HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RECENSION

Rinjohje e vlerave kuteliane

-- nga Ndue Ukaj*)

Ndue Ukaj Qasja e studimeve, mbase edhe sprovimeve tė Shalės, zhvillohet si veēanti e fokusuar nė teoritė e format letrare, tė sintetizuara mbase si teori e transtekstualitetit zhenetian, me nuanca tė ndryshme, qė riformulohen si dije e empirikut pėr kėtė metodė tė studimeve letrare, me shumė gjetje tė reja, qė dalin pėrgjithėsisht tė panjohura nė kritikėn letrare shqiptare.

Letėrsia ėshtė dialog permanent. Kėshtu e koncepton edhe Kujtim M. Shala, mbase dialog permanent qė zhvillohet me botėn e gjithėpranishme artistike, nė kuadėr tė botės artistike, pėr t'u transponuar tek receptuesi nėpėrmjet interpretimit. Duke harmonizuar kėto dy tipare, nėpėrmjet studimit tė Shalės, ne rigjejmė njė univers tė gjerė letrar, e artistik, gjejmė Kutelin tonė, duke ndėrkomunikuar me botėn e artit, me botėn shqiptare, duke harmonizuar eksperiencat e jashtme (kujtesėn, qė reflektohet si kujtesė teksti), si dhe eksperiencat e brendshme, dijet empirike nė harmonizim me imagjinatėn e pasur letrare.

Kujtesa e tekstit Semiologu i madh i kohės, Umberto Eco, njėherit shkrimtar, duke shtruar shumė probleme rreth autorit dhe interpretuesit tė tij, shtron njė intencė, qė zhvillohet, si pėrsiatje, kur thekson "dialektikėn midis tė drejtės sė teksteve dhe tė drejtės sė intepretuesve tė tij".
Shala me dije tė thellė e kulturė tė gjerė letrare, pėrthyhet nė mes tė drejtės sė teksteve tė Kutelit, si dhe tė drejtės sė interpretimeve, qė i sheh tek teoria e transteksualitetit, teori kjo e formėsuar si dije dhe metodė nė studimet letrare. Nė kėtė kėndvėshtrim, studiuesi "zbulon" prozėn e Kutelit (mbase edhe tekstet e tij kritike) pėr tė pasuar njė teori letrare: teorinė transtekstuale.

Libri "Kujtesa e tekstit" mbetet formulim me shumė shtresime semantike, si sintezė e manifestuar nė tekste konkrete, tė analizuara nė rrjet, relacione kėto qė shfaqen nė tė gjitha planet e letėrsisė sė tij, duke rigjetur teorinė e cila thekson kujtesėn e teksteve nėpėrmjet tekstit, pra leximin e tyre nė kuadėr tė njė bote tė librit, botė kjo qė ndėrkomunikon nė letėrsinė e Kutelit.
Tek libri "Kujtesa e tekstit - Mitrush Kuteli", sintetizohet njė teori e tėrė, e asimiluar, nė shkallė tė dijes sė sublimuar e tė specializuar si rrallėherė nė kritikėn letrare shqiptare. I njohur nė vitet e fundit pėr qasje tė re, Shala, veēanėrisht ka shėnuar rezultate nė fushėn e studimeve teorike letrare, tė specializuar nė format letrare, qė kanė bėrė thyerje nė gjithė studimet letrare, duke aplikuar njė metodė - dije letrare, tė njohur si teori e transtekstualitetit zhenetian, qė nė fund tė fundit, intencė ka imanencėn e tekstit, imanencė kjo qė del nė kuadėr tė sistemit tė shkrimit letrar, sistem ky qė shihet si dialogim mes tekstesh, mėnyrėn e funksionimit tė tyre, tashmė tė modifikuar, duke mos i prejudikuar vlerat, sikundėr ndodhi me shumė studime tė gjysmės sė shekullit tė fundit, kur Kuteli u anatemua, duke mos u kuptuar.

Qasja e studimeve, mbase edhe sprovimeve tė Shalės, zhvillohet si veēanti e fokusuar nė teoritė e format letrare, tė sintetizuara mbase si teori e transtekstualitetit zhenetian, me nuanca tė ndryshme, qė riformulohen si dije e empirikut pėr kėtė metodė tė studimeve letrare, me shumė gjetje tė reja, qė dalin pėrgjithėsisht tė panjohura nė kritikėn letrare shqiptare. Duke eksploruar intencėn e shkrimit tė tij, tash si metatekst, Shala merret me Mitrush Kutelin, nė planin transtekstual, me tė gjitha derivimet qė dalin nga kjo dije letrare, pastaj shkon tek dimenisonet narratologjike, duke prekur edhe modelet diskursive, sė kėndejmi edhe me metatekstet kuteliane. I zvilluar si shkrim i sintetizuar, nė kuadėr tė njė sistemi apo shkolle letrare, teoria e transtekstualitetit, ngadhnjen mbi autorin paramodel, pėr aq sa mund tė thuhet se Kuteli vetėm i vihet nė shėrbim, si njė model i shkėlqyer pėr ta aplikuar, zhvilluar kėtė teori.

Formulimi "Kujtesa e tekstit", pėrveē se ndėrlidhet me atė qė mund tė konsiderohet interpretim transtekstual, i kontekstualizuar nė dimensionet interpretuese mė tė gjithanshme, mė gjithėpėrfshirėse, merr konotime, qė ndėrkomunikojnė me shumė shtresime, duke na lėnė tė hapur njė vizion pėr vetė tekstin - tekstet e Kutelit, tė shenjėzuara nėpėrmjet aktit tė leximit, nė dialogim tė gjithanshėm, me tė gjitha paramodelet, pėr t'u bartur kėshtu nė rrafshin e receptimit pėrmes leximit, identifikimit tė tekstit nė tekst, nė relacion me tekstet e tjera, e zhvilluar kjo si kujtesė, reminishencė, mbase edhe vetėdije krijuese qėllimore, nė pėrmbushje tė fiksionalitetit letrar-estetik. Duke zhvilluar teorinė e tij, Shala i identifikon dy strumbullare fundamentale tė gjithė literaturės sonė, kulturėn e shkrimit biblik, si kulturė nacionale, e lashtė aq sa vetė letėrsia shqiptare, si dhe kulturėn e letėrsinė orale, qė bėjnė jetėn e vet nė tekstet e prozės sė Kutelit, tė gjitha kėto nė relacione me shenjat, diskurset, kodet tematike, trajtat e shkrimit pėrgjithėsisht, tė cilat na shfaqen nė kuadėr tė universit tė pėrgjithshėm tė letėrsisė sė Kutelit.

Pėr tė depėrtuar nė intencėn e kėrkimeve tė tij, studiuesi i bėn njė sinopsis tė thuktė, por shumėfunksional, me eksplorime, nocioneve tė ngritura e formėsuara si teori, qė shenjohen bazike pėr tė kuptuar metodėn me tė cilėn operon studiuesi: palimpsesti, intertekstualiteti, arkitekstualiteti, paratekstualitet, arkizhanri, gjenozhanri, etj.

Duke sistematizuar nė kėrkim letėrsinė e Kutelit, prozėn e tij, Shala arrin tė formėsojė njė sistem tė komunikimit me kėtė letėrsi, duke e shtresuar nė tre nivele te tė cilat shenjon edhe vlerat e autorit paramodel, qė janė a) palimpsesti, si teori e shkrimit letrar, me variantet e tij b) narrativiteti (ndėrrrėfimiteti), si teknikė e tė rrėfyerit artistik, duke i eksploruar tė gjitha procedurat nė kuadėr tė sistemit tė krijimit tė prozės sė Kutelit, si proces i fundit i shkrimit dhe krijimit letrar, si dhe c) metatekstit, ku dalin pikėpamjet e Kutelit pėr letėrsinė, brenda teksteve tė tij kritike letrare, si metatekst, me ilustrim tė disa autorėve pėr tė cilėt jep vlerėsime Kuteli. Shala thekson se nė tekstet e tij teorike e kritike, Kuteli aplikonte, kėrkonte metodėn qė shkonte nga "kėrkimi imanent".

Pozicionimi teorik e kritik i Shalės, karshi autorit, nė kuadėr tė teorisė sė formave letrare, konceptohet nė kuadėr tė identifikimit me format, por duke prekur edhe kodet tematike e diskurset, me njė dialogim permanent, me hipotekste bazike. Nėpėrmjet kėsaj forme, duke vėnė dialogim me receptuesin, shenjon njė rinjohje tė vlerave tė Kutelit nė kuadėr tė letėrsisė shqipe.

Universi i pėrgjithshėm letrar-artistik kutelian pasqyron njė materie tė gjithanshme, ku gjejmė njė konglomerat tė pasur idesh, formash, trajtash shkrimi, i vetėdijshėm se nuk ka "ligjėrim tė virgjėr" (Barti), nga kultura e Shkrimit Shenjt dhe nga kultura e moēme nacionale, fillon tė gjejė tharmin e materies, kėshtu qė inkorporon mjeshtrisht tekste nė tekstin e tij, si derivim, duke iu dhėnė atyre njė ngjyrim tė ri, autonom, tė rishfaqur si njė botė e madhe e librit, ku shihet se librat komunikojnė me njėri- tjetrin. Duke ritheksuar kėtė, Kujtim M. Shala, sikundėr insiston tė nxjerrė premisa logjike pėr kuptimin e literaturės, literaritetit: ajo funksionon, duke rimarrė, duke ristrukturuar dhe njohur referencėn nė jetė, por edhe nė tekste tė shkruara dhe po qe se "nuk zbulohet" ky ndėrkomunikim, nuk mund tė njohim esencėn e kėtij modeli.

Shala teorinė e tij e sintetizon me pėrpikmėri, e aplikon nė tekstet konkrete me mjeshtri tė lartė, duke vėnė nė spikamė edhe shfaqjet e literaritetit. Nė kėtė mėnyrė ky libėr mbetet metodė, tejėt interesante, e panjohur, siē e thamė nė rrethanat shqiptare. Si i kėtillė tumiret si njė moment i ri pėr studimet letrare nė tė ardhmen.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara