HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me cubėri, Neshat Tozaj poshtėron Veriun shqiptar

-- nga Mark Bregu

Romanin tuaj tė turpshėm “Turpi” ēojeni atje ku turpi ka folenė, sepse nė Malėsinė e Veriut kanė folenė
nderi, burrėria, urtia dhe besa!

Lexova romanin “Turpi” dhe u befasova! Nuk do ta kisha besuar kurrė se mund tė gjendej nė tokėn shqiptare ndonjė anti-verior dhe anti-malėsor ne patologji kaq tė sėmurė, dhe me njė urrejtje kaq tė “fermentuar” ndaj bashkatdhetarėve tė tij. Na kanė sulmuar serbėt, grekėt dhe turqit, por asnjėherė nuk mohuan cilėsitė e rralla morale tė veriut shqiptar, dhe nė veēanti madhėshtinė e virtytit tė kėsaj treve, thellėsisht arbėrore, ose e thėnė mė shkoqur, pėrfaqėsuesja mė e denjė e krenarisė sė kombit tonė. Autori i romanit “Turpi”, zoti Neshat Tozaj, me njė revansh tė tipit fashisto-komunist, u hodhėt mbi kėto male duke harruar se mbi kėta shkėmbinj shekullor, u thyen helenėt, romakėt, sllavėt dhe osmanllinjtė. Ju pėrfaqėsuesit e kohėrave moderne sulmuat me “armėt” mė primitive dhe me strategjinė mė trashanike, duke i veshur malėsorit shqiptar veset mė perverse dhe absurde, tė cilat nuk i beson asnjė shqiptar i vėrtetė dhe as armiqtė mė tė urryer tė kombit tonė.

Mbasi tė citoj (nė ligjėratė tė drejtė) disa nga referencat e romanit tuaj, do tė jap mendimin tim dhe do t’i lė lexuesit pėr tė na gjykuar: Ju shpreheni se romanin tuaj “Turpi” e paskeni shkruar i ngacmuar nga tregimi “Gjaku”, i Ernest Koliqit, madje shpreheni se librin ia dedikoni Ernest Koliqit!... Ju siguroj se asnjė studiues qė e njeh veprėn e Koliqit nuk ju beson. Ju keni marrė nga Koliqi vetėm aspektin e trashėgimisė gjenetike tė malėsorit, si hakmarrės, apo gjakmarrės, por trajtesėn tepėr origjinale qė i bėn Koliqi e keni manipuluar dhe keqinterpretuar nė mėnyrėn mė spekulative, me ngjyrat mė tė errėta duke njollosur penėn e intelektualit dhe ndėrgjegjen tuaj (nėse jeni vėrtet shqiptar)?!

Pėr ta bėrė tė besueshėm romanin tuaj, keni spekuluar nė mėnyrė abuzive me dy figura tė shquara tė letėrsisė sonė, me poetin tonė kombėtar At Gjergj Fishtėn dhe me Migjenin. Madje, Migjenin e pėrdorni si mburojė! Migjeni trajton nė vargjet dhe nė prozėn e tij gjendjen e mjeruar tė malėsorėve pukjanė, por asnjėherė nuk i quajti sifilitikė, apo cuba! Fishta ynė i madh i ngriti nė “zenit” cilėsitė dhe virtytet e larta tė malėsorėve, si: besėn, nderin, bujarinė dhe trimėrinė e pafund dhe nuk gaboi. Tė gjithė udhėtarėt e huaj (njohės tė thellė tė kėsaj treve), si Bajron, Nopēa, Milan Shuflaj, Edit Durham, e sa e sa studiues tė tjerė, folėn me superlativa pėr malėsinė dhe malėsorėt e veriut. Ėshtė gazetari, studiuesi dhe historiani i madh, Indro Montanelli, i cili nė veprėn e tij tė fundit “Shqipėria njė dhe njėmijė” (botim i v.2004, Shtėpia Botuese “Ugen”) i vė kapakun e florinjtė malėsisė dhe malėsorėve tė veriut. Por mė parė se tė citojmė kėtė autor, po e njohim lexuesin me atė “kryevepėr” qė keni shkruar ju, zoti Tozaj. Me sa duket, titulli i subjektit qė keni trajtuar ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr t’ia adresuar objektit qė i ka bėrė trajtesėn, vetė autorit...

Meskiniteti juaj arrin kulmin kur shpreheni: “Nė fshat, si nė gjithė malėsinė, burrat kishin nga njė shkallė nė krah, pėr tė shkuar te tė dashurat e tyre, ndėrsa gratė prisnin tė dashurit e tyre. Nė fshat, si nė gjithė malėsinė, burrat kishin dashnore dhe gratė dashnorė (fq.155). Tė ushqyer keq, tė djersitur nga udhėtimi me shkallė tė gjatė prej druri nė krah, sepse kullat ishin larg njėra-tjetrės, tė ftohur nga mushkėritė, se ecnin nė borė e nė tė ftohtit e maleve, shpesh ata bėheshin tuberkulozė, sėmundje kjo e pashėrueshme; ata vdisnin tė rinj nė moshė, pėshtynin gjak dhe nuk e njihnin kėtė sėmundje. Byrazerėt, kumbarėt dhe miqtė e shtėpisė, kushėrinjtė, s’ishin nė shumicėn e rasteve veēse pretekste pėr t’i hyrė nė shtėpi njėri-tjetrit.

Ky lloj poshtėlluku ishte pėrpjekja e dėshtuar dhe e dėshpėruar e tyre pėr tė ruajtur poligaminė. Nga kėto martesa dhe dashuri shpesh lindnin fėmijė sifilitikė ose sė paku mendje sifilitike qė mbanin gjallė tė gjitha tė kėqiat e trashėguara. Vetmia nė hapėsirat pa fund tė maleve dhe luginave i bėnte njerėzit me njė imagjinatė tė sėmurė, me kompleksitetin e inferioritetin dhe tė madhėshtisė (mendim kontradiktor, M.B.).” Pėr tė hedhur poshtė me pėrbuzje e indinjatė tė gjitha shpifjet dhe trillimet e romanit “Turpi”, tė Neshat Tozajt, do t’i referohemi romanit mė tė freskėt dhe mė tė goditur tė autorit italian, Indro Montanelli, duke shkėputur disa citime tė tij, pastaj lexuesi le t’i vendosė nė “peshore”.

1. “O udhėtar qė shkon nė Shkodėr, mos u ndalo aty, vazhdo tė ecėsh mė lart dhe vetėm atėherė do tė kuptosh se ēfarė ėshtė Shkodra. E bekoj ēastin kur mė erdhi ideja tė shtyhesha nė malėsi. Po tė kisha pėrjashtuar nga itineraret e mia kėtė etapė tė lodhėshme dhe magjepsėse, nuk do tė merrja vesh se ēfarė ėshtė Shqipėria, sepse Shqipėrinė mė mirė e interpreton njė kullė malėsore se sa tė gjitha bulevardet e kryeqytetit”.

2. Familja - “Ēdo kullė strehon njė familje dhe duke mos pasur veēse kotakte tė pakta me familjet e kullave tė tjera, kuptohet se bėrthama e vėrtetė e organizimit shoqėror tė malėsorėve ėshtė familja. Ajo ėshtė njė organizėm kompakt, moralisht i shėndoshė, i mbajtur bashkė nga autoriteti i gjithėpushtetshėm i kryetarit, i cili ngjan me njė despot.”

Ja si do tė shprehej Montanelli pėr marrėdhėniet bashkėshortore: “Nė Evropėn tonė, ku dashuria ėshtė njė lėndė e trajtuar dhe e treguar me aq lehtėsi, ku jemi tė prirur tė besojmė se ajo ėshtė monopol i yni dhe i kohėrave tona tė qytetėruara, rralė kam parė njė solidaritet tė skalitur aq thellė mes bashkėshortėsh. Malėsori, ndjenjat e tij pėr tė shoqen i mban tė groposura thellė nė pjesėn e tij mė tė ndjeshme, tė pashprehura dhe ndoshta tė pashprehshme, por malėsori e do gruan e tij, e do pėr gjatė gjithė jetės, nuk e koncepton dot tradhėtinė, ėshtė njė burrė dhe njė baba i shkėlqyer”.

Nuk mund t’i mbyll kėta rreshta pa i kujtuar zotit Tozaj se: Cubėria matet me njė epitet “gjysėm-opinge”... (tregues ky mjaft sinjifikativ). Nė zonat qė ai i quan “sifilitike” dhe tuberkuloze, jetėgjatėsia ėshtė nė kuotat mė tė larta dhe zhvillimi i intelektit tepėr i admirueshėm, pėr vetė faktin se djemtė e kėtyre maleve shquhen pėr shtatlartėsi. Ndėrsa pėr zhvillimin e intelektit kemi pėrfaqėsuesit mė autentikė: At Gjergj Fishtėn, At Prengė Doēin, At Shtjefėn Gjeēovin, At Ēiprian Nikėn, At Daniel Gjeēajn dhe sė fundmi “kalorėsin” dhe ambasadorin e letrave shqipe nė botė, tė madhin e tė papėrsėritshmin Martin Camaj.

Nė romanin tuaj gjejmė shprehje tė padenja dhe tė huazuara nga segmentet mė negative tė qytetarisė shkodrane dhe konkretisht: “O zot na ruaj prej horrit, prej motorrit e prej malėsorit”. Ky citim i turpshėm e bėn akoma mė tė turpshėm romanin tuaj “Turpi”. Me sa duket kėtė “postulat” e keni tė huazuar nga ndonjė “student” i shkollės sė vagabondėve, ku ju mund tė keni dhėnė teorinė dhe pedagogjinė e Makarenkos...

Zoti Tozaj, ata qė kanė thurur kėto epitete tė turpshme pėr malėsorėt, nuk janė askush tjetėr veēse njė pjesė e fundėrrinave tė borgjezisė dhe nėse ju do tė ishit njė hulumtues i mirė, do tė kishit konstatuar se janė pikėrisht kėto shtresa qė pėrdorėn “inēestin” nė marrėdhėniet e tyre seksuale brenda gjakut tė tyre dhe kėta na “dhuruan” sifilitikė, debilė dhe tė shėmtuar, ndaj kėto “fatura” mos i dėrgoni tek malėsorėt. Tė gjitha veset negative qė na i sollėn pushtuesit, u “fermentuan” nė zonat urbane, ndėrsa malėsorėt ruajtėn nė mėnyrė tė pėrkryer pastėrtinė e genit arbėr.

“Mėsuesi dhe martiri i kombit, Luigj Gurakuqi, ēdo ditė dhe ēdo natė priste e pėrcillte malėsorė nė shtėpinė e tij bujare, por asnjėherė nuk u “ankua” se po “kruhej” nga morrat e malėsorėve. Madje, si pėr ēudinė e kėsaj borgjezie (tė ndyrė moralisht) ai, tė dy shoqėruesit e tij mė besnikė, Mark Milanin e Babun Celin, i zgjodhi nga malet e Dukagjinit..

Fenomeni vėrtet negativ i gjakmarrjes nuk mund tė frenohet nė mėnyrėn si e trajtoni ju, pa dhėnė asnjė opsion konkret.

Ju, zoti Tozaj, duhet tė keni atė kurajo qytetare tė pranoni se ai qė duhet tė operojė pėr ndalimin ose minimizimin e kėtij fenomeni ėshtė shteti. Kanuni vėrtet ėshtė arkaik, por nuk mund tė mohoni se pėr kohėn kur ai u hartua nga “maloku” Lekė Dukagjini, ishte njė kushtetutė e vėrtetė dhe tepėr e lakmueshme nga shtetet apo kombėsitė mė tė zhvilluara tė kohės. Ai duhet ruajtur si njė “relike” tepėr e ēmuar pėr brezat.

Nuk duhet harruar se, ai qė e kodifikoi kanunin ishte kleriku, studiuesi dhe historiani patriot, At Shtjefėn Gjeēovi. Por, ēuditėrisht, patologjia juaj e urrejtjes ndaj klerit katolik nuk njeh kufi. Vlen t’ju kujtojmė (jo se ju nuk e dini), se duke filluar qė nga Marin Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi e deri tek Fishta, Doēi, Gjeēovi e Mjeda, tė gjithė ishin klerikė katolikė. Ju siguroj se po tė mos ishin kėta “apostuj” tė fesė dhe tė shqiptarizmit, ju jugorėt do tė shkruanit me ciriliket greke dhe ne tė veriut me hieroglifet arabe. Ndaj ju rekomandojmė qė romanin tuaj tė turpshėm “Turpi” ta dėrgoni atje ku turpi ka folenė, sepse nė malėsinė e veriut kanė folenė nderi, burrėria, urtėsia dhe besa.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara