HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EMPIRIZMI I REXHEP QOSES NDAJ NJĖ LIBRI PA VLERA TĖ RUDINA XHUNGĖS

-- nga Pjeter Jaku

Ne gazeten "Shekulli" qe mban daten 30 Maj 2004, me terhoqi vemendjen shkrimi i Prof. Qosjes me titulli "Romani ndryshe", mbi romanin e Rudina Xhunges "Preja e nje martese te lodhur". Them te drejten, kur e mbarova se lexuari shkrimin, nuk i besova vetes se kisha lexuar diēka nga R. Qosja, kam parasysh analizat qe kam lexuar prej tij dhe tekstet mesimore si: "Historia e Letersise shqipe" romantizmi, "Prej tipologjise deri te periodizmi", "Porosia e madhe", "Panteoni i rralluar" si dhe romanin e tij te vlersuar "Vdekja me vjen prej syve te tille", etj.

Rudina Xhunga: Preja e njė martese tė lodhur Ne shkrimin-analize te Qosjes, romani "Preja e nje martese te lodhur", (qe per mua nuk eshte roman, nuk mbart asnje element qe mund ta klasifikojne ate liber ne nje veper artistike dhe, sidomos ne gjinine e romanit, aq me teper te romanit modern) e ngre ne qiell duke e klasifikuar si "betsellerin e pare ne historine e letersise shqipe", (sa gjykim i varfer!), si "roman popullor" - term i pa degjuar me pare, kur krijimtaria, sidomos romani, dihet se i perket nje niveli qytetarie shume te zhvilluar, si "roman i lexuar prej shtresave te ndryshme", "shume i komentuar prej lexuesve te zakonshem dhe profesionistė" (paska dhe lexues profesionistė!), por qe "nuk paskan dhene mendime per kete veper shkrimtaret dhe kritiket letrarė". A nuk do te ishte me mire qe Qosja ta pyeste veten: pse shkrimtaret dhe kritiket nuk paskan dhene mendime? Thua te jete xhelozia?! Jo professor! Edhe pse ju e pranoni se eshte roman i thjeshte, roman dialog, jeteshkrim etj., une mendoj se nuk mund te kete roman te thjeshte dhe jo te thejshte, nuk mund te kete roman pa perberėsit e romanit, ndryshe ka klaisifikime te tjera, gjini te tjera. Nuk eshte pengese aspak te mos ēmohet pse eshte shkruar fund e krye dialog. Pengese eshte, ndertimi i dialogut, mjeshtria dhe qartesia e mendimeve, transmetimi i mesazheve, dramaciteti, ngarkesa emociomale qe percjell, niveli artistik pak me lart se i nje bisede mes njerezve pa ide. Nuk e kuptoj se ē'i duhet lexuesit nje bisede e tille mes dy grave debile dhe nje burri te paqene, qe fillon e mbaron si nje histori e rendomte, me nje leksik shume te varfer dhe me perseritje te pambarimta. Te duket moderne pse jane mesazhe ne celular?! Mesazhe te tilla dhe shume me cilesore ka me mijera ne dite neper faqet e internetit. Keto ju mund t'i kishit mesuar shume me cilesisht te Fatos Kongoli, le ne letersine boterore qe jane tema te vjela prej vitesh. A nuk eshte leksiku nje element i romanit? Po perseritja pa mesazhe, ose rutine a nuk eshte ne dem te nje vepre artistike?! A ka nevoje lexuesi te harxhojė kohe me libra te tille, kur shume vlera te tjera i kalojne per mungese kohe?! Pastaj ja ne ē'perfundim arrini Ju: "ka dashur te shkruajė nje roman qe t'u pelqeje sa me shume lexuesve dhe qe sa me shume lexues do ta lexojne me sa me shume qejf." Me duhet te them profesor se, vertete mund ta fillojne me qejf, nga propaganda qe i eshte bere keti libri, por bindem se te gjithe e mbarojne te merzitur, ose e hedhin pambaruar me merakun e kohes se humbur. Mire se e lexojne, po ēfare do t'u mebetet ne koke pas leximit?

Ne vlersimet tuaja me superlativat; "artiste e vertete e dialogut", "artiste e gjuhes", "e ka te zhvilluar dhuntine e vrojtimit", "shtrirje te nje subjekti te pazakonshem qe e trajton ne menyre te jashtezakonshme, bash te jashtezakonshme". E ēuditeshme dhe e pabesueshme te jene keto vleresimet e Qosjes! Le kur autorja krahasohet me Servantesin, Stendalin, Balzakun, Floberin, Zolan, Dostojevskin, Dikensin dhe O'Henrin. A thua te jete nje lajthitje, apo keshtu e gjykon ate liber R. Qosja?! Me vjen keq po te jete e dyta ! Kush e ka lexuar Dostojevskin dhe nuk ka perjetuar situata dramatike ne ēdo dialog? Po Balzakun, O'Henrin, qe edhe nje mjeti i ka dhene shpirt? Mos don te thuash se jemi ne kohe meoderne dhe nuk mund ta vleresojme gazetaren R. Xhunga, per nje bisede te rendomte qe mundohet te na e paraqese si roman? Me vjen keq te te them, por je shume i vonuar profesor. Romanin modern nuk e bejne mjetet teknike, pra futja e celularit as internetit, ka perberes te tjere qe e klasifikojne ne modern ose jo moderne folkloriko-popullor! Ku jane mbresat qe te lenė dialogu i R. Xhunges, kur ju m'i krahasoni me Mopasanin e Ēehovin?! Mos valle e ke fjalen per kete dialog: "Tani qe t'i thashe te gjitha, te pares dhe te vetmes, jam me mire. Tani them te cohem nga kompjuteri dhe te shkoj te ha nje supe te bukur." Me vjen te qesh me vete: ka supe te bukur?! Si te duket ta udheheq romanin nje personazh i tille?! Pak provokime te tilla ka ne ditet e sotme, kur mundesite jane te shumta, per te zbuluar ekzistencen e nje fenomeni, siē ishin dyshimet qe kishte gruaja e te dashurit per mardhenjet mes dy bashkebiseduesve?! Pra, lexuesi nuk sheh ndonje gje te veēante ne kete subjekt kaq te lehte dhe pa asnje mbrese. Personazhi kryesor, pas gati nje viti kujtohet ta pyes bashkebiseduesin per emrin, genjehet si femije, pse e donte nje njeri qe s'e kish pare e takuar kurre! Aq me keq; mund te behesh xheloze per nje te panjohur?! Ja dhe nje rast tjeter per te vleresuar dialogun "jashtezakonisht mbreselenes": Une nuk njoh, per fat ndoshta, asnje fatkeqesi tjeter, pervec atyre qe prodhon ndjenja e humbur, qe te te bej te ndjesh humbjen deri ne palce? fq. 104 ... te prodhosh ndjenja (phhhh!).

Shkrimtaret dhe kritiket nuk jane marre me kete liber se, ne fund te fundit, eshte veshtire te vleresosh nje veper qe nuk eshte veper, vetem pse reklamohet si e tille. Per analize mund te marrim shume shembuj, por me kot, dialogu nuk permban asnje peshe ne emocionet e lexuesit e, jo pse ne nuk mund ta quajmė roman per shkakun e vetem se qenka shkruar ne dialog! Le ta hapim librin ku te na kapė dora dhe do te ndeshemi me dialogje te tille:
- Je shume i ngutur, e di kete? Po nguti nuk eshte faj, eshte deshire. Tjeter? - Ki durim dhe ca dite. Durim, sa fjale e poshter. (fjale e poshter... hhheeh). Kjo eshte letersia profesor?! Le komentet pa lidhje qe gjenden ne fq. 56, ne forme keshillash. Le ta hapim perseri qe te ndeshemi me "xhevahiret" e ketij libri, ! ? E mbyllim, Ti vendos. Portja eshte jotja, topi gjithashtu: si mund ta bej une golin? ? cfare bisedon ti me ate kur takohesh keto kohe? Nuk mund ta paragjykoj lidhjen qe mund te kete autori i ketij shkrimi me gazetaren R. Xhunga, por gjithsesi nuk mund ta marr me mend pse behet nje vlersim kaq siperfaqesor, kur kemi me dhjetra botime, qe ia vlen te merremi seriozisht me to, siē jane krijimet e fundit te Kongolit, Zhitit, Dibres etj. A nuk eshte nje bezdi e pakerdishme te lexosh nje liber me rendomesi te tilla: te thashe - s'te thashe, e don s'e don, te pashe - s'te pashe, me tako - s'te takoj, me shprehjet steriotipe "ia leme kohes", "kontrollo parandjenjen", "komunikim te pastabilizuar", "sqarim-kujtimeve", "sekret-sugjerimeve" "nje dreke kujtim-sqarimi", "sqarim - pajtimi", "rendiment - komunikimi" etj. etj. "krijime" artificiale dhe te pakuptimta. Veē kesaj, perseritjet jane aq pa vend sa te sjellin shume bezdi, si: "jam ndare me ate", "ti e don ate", "per t'u lidhur ne jete", "lidhje te re", "do te takohemi" etj. etj. Le t'i kujtojme studiuesit R. Qosja dialogun mjeshtror te romani "Oh" i Anton Pashkut ne rastin e Vashes (Asaj) me Bariun, i cili i qepet malit perhere per te kerkuar delen e 100-te. Delja e 100-te! Eshte ndoshta edhe nje simbol, qe vasha nuk arrin ta kuptojė, ndaj dialogu zgjat aq shume dhe nuk te merzit. Pra, zgjatja e dialogut e ka nje domethenie, ka nentekstin, eshte artistikisht lart dhe me leksik te zgjedhur, qe kurre te mos e merzit lexuesin. Nje tjeter rast ku Prof. Qosja mund te ishte ndalur eshte romani i Visar Zhitit "Funeral i pafundme". Bindem se ia vlen te ndalemi te ky roman professor! Nje popull i tere qe mban mbi kurriz nje arkivol. Nuk dine ku ta varrosin, gjunjet u dridhen nga pesha e tij dhe qendrojne. Nese ju e vleresoni dialogun si risi te re ne letersine shqipe, vleresoje dhe zerin e brendshem te personazheve. Por ai nuk gjendet te R. Xhunga, ndaj eshte nje liber aq pa peshe, saqe kur ta mbarosh, pendohesh pse e ke lexuar. Ju permendni thjeshtesine e librit tė Xhunges, dhe mua vetetimthi me lind pyetja: a mund te qendrojė vlera e nje vepre artistike te thjeshtesia?!

Nese ju e vleresoni kete liber si modelin e letersise moderne shqipe, mjere letersia shqipe, qe ne perberjen e saj do te kishte vetem ca njolla bardhe e zi pa kurrefare efekti. Te pakten te ishte letersi zbavitese! Te te pelqej tematika?! Edhe kjo s'eshte ndonje teme e parrahur. Pastaj eshte shume qesharak pohimi juaj: "Rudina na u paska rrembyer shkrimtareve nje mundesi krijuese te re". Dhe ku eshte gjithe ky novacion? Te celulari dhe mesazhet e lena ne te. Sa i vonuar je ne kohe o Rexhep! Po aq e pamenduar eshte shprehja juaj ne fund te shkrimit analize per R. Xhungen. Le ta perserisim fjale per fjale: "Ne qofte se do te keme jete e te shkruaj ende proze, do ta shfrytezoj kete pervoje te re krijuese, qe Rudina Xhunga ia ka sjelle letersise sone". Meqe edhe ju keni deshire, urojme qe te rrosh gjate, per te rene sa me poshte ne kete pervoje krijuese, pasi jane shume elemente, qe nuk te lejojne as t'i imagjinosh zhvillimet e reja elektronike, qe ne shume raste po zevendesojne njeriun fizik, shpirtin dhe ndjenjat e tij.

Dėrguar nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara