HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mali i Zi: Diskursi politik

DECENTRALIZIMI NUK ĖSHTĖ DEZINTEGRIM

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Kėrkesa e shqiptarėve pėr decentralizim tė pushtetit nuk ėshtė ne dėm tė asnjė populli tjetėr, sepse ajo ėshtė e arsyeshme dhe e ligjėshme sipas konventave ndėrkombėtare, andaj duhet tė kurorėzohet me komunėn e Tuzit pėr territorin e Malėsisė, me ingredenca tė plota funksionale si kudo ne botėn bashkėkohore, veprim ky i cili ėshtė ne favor te procesėve demokratike nė Mal tė Zi, ndėrsa veprimet jokooperuese tė pushtetit ne kėtė drejtim, dėshmojnė ne mėnyrė transparente qasjen hegjemoniste ne lidhje mbi kėrkesat e shqiptarėve por edhe popujve tė tjerė, ne lidhje me organizimin e ri territorial ne kėtė mjedis.

Ditėve tė fundit ne mediumet elektronike dhe ato te shkruara nė Mal tė Zi, temė e ditės janė bėrė shqiptarėt. Nuk bėhėt fjalė aspak ne lidhje mbi pozitėn dhe statusin e shqiptarėve ne kėtė republikė, por vemendje tė veēantė i ėshtė kushtuar iniciativės nga OJQ "Unitas" nga Malėsia. Nga e tėrė propaganda mediatike e qarqėve tė ndryshme, qofshin ata te subjekteve politike te pozitės apo tė opozitės, del se pushteti aktual e ka tė vėshtirė qe tė merret me pozitėn dhe statusin e shqiptarėve ne kėtė republikė, sepse janė tė vetėdijshėm se ky status nuk ka ndryshuar pothuaj aspak nga koha e monizmit edhe tash ne pluralizėm, andaj duhet amortizuar mė tė gjitha mjetet kėrkesat e tyre tė ligjshme, pėr avancim tė pozitės sė tyre.

Qasje te dyfishta tė pushtetit
Njė ndėr kėrkesat e para nė pluralizėm pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, qė ėshtė bėrė e vazhdueshme, ėshtė rikthimi i statusit tė komunės sė Tuzit. Iniciativa e tillė fillimisht ėshtė paraqitur nga bashkėsitė lokale tė Malėsisė ne vitin 1992, qė mė pas ka gjetur mbeshtetje nga subjektėt politike tė shqiptarėve por edhe tė liberalėve. Por, edhe pse nė pluralizėm, pushteti vazhdonte me mendėsinė bolshevike, duke pasur qasje tė dyfishta, njė kur janė ne pyetje shqiptarėt e tjetėr kur janė ne pyetje malazezėt. Kėshtu me dekret qeveritar ne vitin 1992, u themelu komuna e Andrijevicės. Ishte ky njė vendim i qelluar dhe shumė pozitiv pėr qytetarėt e atij mjedisi. Por, nuk u vazhdua mė tė njėjtėn mėnyrė edhe ndaj kėrkesės sė shqiptarėve. Kur u themelu komuna e Andrijevicės, askush nuk pat theksuar se nga aspekti nacional kjo ėshtė komunė etnike, pra nga malazezėt, edhe pse tash (2003) nė mėnyrė absolute janė deklaruar se ne aspektin kombėtarė janė serbė.

Decentralizimi sipas standarteve evropiane
Pothuaj ėshtė bėrė dukuri e modės, qe ne ēdo fushatė parazgjedhore, premtimet nga subjketėt e ndryshme politike janė tė mėdha. Ne kėtė aspekt partia mė e madhe DPS iu pat premtuar edhe qytetarėve tė Malėsisė sė nėse votojnė pėr kėtė subjekt politik, ne mes tė tjerash do t iu japin statusin e komunės pėr krahinėn e Malėsisė. Por, pas votimeve si zakonisht ēdo gjė harrohet, sepse ata kishin qellimin pėr njė kohė te caktuar. Njė veprim i tillė nuk ishte befasues pėr banorėt e Malėsisė, por me padurim pritej projekt-ligji pėr kryeqytetin, si dhe ēfarė statusi i pėrgatitet Malėsisė.

Dhe nuk vonoj shumė, ne fund tė vitit qė lamė pas, banorėt e Malėsisė u irituan shumė nga projekt-ligji pėr kryeqytetin e Podgoricės, ku Tuzi dhe Gollubovci parashihen tė kėnė statusin e komunave urbane, qe thėnė mė qartė do tė kishin ingredenca pak mė shumė sė bashkėsitė lokale. Edhe ne dy diskutimet publike, qe u zhvilluan nė Tuz, qytetarėt e Malėsisė kanė shprehur qartė pikėpamjet e tyre, se janė pėr komunė tė plotė e jo njė kuazikomunė pa ingredenca. Njėjtė kanė vepruar edhe qytetarėt e Zetės.

Qytetarėt e Malėsisė duhet tė kenė komunė me ingredenca tė plota, me kryetar, parlament lokal, buxhet, administartė e territor tė pėrcaktuar. Pra duhet tė kemi njė decentralizim sipas standardėve evropiane. Njė decentralizim i tillė garantohet edhe sipas konventave ndėrkombėtare, e ne veēanti kur janė ne pyetje pjesėtarėt e popujve numėrikisht mė tė vegjėl, siē janė ne rastin konkret shqiptarėt nė Mal tė Zi. Nga njė decentralizim i tillė nuk duhet tė frigohet askush, sepse decentralizimi nuk ėshtė dezintegrim, por pėrkundrazi me kėtė proces fitojnė tė gjithė.

Referendum pėr qytetarėt e Malėsisė
Ne lidhje mbi kėtė ēėshtje mendoj se ėshtė e nevojshme qe qytetarėve tė Malėsisė pėrmes njė referendumi duhet mundėsuar qe tė deklarohen se a dėshirojnė qe tė gjithė vendbanimėt e popullsia e tyre tė jenė ne kuadėr tė kėsaj komune. Mendoj se kjo formė e veprimit ėshtė mė e pėrshtatshme dhe mė e pranueshme, si pėr faktorin vendor por edhe ndėrkombėtar. Njė veprim i tillė do tė hiqte edhe dilemat ne lidhje mbi kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr qytetarėt e Malėsisė. Por, ėshtė pėr tu ēuditur se asnjė subjekt politik i shqiptarėve, deri mė tash nuk e ka trajtuar nė mėnyrė serioze ēėshtjen e referendumit tė qytetarėve, sepse kjo do tė ishte njė argument i fuqishėm pėr konstituimin e komunės sė re.

Ne kėtė aspekt ne njė farė menyre ka mundur tė shėrbėj rasti i qytetarėve tė Petnjicės ne komunėn e Beranės, tė cilėt kėrkojnė statusin e komunės, ku kanė kohė qe kanė mbledhur mbi 6000 nėnshkrime, qe sė bashku me kėrkesen e tyre e kanė depozituar ne parlamentin republikan. Edhe pse kėtyre qytetarėve iu ėshtė premtuar statusi i komunės, e jo "komunės urbane", ne saje tė rrethanave aktuale, kjo ēėshtje ėshtė shtyrė tash disa herė, sepse ėshtė arritur konsensuesi, qe ne lidhje mė kėtė ēėshtje tė debatohet nė parlamentin republikan.

Vendnumrimi politik i papranueshėm
Shqiptarėt me kėrkesat e tyre nuk dėshirojnė tė dėmtojnė pjesėtarėt e popujve tė tjerė, sepse ate ēka dėshirojnė pėr vete iu dėshirojnė edhe tė tjerėve, por e kanė tė vėshtirė ta pranojnė qasjen utilitare dhe te dyfishtė te pushtetit ndaj kėrkesave tė tyre legale dhe legjitime. Sepse tė angazhohesh pėr avancimin e pozitės dhe statusit tė popullit tėnd, ėshtė obligim i tė gjithė subjektėve politike e jo politike dhe individėve tė ndryshėm nga vendi por edhe nga diaspora. Pozita e shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė ne vendnumrim politik dhe si e tillė ajo ėshtė e papranueshme, sepse po bėhėn 14 vite nga miratimi i pluralizmit ne kėtė mjedis. Komuna e Tuzit pėr territorin e Malėsisė ėshtė ēėshtje parėsore pėr shqiptarėt, si faktor i zhvillimit, ndaljes sė emigrimit tė popullsisė shqiptare dhe identitetit pėr kėtė mjedis.
Shqiptarėt kanė kapacitet tė mjaftueshėm demokratik, qe ēėshtjėt e tyre t'i zgjidhin me mjete demokratike, por ne kėtė aspekt duhet tė ekzistojė edhe vullneti politik i pushtetit aktual.

Nė mungesė tė pėrgjigjės nga strukturat qeveritare mbi decentralizimin e pushtetit, duke formuar komuna te reja aty ku ka kushte e mundėsi reale, sidomos ne ato mjedise ku ekzistojnė kėrkesa nga ana e vetė qytetarėve, ėshtė duke u zhvilluar njė propagandė mediatike, e cila ēėshtjet pėrkatėse i trajton ne mėnyrė tė njėanshme dhe hegjemoniste qe nuk ėshtė ne favor tė avancimit tė barazisė nacionale dhe qytetare, si dhe te procesėve demokratike ne kėtė mjedis multinacional.

3.2.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara