HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rruga drejt Shkodrės

-- nga Indro Montanelli

Udhėtimi nga Durrėsi nė Shkodėr. Njė pėrshkrim plot ngjyra i njė peripecie tė gjatė. Mė pas, qyteti i lavdisė sė dikurshme dhe shenjat e rėnies sė tij. Ja si e pėrshkruan gjithcka gazetari i madh italian Indro Montanelli, nė librin e tij pėr Shqiperinė: "Albania njė dhe njėmijė", qė tani sė fundi ėshtė botuar edhe nė shqip.

Princi nė shqip

Nje princ i gazetarise italiane ironik, theres, i pameshirshem dhe pothuajse i pagabueshem, Indro Montaneli njeriu qe librin e pare te jetes se tij e ka shkruar me 1935 dhe te fundit me 2001, pra nje nga deshmitaret e shekullit XX, idhtar e me pas kundershtar i Duces, pjesmarres ne luften e Spanjes, ne pushtimin e Finlandes, ne revolucionin Hungarez te 1996 dhe se fundi teper i lidhur me fitoren e Berluskonit, ka shkruar dikur edhe per Shqiperine. Ne nje dossier te meparshem, Klan, ka folur per librin "Shqiperia, njė dhe njėmijė", i cili tani po vjen i perkthyer nga Shtepia Uegen. Eshte udhetimi i pare i Montanelit ne vendin tone ne vitin 1938. Dikur para pushtimit italian, ai udheton nga veriu ne Jug, ne Shqiperine e mesme dhe ne Tirane. Shpeshhere eshte vezhgues i mprehte e realist, here te tjera disi ne glorifikues per rolin e vendit te tij ndaj Shqiperise. Megjithate ky liber i rralle i Montarelit lexohet me nje fryme. Ashtu si pjesa e tij e pare, ajo e udhetimit drejt Shkodres, qe Klan po e boton kete numer.

* * *

Shoferi qe me shoqeronte quhej Ahmet, por, ndryshe nga cmund te te shtynte per te hamendesuar emri - sic ndodh rendom ne Shqiperi, ai ishte katolik: katolik dhe malesor, me origjine nga Mirdita, me pas i shperngulur nga fshati ne qytet ku ishte bere mekanik, nje djalosh i bukur, tip i paster shqiptari, i gjate, zeshkan, me floke te shndritshem, hundeshkabe, i veshur me kostumin kombetar ngjyra-ngjyra qe binte ne sy: qeleshe e bardhe, jelek i zi, kemishe e kuqe, ca larime te cuditshme me ngjyre te hapur ne fund te pantallonave te zeza dhe te gjata. Ky, njefaresoj, eshte kostumi i te gjithe shqiptareve te veriut, qe quhen gege. Ahmeti ishte i heshtur dhe ky tipar bente pjese ne nje linje te tijen te vecante qe ishte plot dinjitet dhe e perkore, e denje per nje ish nxenes te Oksfordit apo te Kembrixhit, qe kishte humbur vesin e te dehurit. E pranoj qe me frikesonte pak ajo shkeputje e tij nga gjerat e perditesise, ai te sherbyerit e tij pa servilizem. Kishte qene per disa vjet ne Rome dhe fliste nje italishte te ashper dhe te persosur, pa ndotje dialektore. Teksa vezhgoja nga skela punimet e molit, Ahmeti me beri te mendohesha se, ne se doja te isha ne Shkoder para mbremjes, ishte me mire te nxitonim. U cudita pak duke pasur parasysh rrugen e shkurter, por pastaj mu desh te bindesha se Ahmeti kishte pasur te drejte.

Rruga qe morem ishte ajo "e vetmja" qe e pershkon per se gjati Shqiperine nga kufiri grek i Veriatit ne ate jugosllav te Hanit te Hotit, mbi fushen e lemuar e te shkrete qe ndan detin nga malet: nje rruge, qe, nese qe e veshtire te ndertohej ashtu sic eshte e veshtire te rrihet, duhet t'u kete kushtuar mund shume inxhiniereve dhe punetoreve. Shtrihet me nje gjatesi te pergjitheshme prej treqind e pesedhjete kilometrash dhe ne trungun e saj ngerthehen rruget anesore qe shpien ne perendim, drejt detit dhe ne lindje drejt maleve. Ne Vore, ku mberritem pas nja njezet kilometrash dhe nja pesedhjete minutash, degezon rruga per ne Tirane, qe eshte dhjete milje larg.

Nga Durresi ne Vore pata mundesine [por, ndoshta mundesi eshte shume te thuash; te themi: pata kohen], te vezhgoja lejtmotivin gjeologjik qe qendron ne baze te gjeografise, te historise, te ekonomise shqiptare: lufta per token midis shkembit dhe ujit. Toka del mbi uje ngadale dhe fillimisht eshte amfibe: nje balte e llurbet, pa bimesi, qe neperduket, shfaqet, rishfaqet, dhe kjo pavendosmeri zgjat per disa kilometra para se e ngurta te diferencohet nga e lengeta. Mjeshtrat e zanatit e quajne kete si nje fenomen rinie gjeologjike. Lumenjte, te shumte dhe tekanjoze, qe zbresin nga lindja, duke ardhur me vrull ne fushe pas shtrengimit te pesuar neper grykat e ngushta malore, e terheqin me vete te ngurten, ne forme masash te medha aluvionale drejt grykederdhjes dhe aty e depozitojne. Keshtu qe i gjithe rripi bregdetar qe qendis Shqiperine nga Shengjini ne Vlore nuk eshte vecse nje shkarkim dherishteje te grumbulluar aty nga keto rrjedha te padisiplinuara uji ende shume te reja per t'u shtruar te qeta ne shtreterit e tyre.

Pamja e peisazhit permiresohet dora-dores qe braktis bregun per ne brendesi: behet me i larmishem, me i pasur, me i hareshem. Bimesia shfaqet, fillimisht rakitike dhe e padiferencuar f² ferra dhe kacuba te thata, - pastaj rritet ne ton, ne trung, ne ngjyra, livadhe te bute, mocalore dhe elastike, sherbejne si kullote per tufa dhe kope bagetish ne shtegtim: nga larg duken si ca bilardo te medha me shume bila prej fildishi te bardhe. Kur bie shi f² sic ndodhi ate dite, por fatmiresisht vetem per pak kohe f² uji e qull token e pasigurt dhe rri amull aty pa mundesi kullimi. Nga kjo lind malaria qe ben kerdine ne ate zone. Gjynah i madh, sepse keto vende jo te gjitha, por pjesa me e madhe, - po te mos rrezikoheshin nga ethet, do te perbenin nje rezervuar prodhimi ne gjendje te kenaqe nevojat bujqesore te te gjithe vendit.

Por, per kete mundesi dhe per projektet e realizimit te saj qe jane nderkaq ne studim e siper ne Tirane, do te flasim me tej. Kaluam Prezen, kaluam Xhazen, kaluam Mamurrasin dhe Milotin. Ne Milot u ndala per te krijuar nje ide mbi fshatin fushor shqiptar. S'ka shume per te thene: jane fshatra te mbyllura, te nyjezuara pergjate rruges, me nje kishe apo xhami si qender. Por nga Preza e tutje filluam te kishim kontakt me kodren dhe me pyllin, nje pyll i dendur lisash qe, duke u rrokullisur nga lart, rreshqisnin deri brenda mocaleve te amullt ndermjet Ishmit dhe Drinit. Mbi secilin prej ketyre lumenjve ka ura te shkelqyera. Shume e bukur ajo mbi Matin. Derisa mberritem ne Lezhe, ku respekti ndaj historise me detyroi te ndaloja.

Ne Lezhe, me 18 janar 1468, ka vdekur Skenderbeu, ky poet i madh i politikes shqiptare. Si te mos ndalesh te varri? Por varri i tij eshte zhdukur, nuk dihet si dhe as perse. Ishte, duhet te jete varrosur ne kishen e Shen Kollit, prane pazarit ne bregun e majte te Drinit. Ekziston Drini, ekziston pazari, ekziston kisha, por sa per varrin, mister. Por ndoshta ka me shume poezi ne kete mister se ne cfaredolloj monumenti qe pasardhesit kishin mundur te ngrinin ne kujtim te heroit: Skenderbeu eshte ushtari i panjohur i Shqiperise.

U kacavarra (dhe eshte nje ndermarrje aspak e thjeshte) neper kodrat ku kane mbetur grumbull rrenojat e keshtjelles venedikase, qė qe e papushtueshme. Ajo bente roje ne lashtesi dhe ne mesjete, ne kalimin e detyruar midis fushes se Matit dhe Zadrimes. Sot qendra e ka humbur rendesine si dhe banore, qe jane pak me shume se nje mije. Pergjumet ne hijen e keshtjelles se saj te zymte e te rrenuar, ne nje vend te pashendetshem. Edhe pse rruget e komunikimit nuk i mungojne - ne gjysme te rruges mes Shkodres dhe Durresit dhe pikenisje e nje rruge te terthorte qe pas shtate kilometrash arrin Shengjinin - nuk me duket te kete te ardhme te ndritur. Por eshte interesante ta shetisesh si ekzemplar tipik i nje lagjeje te madhe shqiptare, jo me fshati po as edhe qyteti, me jeten e saj te plogesht te permbledhur ne pazarin e larme ku ne shesh te hapur zhvillohet tregtia e artikujve ushqimore dhe te nevojes se pare.

Pastaj rreth e rrotull sheshit, nje gjarperim rrugicash, njefare getoje me gjeometri te cuditshme ku grumbullohen dyqanet e palevizshme, per aq sa mund te jete i palevizshem nje cardak i dale nga nje dyqan i ngushte ku rrasen ne nje rremuje piktoreske objekte nga me te ndryshmet.

Ka dicka orientale ne gjithe kete: si edhe ne pazarin e gjate, te nderlikuar nga nje ceremonial i hollesishem, me fjale dhe gjeste rituale. Por nje orientale e zhveshur nga cdo kembengulje e merzitshme, nga cdo perkulje servile. Shqiptari, kur ka te beje me klientin, ruan nje ton dinjitoz dhe korrekt dhe kam pasur pershtypjen se hileja dhe mashtrimi jane te huaja per zakonet e ketyre njerezve. Per te blere nje qilim te vogel mirditor, lashe te merrej Ahmeti: ndenjem ulur, une, ai dhe tregtari, nje gjysme ore te mire. Ata flisnin qete, me pauza te gjata mes nje replike dhe nje pergjigjeje, une tymosja dhe pija kafene qe me kishte ofruar pronari. Ndonje kalimtar ndalej, por nuk merrte pjese ne diskutim pervecse me ftese te njerit prej dy kontraktuesve. Mua nuk me drejtoheshin pothuajse kurre, por, edhe kur ndodhte, e benin kete me nje miresjellje pa nderime te tepruara dhe te sikletshme. I permbaheshin nje etikete rituale, nje etikete e perkore dhe me shije. As milanezet nuk do te ishin ndjere ne siklet. Kur pazari i mundimshem perfundoi, tregtari u ngrit, me shtrengoi doren, me tha faleminderit, zoteri ne italisht dhe me shoqeroi deri te caku i cardakut.

Ahmeti dhe une vazhduam te ecnim midis rrugicave te ngushta. Me gjithe pamjen time perendimore, qe papritmas, kushedi perse, m'u duk qesharake, nuk vura re te isha bere objekt i asnje kurejshtjeje te merzitshme, gje qe perben, perpos te tjereve, sistemin me bindes te edukates se nje populli, madje do te guxoja te thosha te qyteterimit te tij. Une po digjesha te eksploroja nje mjedis te brendshem, por nuk kishte me kohe per kete. Mberritem ne hanin ku kishim lene makinen, dhe qe eshte nje faktor tjeter i detyrueshem i qendres urbane shqiptare: nje ndertese pergjithsesisht me e madhe se kulla, me nje oborr ne qender qe sherben si stalle per kafshet dhe perreth te cilit hapen dhoma te vogla ku udhetaret mund te kalojne naten ne rast nevoje. Hyra ne njeren prej ketyre dhomave: s'kishte vecse nje qilim te shtruar mbi nje dyshek kashte dhe, te cepi lart, nje fener.

Pak me vone u nisem, duke pasur ne te djathte, Drinin dhe ne te majte nje liqen te perzgjatur, mbeturine, nga cdukej, e ndonje zhytjeje te koheve te fundit. Por, tek e fundit, i gjithe peisazhi perreth ishte liqenor. Liqenor dhe i begatshem, i pasur me miasma tharmetuese, i sheshte nen nje kube qiellore te ulet, te rende dhe te bute si nje fushe plehrash.

Kjo eshte Zadrima, qe shtrihet per me shume se njezet kilometra nga njera dhe tjetra ane e rruges, Zadrima e pasur me token e zeze me te cmuar se ari. Kur mberritem ne Shkoder, kishte rene nderkaq erresira.

Ne Shkoder u ndala. Me interesonte jo dhe aq qyteti qe sot eshte ne renie, sesa krahina, qender dhe kryeqytet i se ciles eshte.

Qyteti ka pamjen e nje fjalekryqi te qendisur sipas drejtimeve te Bunes, te Drinit dhe te Kirit, i dallueshem mire ne kohe dhe ne hapesire: lagjia e vjeter nga ajo e re, lagjia e krishtere nga ajo myslimane. E kaluara i shkullon rrenojat e saj ne pjerresine veriore te kodres se Rozafatit qe ngrihet mbi Drinin pothuajse si ta ndaloje te pushtoje fushen perreth: nje koder-ledh, e mbushur me fortifikime dhe mure rrethues me shtresa qyteterimi te mbivena: ajo bizantine, pastaj ajo venedikase, te moterzuara per t'i dhene shah mat turkut pushtues qe u ngul aty per dhjete muaj me radhe ne vitin 1479. Nga kjo lufte mbeten germadha dhe rrenoja kullash, portash, muresh rrethues te nje kalaje te ndertuar gjithashtu nga venedikasit.

Natyrisht, ky qytet i vjeter eshte me interesanti, me i parehatshmi dhe me piktoresku me lagjen e tij te lekureregjesve me xhamine e tij te plumbit, me pazarin e tij kumbues dhe shumengjyresh. Orientalizmi i kesaj lagjeje duket i vene aty enkas per te nxjerre me mire ne pah oksidentalizmin e shndritshem dhe paksa metues te qytetit te ri, modern ne ndertesa dhe ne rruge, te ajruar nga lulishte te mirembajtura. Dhe pikerisht per oksidentalizmin e kesaj lagjeje, shkodranet jane krenare dhe nuk e kane gabim. A e dini, - me tha njeri, se te gjithe te huajt jane te nje mendjeje kur thone se qyteti i vjeter u intereson me shume, por te gjithe jane gjithashtu te nje mendjeje te jetojne ne ate te riun. A nuk ju duket se dashuria per piktoresken eshte gjithnje njefare shenje percmimi? Nuk guxova te mos i jepja te drejte.

Bera nje hetim per hesapin tim. Qe Shkodra eshte ne renie, shihet me sy te lire dhe askush s'ka se c'te beje asgje, sepse arsyet e nje renieje te tille jane gjeografike. Mali i Zi, qe dikur rendonte nga ana tregtare rreth Shkodres, e kanalizon sot tregetine e tij drejt Danubit nepermjet hekurudhes se Vardarit. Pastaj kemi dhe shpikjen e Tiranes. Shpikje e quajne shkodranet. Tirana ben si te gjitha kryeqytetet, sidomos si te gjitha kryeqytetet e reja te vendeve te reja: eshte qyteti parveny, borgjezi i pafytyre dhe pareli ne kerkim te privilegjeve te aristokratit: komandon dhe gllaberon, con uje ne mullirin e tij, i shtyp rivalet, i shtrydh me taksa, i izolon duke bere te rendojne rreth vetes rrjetet rrugore, i prish pak nga pak autonomite vendore.

Shkodranet shtojne te zemeruar edhe se: po na merr frymen. Keshtu eshte. Po a do te mund te ishte ndryshe? Mjaft te mendohet per historine shqiptare: krejt e derrmuar dhe e sfilitur, e ndare dhe e ndryshme, cdo krahine, cdo fshat, cdo fis kane historine e tyre. Te keqijat, ketij populli plot plage, i kane ardhur te gjitha nga kjo percarje e dhembezuar, nga kjo percarje jo vetem krahinore, por edhe shoqerore, psikologjike. Shume e rrezikshme edhe sot. Dhe me e veshtire nga c'pandehet per t'u luftuar, me e veshtire se mocali dhe se malaria: me pasuri te ndara keq, me ca cifligare bjerradite shaluar mbi kurrizin e duruar [por deri kur?] te nje vegjelie te derrmuar, pa nje klase te mesme, qe t'i zbuse perplasjet mes te pareve dhe te dyteve.

Brenda Mbreterise, kundervenie krahinash, brenda krahines kundervenie fis me fis, brenda fisit dhe brenda qytetit kundervenie familje me familje. Duke u vertitur neper Shqiperi, kudo qe te ndodhesha, kjo ndarje me ka bere gjithnje pershtypje njelloj. Shenja e qendrueshme e Shqiperise eshte dallimi.

Jam ndodhur ne qytete ku mbanin meri familja me familjen, vegjelia e gjere me ata pak [shpesh nje i vetem] zoterinj, qyteti lart me qytetin poshte. Ne secilin prej ketyre qyteteve degjova te me perserisnin te njejtin avaz: Perse duhet te jete Tirana kryeqyteti, dhe jo Shkodra qe ka qene ne historine e Shqiperise, qe ka qene qendra me e populluar dhe e zhvilluar me shume? Pse jo Vlora, port natyror, qytet bregdetar, mol per anijet qe mberrijne nga perendimi, vend i kendshem plazhi? Pse jo Duresi? Pse jo Korca, qyteti me i perparuar? Pse jo Berati, qender mijevjecare, e pajisur me dyzet kisha [kjo, ne Shqiperi ka rendesine e saj], qe as Skenderbeu nuk mundi ta merrte? Pse jo Elbasani, qender kryesore intelektuale? Pse jo Kruja, vendi ku lindi Skenderbeu? Pse jo Lezha, vendi ku ai u varros? Pse jo Gjirokastra?

Tani, dora-dores qe i rikopjoj dhe i shtjelloj shenimet e marra gjate rruges, gjej deri dhe fraza qe cdo qytetar i hidhte ne peshoren e gjykimit tim per te me bindur se Tirana e kishte gabim dhe se kjo duhej thene e duhej shkruar, madje njeri me sugjeroi t'ia them apo t'ia shkruaj edhe Musolinit.

Tirana na kushton, thoshin, - vetem merr pa dhene asgje. Miliona per sheshet e saj, per rruget e saj, miliona per ujesjellesin e saj. Gjithcka duhet bere ne Tirane, sepse nuk kishte asgje.

Dhe per c'arsye, kur Shqiperia ka shume qytete qe, historikisht, kishin me shume te drejte se Tirana te emeroheshin [keshtu me tha njeri] kryeqytete dhe me pak ose aspak shpenzime do te kishin mundur ta kryenin detyren e tyre?

Por le te kthjehemi ne Shkoder. Ne Shkoder qendrova tri dite, qe qene shume. Mora me zor disa shenime qe nuk i shtjellova per shkak te klimes qe me shkurajonte. I gjej ne bllokun e shenimeve dhe i hedh ne te paster ashtu sic jane fjale per fjale: Shkodra pati periudhen e saj te madhe te lulezimit nen mbreterine e Stefan Dushanit, serb, dhe nen venedikasit; pastaj qe keshtjelle e katolicizmit dhe e tille eshte edhe sot, jo si qytet ne vetvete, por per krahinen, qender e se ciles eshte. Ne kohen e luftes numeronte pesedhjete mije banore, sot numeron pak me shume se njezet mije, duke ia kaluar jo vetem Tirana, por edhe Korca. Pashe lagjen e ciganeve: me e vogel se ce prisja.

Anen e vertete te Shkodres, ate madheshtine e saj nuk e kuptova vecse me pas, pasi lashe pas kraheve qytetin dhe fillova te kacavaresha pergjate shpateve te maleve qe e sundojne ne veri dhe ne lindje. Atehere e kuptova paradoksin shkodran, kontradikten e saj piktoreske, kuptimin e saj prej Thule te fundit: kjo keshtjelle e perendimit, kjo kokrrize Evrope e ngulur aty per te perfaqesuar krahinen shqiptare me mesjetare dhe me anti-evropiane.

O udhetar qe shkon ne Shkoder, mos ndalo aty, vazhdo te ecesh me lart dhe vetem atehere do ta kuptosh se c'fare eshte Shkodra.

Klan, shkurt 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara