HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dilemat tona

SHQIPTARĖT NĖ MAL TĖ ZI - PARTNER E JO DEKOR I QEVERISĖ

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Mendoj se ka ardhur koha qe tė ndryshojė mėnyra e veprimit politik, si tė subjektėve politike shqiptare nė mėnyrė tė veēantė, apo koalicionit "Shqiptarėt bashkė", e jo duke u marrė me vetvehtėn, sepse me sjelljet e tilla ka filluar tė humbet rejtingu politik, qe do tė jetė fatale pėr shqiptarėt ne kėtė mjedis multinacional

Siē ėshtė njoftuar opinioni i gjėrė javėn qe shkoi, pikėrisht mė 16 shkurt me propozim te kryeministrit M. Gjukanoviqi, ne parlamentin republikan u bė verifikimi i mandatit tė disa ministrave ne kabinetin qeveritar. Njė lajm i tillė nuk paraqet diēka tė jashtėzakomshme, duke marrė parasysh veprimtarinė rutinore tė kėtij kabineti. Por, ėshtė pėr tė habitur qendrimi refuzues i kryeministrit ndaj kėrkesės sė koalicionit "Shqiptarėt bashkė" pėr pjesėmarrje ne qeveri, pėrmes disa ndihmės ministrave.

Shqiptarėt (nuk) janė pjesėtarė tė koalicionit
Ne zgjedhjet e fundit parlamentare te cilat janė mbajtur mė 20 tetor tė vitit 2002, siē dihet vendvotimet shqiptare kanė dhėnė katėr deputetė, ku nga ky numėr koalicioni i subjektėve politike shqiptare me emrin "Shqiptarėt bashkė", fitoi dy deputetė. Por, ky numėr nuk ishte i mjaftueshėm qe tė jetė kushtėzim pėr koalicionin e dy partive DPS-SDP, sepse kėto kishin fituar mė tepėr sė gjysmėn e deputetėve tė parlamentit. Andaj ne njė situatė tė tillė koalicioni qeveritar nuk kishte nevojė pėr deputetet e koalicionit "Shqiptarėt bashkė".
Pėr elektoratin shqiptar dhe opinionin e gjėrė ėshtė shumė irrituese plogėshtia e koalicionit "Shqiptarėt bashkė", sepse nuk kanė dėshmuar se disponojnė mė ndonjė strategji politike, e cila do tė ishte ne favor tė shqiptarėve.

Tashmė dihet se nga viti 1997, shqiptarėt janė pjesėmarrės ne qeverinė republikane, ku pothuaj e kanė pasur vazhdimisht tė rezervuar Ministrinė e popujve pakicė. Ne qeverinė e mėparshme nga subjektėt politike shqiptare pėrveē UDSH qe merrte pjesė me njė ministėr, pjesėmarrės ne qeveri ishte edhe LDMZ, mė njė ndihmės ministėr nė Ministrinė e arsimit, dhe mė njė ndihmės sekretar ne Sekretariatin republikan pėr informata. Pa hyrė ne elaborimin e veprimtarisė sė tyre, sepse njė ēėshtje e tillė meriton njė trajtim tė veēantė, pjesmarrja ne qeveri ėshtė e domosdoshme, por duhet njė strategji e veēantė, e cila duhet tė jetė ne interes tė shqiptarėve, e jo te individėve apo klanėve tė ndryshme.

Ne takim te kryeministri si ne dasėm
Me tė drejtė pritej qe edhe ne Qeverinė e re, tė dalur pas zgjedhjeve tė 20 tetorit tė vitit 2002, shqiptarėt jo vetėm se do te kenė ato poste qe i kishin mė parė, por ai numėr tė rritej, duke marrė parasysh se tash kemi te bėjmė jo me subjekte politike tė veēanta, por me njė koalicion "Shqiptarėt bashkė", i cili ka edhe simboliken e vet. Siē bėhėt e ditur ne mes pjesėtarėve tė koalicionit "Shqiptarėt bashkė" ėshtė arritur marrėveshtja qe ministri i Ministrisė sė popujve pakicė tė jetė nga UDSH, ndėrsa nivelet tjera tė ndihmės ministrave do tė shqyrtohen mė vonė, ne saje tė ofertės nga qeveria.

Por, ne vend qe tė pėrgatitej njė kėrkesė ne mėnyrė urgjente pėr takim me kryeministrin, nė lidhje mbi kėrkesat e shqiptarėve pėr pjesėmarrje ne Qeveri dhe ēėshtje tė tjera, pjesėtarėt e koalicionit "Shqiptarėt bashkė", nuk treguan interesimin e duhur athua sė ēdo gjė ėshtė ne rregull, duke harruar premtimet e dhėna ne fushatėn parazgjedhore. Madje ne takimin qe kanė pasur me kryeministrin M.Gjukanoviqi me 14 maj 2003, kanė shkuar tė pa konsultuar dhe tė pėrgatitur fare, qe thėnė mė sė buti, i ngjason shkuarjės si ne dasėm, qe dėshmohet edhe nga kumtesa pėr opinion e kabinetit tė kryeministrit pas kėti takimi, e cila ēuditėrisht iu ngjason kumtesave nga periudha e monizmit.

Qasje jo serioze pėr ēėshtje shumė serioze
Ndėrsa ėshtė dashur tė kaloj njė vit nga zgjedhjet parlamentare, dhe ne muajin nėntor tė vitit tė kaluar opinioni ėshtė informuar, se koalicioni "Shqiptarėt bashkė" ka pėrgatitur kėrkesen ne lidhje mbi pjesėmarrjen ne qeveri ne nivelin e ndihmėsministrave ne disa resore, qe janė mė interes pėr shqiptarėt dhe ate do t ia dėrgoj kryeministrit. Me tė drejtė bėhėt pyetja, pse kaq plogėshti dhe jo seriozitet pėr kėto ēėshtje shumė serioze. Ku qendron defekti i mos angazhimit serioz pėr kėto ēėshtje, qe janė mė peshė pėr shqiptarėt ne lidhje mbi pozitėn dhe statusin e tyre ne kėtė republikė.

Por, ne ndėrkohė kur opinioni njoftohet mė njė kėrkesė tė tillė, edhe ndihmėsministri i vetėm shqiptar ne Ministrinė e turizmit, shkarkohet nga funksioni dhe subjekti politik qe e ka dėrguar ate (UDSH), nuk reagon nė momentin e duhur, qe paraqet skandal tė llojit tė vet. Pėr momentin, shqiptarėt janė tė pėrfaqėsuar ne Qeveri vetėm mė njė individ, pra ministrin e ne Ministrinė e popujve pakicė. Me parė edhe LDMZ, kishte pėrfaqėsuesit e vet ne Qeveri, por me rastin e vdekjės sė ndihmėsministrit nė Ministrinė e arsimit ne gusht tė vitit 2001, ky vend i mbetur zbrazėt nuk u plotėsu me ndonjė kandidat tjetėr, qe ėshtė dobėsi e pajustifikueshme e kėtij subjekti politik, sepse ai vend tash ne kėtė ministri ėshtė zėnė nga pėrfaqėsuesi i boshnjakėve. Ndėrsa nga viti i kaluar, ne saje te riorganizimit tė tij shuhet Sekretariati republikan pėr informata dhe pėrfaqėsuesi i LDMZ, mbetet pa punė duke u vetėpunėsuar ne njė organizatė ndėrkombėtare.

Duke pritur ofertėn e Qeverisė
Ne saje tė gjendjės aktuale dhe efikasitetit tė veprimtarisė sė qeverisė republikane nuk do te jetė befasi nėse pėrgjigja nga qeveria koalicionit "Shqiptarėt bashkė" do t'i vijė pas disa muajve. Eshtė ēėshtje tjetėr se ēka do tė ofrojė Qeveria, duke marrė parsysh se kryeministri iu ka lėnė duart e lira ministrave qe ato vetė tė vendosin pėr tė zgjedhur bashkėpunėtorėt e tyre. Megjithatė, duhet pritur oferta dhe pastaj duhet parė se si do te jetė veprimi praktik i koalicionit "Shqiptarėt bashkė", qoftė nė pranimin e ofertės sė tillė, por edhe ne lidhje mbi pėrcaktimin e kuadrave pėrkatėse. Mendoj se ka ardhur koha qe tė mendohet mirė se shqiptarėt nuk kanė nevojė qe tė jenė dekor i Qeverisė. Ata duhet tė angazhohen maksimalisht qe tė jenė partner, sepse vetėm me njė qendrim tė tillė mund tė ruajnė nivelin dhe pozicionin e subjektivitetit politik.

Koha tė ndryshojė taktikat e veprimit politik
Mendoj se ka ardhur koha qe tė ndryshojė taktika e veprimit politik, si te subjektėve politike shqiptare ne mėnyrė tė veēantė, apo si koalicion "Shqiptarėt bashkė", sepse me sjelljet e tilla ka filluar tė humbet serioziteti i veprimit politik. Dhe nėse vjen deri rėnia e rejtingut politik pasojat do tė jenė tė mėdha, sepse nuk do te jemi mė faktor serioz politik, qe do tė ishte fatale pėr shqiptarėt nė kėtė mjedis.
Shqiptarėt kanė kapacitet tė mjaftueshėm profesional, intelektual dhe politik, por duhet tė ekzistojė njė bashkėorganizim, i cili ėshtė mė sė i nevojshėm ne momentin e tashėm pėr avansimin e pozitės dhe statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Eshtė koha e fundit pėr bashkėrėndim tė veprimit me njė angazhim konkret ne kėtė drejtim, duke lėnė anash ambiciet lideriste, bajraktarizmin dhe atavizmin politik. Idetė, tė cilat janė nė favor te avansimit te pozitės dhe statusit tė shqiptarėve ne kėtė mjedis duhet te pėrkrahen, sepse statuskuoja politike dhe marrja me vetvehten nuk ėshtė ne favorin tonė, sepse ēėshtja kombėtare ėshtė mbi interesat personale dhe klanore.

20.2.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara