HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova

Barometri diplomatik

-- nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Veē “prognozave” tė deritashme politike tė Bashkimit Evropian (BE) dhe tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (GNK), si dhe tė disa organizatave e institucioneve joqeveritare ndėrkombėtare, se Kosovės duhet t’i njihet ndonjė “pavarėsi ose autonomi e kushtėzuar, pa shkėputje nga sistemi kolonial i Unionit tė SMZ-sė”, nė vend tė njohjes sė pavarėsisė sė mirėfilltė sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, kėto ditė doli nė “qarkullim” tė opinionit publik ndėrkombėtar (natyrisht, “version jozyrtar” i Bashkimit Evropian, por i njė zyrtari tė saj tė lartė-kryesuesit tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė), edhe teza mė e re e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Holandės, Bernard Bot, tė cilėn ua dha mjeteve tė informacionit, me tė pėrfunduar sesioni i shefave tė diplomacisė sė BE-sė nė Bruksel tė Belgjikės, mė 26 korrik 2004, se “statusi i Kosovės, duhet tė zgjidhet nė kuadrin e ndonjė konfederate a federate tė re me Serbinė dhe me Malin e Zi”.

Pavarėsisht se kush qėndron pas “projektimit” tė kėsaj teze vulgare, apolitike dhe antishqiptare, tė propozuar nga kryeshefi i dipomacisė holandeze, kjo, jo vetėm se ėshtė iracionale dhe absurde, por edhe tejet naive dhe provokuese, si nė kuptimin historik, politik (tė sigurisė dhe tė paqes nė Ballkan), ashtu edhe nė atė juridik tė sfondit kombėtar dhe ndėrkombėtar, sepse, para sė gjithash vė nė pikėpyetje njohurinė e diplomatit holandez, Bernard Bot (pėrfaqėsues i lartė zyrtar i BE-sė) lidhur me ēėshtjen e pazgjidhur shekullore tė Kosovės, pėrkatėsisht tė ēėshtjes etnike shqiptare nė Ballkan. Kėshtu qė, si rrjedhim i mosnjohjes sė problemit kolonial tė Kosovės, teza e tij e propozuar ėshtė jashtė kohe, dhe nė asnjė segment nuk pėrkon me realitetet e krijuara nė Ballkan, as nė Evropė pas pėrfundimit tė luftės sė ftohtė (1989), pėrkatėsisht pas krijimit tė Rendit tė Ri Botėror, kur me kėtė rast nė hapėsirat e ish-BRSS-sė dhe tė ish-RSFJ-sė, u krijuan shumė shtete tė reja kombėtare, por jo edhe shteti i Kosovės si subjekt juridik ndėrkombėtar, edhe pse i pėrmbushė tė gjitha kushtet sipas sė drejtės ndėrkombėtare (territori shtetėror, popullsia, pushteti i organizuar politik etj.).

Mirėpo, tė gjitha kėto elemente relevante me peshė juridike ligjore dhe tė sė drejtės historike, pėr diplomacinė dhe proceset integruese tė BE-sė nuk ēojnė peshė tė mjaftueshme, sepse nuk janė nė interes tė “formulave” tė saj gjeopolitike dhe tė doktrinės dhe tė praktikės sė ekonomisė liberale pėr zgjidhjen e ligjshme dhe tė drejtė tė ēėshtjes koloniale tė Kosovės. Njė kurs tė tillė tė “neutralitetit” diplomatik tė BE-sė, e provon edhe zvarritja pesėvjeēare e vėnies nė “rend dite” tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Pse Kosova nuk mund tė hyjė nė konfederatė ose federatė me Serbinė dhe me Malin e Zi?

Pa marrė parasysh “listėn e menysė” sė transaksioneve diplomatike tė Bashkimit Evropian me Serbinė dhe me Malin e Zi, e cila parashikon qė interesat e saj ekonomike dhe tė tregut tė lirė, t’i rrumbullakėsojė nė “aktivin” e procesit integrues rajonal, tė emėrtuar me sintagmėn politike vizionale “Ballkani Perėndimor”, Kosova nuk mund tė hyjė nė kurrfarė aranzhmani konfederal ose federal me Serbinė dhe me Malin e Zi, pėr kėto arsye:
(1) sė pari, duhet t’i njihet e drejta e vetėvendosjes dhe e sovranitetit tė plotė shtetėror, ashtu siē parashikojnė dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, si dhe normat dhe rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare, tė cilat deri mė sot (1945-2004) janė zbatuar nė favorin e shkolonizimit tė mėse 200 shteteve tė Afrikės, tė Azisė dhe tė Amerikės Latine, tė cilat dikur nė shekuj ishin koloni tė metropoleve tė ndryshme perėndimore;
(2) sė dyti, historikisht, Kosova nuk i pėrket territorit tė Serbisė, as tė Malit tė Zi, por territorit indigjen tė Shqipėrisė Etnike;
(3) sė treti, shqiptarėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me interesat, me etninė, me kulturėn, me traditat, me zakonet, as me historinė serbe. Thjesht, nuk kanė asnjė pikė takuese, qė do tė mund tė impononte krijimin e ndonjė lidhjeje tė natyrshme, tė ligjshme dhe tė pėrbashkėt shtetėrore qoftė mbi bazėn konfederale apo federale;
(4) sė katėrti, shqiptarėt, qė nga sundimi otoman kurrė nuk kanė pasur marrėdhėnie tė mira dhe tė qėndrueshme me Serbinė as me Malin e Zi, sepse regjimet e tyre i principatave, i mbretėrive dhe i fashizmit ortodoks-komunist, deri mė sot nuk kanė hequr dorė nga sundimi i egėr i kolonializmit gjenocidal mbi popullsinė dhe territoret autoktone shqiptare tė Shqipėrisė Etnike;

(5) sė pesti, shqiptarėt qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri me lindjen dhe zhvillimin e luftės ēlirimtare kombėtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK-sė) me nė krye legjendėn kombėtare shqiptare Adem Jasharin, kanė derdhur pa kursyer lumenj tė panumėrt gjaku, dhe kanė sakrifikuar me mijėra viktima pėr t’u ēliruar nga ēizmja e hekurt e kolonializmit dhe e imperializmit serbomadh. E gjithė kjo provon faktin se, shqiptarėt as tė Kosovės, e as tė trevave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike, nuk kanė kurrfarė interesi, qė tė hyjnė nė “njė thes” konfederal dhe federal me Serbinė dhe me Malin e Zi, sepse kėto dy shtete edhe sot de jure e kanė statusin e kolonizatorit mbi shqiptarėt jo vetėm mbi Kosovėn (sipas Rezolutės 1244 tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, Serbisė i njihet sovraniteti kolonial mbi Kosovėn), por edhe nė Kosovėn Lindore (Medvegjė, Bujanoc dhe Preshevė), si dhe nė Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės (Tuz, Plavė, Guci, Hot, Grudė, Ulqin, Tivar etj.);

(6) sė gjashti, pėrderisa Serbia dhe Mali i Zi (tė cilat janė viktimė e vetėdijshme e politikės antishqiptare tė Kishės sė tyre Ortodokse dhe tė kuazishkencės falsifikatore serbomadhe) tė mos e njohin tė drejtėn historike tė autoktonisė sė shqiptarėve dhe tė kufijve tė trojeve tė tyre etnike, nuk ekziston asnjė arsye valide qoftė politike, juridike apo ushtarake, qė shqiptarėt tė pranojnė ndonjė kėrkesė ultimatumi nga jashtė (qoftė edhe nga BE-ja apo nga “zėdhėnėsi” i saj, Beranrd Bot, ministri i Punėve tė Jashtme tė Holandės) pėr tė hyrė nė marrėdhėnie tė pėrbashkėta shtetėrore konfederale ose federale me Serbinė dhe me Malin e Zi;

(7) sė shtati, pėrderisa Kisha Ortodokse serbe, politika, propaganda e Serbisė dhe e Malit tė Zi, nuk ndėrprenė shpifjet dhe akuzat e trilluara (qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878 e deri me pėrfundimin e luftės sė UĒK-sė, qershor 1999) se “shqiptarėt janė terroristė, ekstremistė dhe imigrantė tė huaj, tė ngulitur nė truallin etnik serb”, elita politike shqiptare e Kosovės (qoftė pozitė a opozitė) nuk kanė asnjė tė drejtė morale, e as obligim dhe mandat ligjor, qė t’i nėnshtrohen ndonjė diktati tė huaj, sipas tė cilit Kosova, do tė sakrifikonte lirinė dhe pavarėsinė e saj, duke u shndėrruar nė ndonjė njėsi konfederale apo federale tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, sipas “modelit holandez” apo “modelit belg”, tė imagjinuar nga Bernard Bot;

(8) sė teti, pėrderisa Serbia dhe Mali i Zi nuk heqin dorė pėrfundimisht nga sundimi kolonial mbi tokat dhe popullatėn shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, as Evropa, e as bashkėsia ndėrkombėtare nuk e gėzojnė atė tė drejtė tė ligjshme a diskresioni, qė shqiptarėve t’ua imponojė “formulėn” e konfederalizimit ose tė federalizimit tė Kosovės, qė edhe nė shekullin XXI, tė mbesin nėn “shajkaqėn” serbomadhe tė Unionit me Serbinė dhe me Malin e Zi;

(9) e nėnta, sheshit, pėrderisa serbėt dhe malazezėt nuk e kanė tė “qartė”, se ndodhen nė truallin e huaj tė Shqipėrisė Etnike (siē nėnvizonte dikur me tė drejtė socialdemokrati i shquar serb Dimitrije Tucoviq), nuk mund tė ėndėrrohet, as tė mendohet pėr krijimin e ndonjė aleance tė pėrbashkėt miqėsore serbo-shqiptare qoftė me bazė konfederate apo federate nė kuadrin e Unionit tė SMZ-sė;
(10) sė dhjeti, madje, edhe sikur Serbia dhe Mali i Zi, do tė hiqnin dorė pėrfundimisht nga tokat e kolonizuara dhe tė aneksuara tė Shqipėrisė Etnike, shqiptarėt nuk do tė pranonin kurrė mė qė tė ishin element shtetformues me Serbinė dhe me Malin e Zi, sepse akceptimi i njė “formule” tė tillė politike, do t’u kushtonte me ēmimin e shtrenjtė tė ricopėtimit tė Kosovės, dhe tė pėrthithjes sė vazhdueshme tė territoreve tė tjera shqiptare.

Shembull konkret i shfaqjes sė njė rreziku tė tillė tė mundshėm, tanimė praktikisht ka filluar me “decentralizimin e pushtetit” tė Kosovės nė favor tė minoritetit kolonist serbomalazez. Kėtė fatkeqėsi dhe absurditet ligjor, nuk janė duke e perceptuar vetėm ato politika dhe bartės tė tyre, tė cilat kanė pėr qėllim dhe detyrė parėsore, qė Kosovės t’ia mohojnė tė drejtėn legale dhe legjitime tė pavarėsisė, gjė qė kjo ėshtė nė kolizion flagrant me deklarimin e vullnetit tė shumicės dėrrmuese tė popullsisė shqiptare (mbi 90%) nė referendumin e organizuar gjithėpopullor mė 26-31 shtator tė vitit 1991, qė Kosova tė jetė e mėvetėsishme dhe sovrane nga Serbia dhe Mali i Zi.

Kosova sipas “modelit holandez”, made in Bernard Bot
Me gjithė prapavijėn dhe objektivin e pėrmbajtjes sė deklaratės sė Bernard Botit, si dhe sondazhet e rrezikshme tė mekanizmave tė tjerė institucionalė tė BE-sė, se statusi i Kosovės, duhet tė zgjidhet nė kuadrin e “aleancės konfederale a federale” tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, kjo “alternativė politike” ėshtė e papranueshme si pėr politikėn shqiptare, ashtu edhe pėr mbarė popullin shqiptar nė Kosovė, sepse, sipas saj parashikohet qė Kosova sėrish tė ngelė e paprekur nė “vorbullėn” koloniale dhe imperialiste serbomalazeze (1912-1999).

S’ka asnjė dilemė se shfaqja e kėsaj teze nuk ėshtė “formulė vetjake“ (apo rezultat i vizitės dy-tre ditore tė ministrit tė Jashtėm holandez, qė i bėri Prishtinės, Beogradit dhe UNMIK-ut nė fund tė korrikut 2004) e kryeshefit tė diplomacisė sė Holandės, Bernard Bot, por pas saj qėndrojnė edhe koautorė tė tjerė tė “shuttle” diplomacisė sė Bashkimit Evropian (BE), tė cilėt sipas “diplomacisė konkave” dhe interesave hibride tė tyre, qė tradicionalisht synojnė tė jenė komplementare me dipomacinė dhe me interesat antishqiptare tė Serbisė dhe tė Malitė Zi), Kosovėn qė sa kohė e fantazojnė me njėrėn kėmbė nė Serbi, dhe me tjetrėn nė Bashkimin Evropian. Ky ėshtė emėruesi kryesor i tė gjitha drafteve, tė parashikuara tė BE-sė pėr Kosovėn, si anėtare e saj e ardhshme.

Nuk ka dyshim se, sipas “modelit holandez” tė ministrit tė Jashtėm, Bernard Bot, del krejtėsisht e qartė se nga rikthimi i Kosovės nėn ombrellėn kolonialiste serbomalazeze, mė sė shumti do tė pėrfitonin strategjia e ekonomisė liberale, integruese dhe stabilizimi i tregjeve tė lira tė shteteve mė tė zhvilluara evropiane, e jo kurrsesi zhvillimi ekonomik dhe politik i Kosovės si shtet i pavarur, e as procesi i paqes dhe i stabilitetit tė Ballkanit. Prandaj, koncepti ekonomiko-politik, juridik dhe demokratik i “modelit” tė Bernard Botit pėr “zgjidhjen e drejtė” tė statusit tė Kosovės nė kuadrin e njė shteti tė pėrbashkėt serbomalazez, do tė ishte vetėm nė funksion tė integrimit ekonomik dhe tė “perspektivės evropiane”, si dhe nė interes tė drejtpėrdrejtė tė “konservimit” tė mėtejshėm tė sistemit kolonial tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi mbi Kosovėn, dhe nė kuptim mė tė gjerė mbi territoret e tjera tė Shqipėrisė Etnike, e jo kurrsesi nuk do tė ishte nė favor tė mėvetėsimit tė Kosovės as nė kuptimin ekonomik, politik, kombėtar, as nė atė juridik ndėrkombėtar.

Pėr kėtė arsye, “modeli holandez” i Bernard Botit (megjithė premtimet e ėmbla nė frymėn e diplomacisė sė kurtoazisė nė takimet e zhvilluara me pėrfaqėsuesit e politikės shqiptare nė Kosovė), kategorikisht duhet tė injorohet si i pabazė, sepse brendia e tij, pėrpos “supės me midhje” tė 25-sė evropiane, pėrmban edhe primesa tė politikės tradicionale toksikologjike serbomadhe tė Beogradit dhe tė Podgoricės zyrtare, e cila nė asnjė pore tė saj nuk ėshtė identike dhe konvergjente me logjikėn e filozofisė sė politikės paqėsore tė shqiptarėve nė Ballkan, as nė kuptimin mė tė pėrgjithshėm tė saj. S’ka dyshim se, miratimi i “modelit holandez” tė Bernard Botit pėr krijimin e “Aleancės Trepalėshe” - shtetit tė ri konfederal serbomalazez-shqiptar, do tė pezullonte edhe tė drejtėn e referendumit tė popullit shqiptar tė Kosovės, standard demokratik ky, pėrmes tė cilit do tė konkretizohej kėrkesa e ligjshme dhe e drejtė e tij pėr shpalljen e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran brenda kufijve natyrorė dhe historikė tė Shqipėrisė Etnike.

Mirėpo, pavarėsisht nga prapavija antishqiptare e kėsaj teze tė shefit tė diplomacisė holandeze, B. Bot, tė drejtėn e organizimit dhe tė bėrjes sė referendumit tė popullit shqiptar tė Kosovės, si dhe tė viseve tė tjera tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike, nuk kanė asnjė tė drejtė, ta mohojnė, as “modeli diplomatik” i B. Botit, as Bashkimi Evropian (BE), e as Unioni i tanishėm i Serbisė dhe i Malit tė Zi, sepse instituti i referendumit ėshtė e drejtė demokratike dhe ligjore, qė nuk i pėrket vetėm popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė Ballkan, por gjithė demokracisė evropiane dhe asaj ndėrkombėtare.

Gjithashtu, pa marrė parasysh mesazhin politiko-diplomatik dhe juridik tė “modelit mė tė ri” holandez tė B. Botit, ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės nė asnjė segment dhe nė asnjė formė tė saj nuk mund tė ndėrlidhet me mosmarrėveshjet dhe me raportet e dikurshme dhe tė sotme tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Pikėrisht ky krahasim dhe njėjtėsim i problemit tė Kosovės me marrėdhėniet e Malit tė Zi dhe tė Serbisė, ėshtė handikapi kryesor i konceptit tė theksuar tė Bernard Botit, i cili nuk mund tė kuptohet ndryshe veēse si kėrkesė stereotipe dhe ultimative, qė shpie nė ujėrat e turbullta tė strategjisė sė frikėsimit tė militarizimit dhe tė ekspansionizmit tė lashtė evro-serbomadh, qė nga luftėrat ballkanike (1912-1913) e deri me pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore (1945), sepse me rikthimin e Kosovės nė gjendjen e mėparshme koloniale tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi (USMZ-sė), do tė vinte nė shprehje ringjallja e aplikimit tė modeleve konfederale antiligjore dhe tė imponuara tė Evropės sė vjetėr nė “Ballkanin e ballkanizuar”. Nė kėtė kontekst, mjafton t’i rikujtojmė “Konfederatėn e Rajnės (1806-1813)”, tė imponuar nga Franca e Napoleonit, si dhe “Konfederatėn e Gjermanisė Veriore (1867-1871)”, tė imponuar nga Prusia.

Nė vend tė riaktualizimit tė kėsaj “formule” tė vjetėr dhe negative tė konfederatave tė dikurshme dėshtuese nė truallin e Evropės, diplomati holandez, Bernard Bot, ėshtė dashur qė pėr zgjidhjen e drejtė dhe tė ligjshme tė statusit tė Kosovės, tė na e propozojė ndonjė model tė ri politiko-juridik dhe strategjik, qė ėshtė nė pėrputhje, dhe nė frymėn e rrjedhave mė tė reja tė procesit tranzitor integrues tė Evropės, siē ėshtė rasti konkret i ribashkimit tė Gjermanisė, mė 1989, me ē’rast u korrigjua njė padrejtėsi gjysmėshekullore ndaj copėtimit dhe ndarjes sė popullit dhe tė territorit etnik gjerman. Nė kėtė vėshtrim, ėshtė dashur tė zhvillohet “teza mė e re” dhe e pakapshme nga shefi i diplomacisė holandeze (pėrfaqėsues i lartė zyrtar i BE-sė), Bernard Bot lidhur me zgjjdhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, e jo tė na rikthejė disa shekuj prapa nė errėsirėn e konfederatave tė imponuara dhe tė dėshtuara tė Evropės sė lashtė, duke mos marrė nė konsideratė fare aspiratat e popullit shqiptar tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi nga Serbia imperialiste.

Nė kėtė kuptim, ėshtė e domosdoshme, ta pėrkujtojmė Bernard Botin, se qė nga shthurrja e ish-RSFJ-sė, kanė ndodhur dhe janė zhvilluar shumė ngjarje tė hidhura antinjerėzore dhe antiligjore nė favor tė mohimit tė sė drejtės sė jetės dhe tė ekzistencės sė popullit shqiptar tė Kosovės, si rrjedhim i agresionit dhe i holokaustit tė regjimit racist, genocidal tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, i cili nė sajė tė luftės sė ndritshme ēlirimtare dhe antikoloniale tė UĒK-sė, dhe tė ndėrhyrjes ushtarake tė Aleancės sė Atlantikut Verior (NATO), u davarit nga Kosova, sikurse “vesa para diellit”.

Duhet ta vėmė nė dijeni ministrin e Jashtėm tė Holandės, Bernard Bot, si tė gjithė mbėshtetėsit e “modelit” tė tij, qė “Kosova tė hyjė nė konfederatė me Unionin e SMZ-sė”, se historia ka provuar se tė gjitha konfederatat e derisotme tė mirėfillta (Konfederata e Zvicrės e viteve 1291-1795, dhe ajo e viteve 1815 dhe 1848; Konfederata e Holandės 1579-1795; Konfederata e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės midis viteve 1781 dhe 1787, si dhe Konfederata Gjermane midis viteve 1815 dhe 1866) janė krijuar mbi bazėn e shėndoshė dhe tė lirė, si aleanca tė lira dhe tė pavarura, dhe nė parim si shtete tė barabarta.

Gjė qė, nė thelb, arritja e objektivit tė “modelit holandez” tė Bernard Bot pėr Kosovėn nė aleancė SMZ-nė, ėshtė antitezė e konceptit tė kėtyre konfederatave tė theksuara, sepse nė rastin konkret de jure Kosova ende ka statusin e kolonisė sė Serbisė, ēka do tė thotė se, kėtu nuk mund tė bėjmė fjalė pėr interesa komplementare a tė barabarta tė Kosovės me Serbinė, sepse e para, qė mėse 100 vjet ka statusin vazal tė sundimit kolonial serb, kurse e dyta (Serbia) ėshtė tutor i saj sovran, e barabartė vetėm me Malin e Zi, por jo edhe me Kosovėn. Nė kėtė pikėvėshtrim, nė aleanca qoftė federale, qoftė konfederale hyjnė vetėm ato shtete, pra qė janė plotėsisht tė pavarura dhe sovrane, dhe qė, mbi tė gjitha i lidhin interesat e pėrbashkėta qoftė politike, ekonomike, financiare, doganore, diplomatike dhe ushtarake etj.

ė kėtė sfond, Kosova, as populli shqiptar i saj nuk ka asnjė interes tė leverdishėm, qė tė hyjė nė “njė thes” me Serbinė dhe me Malin e Zi, pėrderisa ato, tė mos i rikthejnė territoret e pushtuara dhe tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike. Po qe se brenda njė kohe tė shkurtėr nuk i njihet pavarėsia Kosovės, si dhe e drejta e ribashkimit kombit shqiptar nė Ballkan (sipas ligjeve tė sistemit pozitiv juridik ndėrkombėtar dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare), s’ka dilemė se mosmarrėveshjet dhe polarizimet e politikės shqiptare me atė tė “modelatorėve” tė BE-sė, do tė thellohen dhe do tė pėrkeqėsohen nė shkallėn mė tė lartė, dhe tė paparashikuar. Pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė antishqiptar, BE-ja sė bashku me diplomacinė e Unionit tė SMZ-sė, qė moti ėshtė duke koketuar, qė ta evitojė praninė fizike dhe ushtarako-strategjike tė Shteteve tė Bashkuara jo vetėm nė Kosovė dhe Shqipėri, por edhe nė tėrė Gadishullin Ballkanik, sepse tradicionalisht, konsiderohet si “tapi legjitime” e sferės sė interesit sllavo-evropian lindor me nė krye Rusinė, mbėshtetėsin kryesor tė interesave pushtuese koloniale tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė kurriz tė vendeve fqinje, pikėsėpari tė Shqipėrisė Etnike.

Shekulli, 11-12/08/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara