HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Derrat nė "Pyll" grek, zagarėt nė zyrėn e Presidentit

-- nga Mero Baze, TemA, tetor 2004

Mero Baze Qeveria shqiptare duket se ka pėrdorur zyrėn e presidentit Moisiu, pėr tė shkarkuar tensionin e mbetur mes dy vendeve, pas incidenteve tė fundit qė shoqėroi demonstrimi i nacionalizmit nė ndeshjen Shqipėri-Greqi dhe amullia zyrtare me problemin ēam.

Presidenti i Greqisė Kostas Stefanopullos dhe presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu, dėshtuan jo vetėm nė etikėn e takimit, por dhe nė paraqitjen e problemit. Presidentin tonė nuk e nxori nga situata as fjala jo aq e urtė popullore "Nuk ka pyll pa derra" ndėrsa presidentin grek duket se nuk mund ta nxirrte nga sikleti fjalia jo aq diplomatike "nuk di ēfarė kanė biseduar kryeministrat". Problemi ėshtė shumė mė i thjeshtė se kaq. Presidenti Kostas Stefanopullos, vizitėn e tij tė parė dhe tė fundit si president e ka bėrė nė Shqipėri. Nė vizitėn e tij tė parė ai nėnshkroi me ish-presidentin Sali Berisha, Traktatin e Miqėsisė mes dy vendeve, ku problemi ēam ėshtė paraqitur qartė si problem qė do tė marrė zgjidhje.

Kostas Stefanopullos ka qenė koshient kur e ka nėnshkruar. Por mėnyra si iu paraqit presidentit nga zyra e tij ky problem, nėn ndikimin e kėshilltarėve tė kryeministrit Fatos Nano, duket se ėshtė ēelėsi i dėshtimit tė kėtij takimi. Nėn prirjen e vazhdueshme pėr tė injoruar gjithēka qė ka ndodhur para vitit 1997, administrata e kryeministrit Fatos Nano dhe zyra e presidentit Moisiu qė ėshtė tėrėsisht nėn ndikimin e saj, pėrpiqen t'i referohen jo Traktatit tė Miqėsisė qė ėshtė njė arritje serioze, por bisedimeve pa adresė tė kryeministrave shqiptarė dhe atyre grekė, qė nuk dihet as kush i ka bėrė dhe as kur i ka bėrė, rreth kėsaj ēėshtjeje.

I vetmi dokument zyrtar mes dy vendeve pėr ēėshtjen ēame ėshtė Traktati i Miqėsisė nėnshkruar nė Prill tė vitit 1996. Kėshilltarėt e presidentit Moisiu, para se t'i tregonin atij "Fjalėt e Urta", duhet t'i tregonin ēfarė ka bėrė ajo zyrė para se Alfred Moisiu tė bėhej president. Nėse Kostas Stefanopullosit do t'i kujtohej prej zyrės sė Presidentit se do tė ēojnė mė pėrpara atė qė kanė nėnshkruar dy presidentėt nė vitin 1996, natyrisht nuk kishte si tė thoshte se nuk di gjė.

Nuk jam i sigurt nėse ky ėshtė diletantizėm i Zyrės, apo kujdes i Ministrisė sė Jashtme qė kriza tė krijohej tek Presidenti dhe shampanja tė hapej tek Nano, por di qė zyra e Presidentit punoi nė mėnyrė shembullore nė kėtė pikė. Njė president si Kostas Stefanopullos, qė e nis dhe mbyll karrierėn e tij duke vizituar jo vetėm Shqipėrinė, por dhe shtėpinė e tij kėtu, ka nevojė tė trajtohet pak me mė shumė seriozitet dhe me mė pak diletantizėm se sa e trajtoi presidenti Moisiu, i cili nė pėrpjekje pėr tė gjetur "derra" nė pyllin grek, duket se ushqen zagarėt e gjahut tė kryeministrit nė zyrėn e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara