HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Vlora”, vendi ku shitet e ardhmja

-- nga Oltion Leka*

Kam disa ditė qė lexoj nė gazetėn “Shekulli” nė internet mbi propozimin qė njė firmė italiane tė marrė tė drejtėn e shfrytėzimit tė portit tė Vlorės nė lidhje me depozitat dhe rrjetin e shpėrndarjes tė naftės. Unė jam njė ish -pedagog nė Fakultetin Ekonomik tė Tiranės, qė si shumė intelektualė tė tjerė kam lėnė prej shumė vitesh Shqipėrinė. Duke u nisur nga jeta e interesave kapitaliste tė cilėn e pėrjetoj ēdo ditė, nuk mund tė rri pa bėrė disa rreshta koment mbi kėto propozime skandaloze. Siē thashė dhe mė lart ky diskutim dhe investim ėshtė qesharak nė ēdo pikėpamje. Sė pari nė aspektin e interesit kombėtar dhe atė nacionalist mė duket patetike se si ka mundėsi qė njė firme tė huaj i jepet e drejta tė zotėrojė pėr 30 vitet e ardhshme njė arterie tė tillė portuale tė Shqipėrisė.

Nuk ma merr mendja se njė gjė e tillė do tė ishte e mundur tė futej pėr diskutim dhe jo me tė aprovohej nė Parlamentin italian nė qoftė se njė investitor shqiptar do tė dėshironte tė anasjelltėn. Ndoshta tė zhytur nė vjedhjet momentale dhe interesat personale qė gjithmonė nė politikėn shqiptare janė primare, harrohet konteksi dhe rėndėsia e njė vendimi tė tillė. Disa investime nuk janė thjesht investime, por janė edhe interesa strategjike kombėtare qė do tė ndryshojnė dhe udhėheqin rrjedhėn e zhvillimeve tė ardhshme tė kėsaj industrie. Nė Shqipėri mungojnė rrjete tė mirėfillta shpėrndarje pėr gazin e lėngėt, naftėn apo produkte tė saj, por kjo nuk duhet tė thotė qė tė merren vendime tė gabuara. Akoma edhe sot qė kanė kaluar 13-14 vjet nga koha e ndryshimeve tė mėdha, nė Shqipėria operohet sot pėr nesėr, dhe i vetmi plan afatgjatė pėr ēdo ministėr apo kryeministėr ėshtė mesa duket 1-2 vite, aq ē’ėshtė gjatėsia mesatare e tė qenit nė karrige.

Si mund tė shpjegohet ndryshe fakti qė e drejta i jepet monopol njė firme tė vetme dhe kjo ėshtė e huaj? Ēfarė interesash kombėtare po arrijmė me kėtė? Kush e garanton qeverinė se si do operojė kjo firmė nė vitet e ardhshme dhe pėr mė tepėr monopol? Dhe primarja, ēdo qeveri nė ēfarėdo vendi europian apo amerikan kur sjell njė investim tė huaj ka dy objektiva bazė, punėsimin e popullsisė vendase dhe rritjet e prurjeve tė taksave pėr nivelin lokal apo qendror tė qeverisjes. Me sa lexoj asnjė nga kėto objektiva nuk synohet tė realizohet. Nuk shoh asnjė deklarim qeveritar tė pėrmendė hapjen e vendeve tė punės pėr shqiptarėt dhe asnjė llogaritje tė tė ardhurave vjetore qė rrethi i Vlorės apo pushteti qendror do tė marrė nė 30 vitet e ardhshme nga ky investim.
Tani tė kalojmė tek investimi. Eshtė vėrtet qesharake dhe e padurueshme se ēfarė logjike ekonomike pėrdoret nė kėtė investim. Shuma ėshtė qesharake, 1 milion euro nė vit, pra 30 milionė eruo investim total, qė ėshtė vetėm xhiroja vjetore e kompanisė qė unė menaxhoj. Njė investim qė ėshtė shumė i mundshėm edhe pėr 3-4 biznesmenė shqiptarė tė nivelit mesatar po tė mblidhen sė bashku dhe qė ėshtė qesharak pėr shumė nga top milionerėt shqiptarė. Arsyeja qė nxjerr shteti ėshtė se ne nuk i kemi kėto para, prandaj tė lemė firmėn italiane tė investojė. Po mirė, akoma nė vitin zero jemi dhe do jemi pėrgjithmonė? Ēfarė pėrpjekje u bė t’i ofrohej ky investim njė firme apo njė grupi biznesmenėsh vendash. Po sistemi i kreditit dhe i bankave nuk ekziston nė Shqipėri?
Njė llogaritje shumė e thjeshtė nxjerr qė kjo firmė do tė investojė njė total prej 30 milionė euro dhe si ēdo kompani private do tė dojė tė ketė njė profit margin prej tė paktėn 25-30% minimum. Pse kėto fitime duhet tė jenė tė pataksueshme dhe tė pėrfundojnė nė krahun tjetėr tė Adriatikut, kėtė nuk arrij ta kuptoj. Nė qoftė se investimi do tė ishte shqiptar, edhe sikur me kredi nga bankat, sė pari taksat do vileshin dhe nuk do pėrjashtoheshim me ligj. Sė dyti, natyralisht, kjo firmė do punėsonte fuqinė punėtore vendase dhe sė treti do tė prodhonte njė fitim pėr kompanine qė do mbetej nė Shqipėri pėr t’u riinvestuar apo pėr t’u pėrdorur si kredi nga rezervat bankare pėr zhvillimin e njė projekti tė ri, pra ajo qė quhet money-replicator.
Edhe bankat shqiptare do tė kishin njė fitim nga investimi nė kredi. Mė duket e pabesueshme qė shteti i dorėzon me dėshirė burimet natyrore, portet shqiptare nė duart e tė huajve. Nuk e di se ēfarė strategjie ėshtė kjo, por i bie qė pas 30 viteve nė Shqipėri tė kėrkojmė vizė pėr tė hyrė nė portin e Vlorės. Lind njė pyetje, nė qoftė se do tė flasim pėr teorinė e globalizimit, hapjes sė kufijve dhe pjesėmarrjen nė Europė, pse ky globalizim duhet tė bėhet nė kurriz tonė dhe nė favor tė interesave greke apo italiane? A mė jep dot njė rast qeveria shqiptare kur njė investitor shqiptar tė jetė i suksesshėm pėr tė hapur njė biznes tė madh qė kėrkon miratimin e qeverisė italiane apo greke dhe t’ia ketė dalė mbanė? Vėrtet vlejmė kaq pak sa ta shesim veten kaq lirė? Duket sikur jemi akoma nga vitet 20 tė shekullit tė kaluar, ku Vlorėn po ia japim vetė me duar italianėve pėr ta shfrytėzuar ndėrsa Durrėsin ia kemi dhėnė me kohė grekėve.
Po si ka mundėsi qė depozitat greke janė mu nė mes tė portit tė Durrėsit dhe rrezikonin deri tani afėr dhe planin e Bankės Botėrore? Kompani greke qė merr miratime nga qeveria shqiptare me njė lehtėsi qė shumė investitorė shqiptarė vetėm e ėndėrrojnė… Pse nuk kėrkon kjo qeveri tė drejtėn tė hapė filiale tė Bankės sė Kursimeve nė gjithė qytetet greke ku ka prezencė shqiptare, por e kundėrta ndodh shumė kollaj? Bankat greke janė kudo nė Shqipėri.
Me kursimet shqiptare nė Greqi punojnė bankat greke dhe nxjerrin fitimet e tyre. Me kursimet e shqiptarėve nė Shqipėri punojnė pėrsėri bankat greke dhe pėrsėri nxjerrin fitimet e tyre. I bie qė pavarėsisht se nė cilėn anė tė kufirit ndodhesh, nė qoftė se do kredi, interesi bankar do tė pėrfundojė nė xhepin grek? Pse???? Edhe sikur tė ishim kaq tė paditur dhe injorantė (nuk jemi aspak), nuk do shumė tė marrėsh pėr ca kohė nė punė grekė apo italianė apo ēfarėdo qė tė mėsosh procesin know-how dhe sistemet moderne tė banking dhe clearing.
Ēėshtja kėtu ėshtė strategjike. Duke menduar vetėm short-term dhe pėr faktin qė qeveritarėt tanė e shesin veten shumė lirė dhe mbi tė gjitha me tė huaj pasi kėshtu ėshtė mė vėshtirė tė merren vesh praktikat korruptive, tashmė kemi arritur nė atė gjendje qė nė shumė elementė tė ekonomisė dhe industrisė jemi nė dorė tė tė tjerėve. Dhe mbi tė gjitha kjo po vazhdon dhe akoma mė keq.
Duke u kthyer mbrapsh tek porti i Vlorės, siē e thashė nga ana monetare, investimi ėshtė qesharak, 30 milionė euro nė 30 vite, i pataksueshėm dhe mbi tė gjitha, kjo ėshtė vėrtet qė tė ngre nervat, jepet porti pėr shfrytėzim, pronėsi dhe operim BOO. Po mirė tė falur e kishim ne portin e Vlorės, qė duhet patjetėr t’ia jepnim mbrapsh italianėve pa marrė asnjė taksė mbi aktivitetin tregtar nė 30 vite dhe mbi tė gjitha asnjė qira?
Ēfarė parajse pėr investitorėt qė paraqitet Shqipėria. Lutem mė thoni se cilėn derė duhet tė trokas dhe kujt duhet t’i lyej qerren qė edhe unė si kanadez apo amerikan tė vij dhe tė mė japin njė port si psh. Sarandėn, Shėngjinin apo ku di unė dhe do t’ju premtoj qė do t’ua lė gati mbas 30 viteve pasi ta kem mjelė dhe nxjerrė 3 herė paratė e mia dhe pa paguar asnjė lekė si qira apo taksė. Me ēfarė naiviteti merren kėto vendime unė nuk e di, por ēfarė faji kanė fėmijėt dhe nipėrit tanė qė pas 30 vitesh kur tė jenė rritur dhe tė duan tė bėjnė diēka mė tė mirė pėr kėtė vend sesa kjo shtresė parazitėsh politikanėsh qė kemi sot, tė hapin arkivat dhe tė thonė, oops - nuk bėjmė dot gjė se ish-kryeministri apo ministri shqiptar nė 2004 vendosi qė kėto port shqiptar t’ia jepte falas kėsaj kompanie italiane…
E marr me mend se sa herė nė ditė i lutet Zotit kjo kompani e huaj qė i erdhi fati nė derė dhe se do tė marrė njė port strategjik tė tillė dhe mbi tė gjitha tė vulosur nė ligj si monopol. Njė investim i garantuar.
Njė shembull i shkėlqyer se ēfarė na pret nesėr pėr mė tepėr. Hajde Europė dhe merr ēfarė do, ne vdesim tė jemi shėrbėtorė, kjo ėshtė toka jonė po ne duam shumė ta falim dhe nuk duam asnjė taksė apo pagesė vjetore pėr kėtė shfrytėzim tė natyrės, portit, ndotjes sė ambientit dhe tė tjera.
Nė ēdo punė qė unė kam pasur rastin tė jem i pėrfshirė, mund tė them me siguri tė plotė se asnjėherė nuk mund tė ndodhė qė njė firmė private tė kėtė tė njėjtat interesa me qeverinė. I vetmi objektiv i ēdo firme ėshtė maksimizimi i fitimit. Eshtė qeveria ajo qė duhet tė mendojė pėr tė tjerat, tė vjelė taksat dhe tė kontrollojė nėse ka abuzim fiskal, tė shohė nėse firma nuk po ndot ambientin, qė paguan kontributet shoqėrore pėr punėtorėt e saj, dhe qė merret nė punė fuqi punėtore vendase, duke bėrė shpėrndarjen e tė ardhurave nė rrethin e Vlorės.
Ajo ēfarė do tė ndodhė me kėtė rast qesharak dhe patetik qė nuk e di se si propozohet pėr kalim nė Parlament, ėshtė qė kjo firmė qė premton 30 milionė euro investim pėr 30 vite, pra vetėm 1 milion euro nė vit, do tė fillojė tė investojė 3-4 milionė euro pėr 4 vitet e para, pastaj vetėm 800,000 euro pėr vitet nė vazhdim derisa kur tė vijė fundi investimi vjetor do tė jetė 200 - 300 mijė euro dhe asnjė investim pėr 2-3 vitet e fundit nė mėnyrė qė tė maksimizojė fitimin. Dhe mbi tė gjitha e bukura e kėsaj pune ėshtė qė pas 30 vitesh, Vlora jo vetėm s’ka marrė asnjė para nga kjo punė, por qė do t’i kushtojė 300 - 400 milionė euro nė paranė e vitit 2034 qė tė pastrojė portin nga njė projekt karakatinė qė do tė ketė mbetur nė portin e saj si njė relikė e Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe do shajnė dhe do shfryjnė qeveria e asaj kohe pėr idiotėsirat dhe mashtrimet e sotme qė kjo qeveri po bėn, por – “hey, who cares, right?” - sepse nė 2034 gjysma e qeverisė sė sotme do tė ketė lule pėrsipėr dhe pjesa tjetėr do tė jetė nė azile pėr pleq duke shijuar frytet e parave tė vjedhura nė 2004 dhe borxhin dhe koston e kėsaj qeverie do e paguajnė fėmijėt dhe nipėrit tanė me punėn dhe paratė e tyre.
Morali: ēdo gjė duhet tė paguhet nė kohėn dhe vendin e duhur.
Nė qoftė se ne krijojmė njė dikēa tė mirė qė mund t’ua lėmė fėmijėve tani, mirė, por nė tė kundėrt, ky popull qė fle dhe duron shumė pėr veten e tij, dhe nuk lė qė qerpiku tė mos preket tek fėmija, duhet tė ēohet, tė ulėrijė kundėr kėsaj shtrese aliene qeveritarėsh qė po vjedhin tė tashmen dhe tė ardhmen e fėmijėve tė tyre.
Dhe mbi tė gjitha, nuk ka rėndėsi nėse kėta politikanė janė tė kuq, rozė apo blu, qofshin dhe jeshil. Njė gjė duhet tė jetė e qartė dhe pėrgjithmonė, kjo tokė nuk ėshtė pronė private e njė qeverie 4 –vjeēare, por shtėpia jonė edhe pėr shumė shekuj qė vijnė. Nuk duhet dhe s’mund ta lėmė tė vazhdojė ky realitet. Shitje hotelesh, fabrika, porte dhe pasurim pafund pėr kėtė elitė, kurse 90% jeton nė mjerim dhe nisin fėmijėt rrugėve tė botės sepse janė tė huaj nė vendin e tyre, kėshtu qė ēfarė ndryshim bėn nėse punon refugjat nė Itali, Greqi apo refugjat nė Tiranė.

* Autori ėshtė ish-pedagog, i specializuar pėr Financė, Kontabilitet dhe Auditim - MBA/CPA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara