetvete emocionin human. Ėshtė konflikti ai qė pėrzien kėto emocione kur personazhet pėrjetojnė njė luftė tė brendėshme apo tė jashtme me dikė, me diēka apo thjeshtė me ndonjė aspekt tė personalitetit tė vet personazhit. Nė shumicėn e rasteve, konfliktet nė kėtė libėr e kanė origjinėn nga njė ngacmim i jashtėm; nga ndalimi apo bllokimi i rrugės pėr tek njė dėshirė e madhe qė mund tė kenė personazhet. Kėtė konflikt e gjejmė pothuajse nė tė gjitha tregimet, por ne po marrim vetėm njė shembull: Nė tregimin "Turmė" gjejmė njė pasqyrim tė asaj qė ka ndodhur nė Shqipėri gjatė vitit tė mbrapshtė 1997, ku roja i pafuqishėm Mul Dermeku, por qė thirrej Mul shurdhani, pėrfaqėsuesi i fundit i shtetit, duke mbajtur krahut njė pushkė tė vjetėr, i duhet tė ndėrmendė pikat e rregullores pėr tė vepruar ndaj turmės qė rreket tė shkatėrrojė gjithēka.

Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje nė krijimtarinė artistike tė Gjinit, ėshtė natyra e veēantė qė kanė konfliktet qė ai krijon. Ato i shohim tė vinė si njeriu kundėr njeriut, ("Takim me vartėsin", faqe 23) si njeriu kundėr natyrės, (Pėr ku kėshtu, o kumbar", faqe 63) njeriu kundėr shoqėrisė, apo njeriu kundra gjėrave supernatyrale.
Po kėshtu nė konfliktet e natyrės sė brendėshme tė librit gjejmė njė numėr tė konsiderueshėm tregimesh, ku ndodhitė e jashtme shkaktojnė beteja tė brendeshme nė mendjen dhe zemrėn e personazheve.("Njė djallushkė e bekuar prej zotit", faqe 69.) Kėto lloj betejash, janė interesante pėr lexuesin sepse shpesh, edhe ne jetojmė nė vetvete kėsisoj konfliktesh; dhembshuria kundėr ambicjeve qė kemi, guximi kundėr frikės, besimi kundėr xhelozisė si dhe mėshira apo keqardhja kundėr indiferencės.

Njė dukuri tjetėr qė e plotėson individualitetin krijues tė Ramiz Gjinit si lėvrues i prozės ėshtė parahija qė na prin se ēdo tė ndodhė mė tej nė tregim. Ne lexuesit e rregullt tė tij, tashmė jemi mėsuar qė parahijet qė na prijnė nė tregimet e Gjinit, t'i shohim si instrumente qė pėrdor autori pėr tė krijuar pasiguri apo pezullim nė tregime nė njėrėn anė, dhe pėr t'na befasuar me tė papriturat e pėrfundimit. Atė e vėmė re tek tregimet "Koka e gruas", "Ėshte bukur tek ne ditėve tė festave", "Kur djali fle" apo tek tregimi tjetėr "Gjurmė xhindi mbi dėborė". Pra e veēanta e Gjinit ėshtė se pėrfundimet janė tė orkestruara nė atė mėnyrė, qė secili mund ta imagjinojė njė pėrfundim tė pėrshtatshėm, njė pėrfundim tė bazuar nė logjikė, nė ndjenjė apo thjeshtė nė kronologjinė e parahijeve qė na jepen.

Dhe, nė fund fare, tė jemi sa tė befasuar aq edhe tė bindur se pėrfundimi i autorit nė fjalė ėshtė vėrtet pėrfundimi mė i pėrkryer, qė mund tė ketė njėri apo tjetri tregim. Vetėm atėhere e pranojmė se ajo pasiguri apo pezullim qė gjejmė gjatė leximit tė tregimit ka pas pėr mision aktivizimin a kuriozitetit tonė, sugjestivitetin e rrėfimit, t'na rrisė ankthin dhe t'na drejtojė te thelbi i ngjarjes.

"Nė takimin letrar me Ramiz Gjinin, dukuria krijuese qė imponohet mė fort ėshtė sugjestiviteti i rrėfimit. Autori zotėron pėr kėtė tregues tė admirueshėm si: lirshmėria narrative, pėrqėndrimi nė anė qė prestojnė pėr njė paraqitje dinamike, si dhe njė frazė po tė tillė, pra, dinamike. Duke fokusuar aspektin psikologjik tė ndodhisė apo gjendjes, ai pėrqėndrohet pikėrisht nė rrėfimin e kėtij aspekti. Kjo i ka dhėnė atij mundėsinė tė mos bjerė nė komente apo analiza psikologjike..." ("Takimi i tretė me Ramiz Gjinin", gazeta "Rilindja", 7 shkurt 1998)

Megjithatė kur lexon njė shkrimtar tė tillė, lexuesi duhet tė ketė parasysh interpretimin e domethėnies sė konceptit filozofik tė tregimeve.
Po ta interpretojmė domethėnien e kėtyre tregimeve nė mėnyre literale, kur nuk duhet interpretuar si e tillė, do tė thotė se e kemi humbur pikėn e tentativės sė tij si autor.
Tek analizojmė tregimet dhe identifikojmė argumentet, falė pastėrtisė dhe tejdukshmerisė sė jashtėzakoneshme tė prozės sė Gjinit, nuk e kemi tė vėshtirė t'i kuptojmė shtresat e niveleve filozofike qė gjenden nė ēdo tregim. Dhe ato nuk janė tė pakta.

Nė secilin nga tregimet e librit "Atdheu prej dėbore", nė njė, apo nė njė tjetėr nivel tė mendimit tė autorit gjejmė domethėnie tė dyta e nganjėherė tė treta pėr t'i analizuar nė detaje. Eshtė interesante se nė prozėn nė fjalė jo vetėm qė lexues tė ndryshėm mund ta interpretojnė filozofine e Gjinit sipas definitetit tė tyre, por, nganjėherė, ato e befasojnė edhe studiuesin mė tė kualifikuar, gjė e cila pėrbėn njė mrekulli nė ėndėrrėn e secilit lėvrues tė letėrsisė.

Njė gjė e tillė bėhet e mundur me ndihmėn e pasurisė tematike qė na afron libri "Atdheu prej dėbore". Ndonėse ndonjė tregim si ai i titulluar, "I mirė si njė kalė", ėshtė shkruar kryesisht pėr ta argėtuar lexuesin me shpėrthimet e instikteve, si dhe pėr t'i dhėnė shumėllojshmėri tematikės, shumica e tyre janė burim i njė tė vėrtete apo i njė domethėnie qė ka tė bėjė direkt me jetėn humane dhe problemet qė i paraqiten asaj.
Njė ndėr gjėrat e menēura nė lidhje me tematikėn ėshtė se autori nuk pėrpiqet t'i japė lexuesit leksione morale. Nė kontrast, ai u jep atyre prespektiva dhe argumente ku ata vetė mund tė gjejnė veten e tyre. Autori pėrpiqet tė shpalosė idetė e tij personale rreth tė drejtės dhe tė gabuarės tė kėsaj apo asaj ēėshtje shoqėrore. Nė fakt, nuk ka nevojė sepse tematika e tij bluan nė brendėsinė e mekanizmit tė saj njė variete temash nga shumė fusha tė jetės. Pėrzgjedhja tematike e Gjinit ėshtė njė revolucion i tė gjitha aspekteve jetėsore tė marra sėbashku pėr t'na shpalosur sa mė shumė kėndvėshtrime autoriale rreth jetės humane.
Ndonėse tematika ndihmon sė tepėrmi, tregimet e librit "Atdheu prej dėbore" janė kredibėl edhe pėr mundėsinė e autorit pėr tė krijuar personazhe, qė jetojnė gjatė nė mendjen e lexuesit.

"Ai regjistron me kamerėn e vet imtėsi funksionale, veprime dhe gjeste tė njerėzve, trillet e zogjve, instiktet e kandrave, ai futet nė arkivin e personazheve tė tij, shfleton dosjet e tyre, nxjerr fakte, dėshmon dhe nuk bėn pretencė, madje duket se edhe nuk gjykon vetė, por vė lexuesin tė gjykojė". (Narratori i tregimeve tė Ramiz Gjinit, gazeta "Drita", 15 shkurt, 2004)
Ai e di mirė se me ēfarė cilėsish duhet t'i veshė protagonistėt dhe nė ē'fushėbetejė duhet t'i fusė ata. Gjini ėshtė gjithashtu i kujdesshėm se kush janė, ē'qėllime kanė si dhe ku e kur humbin apo fitojnė. Personazhet e Gjinit janė tė besueshėm sepse vetė ai si autor ėshtė i besueshėm. Ai u lejon atyre gjuhėn qė ata zakonisht pėrdorin, vetitė dhe veset qė kanė.

Gjini di tė tregojė kujdesin e duhur edhe pėr atmosferėn dhe sfondin rrethanor tė rrezatimit tė veprimit tė tyre. Shpesh ai futet shumė mė thellė se sa te prejardhja dhe arsyetimi shoqėror i veprimeve tė kryera prej tyre. Prandaj tek ata ne gjejmė manevrime efektive. Personazhet e librit "Atdheu prej dėbore" janė tė pajisur nga autori me njė sistem nervor dhe emocional shumė tė ndėrlikuar, ndaj konfliktet pėr tė cilat folėm mė lart, i pėrkasin njė niveli aq tė lartė energjie.

Nė tregimet e Ramiz Gjinit simbolet mund tė jenė objekte, persona, kafshė ose ndodhi qė pėrdoren tė veēuara, por qė respektojnė diēka mė tė gjerė se veten. "Njerėzit, nėnvizon simbolikisht autori, tė inkuadruar nė pėrditshmėrinė e tyre tė sėmurė prej mllefeve, mungesave, streseve, ankthit tė vdekjes etj, shpesh e keqkuptojnė vetveten, dhe, duke u hakmarrė ndaj lojės sė fatit tė tyre tė keq, vetuzurpohen, vetprangosen, shėndrrohen nė shpirtvrarė tė personalitetit tė tyre". (Nga parathėnia e librit "Dush varrezash")

Zakonisht kur zgjerimi i njė domethėnie i bashkangjitet njė simboli, nė natyrėn e kėsaj proze, pėrfundojmė me diēka abstrakte si njė ide, njė besim, njė virtyt apo njė cilėsi. Nė disa tregime, ama, si ai, i cili ka marrė titullin e librit, "Atdheu prej dėbore", apo "Kur djali fle" (njė tregim mjaft i bukur), simbolizmi merr kuptim vetėm nė sencin literal tė fjalės. Kjo do tė thotė se lexuesi nuk ka nevoje t'i trajtojė asnjė nga elementet e tregimit nė sensin simbolik, sepse njė lexim simbolik do tė shtonte njė nivel falls tė domethėnies sė tentuar nga autori. Pėr kėtė na vjen gjithmonė nė ndihmė mjeshtria e autorit, i cili shpesh na takon nė gjysmė tė rrugės, duke na lejuar tė nuhasim se cilėt elemente duhen interpretuar simbolikisht e cilėt jo.

"Tregimi "Zjarr nėn akull", qė nga titulli shfaqet si njė intrigim i fshehur nėn njė elekuencė dhimbje. Gomisti Ogan Delia, dashuron heshturazi vjehrrėn e tij, Roza Bolenėn, njė grua e bukur dhe e fisme, sė cilės, vite mė parė, i ka vdekur i shoqi. E ndjejmė veten si nė njė shfaqje teatrale ku personazhet lėvizin duke na dhėnė njė art skenik nė heshtje. Ramiz Gjini, autor, nuk i pėrfol asnjėherė personazhet, nuk i tall ato, pasi ai ka dashuri pėr ta, pėr dramat apo komeditė, pėr dhimbjet dhe gėzimet, pėr vetė jetėn e tyre" ("Shkrimtari, realiteti dhe imagjinata e fantaksur", gazeta "55", 23 shkurt 200)

Profesionalisht, Gjini nuk ėshtė i kufizuar nė aftėsinė e tij pėr tė pėrdorur cilėndo metodė letrare pėr tė fuqizuar apo filtruar idetė e tij para se t'i lėshojė nė dorė tė lexuesit. Ai nuk heziton tė shfrytėzojė as rolin e ironisė dhe satirės nė letėrsinė artistike tė tij. Pėr tė vėnė nė lojė disa individė apo disa sjellje tė padenja njerėzore, ironia dhe satira janė pėrdorur nga shkrimtarė tė ndryshėm qė nė kohėt e lashtėsisė greke. Prozės sė Gjinit i ka hije ajo dozė e kontrolluar ironie apo satire. Ai di ta argumentojė dhe ta shpalosė me dinjitet nevojėn pėr elemente tė tillė.

Si autor, Gjini, nė mėnyrė krejt aksidentale, ende nuk ėshtė konsideruar njė ndėr prozatorėt mė tė mirė shqipshkrues. Ndoshta pėr kėtė ka pjesėn e vetė tė fajit edhe kritika. Kėto argumente janė tė bazuara me ato qė lexuesi gjen nė krijimtarinė e tij.
Ramiz Gjini ėshtė dhe do tė jetė i suksshėm nė lėmin e letėrsinė shqipe, sepse, nga njėra anė, ai e njeh mirė njeriun, vuajtjen e tij, shoqėrinė sė cilės ai i pėrket si dhe jetėn nė pėrgjithėsi. Nga ana tjetėr, ai do tė triumfojė nė artin e krijimtarisė sepse zotėron mirė tė gjitha sekretet e zanatit tė tij si shkrimtar.

Ai ka aftėsine e pėrdorimit nė maksimum tė tė gjitha elementeve gjuhėsore dhe letrare tė prozės. Me fjalė tė tjera, Ramiz Gjini di tė shkruaj bukur me autoritetin e njė shkrimtari tė madh bashkėkohor.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara