HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Pėrse 7 shkurti duhet tė kthehet nė Lėvizje?

-- nga Mero Baze, TemA, 26.01.2004

Mero Baze Pėr herė tė parė pas vitit 1997, njė protestė e lajmėruar nga opozita, po gjen mbėshtetje tė qartė nė gjithė segmentet e shoqėrisė, shtypit dhe partive politike opozitare. Spoti i mitingut ėshtė transmetuar nga disa televizione kryesore, ndėrsa opinioni publik ka anuar dukshėm nga nevoja e pjesėmarrjes nė protestė. Nė kėtė zhvillim pozitiv kanė pjesėn e vet problemet qė qeveria u ka shkaktuar qytetarėve, por dhe shpresėn qė u ngjall protesta pėr ndryshim. Por opozita ka njoftuar se protesta do tė jetė fillimi i njė lėvizjeje pėr largimin e Fatos Nanos nga pushteti dhe brenda shtratit tė kėsaj lėvizjeje nuk do tė ketė vetėm protesta.

Por ēfarė ka tė nevojshme protesta e 7 shkurtit qė tė mbajė peshėn e njė lėvizjeje?

Pėr koinēidencė, mė 7 shkurt tė vitit 1991 kanė filluar protestat e para tė organizuara tė studentėve tė dy Universiteteve tė Tiranės qė ēuan nė rrėzimin e Monumentit tė Enver Hoxhės mė 20 shkurt. Ato protesta u arrit tė kthehen nė njė lėvizje pėr dekomunistizimin e shoqėrisė sė asaj kohe, jo pėr shkak tė daljes nė rrugė, por pėr shkak tė goditjes simbolike qė iu dha simbolit tė diktaturės dhe pėr shkak tė shpresės qė ngjallėn tek shoqėria, protagonistėt e atyre ndryshimeve.

Protesta e lajmėruar nesėr nga opozita ka tė nevojshme tė provokojė idenė se nuk bėhet fjalė pėr njė miting proteste, por pėr frymėn e protestės. Ridimensionimi i opozitės nuk ka asnjė shans tjetėr mė tė madh se sa tė bėhet nė shtratin e kėtyre protestave. Nėse debati i vetėm nė opozitė sot ėshtė afrimi apo distanca ndaj figurave tė caktuara, krijimi i njė fryme proteste dhe bashkimi mbi kėtė frymė, ėshtė zgjidhja e vetme pėr tė verifikuar opozitarizmin dhe vlerat reale opozitare tė shoqėrisė nė kėto momente. Opozita duhet tė kthehet nė shumicė, pėrmes verifikimit tė shumicės antiqeveritare nė vend, dhe fryma e protestės e mbajtur gjallė pėrmes kthimit nė njė lėvizjeje proteste shoqėruar me ridimensionimin e opozitės, ėshtė rruga e vetme pėr tė shkuar te njė lidership i ri opozitar. Por mė i rėndėsishėm se gjithēka tjetėr mbetet bashkimi i opozitarėve realė nė lėvizjen pėr largimin e Fatos Nanos. I vetmi ilaē magjik qė mund t'i rekomandohet njė recete pėr njė opozitė tė bashkuar dhe tė ridimensionuar ėshtė qė nė shtratin e kėtyre protestave tė verifikohet opozita e re qė do tė udhėheqė ndryshimet. Kjo e fut 7 shkurtin nė historinė e opozitės, duke e shkėputur protestėn nga arkiva e opozitės historike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara