HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Ndrysh(k)imet nė PD dhe zgjedhjet

-- nga Mero Baze, TemA, 16.06.2004

Mero Baze Partia Demokratike po hyn nė fazėn e zgjedhjeve tė reja brenda saj, pa arritur tė ndryshojė dot asgjė nga tradita e saj administrative. Nė shumicėn e degėve kryesore tė opozitės nė rrethe, mbizotėron dualiteti dhe pėrēarja, ndėrsa autoriteti i lidershipit tė PD-sė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nga dėshtimi i disa nismave tė saj pėr hapjen dhe rifreskimin e ekipit drejtues.

Nė kėto kushte zgjedhjet e reja brenda partisė mė tė madhe tė opozitės, ose duhet tė bėjnė atė qė nuk u bė, nga pėrpjekja pėr ta imponuar ndryshimin nga lart, ose do tė thellojnė mė tej ndarjet dhe do ta degradojnė Partinė Demokratike.

Thelbi i lėvizjeve tė fundit tė PD-sė, sidomos ato tė fillimvitit pėr hapjen e saj dhe rritjen e besimit tek elektorati pėr t'u pėrfshirė nė lėvizjen "Nano Ik" nė thelb nuk kishin si pėrfytyrim fizik ikjen e Fatos Nanos, por ardhjen nė pushtet tė opozitės duke rritur besimin. Tashmė kėto nisma janė frenuar dhe kanė humbur mes axhendave burokratike tė PD-sė duke rrezikuar tė mbeten, sė fundi, nė mėshirė tė strukturave bazė tė PD-sė, tė cilat janė kalitur jo pėr faj tė tyre kėto shtatė vite, si struktura tė ngurta qė duhet t'u rezistonin pėrpjekjeve pėr tė eleminuar opozitėn. Ata janė njė kapital i ēmuar politik pėr opozitėn, por jo njė vlerė, qė duhet tė promovojė ndryshimet nė opozitė.

Nė kėto kushte zgjedhjet e reja nė PD mund t'i krijojnė kėsaj partie, problemin e madh tė orientimit politik tė lidershipit tė ri. Mė thjesht akoma nga kėto zgjedhje brenda PD-sė, nuk ėshtė e sigurt nėse do tė dalė njė lidership i gatshėm tė pranojė ndyshimin e opozitės, apo njė lidership qė konkurron mbi bazėn e traditės sė qėndresės tė PD-sė. Pėr mė tepėr shumė degė tė opozitės po mbėshtesin ndryshimet e tyre nga ata individė, tė cilėt kanė udhėhequr degradimin e partisė. Ėshtė e pazakontė pėr njė parti, siē ėshtė Partia Demokratike nė Durrės, qė drejtuesit e saj humbasin zgjedhjet prej vitit 2000 dhe tani udhėheqin edhe ndryshimet e reja. Po ashtu dega e Tiranės. Pėrveē faktit qė gjendet nė njė godinė me Berishėn, ajo nuk ka asnjė autoritet tjetėr nė kryeqytet, pėr tė mos thėnė qė ėshtė degė e militantėve tė periferisė. Pėrkundėr kėsaj ndryshimet e premtuara prej Berishės nė Durrės dhe Tiranė nuk u bėnė, ndėrsa nė rrethe tė tjera si Saranda ku PD fitoi duke i shpėtuar nderin tė djathtės nė zgjedhjet e fundit, kryetarja ėshtė thuajse e linēuar politikisht nga grupet rivale.

Kjo situatė vjen pėr shkak tė mungesės sė vendosmėrisė sė lidershipit tė PD pėr tė diktuar frymėn e re nė PD, frymėn qė hap PD-nė dhe sjell brenda saj njerėz tė rinj. Saranda u fitua prej opozitės prejse kryetarja e degės atje zgjodhi njė njeri jashtė PD-sė me frymė qytetare dhe autoritet personal nė qytet, siē ishte Edmond Gjoka. Ky model tani po linēohet dhe po fiton modeli Kapidani-Minarolli qė tė kujton ndryshkun real tė opozitės nė kėto vite.

Diktimi i frymės sė re nė zgjedhjet e opozitės nuk bėhet me truke dhe me caktim kandidatėsh fals, pasi vendosmėria pėr tė kundėrshtuar ndryshimet shkon nė ekstrem dhe fitojnė shpesh dhe kandidatėt fals, mjafton qė tė mos ndryshojė PD-ja. Ndryshimet duhet tė diktohen si platformė e re, e detyrueshme dhe e pakundėrshtueshme nga baza. Mbi tė gjitha ndryshimet diktohen duke u ulur dhe duke caktuar 100 kandidatėt pėr deputetė nė zonat elektorale qysh tani, pa i bėrė shumė publikė, por qė tė jenė pėrgjegjės pėr zonat e tyre. Kandidatėt e PD-sė nuk mund tė mbeten peng tė tekave tė administratorėve tė saj, njė muaj para zgjedhjeve. Ata duhet tė marrin pjesė nė zgjedhjen e lidershipit tė ri tė PD-sė dhe tė jenė tė komportuar me kėto struktura. Nėse mbėrrihet kjo, opozita ka njė pėrgatitje konkrete pėr zgjedhjet dhe ka njė vizion jospekullativ pėr ndryshimet qė ka ndėrmend tė bėjė. Mirė apo keq, kėta emra tė skicuar pėr kandidatė, do tė kenė mundėsi tė pėrballojnė njė debat publik pėr gati njė vit, deri ditėn e zgjedhjeve, dhe ka plot kohė edhe pėr tė korrigjuar diēka nėse nuk ėshtė bėrė mirė. Por nuk ka aspak kohė qė tė pritet qė nga ato struktura qė shkaktojnė ndarje mes PD dhe kandidatėve tė saj, tė pritet njė hapje dhe thithje e vlerave tė shoqėrisė. Viti elektoral ka filluar dhe njė vit mė pas, edhe sikur tė mos ketė zgjedhje tė parakohshme, kemi pėrfunduar zgjedhjet parlamentare. PD nuk ka kohė tė hamendėsojė pėr takime formale me OJQ, gazetarė apo intelektualė. Asaj i duhen 100 emra, tė cilėt janė shumė pėr tė na bindur pėr ndryshimin dhe mbi tė gjitha janė pak pėr t'u trembur se nuk gjenden. Ndryshe ky vit me tė papritura tė mėdha politike, mund tė nxjerrė pėrfundimisht jashtė loje partinė mė tė madhe tė opozitės duke e bėrė tė pakorrigjueshme rigjenerimin e skenės politike shqiptare. Zgjedhjet e reja brenda PD duhet tė jenė motiv pėr tė shndėrruar PD-nė nė njė parti elektorale dhe pėr t'i vėnė strukturat e saj nė shėrbim tė emrave qė do ta pėrfaqėsojnė atė politikisht dhe jo tė shkohet nga tradita e mėparshme ku tė zgjedhurit pėr deputet ishin tė terrorizuar nga strukturat qė i luftonin. Nėse hapja nuk funksionon si sistem kapilar brenda opozitės, ajo nuk mund ta furnizojė kurrė me energji tė reja atė. Dhe ėshtė koha e fundit qė PD tė mos ekspozojė ēetat brenda saj, por udhėheqėsit e vėrtetė, nėse ka. Ndryshimet nė PD nuk mund tė mbėshteten mė tek ndryshqet qė kanė zėnė degėt e saj dhe meskiniteti, pėrēarja dhe fryma provinciale e tyre. Ato duhet tė mbėshteten tek individėt e fortė qė do t'i ofrohen PD-sė pėr tė qenė lidershipi qė do tė fitojė zgjedhjet. Ka shumė njerėz nė opozitė qė u intereson opozita si pozicion, pasi nuk shikojnė shanse pėr tė pasur mė shumė pushtet, nėse ndryshon pushteti. Biles autoriteti i rritur i Berishės vjen dhe nga fakti se ai mendohet si njeri qė mund tė vijė nė pushtet dhe rrethohet nga njerėz qė janė tė kėnaqur nga qėndrimi nė opozitė. Zgjedhjet duhet tė heqin kėtė ndryshk, pėr tė na bindur pėr ndryshimin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara