HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diskursi politik

DEBATI I MUNGUAR DHE KULTURA POLITIKE

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Nėse edhe me tutje nuk do te kemi njė debat konstruktiv dhe te vazhdueshėm si dhe unitet tė pikėpamjeve dhe te veprimeve politike ne mes subjektėve politike, te cilėt janė pjesėtarė te Koalicionit Demokratik "Shqiptarėt bashkė", sidomos kur janė nė pyetje ēėshtjet parėsore mbi identitetin tonė kombėtar, ėshtė iluzion se do te kemi ndryshime pozitive nė lidhje me avancimin e pozitės dhe tė statusit te shqiptarėve nė kėtė mjedis

Pėrgjegjėsia e subjektėve politike nacionale tė shqiptarėve nė Mal tė Zi
Pėr dallim nga koha e monizmit, pluralizmi ofron mundėsi dhe vlera mė tė mėdha te komunikimit me masėn, e kjo ka te bėj sidomos me ato ēėshtje te cilat janė preokupuese pėr qytetarėt. Ndėrsa ēėshtjet te cilat kanė te bėjnė ne lidhje mbi poziten dhe statusin e popujve ne mjediset multinacionale, padyshim se janė ekskluzivitet i subjektėve politike nacionale te pjesėtarėve te popujve pėrkatės, te cilat janė paraqitur ne skenėn politike, mėnjėherė pas miratimit te pluralizmit. Madje opinioni i gjerė ėshtė i informuar se kėto subjekte politike ne programėt e tyre qartė kanė fokusuar ēėshtjet fundamentale, tė cilat duhet te jenė motoja kryesore pėr avancimin e pozitės dhe statusit te popujve pėrkatės.

Njė ēėshtje e tillė nuk paraqet ndonjė risi, sepse ne kohen e monizmit ēdo gjė ishte e imponuar nga strukturat udhėheqėse, dhe popujt numerikisht me te vegjėl vazhdimisht ishin te margjinalizuar. Andaj, duke marrė parasysh te kaluarėn aspak te favorshme, janė formuar subjektėt politike nacionale me te vetmin qellim pėr te ndryshuar gjendjen ekzistuese, pėr barazi qytetare dhe nacionale ne mjedisin pėrkatės. Andaj edhe pėrgjegjėsia e tyre ne ketė aspekt ka dimension te veēantė. Eshtė ēėshtje tjetėr se sa ekzistojnė gjasat pėr te realizuar platformat e tyre politike kėto subjektėt politike, sepse njė ēėshtje e tillė varet nga rrethanat shoqėrore dhe klima politike ne mjedisin pėrkatės, e sidomos te vullneti politik i pushtetit pėr ndryshime qe do te jetė ne favor te qytetarėve dhe te rrjedhave demokratike.

Debati pjesė e kulturės politike
Edhe pse shqiptarėt nuk kanė trashėguar ndonjė pėrvojė politike nga koha e monizmit, sepse ēdo gjė ishte e dirigjuar dhe e pėrpunuar pėr qellime te partisė-shtet, ne periudhėn e pluralizmit pra nga viti 1990 e kėndej edhe pse minimale janė bėrė ndryshime pozitive. Kėtu para se gjithash mendojmė ne ate se shqiptarėt janė bėrė subjekt politik, ne kuadėr te pesė komunave ku janė popullsi autoktone pra ne nivelin e pushtetit lokal dhe ate republikan.

Njė temė e tillė gjithsesi meriton njė qasje te veēantė, por me kėtė rast duhet thėnė se me gjithė propagandėn e vazhdueshme te partisė ne pushtet(DPS), shqiptarėt nuk u asimiluan tėrėsisht ne ndonjė subjekt tjetėr siē ka ndodhur me boshnjakėt, por ata kanė ruajtur identitetin e tyre politik.

Por, kapitali i ekzistimit nga subjektivizimi politik nuk do tė thotė se duhet te jemi te kėnaqur, sepse te dhėnat statistikore ne saje te dy zgjedhjeve te fundit parlamentare (2001, 2002), janė shqetėsuese dhe me pasoja pėr te ardhshmėn. Ėshtė ēėshtje tjetėr pse elektorati votues shqiptar ėshtė duke u sjellur ne kėtė mėnyrė, por njė gjė ėshtė e qartė se, subjektėt politike tė shqiptarėve duhet te ndryshojnė taktikėn e veprimit te tyre, duke iu ofruar elektoratit, e jo vetėm ne fushata parazgjedhore.

Ėshtė e nevojshme qe te kemi njė debat te vazhdueshėm dhe te larmishėm ne mėnyrė qe elektorati votues te njoftohet ne detaje pėr ēėshtjet e ndryshme qe janė preokupuese, e jo te infiormohet pėrmes individėve apo mediumėve te ndryshme. Duke marrė parasysh se debati ėshtė pjesė e kulturės politike, ne kėtė mėnyrė subjektėt politike do te pėrfitonin edhe politikisht sepse do te dėshmonin ne praktikė se janė te preokupuara mė ēėshtjet e ndryshme te qytetarėve. Njė dukuri e tillė ėshtė e pranishme kudo ne botėn e qytetėruar, ndėrsa pėrjashtim bėjnė vendet kuazidemokratike.

Shqiptarėt peng te individėve
Por, ne mungesė te debatit ne veēanti kur kemi te bėjmė me vendime me peshė te veēantė qe kanė te bėjnė enkas mbi identitetin e shqiptarėve ne ketė mjedis, pėrfaqėsuesit e shqiptarėve ka ndodhur qe te mos kenė pikėpamje te njėjta, qe para opinionit thėnė mė se buti kanė dalė jo seriozė.

Ne situata te tilla pėrgjėgjėsia bie padyshim mbi individėt e tillė, e jo mbi subjektėt politike qe pėrfaqėsojnė, e aq mė pak mbi elektoratin votues shqiptarė. Sepse ėshtė paradoksale dhe e papranueshme qe disa individ pa pasur konsenzuesin e domosdoshėm, pėr ēėshtjet fundamentale kombėtare te dalin me koncepte dhe deklarime te kundėrta. Njė veprim i tillė ėshtė skandaloz, i dėmshėm dhe me pasoja pėr te tashmėn dhe te ardhmen. Nga gjendja momentale kuptohet fare lehtė se shqiptarėt, gjegjėsisht elektorati votues shqiptar, i cili ka votuar KD "Shqiptarėt bashkė" ėshtė bėrė peng i individėve. Njė dukuri e tillė ėshtė e pa pranueshme sepse ky koalicion ka mision qe te angazhohet ne lidhje me avancimin e pozitės dhe tė statusit tė shqiptarėve dhe jo te merret me ēėshtje private apo klaneve te ndryshme.

Takime me elektoratin vetėm nė fushatėn parazgjedhore
Njė dukuri aspak e hijshme ėshtė e pranishme edhe te subjektėt politike te shqiptarėve, dukuri kjo e cila ėshtė identike si te subjektėt e tjera politike. Nuk ka edhe si te jetė ndryshe, sepse nga forma e veprimit, pothuaj te gjitha subjektėt politike janė identike, edhe pse subjektėt nacionale te shqiptarėve ka qenė e udhės te dallohen ose thėnė me eufemizėm te jenė ndryshe, me mėnyrėn e veprimit, duke marrė parasysh specifikat e mjedisit ku veprojnė.

Njė konstatim te tillė e mbeshtesim ne faktin se tek elektorati shqiptarė nė Mal tė Zi, ekziston njė strukturė heterogjene politike, ku pėrveē subjektėve nacionale te shqiptarėve, kanė votues edhe subjektėt tjera jo shqiptare. Ne kėtė aspekt dallohet ne veēanti DPS-i, qe vazhdimisht ėshtė duke dalur konkurenti kryesor i subjektėve politike te shqiptarėve. Pasi ky subjekt politik, ėshtė bėrė sinonim i pushtetit, ne mjediset shqiptare ka gjetur njė numėr te konsiderueshėm votuesish. Eshtė ēėshtje tjetėr se nga sindromi pushtetit vazhdimisht janė duke pėrfituar individ te ndryshėm apo klanėt e tyre, ndėrsa elektorati i tyre votues, si zakonisht mbeten spektator me iluzione.Elektorati shqiptarė ne Mal tė Zi, ėshtė i vetdijshėm se DPS-i, ata i llogaritė vetėm kur janė ne pyetje votimet, sepse ne saje te kėtyre votave edhe tash ka shumicėn parlamentare, por i shqetėson sjellja aspak konstruktive e subjektėve politike nacionale te shqiptarėve.

Narcizmi politik sjell pasoja
Por, njė dukuri e tillė e cila ėshtė e pranishme, nga viti 1997 e kėndej siē duket nuk ėshtė aspak duke i shqetėsuar udhėheqėsit e subjektėve nacionale te shqiptarėve. Nė vend qė tė bėhėj praktikė kontakti me qytetarėt ne pėrgjithėsi dhe me elektoratin ne veēanti, ēdo gjė vazhdon me klishetė bolshevike, duke i kujtuar ata vetėm ne fushatėn parazgjedhore. Njė dukuri e tillė, ka vite qe ka filluar te zbehė peshėn e subjektėve politike dhe si te tilla janė duke humbur edhe besimin e qytetarėve.

Shėmbull tipik i kėsaj natyre, kemi abstenimin e njė numri te konsiderueshėm te votuesve ne qytetin e Ulqinit, gjatė zgjedhjėve ne vitin 2002. Subjekti politik (UDSH), i cili ne kėto vendvotime ka pasur elektoratin e vet votues, ne vend qe te alarmohet dhe te gjėjė shkaqet e njė dukurie te tillė, nuk shqetėsohet fare, athua se ēdo gjė ka qenė normale. Eshtė kjo njė dukuri e narcizmit politik, qe do te jetė me pasoja si pėr subjektin politik ne veēanti, por edhe shqiptarėt ne pėrgjithėsi.

Elektorati votues shqiptar i zhgėnjyer
Pėr te ndryshuar gjendja ekzistuese, e cila nuk ėshtė e pranueshme, duhet te ndryshojė koncepti i organizimit te stafet drejtuese te subjektėve politike. Nuk duhet te lejohet qe pėr ēėshtjet kyēe te vendosin vetėm udhėheqėsit e subjektėve politike, ndėrsa te tjerėt te jenė vetėm dekor. Ata te cilėt janė pranė tyre e kanė obligim qe ēėshtjet e tilla te trajtohen ne bazė, duke debatuar me argumente dhe pruar vendime unike e jo si deri me tash pjesėtarėt e Koalicionit Demokratik "Shqiptarėt bashkė", dalin me pikėpamje te kundėrta pėr te njėjtėn ēėshtje. Njė dukuri e tillė i ka irituar shqiptarėt ne kohė te fundit me rastin e vendosjės pėr hapjėn e fakultetit tė mėsuesisė ne gjuhėn shqipe ne Podgoricė, ku opinioni u informua vetėm pėrmes mediumėve.

Ndėrsa kaptinė e veēantė te kėtij diskursi politik paraqet debati i zhvilluar ne parlamentin republikan me 23 e 24 mars te kėti viti, ne lidhje mbi miratimin e ligjit pėr partitė politike, ku ne mes te dy depuitetėve te KD "Shqiptarėt bashkė", u zhvillua njė dialog aspak konstruktiv, duke pėrdorur shprehje jo te dėnja, me ērast ėshtė "skuqur" edhe ekrani i televizionit. Ky debat i zhvilluar, hapi shumė dilema, se as kur janė dy shqiptarė bashkė nuk mund te kenė qendrime unike, por votojnė njėri kundėr tjetrit. Atėherė me te drejtė bėhėt pyetja, sa ka efekt njė koalicion i tillė, dhe a janė pėrfaqėsuesit e tij ne nivelin e duhur?

Ēėshtjet e identitetit kombėtar janė shumė serioze, ata janė mbi interesat personale, sepse edhe subjektėt nacionale janė formuar jo pėr te avancuar individėt, por pėr te avancuar pozitėn dhe statusin e popullit tonė ne kėtė mjedis multinacional. Por, te gjithė ishim dėshmitarė se nuk ka ekzistuar as minimumi i vullnetit politik pėr te harmonizuar mendimet dhe pėr te dalė unik, ashtu siē ka pritur opinioni shqiptar nė pėrgjithėsi.

Nga njė qendrim i tillė jokooperues dhe te mungesės se kulturės elementare politike, ėshtė zhgėnjyer elektorati votues shqiptar, sepse diēka te tillė nuk e ka merituar nga pėrfaqėsuesit e tyre ne parlament. Ndėrsa nga ana tjetėr, njė situatė e tillė konfuze ka bėrė qe ne opinion te ekzistojė njė diversitet pikėpamjėsh, madje duke aluduar edhe ne fundin e kėtij koalicioni, i cili do te kishte pasoja te paparapara pėr subjektėt politike te shqiptarėve.

Vendosmėri pėr tu ballafaquar me realitetin
Por, pėr veprime unike duhet te ekzistojė konsenzuesi politik, i stafėve drejtuese, duke eliminuar qasjet autoritare te vendosjės, egoizmin dhe bajraktarizmin e organizimit politik. Ėshtė e nevojshme qe te organizohen tribuna dhe takime me qytetarė ne lidhje mbi ēėshtjet preokupuese, sepse vetėm ne kėtė mėnyrė subjektet e tilla mund te dalin nga faza parademokratike.

Ēėshtjet te cilat duhet trajtuar nuk lypin ndonjė ekskluzivitet intelektual, por guxim dhe vendosmėri me u ballafaquar me realitetin. Njė qasje e tillė ne veēanti ka te bėjė me subjektėt politike nacionale aty ku ata ushtrojnė apo marrin pjesė ne pushtet, se sa ėshtė ai pushtet fiktiv ne shėrbim te qytetarėve apo te individėve tė ndryshėm. Duhet te ndryshohet qasja e pushtetit autoritarist, e cila fatkeqėsisht ėshtė imitim i kapove drejtuese te subjektėve politike, por edhe te kompleksėve personale te individėve te ndryshėm qe ne ato poste kanė arritur jo ne saje te pėrgatitjėve profesionale, por pothuaj ne tėrėsi nga pėrkatėsia partiake.

Trajtimi i ēėshtjėve te tilla ne saje te njė debati konstruktiv do te ishte i suksesshėm nėse angazhohėn individė me autoritet profesional dhe intelektualė te profilėve te ndryshme. Vetėm ne kėtė formė te veprimit politik do te fitonim te gjithė, duke dalur seriozė me pikėpamje unike kur kemi te bėjmė mė ēėshtjet qe kanė te bėjnė me avansimin e pozitės dhe te statusit te shqiptarėve ne kėtė mjedis.
8.4.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara