HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mali i Zi: Paradokset tona

MĖSUES ME NJOHURI TĖ KUFIZUARA

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Pak kush e di se studentėt e kombėsisė shqiptare, tė cilėt diplomojnė ne degėn e mėsuesisė pranė Fakultetit filozofik ne Nikshiq, nuk janė kuadra te kualifikuara pėr tė dhėnė mėsim ne shkollat mė mėsim ne gjuhėn shqipe, sepse ata nuk e kanė dhėnė provimin nga lėnda e gjuhės dhe letėrsisė shqipe, andaj pėr kėto pedagogė tė rinj nevojitet dhėnia e provimit plotėsues nga gjuha shqipe, ne mėnyrė qe diploma e tyre tė jetė e pranueshme.

Ka kohė qe ne mediumet e ndryshme flitet me tė madhe pėr mungesėn e kuadrave tė profilit tė mėsuesisė pėr shkollat me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi. Madje kjo ēėshtje ėshtė inicuar ne nivel te subjektėve politike, tė Ministrisė sė popujve pakicė, subjektėve joqeveritare etj. Kryesisht bėhėt fjalė pėr hapjen e njė katedre te mėsuesisė pranė Fakultetit filozofik ne Nikshiq, ku mėsimi do tė zhvillohej ne gjuhėn shqipe. Edhe pse Rektorati i Universitetit tė Malit tė Zi, e ka dhėnė pelqimin, tash dy vite ne konkursin e shpallur nga Fakulteti filozofik ne Nikshiq, nuk ėshtė paraqitur asnjė kandidat pėr t'u regjistruar. Eshtė ky njė refuzim i heshtur nga studentėt shqiptarė, sepse kėrkesat nga subjektėt inicuese tė kėtij fakulteti kanė qenė e janė, qė njė fakultet i tillė, apo katedėr siē e theksojnė nga strukturat universitare, te jetė ne ato mjedise ku shqiptarėt janė shumicė. Kryesisht ėshtė menduar pėr Tuzin apo Ulqinin.

Ne lidhje mbi kėtė ēėshtje ditė mė parė rektori i Universitetit tė Malit tė Zi, prof.dr.L.Stankoviqi, ka dalur me njoftimin se studimet ne gjuhėn shqipe pėr mėsuesi nga viti i ardhshėm akademik do te zhvendosen nga Nikshiqi ne Podgoricė. Mbetet se si do te jetė reagimi i studentėve tė ardhshėm, por duke marrė parasysh interesimin e tyre, rezultati do te jetė dėshtues sikurse kėto dy vitėt e shkuara, sepse njė ndėr kėrkesat themelore te pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve ėshtė qe ai fakultet te jetė ne mjediset, ku shqiptarėt janė shumicė.
Ėshtė ēėshtje tjetėr tė cilėn e kemi trajtuar edhe me parė, struktura lėndore e kėti fakulteti, sepse nėse llogaritėt pėrseri si deri mė tash qe struktura lėndore te jetė rreth 80% ne gjuhėn malazeze e vetėm 20% ne gjuhėn shqipe, atėherė dėshtimi ėshtė i garantuar pa filluar fare, sepse shqiptarėt nuk kanė nevojė te studijojnė ne ato institucione ku humbet dinjiteti dhe identiteti kombėtar.

Kuadrot nga Nikshiqi joprofesionale pėr shkollat ne gjuhėn shqipe
Ne kuadėr tė Fakulteti filozofik nė Nikshiq, edhe pse ne numėr shumė tė vogėl, kanė filluar te studiojnė studentė shqiptarė qe mėsimin e ndjekin ne gjuhėn malazeze. Kohė mė parė kanė diplomuar edhe mėsuesit e parė te kombėsisė shqiptare, ndėrsa tė tjerėt mė vonė. Ne shikim te parė ēdo gjė ėshtė normale dhe meriton respekt pėr angazhimin dhe misionin e mėsuesit qe do ta kryejnė ata gjatė veprimtarisė sė tyre.

Por, problem tė veēantė paraqet mosdhėnia e provimit nga gjuha dhe letėrsia shqipe, ne kuadėr tė kėti fakulteti tė mėsuesisė. Ne kėtė aspekt kėta kuadra janė te mangėt dhe joprofesionist pėr tė mbajtur mėsim ne shkollat mė mėsim ne gjuhėn shqipe, sepse nga lėnda e gjuhės amtare nuk kanė as njohuritė elementare. Atėherė mė tė drejtė bėhėt pyetja, ēfarė njohurish mund t'iu japė nxėnėsve njė mėsues, i cili nuk e njėh drejtshkrimin e gjuhės amtare, nuk ka dhėnė provim nga gramtika e gjuhės shqipe. Nga ana tjetėr nuk ka dhėnė as metodikėn e mėsimit tė gjuhės shqipe, e po ashtu nuk ka lexuar dhe pėrgatitur asnjė vepėr letrare tė autorėve shqiptarė.

Duke marrė parasysh kėto tė dhėna, lirisht mund te thuhet sė kėta kuadro janė tė kualifikuara vetėm pėr ato shkolla ku mbahet mėsimi ne gjuhėn malazeze apo serbe, por jo pėr ato ne gjuhėn shqipe. Mendoj se ka ardhur koha qe kjo ēėshtje tė shqyrtohet ne nivele me tė larta, pikėrisht ne rektoratin e Universistietit tė Malit tė Zi, duke iu bėrė mė dije, se forma e deritashme e veprimit ėshtė kundlėrligjore dhe e dėmshme dhe e pa pranueshme pėr nxėnėsit qe ndjekin mėsimin ne gjuhėn shqipe.

Pasi nuk ekziston asnjė subjekt, i cili do tė bashkonte arsimtarėt dhe mėsimdhėnėsit shqiptarė nė Mal tė Zi, njė iniciativė e tillė duhet tė merret patjetėr nga Ministria e popujve pakicė ne Qeverinė e Malit tė Zi, por edhe nga subjekte tė tjera qoshin kėto edhe joqeveritare si p.sh. Unioni i Pavarur i Studentėve Shqiptarė nė Mal tė Zi, qe duhet tė mbeshtetet patjetėt edhe nga subjektėt e tjera, duke pėrfshirė edhe partitė politike te shqiptarėve.

Riprovimi nga gjuha dhe letėrsia shqipe zgjidhje e vetme
Pėr te eliminuar kėtė parregullsi, e cila ėshtė mė pasoja tė mėdha pėr nxėnėsit shqiptarė qe ndjekin mėsimin ne shkollat mė mėsim ne gjuhėn shqipe, mėsuesit e tillė duhet tė riprovohen nga lėnda gjuhė e letėrsi shqipe. Fakulteti pėrkatės e ka si obligim qe kuadrove qe do tė punėsohen ne shkollat ku mėsimi zhvillohet ne gjuhėn shqipe t'iu mundėsojė tė japin provimin e domodoshėm nga lėnda pėrkatėse. Vetėm ne kėtė mėnyrė ata mund te jenė te barabartė me studentėt tjerė qe diplomojnė ne qendrat universitare shqiptare si nė Prishtinė, Shkodėr, Tiranė apo gjetiu.

Duke pėrfunduar me duhet te them se mėsuesit qe kanė diplomuar ne Nikshiq pa nėnvlersuar njohuritė dhe pėrgatitjet pėrkatėse, atyre qe do tė japin mėsim ne shkollat me mėsim ne gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi, iu pėrshtatėt thėnia e F. Konicės "analfabetėt" me diplomė, sepse nuk janė te kualifikuar te punojnė ne shkolla tė tilla, pasi iu mungojnė njohuritė elementare nga lėnda themelore e identitetit kombėtar, e ajo ėshtė gjuha amtare.

10.1.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara