HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Paqja e rreme e opozitės me Edi Ramėn

-- nga Mero Baze, TemA, 25.04.2004

Mero Baze Nė njė miting kulmor tė lėvizjes "Nano Ik" tė muajit shkurt, nė Pallatin e Brigadave nė Tiranė, Kryeministri, i ēoroditur nga dhjetėra mijėra njerėz qė kishin mbushur bulevardin, firmosi me njė dorė tek celulari dhe tjetrėn tek stilolapsi, tė ashtuquajturin "Projekt Francez" pėr qendrėn e Tiranės. Prej asaj dite bota e biznesit tė ndėrtimeve nė Tiranė, po pėrjeton njė tronditje tė madhe jo vetėm financiare, por mbi tė gjitha profesionale. Prej atij momenti "Projekti Francez" nuk ėshtė mė njė projekt pėr tė ardhmen e Tiranės, por njė projekt shantazhesh pėr botėn e sotme tė biznesit tė ndėrtimit, pėr konkurrencėn e lirė nė Tiranė dhe, mbi tė gjitha, njė mekanizėm gjigant korrupsioni qė po thith me shpejtėsi gjithė botėn e nėndheshme tė krimit dhe parave tė pista nė kryeqytet.

Prej asaj dite, nuk ka mė njė projekt francez, por njė maket qė lėviz me qetėsi sa herė qė dikush troket nė dyert e sekserėve pėr tė kthyer lulishtet nė sheshe ndėrtimi dhe sheshet e ndėrtimit nė lulishte ose hapėsira publike. Prej asaj dite, ai projekt nuk i pėrket mė tė ardhmes sė Tiranės sipas njė vizioni perėndimor, siē pėrpiqet ta paraqesė mafia e ndėrtimeve nė Tiranė, por thjesht njė maket me "shkumė deti" qė ėshtė ndėrtuar mbi njė tavolinė dhe jo duke pasur parasysh Tiranėn e sotme. Sė paku redaksia jonė ka kontaktuar disa ekspertė tė arkitekturės nė Tiranė qė tė tregojnė mashtrimet e mėdha tė projektit. Tė tregojnė se si, pėr shembull, pallatet 12 katėshe tė Xhillarit (dhe Xhillari me Magjistarin janė bashkė tek Milleniumi) tek tregu ēam, nuk figurojnė nė maketin e ri tė paraqitur sikur s'janė, ndėrsa janė devijuar dhjetėra akse rrugore apo janė shmangur parime urbanistike pėr tė mbrojtur dhe legjitimuar bizneset qė kanė lidhje me kryebashkiakun.

Ėshtė zvogėluar pasuria mė e madhe e Tiranės "Sheshi Skėnderbej", pėr t'u shitur tani dhe jo pėr hir tė sė "nesėrmes" sė Tiranės qė pretendohet dhe, nga ana tjetėr, lulishte historike si lulishtja mes Parlamentit, PD dhe Institutit tė Monumenteve, njė herė ėshtė paraqitur lulishte nga francezėt, herėn tjetėr po nga francezėt ėshtė paraqitur si 22-katėsh. Firma franceze e cila nuk ka ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė pėr konkurs, por pėr tė projektuar njė gjigant tė Rudina Magjistarit dhe Xhillarit te 'Millenium 1', po noterizon gjithė bizneset gjigante tė Edi Ramės nė fushėn e ndėrtimit, nėn njė paqe politike pėr t'u pasur zili, nga mungesa e njė vizioni tė qartė tė opozitės pėr tė bėrė, krahas luftės politike, debat mbi kėtė megakorrupsion.

Dhe si pėr t'i vėnė vulėn kėsaj, njerėz tė Edi Ramės dhe afėr tij, vazhdojnė tė punojnė tė qetė, pasi te Fatos Nano thonė se kanė gėnjyer opozitėn dhe te ndonjė idiot i opozitės thonė se janė duke bashkėpunuar me opozitėn pėr tė rrėzuar Fatos Nanon! Nė tė vėrtetė ajo qė po bėn Edi Rama, ka pasoja tė pallogaritshme pėr tė ardhmen e kryeqytetit, nga ato ēfarė po bėn Fatos Nano. Fatos Nano ėshtė njė kryeministėr qė mund tė largohet sot ose nesėr dhe tė na lėrė tregues tė kėqinj ekonomikė, banda me pushtet, monopole a ku di ēfarė tjetėr. Ajo qė po bėn Edi Rama ėshtė njė korrupsion historik. Ai nuk riparohet mė. Kullat e tij shumicėn e tė cilave i ka firma e Kinema "Millenium" nuk janė kioskat e Sali Kelmendit qė mund t'i prishė edhe Mitat Havari. Ato janė dhuna reale qė po ushtrohet jo vetėm mbi urbanistikėn e Tiranės, por mbi tė gjitha mbi tregun dhe historinė e zhvillimit tė Tiranės.

Ai po ndal orėn e Tiranės, pėr t'u pasuruar dhe pėr tė krijuar njė klasė tė re pronarėsh nė Tiranė, pėrmes zyrės sė tij tė lejeve tė ndėrtimit, tė cilat nuk firmosin asgjė qė nuk kalon prej tyre, ose qė nuk paguhet tek ata. Ai ėshtė sot kėshtjella e korrupsionit zyrtar dhe historik tė Shqipėrisė, edhe pėr faktin se po pėrpiqet tė shfrytėzojė tymin e luftės politike pėr tė fshehur malin e parave tė pista qė po vė nė lėvizje pėr tė prodhuar "Njė Tiranė tė Re", e cila nuk ka as vlerėn e sė vjetrės, as hijeshinė e sė resė. Projekti francez nuk ėshtė as "francez", as shqiptar, as vizionar, as profesional. E ē'mund tė dalė nga ngrysjet dhe gdhirjet sė bashku tė Magjistarit me arkitekten franceze, ngrysjet dhe gdhirjet sė bashku tė Ramės me disa biznesmenė qė nuk kanė kohė tė lajnė duart nga plastelina e butė e maketit tė "Projektit francez" dhe, mbi tė gjitha, nga tymnaja e pėrhapur prej Ramės se opozita ėshtė nė paqe me tė?! Kjo qė po ndodh ėshtė thjesht shantazh mbi Tiranėn, mbi biznesin, mbi traditėn dhe mbi politikėn e hutuar shqiptare, e cila kurrė ndonjė herė nuk i ka bėrė nder padrejtėsisė dhe korrupsionit, si nė rastin e kėtij projekti, i cili nuk po shpėrfytyron vetėm Tiranėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara