HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrgjigje pėr editorialin e botuar nė gazetėn “TemA”,
tė datės 4 mars 2004

Rezervat e mia pėr gazetėn “TemA”

-- nga Piro Misha, Tema, 05.03.2004

Pasi lexova editorialin e botuar nė gazetėn tuaj tė datės 4 mars 2004, me titull “Lufta ime e “ftohtė” me Piro Mishėn”, e shoh tė udhės tė bėj disa sqarime, me shpresėn se kėsaj here, nė pėrputhje me etikėn e gazetarisė, kjo pėrgjigje do tė botohet.

1. Duke iu pėrgjigjur ftesės sė z.Sali Berisha, mora pjesė nė takimin e organizuar prej tij me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, ku ngrita disa probleme. Njė ndėr shqetėsimet qė ngrita kishte tė bėnte dhe me atė frymė intolerance ndaj kujtdo qė mendon ndryshe, atė frymė pėrjashtimi dhe paragjykimi, apo sindromėn e dyshimit qė, jo rrallėherė, shkon deri nė paranojė, qė fatkeqėsisht karakterizon njė pjesė tė shtypit qė qėndron pranė PD-sė, apo qė shpesh identifikohet me tė. Sipas gjykimit tim ky ėshtė njė nga faktorėt qė i bėn shumė intelektualė, apo pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, ta shohin ende me skepticizėm partinė mė tė madhe tė opozitės. Iu shmanga qėllimisht nė diskutimin tim ēdo referimi ndaj ēėshtjeve personale, sepse ēėshtja qė ngrija ishte pėr mua parimore, ndaj dhe doja tė dija cili ishte qėndrimi i kryetarit tė opozitės pėr tė. Ky shqetėsim ishte dhe mė i natyrshėm, po tė kihet parasysh se pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve nė takimin me kryetarin e PD-sė, ishin pikėrisht ndėr ata qė ky lloj shtypi i kishte sulmuar apo etiketuar si armiq.

Pėr ta ilustruar shqetėsimin solla dy shembuj. Sė pari, egėrsinė me tė cilėn iu sul gazeta juaj thuajse gjithė atyre pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile qė “patėn guximin” tė merrnin pjesė nė takimin e paradokohshėm me Kryeministrin. Paradoksalisht, tė gjithė kėta ishin dhe nė takimin me kryetarin e PD-sė! Unė, nė fakt, e gjykoj si detyrėn time qytetare pjesėmarrjen nė ēdo takim pėr dialogim ku mė ftojnė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė shtetit tim, qofshin kėta kryeministra, apo kryetarė tė opozitės. Si shembull tjetėr, pėr tė treguar se ku tė ēon verbėria e intolerancės, qė e redukton gjithēka nė logjikėn primitive, inatēore dhe shantazhuese: o me mua, o kundėr meje, solla fushatėn qė u ndėrmor kundėr nismės sė njė grupi prej 15 intelektualėsh, shumė tė ndryshėm mes tyre, tė cilėt i bashkonte vetėm dėshira pėr tė dhėnė sado pak kontribut pėr problemet e shoqėrisė.

Fjala ėshtė pra, pėr nismėn e krijimit tė “Klubit 2000”, kundėr tė cilit, pa iu dhėnė as rasti tė provohej ē’ishte, u organizua njė fushatė paragjykimi dhe denigrimi, qė e arriti kulmin kur, nė njė editorial tė shkruar prej jush, paradoksi shkoi deri aty sa duke marrė me radhė tė 15 emrat, etiketoheshin si armiq tė opozitės, mes tyre dhe z. Edmond Leka (njė pėrfaqėsues i nderuar i asaj pjese tė shqiptarėve, qė kanė sinqerisht mendime tė djathta), tė cilit PD, vetėm pak kohė mė pas, i kėrkoi tė bėhej kandidat i saj pėr kryetar bashkie pėr Tiranėn! Kaq.

Padyshim ngrita dhe probleme tė tjera nė kėtė takim qė gjej rastin ta pėrgėzoj pėr frymėn qytetare dhe jo-pėrjashtuese qė e karakterizoi. Fola, p.sh., se, sipas mendimit tim, opozita qė po pėrdor sot nė politikėn e saj kartėn morale, qė tė bėhet bindėse, duhet tė japė e para shembullin, duke e filluar me mbėshtetjen e nismave pėr njė transparencė mbi burimet financiare nga ku vijnė tė ardhurat e partive dhe tė fushatave elektorale, pa pėrjashtuar kėtu as shtypin, pėrderisa ky po bėhet pėrditė e mė tepėr njė lojtar me peshė nė lojėn politike.

2. Pėr fat tė keq, editoriali juaj s’merret me asnjė nga problemet qė ngrita. Si gjithnjė, rruga e zgjedhur ishte ajo e abuzimit me pronėsinė e njė mjeti tė komunikimit masiv. Sepse, s’besoj tė ketė vend tjetėr tė botės demokratike ku shtypi tė mund tė pėrdoret nė kėtė mėnyrė si armė nė shėrbim tė hakmarrjes, apo pėr tė shkarkuar mllefet e frustrimet personale! Ndėrkohė, duke iu referuar shkrimit tuaj, dėshiroj tė kujtoj se, sipas etikės mė elementare, korrespondenca personale s’mund dhe s’duhet tė botohet pa lejen e palėve. Por, nejse, ndoshta po kėrkoj tepėr!

Problemi kryesor ėshtė se askush s’ka tė drejtė tė cungojė mesazhin, aq mė tepėr duke i hequr atij thelbin dhe duke e nxjerrė nga konteksti i “konfliktit” tim me gazetėn tuaj, ēka pėrbėn njė deformim e shtrembėrim tė qėllimshėm e tė palejueshėm. Unė, zoti Mero Baze, ju shkruaja pėr t’ju informuar se bashkėpunėtori i rregullt i gazetės suaj, qė ju e vinit tė mė sulmonte, duke tejkaluar shpesh ēdo cak tė lejueshėm nė njė shtyp normal, nė mesazhet tė cilave u referohesha, kishte gjėra vėrtet tė rėnda, tė cilat unė s’doja t’i bėja publike nga qė s’doja tė rėndoja njė djalosh qė shpesh gjėrat mund t’i bėjė dhe nga lehtėsia. Por mė duket e palejueshme qė, duke pretenduar se po botoni mesazhin tim, atij i janė hequr gjithė pjesa ku unė argumentoj se njė gazetė qė pretendon tė pėrfaqėsojė opozitėn, s’mund e s’duhet t’u japė kaq hapėsirė njerėzve qė provokojnė urrejtjen mė tė keqe. Po, padyshim unė kisha njė arsye personale, kur vė tė mė sulmojnė njerėz pėr tė cilėt unė qenkam “hasmi ynė Piro Misha”. S’besoj tė jeni kaq naiv sa tė mos e kuptoni pėrse ėshtė fjala. Mesazhi im nuk mund tė kuptohet po qe se atij i hiqen pjesėt ku unė sjell citime nga bashkėpunėtori juaj: ”Fjala paqe vjen nga Italishtja,- shkruan ai. - Do tė kisha propozuar qė kėtej e tutje njeri-tjetrin ta pėrshėndesim me selam dhe jo me fjalėn latine paqe. Per me teper ne historine tone kombetare kemi shume njerez me famė me emrin selam. Nje nga ata eshte Selam Musai, qe i pershendeti pushtuesit italianė si vellezerit tane iraken bėnė pak dite me pare ne Irak me pushtuesit e Berluskonit.” Apo diku tjetėr “Do te ishte nje gje shume e mire qe shqiptaret te mesojne gjuhen e tyre te shkruar me germa arabe, ne menyre qe te kuptojne te kaluaren tone islame, edhe pse masonet nderkombetare, si vampiri Kadare nuk duan qe ne te mesojme te kaluaren tone dhe duan te na mbajne ne xhahiljet katolikocentriste.”

Eshtė puna juaj nėse u duket normale tė keni bashkėpunėtorė tė tillė, por nėse boton njė mesazh timin, botoje atė tė plotė, madje dhe pėrgjigjen e shkurtėr qė unė u jap, nė vijim tė mesazhit tuaj qė botuat sot nė gazetė.

3. Nė vijim, mė duhet tė sqaroj se prej mėse njė viti, ose mė saktė qė kur nė janar 2003 botova njė artikull nė gazetėn “Shekulli” dhe mora pjesė nė debatin e Blendi Fevziut, kushtuar problemit tė radikalizmit islamik, jam bėrė pre e sulmeve tė shumė artikujve nė gazetėn tuaj, ku tejkalohet shpesh ēdo normė elementare e polemikės. E gjithė kjo filloi me njė artikull tė botuar pa emrin e autorit, shkurt 2003, me nėntitull “Deklaratė e papritur e Myftiut tė Elbasanit: “Po na rivret edhe Pirro Misha”!”, ku duke pretenduar se citoheshin fjalėt e ish myftiut tė Elbasanit, viheshin nė gojėn e tij kėto fjalė: “E gjithė thashemnaja e ngritur pati si qėllim vrasjen kolektive tė besimtarėve muslimanė shqiptarė. U kėrkua hapur inkriminimi i muslimanėve. Kėshtu nėse killeri ėshtė vrasėsi fizik i njė funksionari musliman, Pirro Misha ėshtė vrasėsi i tė drejtės sė muslimanėve shqiptarė pėr tė pasur imazh autentik brenda shoqėrisė shqiptare. Dhe pas kėsaj, kėta i luten djallit tė mallkuar qė tė fusin pėrēarjen mes nesh, duke na kategorizuar nė muslimanė tė moderuar dhe radikalė.”

I shqetėsuar nga kjo thirrje e hapur pėr dhunė, aq me tepėr kur pas verifikimit tė tekstit tė fjalės sė mbajtur nga myftiu i Elbasanit nga kaseta e regjistruar dhe transmetuar nga “Tv Klan”, mė rezultoi se gjithė citimet e bėra, duke pėrfshirė nėntitullin e artikullit, ishin sajime tė gazetės, ju shkruajta. Duke ju tėrhequr vėmendjen se pavarėsisht se nė ishit apo jo tė vetėdijshėm pėr pasojat qė mund tė sillnin shkrime tė tilla, qė veē mashtrimit me qėllim denigrimi, pėrbėnin dhe njė nxitje tė drejtpėrdrejtė dhune dhe urrejtjeje tė rrezikshme kundėr njė individi, kėrkoja pėrgėnjeshtrimin e artikullit anonim, si dhe tė mė kėrkohej ndjesė, duke botuar reagimin tim.

Asnjė nga kėto s’u bė. Mė tej jua lė nė dorė lexuesit ta gjykojė.

Shpresoj se kėsaj here reagimi im do tė botohet, nė pėrputhje me etikėn mė elementare tė shtypit tė lirė, pėrndryshe kam tė drejtė tė arrij nė pėrfundimin se e gjithė retorika juaj nė mbrojtje tė shtypit tė lirė kundėr dhunimeve tė qeverisė, s’ėshtė veēse demagogji.

(Redaksia e gazetės “TemA”, falėnderon zotin Piro Misha pėr korrektėsinė, me tė cilėn i ėshtė pėrgjigjur shkrimit tė djeshėm)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara