HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrugėtim nėpėr Shkodrėn mijėvjeēare

-- nga Ndue Ukaj*)

Ndue Ukaj Shkodra kryeqendėr e kulturės shqiptare, kryeqendėr e dijės shqiptare, kryeqendėr e kujtesės sė pastėr nacionale shqiptare. Shkodra qyteti me lashtėsi 2500 vjeēare, nė fillim shekullin XXI, gjendet vetėm nėpėr kujtesėn e dashamirėve tė pasionuar tė etnisė, vend i shenjtė, vend qė mbajti gjallė gjallimin e kombit, qė mbajti gjallė gjakimin pėr liri, pėr kulturė burimore, pėr identitet e civilizim unik nacional.

Duke shėtitur rrugėve tė Shokdrės sė pėrbaltėsuar nga regjimet antinjerėzore, nga ideologjia atiqytetėruese, mė dukej se takoja sa e sa njerėz tė mėdhenj, qė dha ky vend: mė dukej se Fishta i pezmatur me tehun e satirės sė tij, sikundėr apelonte pėr gjallėri, gjallėri kjo qė edhe sot e gjithė ditėn e mbyti ideologjia dhe sistemi politikė i shtetit shqiptar, qė nga ardhja e barbarėve turq, tė cilėt shkatėrruan ēdo gjė brumore, qė e lanė nė harresė kėtė vend tė shentjė, madje edhe atėherė kur u krijua shteti Shqiptar.

Pjaca e Shkodrės, projektuar nga Kol Idromeno

Kryenece qėndronte kalaja e Famėshme e Shkodrės, sikundėr dėshironte tė shprehte gjithė atė lashtėsi tė pasur, atė krenari e atė mallė, atė gjallėri tė luftėrėva tė mėdha, qė bėri pėr qėndresė historike. Nė rrazė tė Kalasė, ėshtė ndėrtuar me mund tė madh Kisha e Zojės sė Skodrės, tė cilės i besuan gjithmonė shkodranėt, e tė cilėn e vunė nė ballė tė rezistencės nga barbaria Turke. Ajo nė vete ngėrthen njė histori, njė legjendė, legjendė tė cilės nė letrat shqipe i kėnduan shumė artistė tė mėdhenj, sė fundi edhe Kadare, nė versionin e fundit tė "Kėshtjellės". Ishte pikėlluese tė shihej gjithė ajo madhėshti e Kalasė, dhe tė kujtohet ajo histori qė e pėrshkruan Barleti nė dy rrethimet e Shkodrės, kur edhe filloi shpartallimi, dhe kur mori teposhtėn qenia shqiptare, kur mijėra arbėreshė, vetėm pėr tė ruajtur tė pastėr gjuhė, kulturė, e fe emigruan pėrtej detit, pėr nė Itali.

Sot rrazė asaj Kalaje qėndrojnė lypės tė shumtė, tė cilėt regjimi i ka hedhur rrugės, vetėm sepse kanė ruajtė shenjat identifikuese nacional-kuntinuitive, duke u flijuar, duke u persekutar.
Rrugėve shoh figura malėsorėsh, nėpėr varfėrinė qė e rėdnon kėtė kryeqnedėr tė kulturės sonė, tė mllefosur, jo vetėm ndaj padrejtėsive tė sė kaluarės, por edhe ndaj diskriminimit tė sė sotmes.

Ata kanė vetėm njė shpresė, shpresė kjo mė sė tragjike, tė lėnė atdheun e shtrenjtė, pėr tė cilin u flijuan… E qeveria shqiptare, nė heshtje sikundėr e pranon kėtė fakt. Shkodra edhe nė demokraci vazhdon tė pėrsektuhet, tė diskriminohet.
Mendoja, sikur tė ishte ky qytet pjesė e kulturės Gjermane, Italiane, do tė ishte qendra mė e madhe, mė e pėrkrahur, mė e avancuar nė ēdo pikėpamje. E sot ata kishin edhe njė shpresė, besimin nė Zotin, tė manifestuar pėrmes Kishės, e cila edhe sot ruante dicka nga kjo kujtesė.

Vizitoj Kishėn ku shėrbyen etrit Franceskanė, ata qė dhanė shumė pėr letrat shqipe. Vizitoj varrin e Fishtės, njė varr i improvizuar, tė cilit regjimi edhe eshtrat ia hodhi nė Bunė, dhe sot e kėsaj dite, Fishta qėndron pa varr. Aty qėndron njė flamur, njė kryq. Kaq! Dhe askush nuk ndjehet pėrgjegjės.

Mė tutje ėshtė Biblioteka Pėrsonale e Atit tė Madh. I mahnitur hyj nė tė. Shoh, me mijėra libra, njė infrastrukturė shumė estetike, ashtu siē ishte edhe vete jeta e tij, pėrplotė art, pėrplotė harmoni. Aty ka libra tė zhanreve tė ndryshme, tė kohėrave tė ndryshme. Kjo tė bindė pėr njė erudit tė pakrahasueshėm nė kulturėn shqiptare, pėr njė enciklopedi shqiptare, tė cilės duhet t'i pėrkulemi.
Sa del rrugėve, tė kujtohen autorė tė mėdhenj, Barleti ynė, Luigj Gurakuqi, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Gaspėr Pali, Vincens Prendushi, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Migjeni, Martin Camaj, e shumė e shumė kolosė tė tjerė, pa tė cilėt vėshtirė do kishim kėtė kulturė, kėtė letėrsi, kėtė shkrim qė e kemi sot.

Ndėrsa sot kjo kulturė vazhdon tė pėrdhosėt, nga ata qė as dje, as sot nuk e duan kombin, ata qė pėr bajraktarizėm, pėr fudollėk, pranuan ēdo gjė nė kurriz tė qėnies shqiptare, nga ata qė i ekskomunikuan dhe nė heshjte i ekskomunikojnė. Ndėrsa edhe sot Shkodra nuk pushon se rujaturi ato vlera, tė pėrbuzura nga njė pjesė e konsiderueshme. Nė Malėsi tė thellė tė Shkodrės, ende ėshtė i freskėt kujtimi i persekutimit tė tyre, i vrasjeve mė mizore, i pushkatimit tė qindra priftėrinjve, rrėzimit tė objekteve fetare ose tė shėndėrruara nė uzina komuniste. Por sot falė klerit, qė me tėrė qenien punon pėr tė mirėn e gjithėmbarėshme, pėr gjuhė e kulturė tė pastėr nacionale, ato kanė filluart tė restaurohen, tė rindėrtohen, nė mėnyrė qė Shokdrės t'i kthehet imazhi qė ka dhe duhet tė ketė.

Shkodrėn sot e rėndojnė shumė faktorė ekonomikė, apo poltikė. Sot Shkodra ka nevojė pėr gjithė kombin, tė cilit i dha shumė. Sot Shkodra duhet tė kėndellet nga harresa e turpėshme qė po i bėn kombi shqiptar, nga distancimi qė po i bėn shteti shqiptar i sotėm. Aty as sot e gjithė ditėn nuk investohet asgjė. Porse varfėria nuk i pengon shkodranėt tė ruajnė traditėn, gjuhėn e kulturėn dhe tė ndjehen krenarė pėr vlerat e tyre. Porse gjaku i atyre qė ėshtė derdhur pėr kėtė vend, nuk prehet i qetė, pėrderisa asaj nuk ia kthejmė respektin, nderimin e duhur.
Nga dashmirėt e dijes, nga dashamirėt e kulturės, nga ata qė kultivojnė traditėn e shkrimit shqip, duhet tė bėhet njė solidarizim, nė mėnyrė, qė kėshtu ta respektojmė mė shumė Shkodrėn, sepse kėshtu e respektojmė vetvetėn tonė.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara