HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tendenca pėr njollosje tė historisė

-- nga Ndue Ukaj*)

(Pse Jakup Krasniqi mendon se LP na paska luftuar pėr njė fe, dhe cila ėshtė ajo fe?)

Ndue Ukaj Gafi i madh, skandaloz i Jakup Krasniqit, mosnjohja e historisė, nga njė “magjistėr”, apo edhe tendenca e orkestruar nėpėr kabinete e qarqe joshqiptare, tė cilat si tė kėtilla punuan qė nga vdekja e Gjergj Kastritotit kundėr ideve nacionale, kundėr intersave nacionale, pėr fudollėk e bajraktar, “triumfoi” nė mėnyrė tė artikuluar nga Jakup Kraniqi, i cili duke marrė rolin e tė “gjithėdijshmit” atakoi njė pjesė tė kombit shqiptar, duke dhėnė parashenja pėr njė “spastrim” tė tipit komunist tė historisė nacionale, sipas qejfeve apo edhe sipas paramodeleve qė ka “ofruar” komunizimi dhe shkenca e saj. Nė mbrėmjen kur po shėnohej 126 vjetori i Lidhjės sė Prizreit, Jakup Krasniqi, do tė bėjė njė deklarat tė kėtillė: “126 vjetori i themelimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shėnon kulmin e kristalizimit tė kėrkesės sė Lėvizjes kombėtare pėr njė komb, njė gjuhė, njė atdhe dhe njė fe, - tha minsitri Jakup Krasniqi, tė shtunėn nė Akademinė solemne, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė nė pėrvejtorin e 126 tė LSHP-sė dhe nė Ditėn e Ēlirmit tė Prizrenit”.

Deklarata si e kėtillė nuk do koment, nuk do analiza pėr tė parė sterilitetin e historianit tonė, pėr tė parė mjerimin e njė pjesė tė madhe tė atyre qė pretendojnė tė disponojnė historinė, por jo tė bėrė me dije, nėpėr institute, nė relacion me dokumente e literaturė por sipas intersave ditore, kur e do puna, e ku do rasha mos u vrasha. Improvizimet na mbytėn! Por tashmė me tendenca pėr pėrēarje, nė sferat mė tė ndjeshme shpirtėrore, nė historinė nacionale, nė dimensionet shpirtėore fetare. Tė tillė janė edhe shumė tjerė. Madje edhe historianė tė famėshėm, qė kanė trasuar rrugėn pėr kėso mendimesh.

Por e keqja e tė kėqijave nga kjo deklarate pemfletike buron nga fakti se z. Kraniqi, nuk potencoi as fenė pėr tė cilėn na paska luftuar Lidhja e tij e famėshme, apo ka folur pėr ndonjė lidhje tė tij tė improvizuar, ashtu siē ndodh shpesh me njeėrz sterilė nė dije, qė pretendojnė tė dijnė gjithėēka, andaj edhe nuk dinė asgjė. Porse e keqja mė e madhe tash vjen nga pėrmasa mė tė rėnda, mė tė rrezikshme, pėr faktin se flet njė njeri publik, flet njė minstėr, dhe shkakton kunfuzione, duke lėnė tė hapur edhe shumė variante tė interpretimit edhe tė vetė anagzhimit tė tij, ngase deklara si e kėtillė, ėshtė tejėt skandaloze, e tipi enveristo-stalinist, tė pėrjashtimit, tė distancimit, tė shtrembėrimit, tė mohimit, qoftė tė historisė, qoftė tė tashmes, qoftė tė sė ardhmės.

Studimet tona historiografike, historike janė pėrēudnuar nė tė kaluarėn shumė, e pėr pasojė edhe shumė ēėshtje nacionale kanė mbetur nė dorėn e propagandės sė armiqve, pikėrisht nga mosnjohja, nga njohja qėllimėkeqe, apo nga njohja e “historinėve” qė kanė punuar me direktiva tė komisarėve politike, gjė tė cilės propagandė i shpėrben duke i cuar ujė nė mulli, nė mėnyrė shumė tė artikulauar Jakup Kraniqi, me deklaratėn e tij se Lidhja e Prizrenit na paska pasur synim njė fe, pa e elaboruar cilėn, dhe duke e lėnė tė nėnkuptueshme kėtė. Nė kėtė kėnvėshtrim, deklaratė si e kėtillė nė vete, e ndoshta kėshtu nuk e ka menduar Jakupi, por kėshtu thotė teksti, e thotė fjala, nga kombi shqiptar duhet distancohen tė gjithė ata qė janė ndryshe, qė besojnė ndryshe, pra gjysma e kombit, sepse historia nuk ėshtė e kėtyre. Me kėtė atakohet ajka e kombit, e cila pėrgjatė gjithė periudhave tė zhvillimeve nacionale, historike, letrare, kulturore, mbajti gjallė frymėn shqipe, mbajti gjallė idenitetin nacional, mbjati gjallė edhe vetė ata qė sot trumbetojnė nė emėr tė kėsaj lėvizje, pėr tė mos u asgjėsuar, pėr tė mos u bėrė turq e muslimanė tė tipit tė boshnajkėve.

E zoti Krasniqi nė rolin e njė historiani, muzaikun nacional pretendon ta deformojė, ta disponojė, t’ia ndėrrojė kahjen sot pas 126 vjetėsh, sipas qejfeve tė tij, sipas intersave pėr marketing e tendenca politike, duke ia atribuar kėtė lėvizje “kulmit” tė shqiptarėve nė synimet pėr njė njė komb, njė fe. E opnionin e lenė nė befasi, nė befasi ngase njė gjė tė kėtillė askush s’priste se mund tė mendojė ndonjė shqiptar, leje mė ndonjė historian i tipt tė Krasniqit. E, ēka ėshtė mė e keqja duke mos e elaboruar pėr ēfarė fe mendon, porse parashenjat kujtojė se kuptohen, i lenė tė nėnkuptueshme. E kujt i shpėrbejnė divergjencat e kėtilla, pos politikės dhe qarqeve joshqiptare, tė cilat me ngulim synojnė tė paraqesin popullin shqiptar me prirje joperėndimore. Nė kėtė kėndvėshtrim lexohet edhe tendenca e Krasniqit, paraqitur nė kėtė mėnifestim pėr Lidhjėn Shqipatare tė Prizrenit, e cila sipas “kapacitetit” te dijės sė tij, por natyrisht pa u thirrur nė refernca, nė tė dhėnė tė dokumentara, duke mednuar e pretenduar se ēdo gjė fillon aty ku ėshtė dhe aty ku flet ai, na sjell sot nė situata tė paqarta edhe brenda nacionit, edhe skepticizėm pėr anagzhimet brenda institucioneve tė Kosovės.

Kėtė na thotė, modeli i njė historiani mediokėr, njė poltikani qė as nuk njeh tė kaluar e as tė tashme. Vlerėsojė se nė kėto rrethana, kur bėhet pėrpjekje pėr konsolidim dhe unifikim nacional tė shqiptarėve, kjo do tė shkaktojė konfuzion, shkaton keqkuptime, ngase populli shqiptar ka tri fe tė mėdha, ka tre besime, tė cilat gjithmonė i kanė gjetur bashkimin aty ka ka dallime, duke mos rėnė preh e orekestrimeve tė pėrpjekjeve permanente pėr t’i ndarė shqiptarėt thėllė nė baza fetare, nė mėnyrė qė atėherė aspiratat pėr liri, demokraci, integrmi tė stopohen. Sepse mė sė miri ndahen, atėherė kur ju ndan historinė, atėherė ku iu deformon histroinė, atherė kur i bėn tė mos njihėn tė barabartė, pra sipas modelit tė deklaratės sė Krasniqit.

Nė kėtė kontekst do tė shtroja njė pyetje esenciale pėr Jakup Kraniqin: po supozojmė se Lidhja e Prizrenit paska qenė muslimane, ortodokse, apo katolike (s’ėshtė me rėndėsi cila), ēka duhet tė veprojnė tash ata qytetarė tė cilėt nuk janė pjesė e kėsaj Lidhje?
Vlerėsoj se kjo deklaratė duhet tė revidohet sa mė urgjentisht, dhe zoti Kraniqi duhet tė kėrkojė falje, ose tė elaborojė atė qė ka thėnė, sepse mund tė merret si tepėr tendencioze, me pasoja pėr shumė angazhime nė tė ardhmėn. Prandaj, pėr hir tė sė vėrtetės, pėr hir tė dokumenteve tė cilat na ofron historia, duhet t’i bėjė me dije, duke kėrkuar falje publike, se nuk ėshtė ashtu, se lidhja e Prizrenit nė vete ka qenė e pėrgaditur, e realizuar nga tri besimet e mėdha shqiptare, duke i flakur ndasitė. Pėr kėtė kemi modelin e shkėlqyeshmė se si e interpreton edhe Fishta kėtė ngjarje.

Nuk ėshtė mėkat tė gabosh, por tė jetosh nė gabime - thotė njė proverb. Pra Zoteri Kraniqi, ka gabuar, apo ka menduar ndryshe e ka folur ndryshe, prandaj duhet tė mos jetojė nė kėtė gabim, sepse ėshtė gabim qė kushton rendė pėr nacionin, pėr tė ardhmėn e Lidhjės sė Prizreinit, sepse po tė ishte e konstatuar ashtu, se kjo lidhje ka pasur kėto parashenja, edhe njėherė histroia e popullit shqiptar do tė ndryshojė esencialisht, do tė ndryshojė nė shumė nivele edhe vetė projekti pėr tė ardhmėn, programi nacional i shqiptarėve pėr rikthim nė Perėndim, program ky qė ėshtė shekullor, qė nga vdekja e Gjergj Kastriotit, nė nė formė tė ndryshme ėshtė bartur deri me sot, e qė tash ėshtė nė prag tė realizmit pėrfundimtar. Ne dhe gjithė ata qė mendojnė racionalisht, tė cilėt janė tė vetėdijshėm e dijmė se kjo deklaratė ėshtė e improvizuar, nuk ka kurfarė baze, por duhet tė korrigjohet, sepse thuhet nga goja e njė njeriu publik.

Reagime nuk ėshtė bėrė pėr motive tė ulta, tendencioze, por pėr hir tė reales, pėr hir tė opinionit, qė tė ruhet historia, ngase shumė miq tė mij, kanė qenė shumė tė shokuar pėr kėtė deklaratė, nga njė bartės i institucioneve. Do tė doja qė Jakupi tė mos mendonte ashtu, por do tė ishte nė interes qė ai tė kėrkojė falje pėr kėtė.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara