HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi 1200 persona e nėnshkruajnė peticionin

GJENERATA E RE SHQIPTARE I DĖRGON PETICION AUTORITETEVE NDĖRKOMBĖTARE PĖR DĖNIMIN E DHUNĖS GREKE MBI EMIGRANTĖT SHQIPTARĖ

Brenda veprimtarive tė cilat kanė pėr qėllim zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe kontrubutin e saj pėr tė ndryshuar fatin e Shqiperisė dhe shqiptarėve nė Ballkan, Gjenerata e Re Shqiptare mori pėsrsiper nismėn e pėrpilimit dhė parashtrimit tė njė peticioni, i cili ka pėr qėllim tė dėnojė vrasjet, dhunėn dhė keqtrajtimet e panumėrta tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi ose nė kufirin shtetėror ndėrmjet Shqiperisė dhe Greqisė.

I pyetur nga gazetari i Gazetės Bota Sot, Nėnkryetarja e Degės Qėndore te New York, New Jersey dhe Connecticut Zj. Alma Uldedaj u shpreh se "Ky pėrbėn njė sukses tė plotė. Kemi gjetur pėrkrahjen e tė gjithė shqiptarėve si nė diasporė dhe nė Shqipėri, tė cilėt na kanė pėrgėzuar pėr kėtė iniciativė". Nė emėr tė Trupit Drejtues tė Gjeneratės sė Re Shqiptare dua tė falenderoj tė gjithė nėnshkruesit e peticionit dhe t'i siguroj se Gjenerata e Re Shqiptare do tė vazhdojė punėn e nisur nė drejtim tė realizimit tė qėllimeve qė i kemi vėnė vetes. Kohėt e fundit kemi marrė kėrkesa nga shumė shqiptarė, tė cilėt kėrkojnė pėrpilimin e njė peticioni edhe pėr ēėshtjen Ēame. Jemi tė gjithė tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e kėsaj ēėshtje madhore, e cila do tė mbajė peng marrėdhėniet ndėrmjet dy popujve fqinjė"

Pamje nga Demonstrata

Nėnshkrimi i peticionit nga mė shumė se 1200 persona nga vende tė ndryshmė tė botės ėshtė dėshmi e forcės dhe vitalitetit tė Gjeneratės sė Re Shqiptare, e cila nuk po njeh kufi. Kjo pėr faktin se shqiptarėt janė zhgėnjyer nga tranzicioni i gjatė dhe i ashpėr tė cilat kanė rrėnuar shpresėn e shqiptarėve pėr njė shtet demokratik, zhvillim ekonomik dhe dinjitet nė arenėn ndėrkombėtare. Nga burime zyrtare pranė kėsaj organizate mėsohet se tashmė Gjenerata e Re Shqiptare ėshtė pėrfshirė nė njė bashkėbisedim tė gjerė me shumė shqiptarė nė diasporė dhe Shqipėri si dhė ne trojet e tjera ku jetojnė shqiptarė. Shumė nėnshkrues tė peticionit kanė dhėnė edhe mendimet e tyre pėr ndihmesėn qė mund tė japin pėr rritjen e rolit tė Gjeneratės sė Re nė Shqipėri dhe pėr ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi.

Bashkatdhetari Tahir Veliu me banim nė Kanada shprehet gjatė nėnshkrimit tė peticionit se: "Qeveria greke duhet tė mėsohet, qė menjėherė tė ndalojė fushatėn e vrasjeve dhe torturave kundėr shqiptarėve pėr tė mėnjanuar njė konflikt tė mundshėm ndėrmjet popullit shqiptar dhe atij grek."

Z. Devis Agaraj, Student Shqiptar nė Britaninė e Madhe shprehet se: "Studion qė t'i japė Shqipėrisė njė klasė tė vėrtetė shkollare, duke ndihmuar nė zhvillimin e traditave tė vjetra dhe tė njė Shqipėrie ashtu siē i ka edhe hije". Ai shprehet se ka kėnaqėsinė qė tė ndihmojė nė kėto projekte tė rėndėsishme.

Z. Kushtrim Gashi ėshte njė nga nėnshkruesit e peticionit nga Shqipėria. Ai shprehet se e pėrkrah kėtė iniciativė pėr tė drejtat e Shqiptarėve. Ai shton se "pakica greke nė Shqipėri i ka tė gjitha tė drejtat dhe liritė si tė gjithė shtetasit e tjerė".

Greqia si vend i Bashkimit Europian ka treguar ksenofobizmin e pashpjegueshėm ndaj emigrantėve shqiptarė, duke mos u njohur atyre asnjė tė drejtė ekonomike, politike dhe shoqėrore. Z. Hasan Metuku, Nėnkryetar i Pėrgjithshėm i Gjeneratės sė Re Shqiptare theksoi se "Emigrantėt shqiptare nė Greqi nuk kanė asnjė tė drejtė. Bėhet fjalė pėr mė shumė se 500 mijė emigrantė shqiptarė atje. Shumica e tyre kanė tė drejtė qėndrimi dhe tė marrin pjesė nė jetėn politike greke. Ajo qė tė bėn ēudi ėshtė fakti se Greqia nuk njeh tė drejtėn e emigrantėve shqiptarė tė kenė organizatėn e tyre politike dhe t'u njihet e drejta si pakicė kombetare nė Greqi".

Nėnshkrimi i peticionit vijon protestėn paqėsore tė organizuar nga Gjenerata e Re Shqiptare me datė 24 Janar 2004 pėrpara selisė sė Kombeve te Bashkuara. Ky aktivitet u mbėshtet nga tė gjithė organizatat dhe shqiptarėt e diasporės. Qėllimi i kėsaj proteste ishte dėnimi i dhunės greke mbi shqiptarėt dhe sidomos vrasjes sė tė ndjerit Vullnet Bytyqi.

Dr. Saimir Lolja, drejtues i Gjeneratės sė Re Shqiptare nė Toronto i pyetur u shpreh "se ka ardhur koha qė shqiptarėt tė mos presin qė tė tjeret tė bėjnė mrekullira. Nga njėra anė autoritetet greke keqtrajtojnė mizorisht dhe pėrdhosin dinjitetin e tyre dhe nga ana tjeter qeveria e Tiranės nuk bėn asnjė hap pėr tė dėnuar kėtė dhunė. Fakt pėr kėtė ėshtė edhe turpi i rradhės i Kuvendit Popullor, i cili i ndodhur pėrballė ndėrhyrjes greke, nuk miratoi rezolutėn mbi ēėshtjen Ēame, ndėrkohė qė OKB ka njė rezolute tė tillė UNPOGA4/1995/12. Si vend i Bashkimit Europian, Greqia duhet tė jetė e hapur pėr ēeshtjen e tė drejtave tė njeriut".

Peticioni do i dėrgohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Qeverisė Amerikane, (Presidenti Amerikan George Bush, Sekretari i Shtetit Colin Powell), Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė tė Kongresit Amerikan, Senatorėve tė Shtetit tė New York, Hillary Clinton dhe Charles Schummer. Human Rights Watch, Helsinki Organization, Grupi i Krizave Ndėrkombėtare (International Crisis Group), Amnesty International, Komisionit dhe Parlamentit tė Bashkimit Evropian, Qeverisė dhe Parlamentit Shqiptar, Qeverisė dhe Parlamentit Grek.

Koordinatorja e Pėrgjithshme e Gjeneratės sė Re Shqiptare, Keti Spahiu, u shpreh "se Greqia nuk mund tė kėrkojė zbatimin e njė standarti te dyfishtė. Nga njera anė Greqia mė tė drejtė kėrkon qė tė drejtat e minoritarėve greke - rreth 30 mijė - nė Shqiperi tė respektohen dhe nga ana tjetėr shkel me bindje tė drejtat e emigrantėve shqiptarė nė Greqi duke mos u dhėnė atyre tė drejtėn e organizimit shoqėror dhe politik. Me kėtė qėndrim Greqia shkel edhe detyrimet e saj ndėrkombėtare, qė rrjedhin nga qėnia e saj anėtare e Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Kėshillit te Evropės".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara