HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Histori sakate; shkolla e parė shqipe nuk daton me 7 Marsin 1887

-- nga Ndue Bacaj, Shkoder

Prej kohėsh tek unė ėshtė ?skicuar? mendimi ndryshe pėr 7 Marsin e vitit 1887; qė kremtohet si dita e mėsuesit, por mbi tė gjitha si data historike e shkollės sė parė shqipe, ku nė analet e historisė njihet si Mėsonjėtorja e parė e krejt kombit ton nė tėrėsinė e trevave tona etnike. Padyshim, ēdo komb nė historinė e tij tė zhvillimit e civilizimit e ka njė datė sinjifikative qė shėnon ?kultivimin? institucional tė gjuhės sė tij, nėpėrmjet shkollave tė niveleve tė ndryshme, nga ku jo vetėm mėsohet gjuha e bukur, por transmetohen vlerat jetike e historike nga njėri brez nė tjetrin. Unė nuk kam asnjė dyshim se kėtė rol e ka luajtur edhe shkolla jonė e tėrė niveleve e lėvruar ndėr shekuj, pasi po tė mos ishte kėshtu ne shqiptarėt, ku historia jonė ka kaluar nė shumicėn e moteve nė mes rrebesheve e mbijetesės sė imponuar nga sundues e pushtues tė ndryshėm, do tė kishim njė fat aq tragjik, sa sot nė shekullin e 21-tė do tė kishim humbur jo vetėm si komb, por mbi tė gjitha gjuha jonė do tė ishte njė gjuhė e vdekur, si shumė homologe tė gjuhės sonė, ku si shembull do tė mbesė gjuha latine.

Fatėsisht kjo me ne, e gjuhėn tonė nuk ka ndodhur, e si rezultat i mbijetesės sonė e gjuhės sonė tregohet qartė se fundi i shekullit 19-tė (pra 7 Marsi 1887) nuk mund tė jetė kurrė data kur shqiptarėt hapėn mėsonjėtoren e tyre tė parė nė gjuhėn shqipe, pasi kjo datė ėshtė tepėr e vonė dhe korrespondon me ?mėshirėn? Otomane, kur kjo perandori pėr rreth katėr shekuj rresht kishte kultivuar antimėshirėn. Gjithsesi pėr kultivimin nė shkolla apo mėsonjėtore tė gjuhės sonė ka dėshmi tė pakontestueshme qė nė kohėt qė ne u quejshim Pellazgė, Ilirė, Arbėr, Alban e deri sė ?voni? Shqiptarė. Unė si fillim pėr ta vėrtetuar kėtė po citoj pjesė nga libri (historik) me titull ?Enigma? tė historianit tė njohur Robert d?Angeli ku nė faqen 138 shkruhet ?...Pas dhjetė vjetėsh kur lufta mori fund, aeolet dhe rapsodėt nuk mund tė kompozonin dhe pėrdornin poemat e tyre veēse nė Pellazgjishte. Dhe vetėm katėr ose pesė shekuj pas Homerit dhe homerideve kanė filluar tė pėrkthehen ato qė tashmė ishin hartuar e shkruar nė Pellazgjishten...

Sė fundi prova mė e mirė qė Iliada dhe Odisea janė pėrkthyer nga Pellazgjishtja nė Greqisht ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e teksteve tė tyre ėshtė mbushur me fjalė pellazge, tė cilave u janė shtuar parashtesa ose prapashtesa apo mbaresa greke... Pellazgėt janė ata, qė duke e ngritur gjuhėn pellazge, e cila mbijetoi nė Shqipen e sotme...?. Ndėrsa nė faqet 224 dhe 225 tė po kėtij libri gjejmė tė shkruar ?...Mė nė fund kemi citimet e historianėve, qė na mėsojnė se Aleksandri i Madh, duke u folur gjeneralėve tė tij ?maqedonas?, iu drejtua nė ?gjuhėn e vet amtare?, qė nuk ishte tjetėr veēse Pellazgjishtja ose Shqipja...?. Ndėrsa po nė kėtė libėr nė faqen 245 ndėr tė tjera shkruhet se ?...nė Vatikan ishte alfabeti shqiptar glakolitik?.

Padyshim duke u bazuar nė shumė tekste tė historisė sonė e tė huaj vėrtetohet se edhe prijės tė mėdhenj tė krejt Ilirisė (Epirit) si Pirroja flisnin po Ilirisht (d.m.th. Shqipen) e asaj kohe, po kėshtu flisnin edhe prijėsit e Ilirisė si Teuta, Genci e tjerė, madje edhe shkollimet e para pa tjetėr duhet tė jenė bėrė po nė gjuhėn Ilire, gjuhė e vetme me tė cilėn flisnin e komunikonin me bashkėatdhetarėt e tyre. E nuk ka asnjė iluzion ndryshe se kėto mbretėri tė zhvilluara Ilire kishin rrjetin arsimor tė kohės me gjuhėn e ėmbėl Ilire. E po tė vazhdohet kėshtu me tė gjithė mbretėrit shqiptarė kur ishin zotėr tė vendit tė tyre, por edhe tė perandorive dhe hierarkėve edhe nėn Perandorinė Romake (tė Perėndimit e atė tė Lindjes) nė tė gjitha analet e historive gjen se kėta prijės Ilirė si gjuhė tė nėnės kishin po Ilirishten, tė cilėn e zotėronin pėr kohėn, ēfarė tregon se kishin njėfarė shkollimi nė gjuhėn amtare, duke dėshmuar kėshtu se kjo gjuhė (Ilirishtja) mėsohej nė nivelet arsimore tė kohės.

Gjithsesi duke mos qenė objekt i kėtij shkrimi ?Historia e gjuhės sonė? unė po mundohem tė vėrtetoj se nė trevat Ilire jo vetėm ėshtė folur, por edhe shkruar gjuha e kohės (Shqipe), ēfarė tregon se kjo gjuhė mėsohej nė ?institucionet? arsimore tė kohės. Pėr tė vėrtetuar kėtė unė po filloj pas shekullit dhjetė kur doktrina kristiane kishte ?pushtuar? e zhvilluar, por edhe civilizuar kombet kryesore tė Europės e mė gjerė, natyrisht, si njė ndėr kombet themel tė Europės kjo kishte ?ndodhur? edhe tek ne... Pėr tė vijuar qėllimin e shkrimit unė po vazhdoj t?i referohem njė libri shumė autorėsh ?Vlerėsime pėr Mesharin e Gjon Buzukut?, ku Profesor Jahja Dranēolli nė temėn e tij tė referimit (fq. 18-19) ndėr shumė argumente pėr shkrimet shqipe shkruan: ?...Origjinalet e botimeve mė monumentale nga kultura mesjetare shqiptare tė thuash nė pėrgjithėsi ruhen sot nė thesaret e arkivave, bibliotekave e muzeve tė Italisė, Kroacisė, Francės, Gjermanisė etj... si p.sh. pasazhet nga kėnga e Rolandit tė Dioklesė (shek. XII), dokumenti i kanēelarisė Raguziane i vitit 1285 si dėshmi nė gjuhėn shqipe, dėshmitė e Anonimit (1308) dhe tė Brokardit (1332) pėr libra shqip, relacioni i Skėnderbeut drejtuar princit tė Tarantos si dėshmi pėr kronikat tona (1460).

Formula e pagėzimit e Pal Engjėllit (1462), dėshmia e shkrimtarit Venedikas Tomazo de Mezzo pėr gjuhėn shqipe tė shkruar (1483), vepra e Martin Segonit, ipeshkėv i Ulqinit, kushtuar Skėnderbeut, qė hedh dritė nė hapėsirėn e trojeve shqiptare (1480-85). Fjalori i Arnold fon Harfit (1496) etj... Dokumentet e ruajtura dėshmojnė pėr kontributin e shkollave pranė kuvendeve, katedraleve dhe qyteteve qė nga mesjeta e hershme, si p.sh. veprimtaria e shkollave konventuale (studia conventualis), shkollave humaniste e Provinciale tė shkathtėsive dhe tė filozofisė nė Ulqin (prej vitit1258-1571), Kotorr (prej vitit 1266-1591), Durrės (prej vitit 1278-1498), Shkodėr (prej vitit 1345-1487), dhe Lezhė (prej vitit 1483-1512), si dhe Veprimtaria e Universitetit Durrės nga gjysma e dytė e shekullit XIV-tė... elementi shqiptar i vendosur nė Venedik pas vdekjes sė Skėnderbeut, duke dashur tė ruante gjithēka tė vlefshme shqiptare nė doket, zakonet, gjuhėn etj. ngritėn njė godinė pėr seli dhe qendėr tė bashkėvėllazėrisė sė tyre tė quajtur Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarėve), e cila ruhet edhe sot...?.

E pas kėsaj dėshmie qė trashėgohet nė Italinė fqinje edhe nė kohėn tonė, a ka dokument mė me vlerė se nė kohėn e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut) nė Shqipėrinė pa Otoman pas pasur Shkolla Arbėnore (Shqiptare), pėrvoja e tė cilave tashmė (pas invazioneve Otomane kishte ?Emigruar? sė bashku me banorėt qė pėrndiqeshin nga pushtuesi. Madje pas pushtimit tė Otomanėve, si nė gjithė Europėn edhe ndėr ne shqiptarėt ?lindėn? njė plejadė e tėrė Rilindasish, qė sado nė kushte tė vėshtira ndriēuan jo pak rrugėn e errėsuar tė shqiptarėve qė kishin rėnė nėn ēallmėn e verdhė.

E sipas Prof. Dr. Jahja Dranēolli nė botimin qė cilėsuam mė sipėr ?...Vargu i tyre (Rilindasve N.B.) ėshtė shumė i madh, por me kėtė rast do tė zėmė me gojė vetėm disa, si Gjin Gazullin me vėllezėrit Pal e Andrea nga Zadrima, Martin Segoni nga Novoberda, Mikel Maruli nga Arbėreshėt e Greqisė, Marin Barleti, Marin Biēikemi, e Leonik Nikoll Tomeun nga Shkodra, Mihal Artiotin nga Arta, Gjergj Spanin nga Lezha, Pal Hasin nga Hasi, Lekė Matrėngėn nga Hora e Arbėreshėve tė Siēilisė e tjerė...? (Shekujt XV-XVI N.B.). Ja disa nga veprat e kėtyre rilindasve nė gjuhėn shqipe: ?Tregim mbi Gjergj Kastriotin?, i shkruar nė Ulqin nga Martin Segoni nė vitet 1480-1485; ?Historia e jetės dhe veprave tė Skėnderbeut? e shkruar nga Marin Barleti dhe e botuar nė vitet 1508-1510, ?Komentar i ēėshtjeve tė turqve dhe Z. Gjergj Skėnderbeut, princ i Epirit?, shkruar nga Dhimitėr Grengu e botuar nė vitin 1539 etj.

E mbi tė gjitha "Meshari" i Gjon Buzukut i pėrkthyer e botuar nga ky rilindas nė vitet 1554 dhe 1555, ku mendohet se ėshtė shtypur nė shqip nė Ulqin, Tivar apo Shkodėr, por ēfarė rėndėsie ka kur kjo vepėr ėshtė botuar shqip, dhe brenda trevave shqiptare, qė gjithsesi flet pėr njė njohje tė gjuhės shqipe tė kohės sipas kritereve tė gramatikės e sintaksės sė kohės, ēfarė tregon mė sė miri se autori kishte njė formim shkollor tė gjuhės shqipe, diku nė shkollat qofshin edhe ilegale (shqiptare), larg syrit ?vigjilent? tė dallkaukėve aziatikė. Por edhe nėn presionin e pushtuesit turkoshak, shqiptarėt nė pėrgjithėsi e ata tė veriut nė veēanti nuk reshtėn sė luftuari me pushkė, por edhe me pendė pėr lirinė, kulturėn e dijen. Pėr ta pėrforcuar kėtė unė po citoj pak rreshta nga Imzot Zef Simoni (nė librin shumautorėsh ?Krishtėrimi ndėr shqiptarė?, fq. 369), ku ndėr tė tjera shkruan: ?...Gjindeshin nė Shqipni disa urdhėna rregulltarėsh, Urdhėni i Shėn Franēeskut mer Provinēialin nė Shkodėr, urdhėn i hershėm qysh nė shekullin e XIII-tė, qė simbas traditės me ardhjen e Shėn Franēeskut nė Lezhė. Njė urdhėn qė mbante misionin edhe nė zonat mė tė vėshtira tė Dukagjinit. Lėvroi gjuhėn shqipe e hapi njėfarė shkolle tė mesme Pellanen e Zejmenit nė shekullin e XVII-tė, edhe dy shkolla, ajo e Trashanit dhe e Blinishtit.

Nė qytetin e Shkodrės Fretnit kėmbėzbathė, me sandale hapėn tė parėn shkollė publike (fillore) nė Shqipėri, pėr tė varfėrit nė vitin 1861...? Ndėrsa studiuesi Stefan Ēapaliku po nė kėtė libėr shumautorėsh nė faqen 441 (qartėson N.B.) shkruan: ?...Nė kėtė kohė Kisha Katolike Shqiptare si i vetmi Institucion vazhdonte tė pėrkrahte mėsimin nė gjuhėn shqipe dhe kulturėn kombėtare. Kleri katolik kishte filluar punėn pėr hapjen e shkollave, si ato nė Kurbin mė 1632, nė Pllanė mė 1638, nė Blinisht mė 1639, brenda nė Shkodėr mė 1698 etj. (shih Orbis Seraphikus, tom. II, c III, nr. 49, nr. 50 etj.)...? Ndėrsa nė Malėsi tė Madhe tregohet pėr njė shkollė shqipe nė Rrjoll, ku nė librin Pjetėr Bogdani, letra e dokumente (tė Odette Marquet) nė faqen 305 (nė njė letėr qė Bogdani i dėrgon Kongregatės sė shenjtė mė dt. 28. 12. 1675), ndėr tė tjera shkruhet ?... tė vitit 1675 me gatishmėri tė madhe po merret me shkollėn e Rrjollit...? Ndėrsa po nė kėtė libėr, nė faqen 310 vijon ?...Shkodėr 3. I. 1676 Me Urdhėnin e Kongregatės Shenjte, Don Marin Gjini u emėrua si mėsues nė shkollėn e Rrjollit. Ky prift 30 vjeēar ka qenė ish-nxėnės i Kolegjit Fermos, ku ka treguar sjellje tė mirė dhe ėshtė i pajisur me doktrinė tė mjaftueshme. Prej gushtit tė vitit 1677 nė Rrjoll shėrben me zell tė madh nė mesin e kėsaj popullsie edhe njė tjetėr prift misionar...

Ndėrsa nė faqen 311 tė kėtij libri vazhdohet me letrėn 184 dok. 1 (pa datė N.B.). Kongregata e shenjtė i miratoi propozimet e Bogdanit qė kanė tė bėjnė me emėrimet e Don Marin Gjinit dhe tė Don Tomė Armanit: i pari mėsues nė Pult, i dyti misionar pranė Skllevėrve tė Ulqinit...? Pjetėr Bogdani Meshtari i lartė Katolik, pėrveē meritave edhe nė hapjen e shkollave nė shekullin e XVII-tė nė Rrjoll, Pult, mendohet edhe nė Kastrat e diku nė Shkrel e tjerė, ka njė meritė pėr gjuhėn shqipe tė lėvruar, si nė pėrkthime nė shqip, nė pėrgatitjen e teksteve shqipe pėr kėto shkolla e kuvende, por edhe pėr veprėn e tij tė shkruar nė shqip qė njihet si Ēetė e Profetėnve (Cuneus Prophetarum) qė u botua nė Venedik mė 15. 12. 1685. Por nė njė Letėr (mbledhja e ?Die 17 decembris 1685 (dita e 17 dhjetorit 1685), ndėr tė tjera shkruhet ?...Shpėrblimi financiar pėr priftin Don Gjon Tiskoviqin, i cili shėrben si mėsues shkolle nė Prokopi dhe i viziton tė krishterėt e Leskovcit...?

(Pra siē edhe del nė kėto vende kishte edhe shkolla padyshim shqiptare. Pėr gjuhėn shqipe tė shekujve tė kaluar ka edhe njė material interesant nga Dr. P. Vinēenc Malaj, ku titulli i kėtij materiali ėshtė ?Kontributi i Klerit Katolik Shkrimeve Shqipe?, ku ndėr tė tjera lexojmė: ?...Nga shkrimtarėt e huaj qė shkruajnė shqip po u pėrmendim vetėm emrat: P. Leo Cittadela, P. Bernardino Quinziano, P. Egidio Quinto d'Armento, P. Bonav, Prucher, P. Franēesko Rossi da Monte, Ligure (Gramatikėn e shqipes 1866 dhe dy fjalorė 1866 dhe 1875)...?

Pra siē shihet kėtė gjuhė tė bukur tė tė parėve tanė e kanė mėsuar me shkrim e kėndim edhe studiues e shkrimtarė tė huaj, tė cilėt janė munduar tė ndihmojnė pėr mbarėvajtjen e kėsaj gjuhe nė konturet e evolucionit qė kėrkonte koha. Padyshim njė ndihmesė tė madhe nė mbarėvajtjen e gjuhės shqipe edhe ndėr popull e meshtarė kanė dhėnė rreth 30 kuvende, tė shpėrndara ndėr kohė nėpėr Shqipėrinė Katolike (Veriore), por themeli i kėtyre Kuvendeve ka qenė ai qė u zhvillua nėn kujdesin e Papės me origjinė shqiptare (Papa Klementi i XI-tė). Po edhe pas kėtyre nė tėrė trevat shqiptare e veēanėrisht nė ato tė veriut ku shėrbenin Klerikė Katolikė, pėr asnjė ēast nuk u ndalua pėrhapja e kulturės Europerėndimore, dhe mėsimi i gjuhės shqipe (me shkolla dhe forma tė tjera). Ku siē edhe u shkrua mė sipėr historia e Mėsonjėtoreve (shkollave) shqipe ėshtė aq e hershme sa vetė jeta e qytetėruar e zhvilluar e kombit tonė. Ndėrsa si data tė hapjes sė shkollave tė para shqipe mund tė gjinden me bollėk qė na mesjeta e hershme (por edhe mė herėt) e deri nė mesjetėn e vonėshme.

Padyshim si tė gjitha gjuhė e tjera tė botės qė kanė evoluar duke iu pėrshtatur kohės edhe gjuha jonė ka kaluar nė kėto rrugė. Por t?i mohosh vetvetes arsimimin nė shekuj, dhe ta zhvendosėsh shkollėn e parė shqipe me qindra vjet, duke e prurė vetėm nė shekullin e 19-tė, do tė thotė t?i japėsh argumenta "dashakeqit" qė tė thonė, hajt more se ju jeni njė popull i pa kulturuem e shkolluem, pasi vetėm nė fundin e shekullit 19-tė keni hapur tė parėn mėsonjėtore nė gjuhėn shqipe, duke dėshmuar kėshtu se paskeni qenė njė popull ēoban, apo endacakė qė keni jetuar shpellash e larg qytetėrimit. Madje me kėtė vonesė mund tė dėshmojmė se ne nuk qenkemi autoktonė, por ardhacakė qė na lanė peshqesh kėtu pushtues e sundues tė ndryshėm. Natyrisht e vėrteta nuk ėshtė kėshtu pasi jo vetėm jemi autoktonėt e vėrtetė tė Gadishullit Ballkanik, por edhe populli i vetėm qė u ka bėrė ballė stuhive e rrebesheve qė pėrshkuan papushim kėtė copė Europe. E nėse ne nuk do tė ishim njė popull vital, i zhvilluar e me kulturė ne prej shekujsh do tė ishim asimiluar, por kjo jo vetėm nuk ka ndodhur, por as nuk do tė ndodhė kurrė...

Sė fundi unė e kuptoj se Jugu i Shqipėrisė u nėnshtrua keq nėn Perandorinė Otomane, madje shkolla qė u hap nė Korēė mė shtatė Mars 1887 ishte shpresa e parė e njė arsimimi nė gjuhėn shqipe pėr kėto treva pas shekujsh terri e tmerri qė e kishte nėnshtruar kėtė copė Shqipėri. Por Shqipėria Veriore nuk ishte nėnshtruar e mjeruar nė kėtė masė, ajo madje siē edhe vėrtetohet jo vetėm qėndroi fizikisht e moralisht, por edhe arriti tė mbajė gjallė mėsonjėtoret e gjuhės shqipe (Gegnishtes). E me pak ?droje? jam i detyruar tė them se gjithė ato data tė mėsonjėtoreve shqipe nė Veri tė Shqipėrisė jo vetėm u ?harruan?, por u ?injoruan? pėrpara njė evenimenti qė s?vlen as njė grimcė tė mėsonjėtoreve tė trevave veriore, duke na ?detyruar? tė kremtojmė si ditėn e parė tė shkollės shqipe njė mėsonjėtore pa ?rėndėsi? tė fundit tė shekullit 19-tė, kur fqinjėt tanė edhe pse tė zbritur mė vonė kishin qindra vjet qė mėsonin gjuhėn e tyre, ndėrsa ne sipas kėsaj logjike Jo...e Pse. Apo mos vallė se kėto shkolla qė ishin shumė para kėsaj mėsonjėtoreje (me shekuj) ishin nė Veri tė Shqipėrisė dhe tė formuara e zhvilluara nga Kleri Katolik, e jo nga dėshirojnė ?Dollibashėt? e Jugut, pse jo shpesh tė ?joshur? edhe nga ne Fjalėpakėt e punėshumėt e Veriut.

E si pėr ironi tė fatit tonė njė vendim i qeverisė komuniste i vitit 1960 e ?forconte? me ligj e vendim se data 7 Mars 1887 duhet tė jetė patjetėr dita e Shkollės sė parė Shqipe. Por nėse diskutohet alfabeti, pėr tė gjitha mėsonjėtoret e para Kongresit tė Manastirit (1908), mund tė thuhet se alfabeti ishte i diskutueshėm, pasi tek ne kishte tė paktėn tre alfabete qė "qarkullonin", ai Latin i cili pėrdorej nė Veri tė Shqipėrisė dhe nga Kleri Katolik, alfabeti Turko-Arab nė Shqipėrinė e Mesme dhe ai Grek nė Shqipėrinė e Jugut, ku padyshim edhe shkolla e Korēės (1887) me kėtė alfabet ishte mė afėr. Ndėrsa Shqipėria Veriore qė shumė shekuj mė parė ishte mė afėr alfabetit tė Kongresit tė Manastirit, e kėtė e ka pėrdorur edhe nė shkollat apo mėsonjėtoret qė disa i paraqitėm nė kėtė shkrim. Gjithsesi nėse duam tė shkruajmė historinė ashtu siē ėshtė, duhet tė studiohet edhe mendimi ndryshe, qė nė kėtė rast mė duket mė afėr realitetit historik, ndėrsa 7 Marsi 1887 qė kremtohet zyrtarisht ėshtė thjeshtė njė ?krijesė? historike qė nuk pėrfaqėson asgjė tė pėrparimit e zhvillimit, veēse njė vonesė historike , e cila ndonėse ?artificiale?, pengon mjaft, prandaj si pengesė duhet tė ?largohet?... Por nga kusht, se ne shqiptarėt tash disa breza e kemi marrė vesh qė kur ?mėsohemi? edhe me njė ?pengesė? apo tė pavėrtetė, asaj i japim ?Besėn? e nuk e lėmė nė baltė , edhe pse me baltė shpesh stėrpikemi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara