HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dilemat tona

ĒAMĖRIA DHE PARLAMENTI SHQIPTAR

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Mos miratimi i Rezolutės pėr Ēamėrinė me datėn 8 prill, ne Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, te cilėn e kanė inicuar partitė e djathta, ne saje te abstenimit te deputetėve tė Partisė Socialiste, pėrbėn turpin kombėtar, duke dėshmuar ne mėnyrė transparente veprimtarinė antikombėtare tė mazhorancės politike, qė nuk paraqet ndonjė befasi pėr analistėt, sepse ky diskurs politik tek ata ka vazhdimėsinė e vet nga monizmi edhe tash nė pluralizėm

Lajmi qėndror ne te gjitha mediumet ne Shqipėri ne datėn 8 prill ishte mosmiratimi i rezolutės pėr Ēamėrinė ne Kuvendin e Shqipėrisė dhe pėrleshja e popullsisė ēame me policinė para Kuvendit, pasi u informua pėr vendimin e tillė tė turpshėm. Madje skenat para kuvendit ishin identike si mė parė ne Kosovė, ku aparati policor serb shfrente dhunėn e tij ndaj shqiptarėve. Ne mediat elektronike u verejt fare mirė njė i moshuar, i cili ishte gjakosur ne konfrontim me policinė, e cila pėr te qetėsuar gjendjen pėrdori shkopinjtė dhe vendosi telat me gjemba. Edhe pse kjo ishte gjakosje jashtė kuvendit shqiptar, ajo ishte pasojė e vendimėve te marrura mbrenda disa minutave mė parė. Pas vitit 1945, kjo ėshtė gjakosja e dytė e Ēamėrisė, kėsaj krahine martire, e cila u aneksua nga Greqia ne saje te vendimėve tė padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, nė vitin 1913.

Ēamėria krahinė shqiptare e martirizuar
Ne kuadėr te shtetit grek u aneksua pjesa jugore e Shqipėrisė, e cila njihet me emrin e Epiri i Jugut me sipėrfaqe prej 9076 km2. Nga kjo sipėrfaqe, krahinės sė Ēamėrisė i takojnė 2550 km2, dhe shtrihet pėrgjatė bregdetit Jon nga liqeni i Butrintit e deri ne Prevezė. Popullsia ėshtė kryesisht shqiptare por ka edhe grekė dhe vllehė. Ne shtetin grek pas aneksimit tė saj, ndaj popullsisė shqiptare veprohej me te gjitha mekanizmat shetėrore pėr asimilimin dhe shpėrnguljen e saj, me qellim te greqizimit te kėtij territori. Nėse asimilimi ndaj shqiptarėve me pėrkatėsi konfesionale ortodokse ishte mė i lehtė, problem paraqitnin shqiptarėt te konfesionit islam. Ne saje te marrėveshtjės sė Lozanės ne vitin 1923, ne mes Greqisė dhe Turqisė, u vendos qė te bėhėt shkembimi i popullsisė ne mes dy vendeve. Popullsia shqiptare e Ēamėrisė u detyrua te shpėrngulėj ne Greqi, me pretekst se ishin turq, sepse i takonin tė njėjtit konfesion, ndėrsa ne vendet e tyre u vendosen grekėt e ardhur nga Turqia.

Ne kėtė kohė, ne mėnyrė tė dhunshme u shpėrngulėn 35.000 shqiptarė nga krahina e Kosturit dhe e Follorinės dhe 55 000 nga krahina e Ēamėrisė. Nga kjo dhunė u shpėrngulėn duke u vendosur ne Shqipėri por edhe ne Amerikė edhe 27000 shqiptarė. Por, mė gjithė realizimin e kėtij aksioni shqiptarėt rezistuan dhe qendruan ne tokėn e tyre edhe pse ishin te diskriminuar. Gjatė LDB, Ēamėria u okupua nga forcat italiane, por me te pėrfunduar lufta, forcat shoviniste greke te kryesura nga N.Zerva, nga qershori 1944 e deri ne mars 1945, ndaj shqiptarėve te Ēamėrisė me pretekstin se kanė bashkėpunuar me okupatorėt, bėnė masakra te papara, dhunuan dhe vranė popullsinė e pafajshme, ku numri i viktimave arriti ne 2800 persona, shkatėrruan 68 fshatra dhe dogjėn rreth 5800 shtėpi. Popullsia tjetėr shqiptare u shpėrngul pėr ne Shqipėri ne shifren prej 35.000 banorėsh. Me kėtė aksion sipas projektit shovinist tė "Megali idesė", qe ishte njė holokaust i veēantė, Ēamėria u spastrua nga shqiptarėt te konfesionit islam, te cilėt u dėbuan nė mėnyrė tė dhunshme, duke lėnė pasurinė dhe pronat e tyre.

Inicimi i rezolutės pėr ēėshtjen ēame
Ne fillim te kėtij viti ne lidhje mbi ēėshtjen ēame ėshtė diskutuar edhe Parlamentin evropian, ku Kris Paten zhvilloi njė debat mė interes qe befasoi tė gjithė tė pranishmit, sepse njė ēėshtje e tillė filloi te marrė pėrmasa ndėrkombėtare. Po ashtu, ne lidhje mbi ēėshtjen ēame ėshtė debatuar kohė mė parė edhe ne Kongresin amerikan.

Njė interesim i dukshėm i faktorit ndėrkombėtar pėr ēėshtjen ēame, patjetėr nxiti edhe deputetet shqiptarė qe te pėrshpejtojnė hartimin e njė rezolute, e cila duhej te miratohej nga Kuvendi i Shqipėrisė. Opinioni ėshtė informuar mė herėt se njė rezolutė tė tillė e ka inicuar deputeti Shpetim Roqi nga Partia e Ballit Kombėtar, te cilėn fillimisht e kanė pėrkrahur subjektėt politike te spektrit tė djathtė, e mė pas te gjitha partitė parlamentare.

Ēka pėrmbante rezoluta
Rezoluta u pėrkrah fillimisht nga te gjitha subjektėt politike parlamentare, por ate e firmosėn 35 deputetė te spektrit te djathtė, e cila kryesisht kishte te bėnte mbi zgjidhjen e problemit te popullsisė ēame. Nė kėtė dokument janė pasqyruar qartė te gjitha nenet e shkelura tė deklaratės Universale tė tė Drejtave tė njeriut. Nė nenin 6 tė deklaratės Universale thuhet se, "ēdo njeri ka tė drejtėn t'i njihet personaliteti juridik, nė ēdo vend dhe ne ēdo rast". Mbėshtetur ne nenin 15 tė Deklaratės Universale thuhet se, "askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetėsia e tij", ndėrsa njė dukuri e tillė ka ndodhur mė popullsinė ēame. Ndėrsa nė protokollin numėr 4 tė Konventės Evropiane nė nenin 3 thuhet se, "askush nuk mund tė dėbohet me dhunė, me masė individuale ose kolektive", qė ka ndodhur mė popullsinė ēame.

Ėshtė paraparė qe pasi te miratohet ne Kuvend, Rezoluta t'iu drejtohej kuvendit grek, kongresit amerikan dhe Kėshillit tė Evropės. Pasi kushdo qė ka lexuar Rezolutėn kupton se ajo nuk kishte asgjė detyruese pėr qeverinė greke, dėshmon ne mėnyrė transparente qendrimin servil dhe tė turpshėm te deputetėve socialistė.

Si u votua ne kuvend
Me padurim pritej procedura e votimit, sepse ajo do tė pėrcaktonte edhe fatin e kėsaj rezolute. Gjatė votimit 55 deputetė socialistė abstenuan, ndėrkohė qė opozita parlamentare e pėrfaqėsuar nė kėtė seancė nga 53 deputetė votoi pro kėsaj rezolute, ndėrsa 4 deputetė votuan kundėr. Deputetėt qė votuan kundėr kėsaj rezolute ishin tre pėrfaqėsues nė parlament tė PBDNJ-sė, kryetari i saj Vangjel Dule, Kristo Goxhi, Ligoraq Karamelo si dhe deputeti socioalist Vangjel Tavo. Duhet theksuar se jo te gjithė deputetėt e PS-sė u veshėn me vellon e turpit, sepse ka pasur edhe nga radhėt e tyre qė kanė votuar pro rezolutės e ato ishin Sabit Brokaj, Dritan Prifti, Taulant Dedja dhe Zyhdi Pepa.

Pasi u arrit harmonizimi i pikėpamjeve, qė kjo rezolutė te kaloi pėr diskutim ne grupet parlamentare te forcave te ndryshme politike pėr te kaluar mė pas ne parlament pėr t'u miratuar, deputetėt socialistė kanė dhėnė kontributin e tyre. Por, dilemat se kjo rezolutė nuk do te miratohej aq lėhtė u dėshmuan nė praktikė, sepse vazhdimisht janė nxjerrė lloj lloj pretendimėsh, duke arritur kėshtu nė rrėzimin pėrfundimtar tė saj me datėn 8 prill ne Kuvendin e Shqipėrisė. Se ēka pat ndikuar qė grupi i deputetėve socialist tė ndryshojė qendrimin e vet nuk ėshtė vėshtirė pėr ta kuptuar, kur dihet se tek ata gjithnjė janė te pranishme mė parė interesat partiake e private se sa ato kombėtare. Bėhėt mė dije se ndryshimi i qendrimit ndodhi pas mbledhjės sė grupit parlamentar socialist, i cili njė javė para seancės, ku vetė kreu socialist Fato Nano vendosi pėr rrėzimin e rezolutės. Ky qėndrim, sipas vetė socialistėve, erdhi menjėherė pas kėrcėnimit tė bėrė nga pala greke, lidhur mė pasojat qė do tė sillte miratimi i rezolutės. Kėtė e vėrtetoi dhe mosprania nė seancė e vetė kryeministrit.

Mosmiratimi i Rezolutės - baraz me tradhėti kombėtare
Nga njė qendrim servil dhe antikombėtar tė deputetėve socialistė, te cilėt nuk kishin guximin elementar pėr tė votuar pėr njė rezolutė, e cila mbronte te drejtat e ligjshme te popullsisė ēame, del se ky soj deputetėsh janė makineri votuese ne duart e tė tjerėve. Deri sa ne parlamentin shqiptar, vendoset sipas disponimit tė shtetėve tė huaja, dhe interesave te individėve nė postėt mė tė larta shtetėrore, del qartė se Shqipėria ėshtė ne rolin e njė krahine autonome te Greqisė. Ishte pikėrisht ky moment pėr t'i treguar qytetarėve shqiptarė por edhe botės, se parlamenti dhe qeveria shqiptare nuk janė vegėl ne duart e qarqėve greke. Deputetėt ne parlamentin shqiptar kishin detyrim moral, politik e mbi te gjitha kombėtar sepse Rezoluta duhej te miratohej me aklimacion te tė gjithė deputetėve. Por, jemi dėshmitarė se ndodhi ajo qe nuk ėshtė dashur te ndodhė, sepse te votohet kundėr Rezolutės, do te thotė te votohet pro interesave greke. Njė turp tė tillė, i cili ėshtė barazi me tradhti kombėtare, nuk e lajnė as tė gjithė lumenjtė e Shqipėrisė. Mos guximi pėr te miratuar rezolutėn pėr Ēamėrinė e dėshmon ne mėnyrė transparente njė konstatim tė tillė.

Ėshtė pėr ēdo kritikė qendrimi i qeverive shqiptare edhe ne periudhėn e pluralizmit ne lidhje mbi ēėshtjen ēame, sepse me tepėr i ėshtė kushtuar rėndėsi marrėdhėnieve shqiptaro-greke se sa kjo ēėshtje te marrė rrugėn e zgjidhjės. Kujtojmė kėtu Traktatin e Miqėsisė me Greqinė ne vitin 1996, qe u realizu ne saje te regjisė Berisha-Meksi, ku ēėshtjen ēame e kanė pranuar qe ta lėnė nė mėshirėn e ligjeve greke, qe dihet se ata nuk pranojnė ekzistimin e pakicės shqiptare ne Greqi, sepse shqiptarėt te konfesionit islam i dėbuan ne mėnyrė sistematike, duke pėrfunduar me vitin 1945, ndėrsa ata ortodoks i asimiluan, andaj fatkeqėsisht kanė pranuar qe kėtė ēėshtje ta trajtojnė si punė individėsh qe kanė pasuri ne Greqi, e jo si problem tė njė popullsie, ndaj sė cilės ėshtė bėrė spatrimi etnik me dhunė shtetėrore.

A do te formojnė ēamėt partinė e tyre politike
Nga revolta e mosmiratimit te rezolutės pėr Ēamėrinė dhe pėrleshja me policinė, u kriju njė zhgėnjim tek tė gjithė shqiptarėt, por ne mėnyrė te veēantė te pjesėtarėt e popullsisė ēame. Duke parė se ato vazhdimisht janė mashtruar dhe manipuluar nga strukturat politike ne pushtet edhe tash ne pluralizėm, nga disa te pranishėm mėnjėherė u paraqit propozimi qė pėr te mbrojtur te drejtat e tyre te ligjshme, ēamėt duhet te mendojnė te themelojnė subjektin e tyre politik. Vetėm ne kėtė mėnyrė ata mund te bėhėn tė denjė qe te realizojnė kėrkesat e tyre, duke marrė pjesė me pėrfaqėsuesit e tyre aty ku vendoset pra ne parlamentin shqiptar.

Duke marrė parasysh edhe numrin e konsierueshėm te popullsisė ēame, e cila nė tėrė Shqipėrinė arrin deri ne 250.000, njė subjekt i tillė politik do te ketė elektorat te mjaftueshėm, pėr te siguruar numėr te konsideruar te deputetėve ne parlamentin shqiptar. Njė vendim i tillė do te ishte pėrgjigja mė e mirė te gjitha strukturave politike dhe atyre shtetėrore, sepse mazhoranca politike edhe njė herė dėshmoi ne mėnyrė transparente se mė tepėr iu intersojnė interesat partiake se sa ato kombėtare, qe nuk paraqet ndonjė risi, sepse te ky soj kameleonėsh ende vazhdon diskursi politik nga koha e monizmit edhe tash ne pluralizėm.

Mosmiratimi i Rezolutės dhe mediat
Si rrallė ndonjė ngjarje ne kėto vitet e fundit, mosmiratimi i Rezolutės dhe protestat e ēamėve para kuvendit tė Shqipėrisė, mediumet iu kanė dhėnė hapėsirė te mjaftueshme. Ne kėtė aspekt padyshim ne vend te parė qendrojnė mediat e shkruara si "Shekulli", "Korrieri","Gazeta Shqiptare", "Ballkan","Koha e Jonė" etj., ku individ dhe analistė te ndryshėm kanė shprehur opinionet e tyre ne lidhje mbi kėtė vendim te turpshėm dhe antikombėtar te deputetėve socialistė nė parlamentin shqiptar.

Titujt e artikujve nė gazeta janė te llojllojshėm ndėrsa te gjithė kanė njė mesazh e ai ėshtė se njė vendim i tillė nuk ėshtė dashur te merret nga deputetet, sepse nuk kemi pasur te bėjmė me ēėshtje private apo personale por me njė ēėshtje kombėtare, e cila po vazhdon gjithnjė epilogun e vet tragjik edhe pas 60-tė vitesh. Nga kėto artikuj e komente te botuara verehet se tek shqiptarėt mė sė fundi u zgjua ndjenja patriotike, e cila ishte nėpėrkėmbur tash e disa dekada me radhė. Bie nė sy se kanė shkruar mė sė fundi edhe personalitete dhe analistė te ndryshėm, qė janė me peshė nė publicistikėn shqiptare.

Nuk ka dyshim se demonstrata e ēamėve, organizuar nga Shoqata "Ēamėria" me 8 prill ka rėndėsinė e vet historike, sepse dha njė pėrgjigje patriotike dhe si e tillė ėshtė demonstrata e parė e kėsaj natyre e zhvilluar para parlamentit shqiptar. Ne pankartat e tyre demonstruesit ēamė kishin shkruar parulla me pėrmbajtje tė ndryshme si "Ēamėria toka e jonė", "Ēėshtja ēame, ēėshtje kombėtare", "Europa ėshtė me ne", "Ēamėria nuk vdes kurrė", "Parlamenti europian tė zgjidhet ēėshtja ēame" etj.

Por, ndėr to padyshim parulla mė domėthėnėse ishte "deputetė shqiptarė mos u bėni tradhtarė", qe duhet te jetė testament i pėrhershėm pėr te gjithė pėrfaqėsuesit e politikės, qeverisė dhe shtetit shqiptar pėr te kundėrshtuar kurdoherė politikėn anti-kombėtare, sepse ēėshtja kombėtare ėshtė mbi te gjitha, pėr ēdo individ, i cili ka moral dhe dinjitet njėrėzor.

20.04.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara