HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVĖ TĖ PAVARUR NĖ EVROPĖN E INTEGRUAR DEMOKRATIKE

-- nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Kohėve tė fundit, si nė sfondin e politikės brendshme shqiptare, ashtu edhe nė atė tė politikės ndėrkombėtare, po debatohet me tė madhe, se viti 2005, do tė jetė vendimtar pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, zhurmėn dhe "pluhurin" mė tė madh janė duke e ngritur forcat e errėta dhe retrograde tė politikės dhe tė propagandės sė regjimit kolonial tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, tė cilat me tė njėjtin intensitet politik dhe me tė njėjtat mjete reaksionare, fashiste dhe antidemokratike (ashtu siē veproi teorikisht dhe praktikisht regjimi serbomadh i ish-presidentit tė Serbisė, Slobodan Milosheviq, duke iu mohuar tė drejtėn e jetės, dhe ēdo formė ligjore, demokratike dhe autonomie popullit shqiptar dhe Kosovės gjatė viteve 1989-1999) po e kundėrshtojnė ēdo formė tė mundshme dhe tė ligjshme tė shkėputjes sė Kosovės nga sistemi qindravjeēar kolonialist dhe imperialist i Serbisė dhe i Malit tė Zi (dikur tė njohura me sistemet e tyre monarkike, mbretėrore, socialiste dhe komuniste totalitare).

Nė riaktivizimin dhe nė rikthimin e politikės serbe tė Slobodan Milosheviqit nė Kosovė, rolin kryesor sėrish ėshtė duke e luajtur Kisha Ortodokse Serbe, e mbėshtetur drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nga qeveria aktuale serbomalazeze e Beogradit, si dhe nga recidivat e mėparshme tė forcave paramilitare, militare, policore, si dhe nė veēanti tė sigurimit sekret, tė cilat nė forma tė ndryshme tė "padukshme" janė infiltruar, dhe janė duke vepruar nė Kosovė, me qėllim qė tė pėrmbysin dhe tė destabilizojnė ēdo gjė qė ėshtė ndėrtuar nė pesėvjeēarin e fundit(12 qershor 1999 - gusht 2004) nė procesin e rivitalizimit tė jetės normale, tė zhvillimit, tė stabilizimit, tė demokratizimit dhe tė institucionalizimit tė paqes dhe tė sigurisė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare(UNMIK-u dhe KFOR-i).

Ndaj kėtyre objektivave dhe prapaskenave tė rrezikshme tė propagandės dhe politikės militaristee tė kishės dhe tė qeverisė serbe, si politika e pėrgjithshme shqiptare, ashtu edhe ajo evropiane, nuk kanė arsye tė tregohen tolerante dhe tė "lėshojnė pe" nė stilin e "diplomacisė futbollistike" tė drafteve dhe tė projekteve tė dyshimta dhe tė padrejta pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, tė hartuara nga ana Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG), qė nga viti 2000, sipas tė cilave parashikohet qė Kosova tė pėrfshihet nė Evropėn e integruar, por si "njėsi koloniale" e Serbisė, e jo si njėsi e pavarur shtetėrore e Bashkimit Evropian(BE). Vėrtet, kjo ende nuk ėshtė vėnė nė rend dite tė ndonjė konference ndėrkombėtare nė shkallė ndėrkombėtare,mirėpo, siē duket nga projektpropozimet e Grupit tė Krizave Ndėrkombėtare(ICG) pėr Kosovėn, tanimė Bashkimi Evropian(BE-ja), ėshtė i gatshėm jo vetėm t'i shqyrtojė, por edhe t'i marrė nė konsideratė ato brenda njė kohe shumė tė shkurtėr(2005-2006), ashtu siē kanė deklaruar disa zyrtarė tė lartė tė BE-sė.

Nė lidhje me pėrgatitjen dhe me servimin e kėtyre propozimprojketeve tė GNK-sė, qė pėrfillin opcionin evropian pėr zgjdhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė si politika zyrtare, ekspertėt, Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika inerte dhe e brishtė shqiptare e boshtit Prishtinė-Tiranė, e cila, nė heshtje (shihet mes rreshtash tė deklaratave tė zyrtarėve shqiptarė tė " qeverisė mulate" tė Kosovės dhe tė qeverisė antidemokratike tė Tiranės) tanimė ka filluar tė ushqejė simpati ndaj projekteve-drafteve tė BE-sė pėr Kosovėn. Domethėnė, qė tash qarqet mė tė larta tė BE-sė e kanė tė qartė, se me politikėn e palės shqiptare janė nė rrugėn e arritjes sė marrėveshjesi pėr sa i pėrket zgjidhjes politike tė statusit tė Kosovės nė kuadrin e opcioneve tė BE-sė. Njė dakordim i kėtillė i palės shqiptare me draftet e parashikuara tė BE-sė, tanimė, kohėve tė fundit e justifikon edhe "loja politike" e disa qarqeve tė caktuara politike shqiptare, tė cilat pėrmes "vizionit instant" tė tyre, zgjidhjen e statusit tė Kosovės, e shohin edhe pėrmes paragrafėve ekzistues tė Marrėveshje sė Ohrit.

1. Marrėveshja e Ohrit ėshtė antitezė e sė drejtės sė vetėvendosjes

Njė pėrcaktim i kėtillė, si alternativė paliative e sė drejtės vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė shqiptarėve nė tokat e tyre nė IRJM, dhe tė shqiptarėve nė Kosovėj, ėshtė mė shumė se "cirk politik", pėrkatėsisht ėshtė dėshmi se politikat aktuale shqiptare pėrditė e mė shumė po defaktorizohen, duke iu nėnshtruar prirjeve dhe formulave tė dyshimta tė BE-sė, tė cilat janė nė kolizion flagrant me tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar si nė Kosovė, nė IRJM, ashtu edhe nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Bujonoc dhe Medvegjė), dhe nė Mal tė Zi (Ulqin, Tivar, Tuz, Hot, Plavė, Grudė dhe Guci, mbase shqiptarėt edhe pse kanė statusin e minoritetit kolonial nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė IRJM, nuk janė minoritet, por janė etni, e formuar me shekuj nė trojet e tyre indigjene tė Shqipėrisė Etnike.

Prandaj, si nė rrafshin politik, ashtu edhe nė atė historiko-juridik kombėtar dhe ndėrkombėtar, ėshtė nonses tė pohohet, se edhe pėr "zgjidhjen" e problemit kolonial tė Kosovės, (ashtu sikurse pėr "zgjidhjen" e problemit shqiptar nė IRJM, si rrjedhim i diktatit tė interesave afatgjata tė koniunkturave tė ndyrshme tė diplomacisė evroperėndimore, dhe tė politikės naive tė palės shqiptare, e cila nėnshkroi kapitullimin e saj, duke sakrifikuar tė drejtėn e vetėvendosjes sė shqiptarėve vetėm pėr tė ruajtur ekuilibrin e marrėdhėnieve me faktorin e jashtėm dhe tė politikės antishqiptare tė qeverisė sllavomaqedone, duke nxjerrė pėrdunmin e gabuar dhe tragjik, se "IRJM-ja, duhet tė ruhet, me ēdo kusht si ngrehinė e tillė jugosllave", e cila sipas Kushtetutės saj, as para, as pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit tė vitit 2001 shqiptarėve nė trojet e tyre etnike nuk ua njeh tė drejtėn shtetformuese dhe tė drejtėn e vetėvendosjes si komb i barabartė me atė "maqedon") mund tė "huazohen" (nė bazė tė rekomandimeve tė mediatorėve tė recetės mjekėsore tė diplomacisė preventive evroamerikane) "disa elemente pozitive" tė Marrėveshjes sė Ohrit, si paradigmė pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Kur dihet se, historikisht, si problemi i Kosovės, ashtu edhe i shqiptarėve tė "Maqedonisė" ėshtė me bazė dhe me bagazh kolonial tė Serbisė dhe tė IRJM-sė.

Prandaj, (ndoshta, pėrkohėsisht nė IRJM, do tė "dhezė" opcioni i kompromist politiko-multietnik, qė parakupton njė lloj autonomie tė kufizuar dhe tė brishtė, madje nėn nivelin e autonomisė qė kishte Kosova dikur sipas Kushtetutės sė saj tė vitit 1974 nėn ish-RSFJ, qė shqiptarėt shumicė i karakterizon si minoritet as mė pak as mė shumė), pa realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes, madje edhe pa realizimin e zgjidhjes sė pėrkohshshme politike tė problemit shqiptar pėrmes federalizimit tė IRJM-sė, opcion ky, qė tė paktėn, do t'u mundėsonte shqiptarėve qė si element konstituiv, tė barazoheshin me pakicėn "maqedone" si komb i barabratė me Kushtetutė.

Fatkeqėsisht, pėr shkak tė politikės sė gabuar tė palės shqiptare, tė drejtuar nga liderėt Arbėr Xhaferi dhe Ali Ahmeti, erdhi nė shprehje "imponimi" i Marrėveshjes sė Ohrit (2001) nga ana e mediatorėve evrondėrkombėtarė, e cila nė tėrėsi mbylli ēdo debat nė temėn e realizimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė IRJM. Mirėpo, pėr kėtė kufizim absurd dhe antiligjor (sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara) tė diskriminimit tė popullit shqiptar nė IRJM, nuk mund tė fajėsohet vetėm faktori ndėrkombėtar, ashtu siē jusitifikon politika aktuale shqiptare qoftė ajo nė pushtetin shtetėror aktual tė qeverisė sė IRJM-sė, qoftė ajo nė opozitė, se "ajo qė na u lejua, edhe e bėmė"- Marrėveshja e Ohrit. Nga ky "justifikim" le tė kuptohet qartė se elita politike shqiptare nė IRJM nuk ka pasur kapacitet mė tė madh politiko-strategjik dhe diplomatik, qė tė bėjė diē mė shumė nė favor tė mbrojtjes sė interesave politike dhe kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM, pėrkatėsisht tė pėrballojė diktatin dhe ultimatumin e faktorit tė jashtėm evrondėrkombėtar, i cili nė stilin fait accompli ia ka imponuar Marrėveshjen e Ohrit, e cila ėshtė negacion i sė drejtės sė vetėvendosjes.

Pikėrisht, kjo marrėveshje ishte "vija e kuqe", qė IRJM-nė e shpėtoi nga federalizimi. Nė mungesė tė njė opcioni tė kėtillė tė arsyeshėm politikisht dhe juridikisht, sė pari, erdhi nė shprehje revizionimi dhe zhvlerėsimi i Platformės sė politike dhe kombėtare tė UĒK-sė/BDI-sė pėr realizimin e aspiratave tė pavarėsimit tė shqiptarėve nga IRMJ-ja, dhe nė vend tė saj u pėrqafua Platforma evropiane-maqedone-Marrėveshja e Ohrit, sipas sė cilės shqiptarėt kanė fituar statusin e minoritetit, e jo tė shumicės si komb shtetformues dhe i barabartė me "shumicėn" sllavomaqedone, pavarėsisht se me ēfarė pėrqindje dhe nė ēfarė vėllimi, ėshtė zyrtarizuar, dhe barazuar gjuha shqipe me "maqedonishten" nė administratėn zyrtare. S'ka dyshim se zyrtarizimi i gjuhės shqipe nė IRJM-sė si pandan i sllavomaqedonishtes, ėshtė njė element pozitiv pėr shqiptarėt. Mirėpo, nė kuptim e gjerė dhe tė thellė politik-kombėtar, ėshtė vetėm "njė pikė ujė nė deti", qė nuk garanton kurrfarė sigurie, as barazie tė shqiptarėve me "maqedonėt" ngase me ligjin dhe me Kushtetutėn ekzistuese sllavomaqedone, shqiptarėt konsiderohen vetėm minoritet, jo komb shtetformues tė IRJM-sė.

Praktikisht, kjo ėshtė e tėra, ēka kanė fituar shqiptarėt si "minoritet" nė IRJM. Me njė fjalė, shqiptarėt nė IRJM, me Marrėveshjen e Ohrit kanė fituar minimumin e sė mundshmes, ndėrkaq, politika falimentuese shqiptare, e mbeshtetur nga politika zyrtare sllavomaqedone dhe nga politika evropiane e Havier Solanės, ka fituar maksimumin e sė pamundshmes ngase nga "rebelet terroristė", kanė fituar statusin e barabratė ministror dhe qeveritar sllavbomaqedon, si dhe nė kėtė mėnyrė iu kanė shmangur "listave tė zeza" tė Serbosllavisė dhe tė Evropės etj. Ky ėshtė i vetmi rezultat pozitiv i politikės shqiptare tė Ali Ahmetit karshi realizimit tė sė drejtave vitale tė shqiptarėve nė IRJM. Ndėrkaq , nė anėn tjetėr, Evropa me Marrėveshjen e Ohrit ka arritur qė pėrkohėsisht (t'i "heshtė" shqiptarėt) ta "qetėsojė" konfliktin e armatosur shqiptaro-sllavomaqedon". Ky ėshtė efekti pozitiv politik i Marrėveshjes sė Ohrit, qė ėshtė vetėm nė favor tė interesit tė politikės sllavomaqedone, dhe tė "fromulave" tė kompromist tė BE-sė.

Nė kėtė kontekst, as politika e liderit tė BDI-sė, Ali Ahmeti, as ajo e Arbėr Xhaferit, lider i PDSH-sė nuk kanė pse ta kritikojnė njėra-tjetrėn pėr arritjen apo dėshtimin e Marrėveshjes sė Ohrit, madje, edhe nė rastin konkret, kur ėshtė fjala pėr lėshimin e pasaportave tė IRJM-sė nė gjuhėn shqipe dhe maqedone, sepse kjo nuk ėshtė e tėra e realizimit tė sė drejtave politike kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM, sepse thjesht, edhe me ardhjen e "rebelėve terrositė"(siē i quante dhe i vriste qevria militariste sllavomaqedone) nė pushtetin e pėrbashkėt sllavomaqedon, ēėshtja kombėtare e shqiptarėve atje nuk ėshtė zgjidhur, por, sikurse 50 vjet e shkuara, statusi i tyre ka ngelurė i pandryshuar=minortet nė shtet tė huaj, sikurse dikur qė ishte Kosova me autonominė e saj (me administratė dygjuhėsore) nėn shtet tė huaj-Serbinė-Jugosllavinė. Edhe shqiptarėt e Kosovės kishin njė Kushtetutė autonomie (me gjithė pėrdorimin e administartės dygjuhesore tė barabartė ligjėrisht), epilogu i tragjik i saj u pa ne vitin 1989, sepse "autonominė" e saj minoritare e gllabėroi Serbia me policinė, ushtrinė dhe me tankat e saj.

Kėshtu, pat pėrfunduar tragjikisht administrata dygjuhėsore nė Kosovė, si rrjedhim se shqiptarėt nuk kishin shtet, as pushtet tė vetin, edhe pse i kishin ministrant dhe funksioanrėt e dėgjueshėm dhe tė disiplinuar nė qeverinė dhe nė policinė serbo-jugosllave, sikurse qė tani janė "ministrat rebelė" shqiptarė nė qeverinė sllavomaqedone, tė cilėt si duket, tani pėr tani janė tė kėnaqur me funksionet dhe me pozitat e tyre pushtetore nė aparatin shtetėror sllavomaqedon, por sė shpejti koha do tė tregojė edhe fundin e njė politike tė kėtillė dėshtuese, e cila nuk pėrkon me interesat jetike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė tokat e tyre autoktone nė IRJM.

Si rrjedhim, s'ka dyshim se, politika e tillė e "elitės" shqiptare nė IRJM, do tė pėrfundojė njėsojė (ndoshta edhe mė keq) sikurse ajo e "elitės politike" ish-funksionarėve dhe e ish-ministrave tė Kosovės nė Serbi dhe nė Jugosllavi, sepse Marrėveshja e Ohrit ėshtė njėsoj e papranueshme sikurse pėr shqiptarėt nė IRJM, ashtu edhe pėr shqiptarėt nė Kosovė. Shkurt e shqip, pa asnjė dozė politikė spekuluese dhe mashtruese, shfaqja e tendecės nga ana e disa qarqeve tė caktuara politike nė Kosovė, si dhe deklarimi nė kėtė frymė i liderit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, se (ndoshta) nuk do tė prishte punė hauzimi i " disa elementeve pozitive" tė Marrėveshjes sė Ohrit pėr ta zbatuar nė rastin konkret tė Kosovės, fatkeqėsisht ėshtė sinjali i parė i kėrkimit tė ndonjė kompromisi politik me BE-nė, qė nuk do tė jetė nė favor tė zjidhjes sė drejtė pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės.

Ky koncept i gabuar politik, do t'u shkonte pėr shtati vetėm politikės pushtuese dhe antidemokratike tė qeverisė Serbisė(e cila, edhe pas pėrfundimit tė luftės (1999-2004) dirket dhe indirekt ėshtė duke u pėrzier nė ēėshtje tė brendshme tė Kosovės duke pretenduar, qė statusi i saj pėrfundimtar tė mos zgjidhet pa pėlqimin e Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi) dhe diplomacisė kontradiktore tė Bashkimit Evropian(BE-sė), e cila ėshtė e interesuar, qė statusin e Kosovės ta zgjidhė nė favor tė vetin dhe tė Serbisė, e jo tė shqiptarėve as tė vetė Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara