HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė thirrje e hapur drejtuar lidershipit tė partisė sime:

A kemi strategji ne si PD pėr tė fituar zgjedhjet mė 2005?

-- nga Myqerem Tafaj*), Profesor nė Universitetin e Stuttgartit/Gjermani

Zhvillimet politike qė nga fenomeni i turpshėm "Dushku", ēuarja e Moisiut nė karrigen e Presidentit, degradimi i turpshėm i zgjedhjeve lokale 2003, rikthimi i plotė i diktaturės edhe brenda gjirit tė PS-sė dhe deri tek instalimi i njė qeverie qė nuk e mbėshtet as vetė partia nė pushtet, na ēojnė, midis tė tjerash, edhe nė konkluzionin qė, PD-ja nuk ka arritur tė pėrmbushė funksionin kryesor tė saj, t'u ofrojė shqiptarėve njė qeverisje mė tė mirė se sa kjo qė me kohė, siē pranohet tashmė nga tė gjithė, ėshtė e dėshtuar.

Nė njė sistem demokratik, qytetarėt presin nga opozita t'i bėjė oponencėn pozitės qė qeveris kur ajo gabon, por kur shihet qė ajo nuk mund tė qeverisė mė, atėherė elektorati e transferon pushtetin pėrmes votės nga pozita tek opozita. Kjo ėshtė loja nė njė sistem demokratik qė bazohet nė pushtetin e votės sė lirė. Por meqenėse nė Shqipėri vota e lirė cėnohet, atėherė ndodh kėshtu siē po ndodh. Kėtė e dimė tė gjithė, asgjė nuk po bėhet. Kjo ėshtė tragjike pėr tė ardhmen e vendit, i cili ka mbetur ndėr tė paktat vende evropiane qė ende nuk e kanė siguruar ushtrimin e votės sė lirė. Prandaj edhe koha qė duhet tė presė Shqipėria pėr t'u pranuar nė Evropė do tė jetė shumė e gjatė dhe jo rastėsisht pėrkon me disa vende ku regjimi komunist ishte i radikalizuar.

PD-ja u pėrpoq qė nė zgjedhjet e 2001 tė bashkojė opozitėn dhe mendoj se dėshtoi. Edhe unė u bashkohem argumentave tė zotit Baze nė komentin e tij tė pardjeshėm. Inicoi njė lėvizje pėr Fillimin e Ri por edhe ajo dėshtoi. Pak intelektualė u ofruan edhe pse janė mė opozitarė se sa ato qė z. Baze i quan me tė drejtė "opozitarė tė porositur" nė Parlament. Shumė intelektualė u penguan t'i bashkohen kėsaj iniciative pėr shkak tė ndarjes qė u bė nė qėndrestarė dhe joqėndrestarė. Kjo dhuratė e vendeve tė deputetėve qė bėri PD-ja nė 2001 ishte njė gabim fatal qė nuk duhet pėrsėritur. Ka ardhur koha qė ēdo parti opozitare apo pozitare ta provojė veten nėse ėshtė e tillė me mbėshtetje nė elektorat. Rritja e pragut nė 4 nė mos 5 % pėr hyrjen nė Parlament ėshtė pėrcaktuese pėr parlamentarizmin, pėrndryshe do tė ndodhin tė tilla pazare gjithnjė. Kush i trembet 5 % dhe pėrse! Zoti Imami deklaron pardje nė intervistėn e tij njė tė vėrtetė tė njohur tashmė, qė partitė e vogla nė Shqipėri kanė dėshtuar.

Nisur nga pėrvoja e kėtyre 12 viteve po vėrtetohet se, ndėrsa nė tė gjitha vendet postkomuniste tė Evropės Lindore zgjedhjet e parakohshme janė pėrdorur si njė mjet pėr qeverisje mė tė mirė, klasa politike shqiptare nuk i pranon ato si njė rregull normal tė lojės nė demokraci. Kjo ndodhi vetėm nė 1997 pėr tė justifikuar pushtetin e marrė me armė. Por pėr ne demokratėt tė gjitha kėto qė pėrmenda mė lart nuk janė mė shumė se sa fakte.

Unė mendoj se ka ardhur koha, madje ėshtė vonė, qė lidershipi i PD-sė t'u japė njė pėrgjigje tė pėrgjegjshme dhe tė sinqertė demokratėve:
A e sheh tė mundur fitoren e zgjedhjeve tė 2005-ės apo mund tė shkojė qendrimi nė opozitė deri tė paktėn 2009?

Me vjen keq, tė nderuar miq tė lidershipit tė PD-sė qė po shprehem kėshtu, por unė mendoj se strategjia e tanishme mua nuk mė bind pėr tė fituar zgjedhjet e 2005-ės. Dhe nėse kėto zgjedhje nuk fitohen, atėhere PD-ja nuk mund tė fitojė nė 2009 as 15 % tė elektoratit. Njė fakt shumė kuptimplotė pėr mua ėshtė refuzimi masiv i demokratėve pėr tė votuar nė 118 zonat e Tiranės ku u pėrsėrit votimi. Ai ėshtė njė mesazh shumė kuptimplotė sipas meje sė paku pėr dy gjėra principiale:

- Qytetarėt e Tiranės janė tė bindur se e drejta e votės sė lirė nė Shqipėri nuk ekziston ende dhe pėr rrjedhojė vota e tyre nuk gėzon pushtetin qė i takon nė demokraci; kėsisoj nuk shkojnė tė votojnė.
- PD-ja aktualisht nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr qeverisjen aktuale, edhe pse kjo qeverisje ėshtė aq e keqe dhe kahu i saj aq i padėshiruar pėr tė ardhmen e demokracisė nė vendin tonė. Prandaj demokratėt e injoruan votimin.

Unė mendoj se lidershipi i PD-sė duhet tė bėjė njė analizė tė thellė, pse jo ndoshta edhe njė kongres tė jashtėzakonshėm, pėr t'i dhėnė njė pėrgjigje tė pėrgjegjshme elektoratit demokrat: A mund tė fitohen zgjedhjet e 2005-ės? Vetėm se njė premtim jo i sigurt do tė ishte vėrtet njė tradhti ndaj idealeve dhe shpresave tė demokratėve dhe gjithė shqiptarėve, sepse Shqipėria nuk e meriton tė qeveriset tė paktėn deri nė 2009 nga ish-komunistėt.

Nėse lidershipi i partisė sime pretendon se ka njė strategji tė tillė pėr fitore nė 2005, atėhere duhet tė dimė si ėshtė ajo, pritėse e fitores (pasive) apo vepruese pėr fitore (aktive).

Strategji pritėse mė ngjan mua strategjia e deritanishme, kur ne presim qė pėr shkak tė pėrēarjes brenda PS-sė, tė na dhurohet fitorja e zgjedhjeve. Kjo ėshtė utopi. Gjėma mė e madhe qė mund tė ndodhė brenda kampit tė kuq deri nė 2005 ėshtė qė tė dalė njė grupim-hibrid me tė njėjtėn ngjyrė, i cili bashkė me partinė mėmė tė bėjė njė koalicion tė ri njėlloj nė mos mė tė keq se sa ky i tanishmi. Mė shumė nuk do tė ndodhė. Kujtoni argumentin qė pėrdorėn socialistėt: Rotacioni i pushtetit ėshtė tradhti! Kjo do tė thotė se ata janė tė vendosur qė ta mbajnė me tė gjitha mjetet pushtetin. Maskarada e quasi-votimit tė qeverisė nė Parlament e vėrtetoi kėtė. Edhe pritja nga "ndėrkombėtarėt" ėshtė pjesė e kėsaj strategjie pritėse. Unė nuk pres asgjė prej "ndėrkombėtarėve" pėr njė arsye shumė tė thjeshtė. Bashkimi Evropian dhe SHBA e kanė pėrfshirė vendin tonė nė grupin e vendeve qė u duhet shumė kohė pėr tė plotėsuar standardet; uroj qė tė paktėn tė mos jemi nė grupin e vendeve me shanse tė dyshimta pėr njė sistem demokratik (tė tilla studime politike ekzistojnė). Le tė kujtojmė formulat diplomatike tė ndėrkombėtarėve edhe pėr zgjedhjet e fundit. Ata synojnė vetėm e vetėm tė mos nxisin shqiptarėt pėr tė thelluar konfliktualitetin e situatės. Nėnkuptimi i tyre ėshtė i qartė: politika shqiptare nuk ka arritur ende pjekurinė pėr tė zhvilluar zgjedhje demokratike. Ndoshta do tė duhen tė paktėn 10 vjet qė BE ta marrė seriozisht fatin e demokracisė nė Shqipėri, nėse ne do ta meritojmė kėtė vemendje!

Ajo qė na duhet ne ėshtė njė strategji vepruese, aktive dhe shumė konkrete pėr tė sjellė fitoren nė 2005-ėn. Ajo duhet tė mbėshtetet nė idealet dhe shpresat pėr njė demokraci tė vėrtetė. Si e tillė duhet tė arrijė tė depėrtojė nė zemrat e demokratėve, tė rizgjojė shpresat e tyre nė shuarje pėr demokraci. Ajo duhet tė konkretizojė objektivat e programit tė kėsaj force politike me politika afatgjata zhvillimi pėr tė gjitha fushat qė garantojnė zhvillim demokratik dhe pėrputhen me standardet qė Evropa parashtron pėr vendet qė synojnė tė hyjnė nė BE.

Realizimi i njė strategjie tė tillė bėhet i mundur kur mbėshtetet nė potenciale njerėzore udhėheqėse qė karakterizohen nga pėrkushtimi ndaj idealit demokratik, morali i pastėr politik, aftėsi profesionale dinjitoze pėr standardet internacionale si dhe gėzojnė autoritet dhe mbėshtetje tė mjaftueshme tek demokratėt e vėrtetė.

Pėr mua hamendjet apo edhe shpresat pėr zgjedhje tė parakohshme janė pa vlerė, madje edhe tė padėshiruara. PD-ja duhet tė pėrgatitet seriozisht pėr tė fituar zgjedhjet e 2005-ės. Dhe koha pėr kėtė ėshtė shumė e shkurtėr, kur kemi parasysh se zgjedhjet lokale treguan se e gjitha ajo qė ishte trumbetuar si njė punė e madhe pėr tė siguruar zgjedhje tė lira ishte njė fasadė, sepse zgjedhjet dėshtuan. Pa njė kuadėr ligjor dhe institucional demokratik garant pėr zgjedhjet, ato do tė manipulohen nga pushteti sa herė qė tė bėhen.

Ka ardhur koha tė shtrohet pyetja seriozisht nėse vėrtetohet justifikimi qė pėrdoret gjerėsisht: "Kjo qeverisje nuk e meriton asnjė minutė tė qėndrojė nė pushtet, por PD-ja nuk mund tė qeverisė, sepse nuk ka njerėz!" Ky ėshtė njė justifikim qė nuk mund tė pėrligjė mbrojtjen e kėtij pushteti 'de facto' tė dėshtuar por qė shtron edhe njė pyetje legjitime: Ēfarė po bėn PD-ja pėr tė vėrtetuar se ka potenciale njerėzore tė mjaftueshme pėr tė qeverisur?

Jam i sigurt qė demokratėt kanė sot shumė mė shumė potenciale njerėzore pėr tė qeverisur se sa kishin nė legjislaturėn e parė qė kishin pushtetin, madje potenciale njerėzore tė denja pėr standarde tė pėrparuara internacionale, shumė demokratė tė shkolluar e kualifikuar nė shkollat perėndimore dhe tė edukuar me kulturėn demokratike tė kėtyre vendeve. Janė vetėm rreth 15000 vajza dhe djem qė janė shkolluar dhe po shkollohen nė kėto vende.

Por unė nuk jam i sigurt se ēfarė strategjie afrimi ka PD-ja pėr ta. Nė kėtė kontekst dėshiroj t'u bėj njė thirrje miqve tė lidershipit tė PD-sė: Ju lutem hapni realisht dyert e PD-sė pėr intelektualėt e shquar qė jetojnė me idealin demokratik tė vėrtetė dhe janė tė gatshėm tė investohen pėr tė mirėn e kėtij ideali dhe tė Shqipėrisė. Ato i keni atje afėr jush nė Tiranė dhe nė gjithė Shqipėrinė. Shumė tė tjerė studiojnė apo kontribuojnė tani pėr zhvillimin e vendeve tė tjera qė nga Evropa deri nė SHBA, Kanada, Australi etj., rezultat ky edhe i njė politike konseguente tė dėbimit tė mendjes nga Shqipėria. Bėjeni kėtė sa nuk ėshtė shumė vonė. Ndokush do tė mendojė se ēfarė ėshtė kjo thirrje, dyert e PD-sė janė tė hapura! Jo, tė nderuar miq, ato nuk janė tė hapura realisht. I lini mėnjanė sherret e vjetra me ish-figura vėrtet dinjitoze tė PD-sė dhe u bėni atyre thirrje pėr rikthim. Kjo duhet tė fillojė qė me zotin Selami. Ndarjet nė qėndrestarė dhe tradhtarė kanė vetėm njė rrjedhojė: tkurrjen e mėtejshme tė PD-sė dhe mbretėrinė e metejshme tė pushtetit tė majtė. Nėse dėshironi t'i shėrbeni kėsaj, atėhere mos e konsideroni thirrjen time.

Unė jam i bindur se vetėm hyrja masive e intelektualėve nė PD do t'u japė garanci juve si lidership t'u pėrgjigjeni demokratėve se do t'i fitoni zgjedhjet e vitit 2005! Doktor Berisha, fjalėn e keni Ju tani! Ju duhet tė merrni pėrsipėr pėrgjegjėsinė e fitores apo humbjes nė 2005-ėn. Ēdo analizė apo reformė e PD-sė pas njė humbje tė zgjedhjeve tė 2005 ėshtė pa asnjė vlerė, sepse vetė ekzistenca e PD-sė si parti do tė jetė nė njė pikėpyetje tė madhe.

*) Autori ka qenė ish Ministėr i Arsimit tė Lartė i PD-sė nė Qeverinė e Pajtimit Kombėtar

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara