HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TEKNOLOGJITĖ MOHUESE TĖ VLERAVE

-- nga Mark Simoni

Sa here qe ndonje liber nuk ka mberritur dot tek une, apo une nuk kam ditur ta kerkoj apo ta gjej, jam munduar te kuptoj nese manaxheret e botes se letrave nuk jane aq te zote, apo tek une nuk ka funksionuar si duhet ajo lloj kerkesmerie qe duhet per kesi rastesh. Dhe jo pak here jam gjendur ne situata te tilla, duke me ardhur keq se perse kaq vone, une kam hasur me kete liber apo me ate dije. Duke rregulluar parreshtur qe ne femijeri regjistrin e te kerkuarit te atyre gjerave qe i kane sherbyer me shume se cdo gje botes mentale te njerezise, arrita te kuptoj se instinkti im i perzgjedhjes funksiononte perhere e me mire.

Nje dite, duke me sjelle librin "Letersia jashte kopshteve tane", munda te rikonfirmoj per te disaten here se jo rralle edhe ne periferi te vemendjeve dhe analizave, vitrinave e promovimeve shkruhet nje letersi e mrekullueshme, nje letersi qe disa here ia kalon letersive pompoze.

Eshte per te te ardhur keq mbasi veme re se ne ditet tona ne po krijojme e po ngreme nje teknologji te papare mohuese dhe me po te njejtin intensitet e pa kujdes formojme kultet e mahnitshme te vlerave te vogla. Kjo po ndodh jo vetem me nje shpejtesi te madhe por edhe me nje kembengulje kokefortesie te pashoqe.

Nga libri me ese dhe tregime ndjeva nje volum te madh menyrash e teknikash te shkruari, filozofi dhe filozofime nga me interesantet, kenaqesi estetike nga me spektakolaret dhe analiza racionale deri ne matematizim te logjikes. Dhe pjesa me e madhe e emrave te perfshire ne kete permbledhje jane gati te panjohur e te padegjuar, banore te periferise se letersise sone dhe njekohesisht beres te nje letersie te thene pa frike teper elitare.

Guximi mental eshte hapesira me kozmike qe mund te krijoje e prodhoje njeriu, por sidomos kur ai pershkohet nga linja vertikale artistike, apo estetike, eshte nje mrekulli me vete, gati e perendishme. Dhe ndoshta me kete vitalitet krijuesi eshte bash perendia qe rri e nderlidh me kete vertikalitet Token dhe ajrin mitik, ai leviz ne kete volum te paane, here si prodhues e here si skllav i prodhimit te vet artistik.

Ata qe e botuan librin, vendosen qe faqet e tij te shkruheshin me nje germe fare te vogel, deri ne qorrosje, ndoshta si nje mjet per te pare se sa e vullnetshme eshte deshira e lexuesit per ta perfunduar kete liber. Une e mbarova me nje fryme.

Nuk ka aventurier me kokekrisur se krijuesi dhe nuk ka aventure me mrekullore se instinkti e vetedija e tij e krijimit. Here te pushtuar nga alucinacione te kontrollueshme e here te tromaksur nga rregulla te parregullta, eseistet disiplinojne e zhdisiplinojne menyrat e zhdervjellta te te shkruarit, teknikat e perpunimit te materieve estetike, qe i perdorin me lehtesine me te madhe. Keta shkrues dhe sistemues te ideve e materieve mentale, rrugetojne neper hapesirat e pafund te letersive, here te vrare nga gabimet tragjike te moskuptimit e here te ndihmuar nga ethe te lavdishme. Ata prodhojne pareshtur gjeografine e gjerave te bukura, estetiken fizike qe mrekullon dhe iluminon gjithe boten e pretenduar nga raca njerezore.

Padyshim qe nuk ka edhe me te tmerrshem sesa laboratori i krijimit. Perzierja e ideve, koncepteve, menyrave, figurave e ngjyrave, mjeteve e ritmeve, krijon nje nga kimite me reaktive e njekohesisht me te pashoqet, krijon vuajtjet me te medha qe mund te ndjeje shpirti i njeriut. E tere kjo materie, duke ndryshuar here pas here cilesi, kthehet njekohesisht dhe ne materien me mrekullore qe sugjestionon jo rralle edhe krijuesin e vet.

Padyshim ne gjendje e situata te tilla jane ndjere autoret e perfshire ne librin "Letersia jashte kopshteve tane", qe na kane sjelle ato ese e tregime te mrekullueshme, qe duhet patjeter te jene jo ne periferi te vemendjes e analizes.

Marrė nga:
(http://www.kohajone.com/lexo.php?id=15495)

Dėrguar nga:
__________________
ARS
revista letrare shqiptare - albanian literary review
shqipėri-kosovė-maqedoni-mali i zi
www.arsalbania.com
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara