HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ka fituar vendimi pėr tė varrosur tė vėrtetėn

-- nga Preē Zogaj, "TemA", 18.01.2004

Preē Zogaj "Nė njė natė politike tė turbullt, qeveria shqiptare e kryesuar nga Fatos Nano, u pėrpėlit midis thirrjes "ndihmė" tė atyre qė po mbyteshin dhe njė mendimi apo nevoje tė errėt pėr tė varrosur tė vėrtetėn atje ku krimi nuk lė gjurmė: nė dallgėt e detit"

Me mocionin e mosbesimit, opozita kėrkon shkarkimin e kryeministrit Fatos Nano dhe zėvendėsimin e tij sipas ligjeve nė fuqi. Shkaku ėshtė tragjedia e 9 janarit nė detin Jon. Pa hyrė nė hollėsira, tė cilat do tė kėrkojnė tė sistemohen e sqarohen deri nė fund nga hetimet e Prokurorisė dhe Parlamentit, unė mendoj se mosbesimi ėshtė njė masė e drejtė ndaj kryetarit tė qeverisė, ėshtė njė ndėshkim politik i merituar dhe i dobishėm pėr sot dhe pėr nesėr, ėshtė pėrgjigjja e duhur e Kuvendit tė Shqipėrisė ndaj njė dhimbjeje mbarėpopullore tė rrallė, e shoqėruar me indinjatė dhe tensione; ėshtė pėrgjigjja e domosdoshme e Kuvendit ndaj dėshtimit tė strukturave shtetėrore pėr shmangien e tragjedisė.

Njerėzit u lanė tė vdisnin

Ne nuk kėrkojmė shkarkimin e kryeministrit Nano sepse zbuluam papritur, nė dritėn e tragjedisė sė 9 janarit, varfėrinė ekstreme, papunėsinė masive, krimin e organizuar me stampė apo mbrojtje shtetėrore, diskriminimin sistematik tė njerėzve tė thjeshtė nga njė kastė nė pushtet. Nuk kemi nevojė pėr viktima si ato tė Jonit pėr tė mėsuar se trafiqet, korrupsioni e kontrabanda organizohen nga grupet e krimit brenda strukturave shtetėrore, se kufijtė e shtetit dhe krimit janė bėrė mė flu se kurrė, se krimi dhe qeverisja janė shpeshherė dy faqe tė sė njėjtės fytyrė, se qytetari shqiptar e ka shumė keq punėn me kėtė lloj Janusi, me kėtė lloj Centauri gjysma krim e gjysma shtet qė votohet! Ėshtė e qartė se, siē kanė ardhur punėt, kėto probleme tė mėdha nuk zgjidhen me mocione, por zgjidhen vetėm me zgjedhje tė lira e tė ndershme. Opozita e di, prandaj i ka hedhur pėr gjykim nė popull dhe do t'i hedhė sėrish pėr gjykim nė popull me bindjen se masėn nuk ėshtė e lehtė ta prishėsh, siē thoshte Aristoteli, dhe se vjen njė moment kur nevoja pėr ndryshim bėn pėr vete kaq shumė njerėz sa asnjė lloj manipulimi nuk mund ta ndalojė atė.

Ne nuk kėrkojmė sot largimin e kryeministrit Nano, sepse njė tjetėr gomone, nga moria e atyre qė pėrshkojnė detin prej dymbėdhjetė vjetėsh, nuk mbėrriti dot nė brigjet e Puljas, por pėsoi avari, mbeti nė det, mish pėr top i tė ftohtit dhe stuhisė. Edhe mė parė kemi humbur njerėz nė detin Jon dhe Adriatik. Qė prej vitit l992 e deri nė janar tė vitit 2004 numėrohen njėzet tragjedi tė pėrmasave tė ndryshme. Nuk mė pėlqen ndarja e tyre nė tragjedi tė "para vitit l997" dhe "pas vitit l997". Nė thelb, fluksi i trafikut tė klandestinėve shqiptarė ka ndjekur kurbėn, fatkeqėsisht tė pandryshueshme, tė nevojės sė qytetarėve pėr tė emigruar, duke marrė nė sy rreziqe tė mėdha dhe duke sfiduar regjimin e ngurtė tė vizave pėr shqiptarėt. Qeveritė, herė pas here e kanė zvogėluar ose ndaluar me forcė trafikun e klandestinėve, por kanė bėrė shumė pak pėr zgjidhjen nė themel tė problemit.

Sonte, sėrish vibron nė kėtė sallė dhe nė kėtė mbrėmje tė Shqipėrisė, njė pyetje domethėnėse: A punon koha pėr shqiptarėt? Si ėshtė e mundur qė si katėr vjet, si katėrmbėdhjetė vjet pas diktaturės komuniste, kemi sėrish tė njėjtėn etje dhe tė njėjtat vėshtirėsi pėr tė ikur nga Shqipėria? E kemi thėnė dhe e pėrsėrisim se zgjidhjet janė puna, punėsimi, njė politikė e re, bashkėkohore dhe kombėtare pėr zhvillimin e ekonomisė, pra jo ato reformat sterile dhe libreske qė vetėm varfėrojnė Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe qė disa ministra i paraqesin kėtu me naivitet si vezėn e Kolombit. Zgjidhjet e reja kėrkojnė parasėgjithash drejtues vizionarė, tė pėrgjegjshėm, atdhetarė. Dhe derisa tė pėrqafohen, tė zbatohen dhe tė fillojnė tė japin japin fryte kėto zgjidhje, nuk do tė guxoja tė vija bast, tė nderuar kolegė, se tragjedi si ajo e 9 janarit apo tė ngjashme me tė nuk do tė pėrsėriten. Varfėria do tė kėrkojė rrugėdalje. Njerėz tė tjerė do tė lėnė kokėn nė kėtė pėrplasje pa kompromis tė shqiptarėve me fatin.

Opozita kėsaj radhe kėrkon shkarkimin e kryeministrit ngaqė njerėzit u lanė tė vdisnin. I madh e i vogėl e ka marrė vesh se u lanė tė vdisnin. Kjo ėshtė tragjedia e parė kur njerėzit, gati ashiqare, lihen tė vdesin. Kjo ėshtė arsyeja pse opinioni publik ėshtė zemėruar e revoltuar si asnjėherė tjetėr. Nė njė natė politike tė turbullt, qeveria shqiptare e kryesuar nga Fatos Nano, u pėrpėlit midis thirrjes "ndihmė" tė atyre qė po mbyteshin dhe njė mendimi apo nevoje tė errėt pėr tė varrosur tė vėrtetėn atje ku krimi nuk lė gjurmė: nė dallgėt e detit. Rreth orės 23.00 tė mbrėmjes sė 9 janarit mendimi pėr tė varrosur tė vėrtetėn fitoi mbi jehonėn tashmė tė shurdhėr tė thirrjes "ndihmė".

Ministri Toska i kapur nė krimin e fshehjes sė tragjedisė

Zyrtarėt e pashpirt shkuan pėr tė pushuar, kurse ministri i ri i Rendit Publik, Igli Toska kishte edhe njė punė pėr tė kryer. Me stafin e tij u mor personalisht me pėrhapjen gazetė mė gazetė tė lajmit se nuk bėhej fjalė pėr njė SOS tė rrezikuarish pėr t'u mbytur, nuk bėhej fjalė pėr emigrantė, por shumė-shumė, pėr skafistė qė transportonin drogė. Siē e dini, mjaft media, tė shkruara dhe elektronike, e morėn si tė mirėqenė versionin e ministrisė sė Rendit dhe e botuan nė forma tė ndryshme. Tani ėshtė vėrtetuar se ministri Toska dhe dhjetėra zyrtarė tė tjerė tė lartė e dinin qysh nė krye se nė gomone kishte emigrantė nga veriu i Shqipėrisė. Ėshtė vėrtetuar se piramida e Rendit Publik ishte nė dijeni tė plotė tė organizimit tė kėtij trafiku qė prej momentit kur u gjetėn njėrėzit nė rrethin e Shkodrės e duke vazhduar me pagesat, transportin e tyre drejt Dhėrmiut e kėshtu me radhė.

Ka shumė dyshime tė tjera pėr mungesė gatishmėrie tė mjeteve e njerėzve me uniformė, pėr doza tė ndjeshme stimulimi tė operacionit tė kėrkim-shpėtimit; hetimi parlamentar besoj do tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn dhe do tė sjellė edhe emrat e atyre qė u angazhuan nė operacionet e kėrkim-shpėtimit. Por, e pėrsėris, momenti pėrcaktues i tragjedisė, ėshtė ndėrprerja e operacionit tė kėrkim-shpėtimit gjatė gjithė natės sė 9 janarit duke u gdhirė l0 janari. Ministri Igli Toska ėshtė i kapur nė krimin e fshehjes sė tragjedisė nė momentin kur po ndodhte, dhe e vetmja gjė qė i mbetet tė bėjė kėtij ministri, ėshtė tė tregojė "pse"-nė. Paraardhėsi i tij, zoti Luan Rama dha dorėheqjen thjesht pėr shkak tė njė incidenti banal me gazetarin Ilir Babaramo tė televizionit "Vizion Plus"! Toska, qė ėshtė pėrfshirė dhe ka pėrgjegjėsi tė rėndė pėr vdekjen e njėzet e njė shtetasve dhe humbjen e rreth shtatė tė tjerėve, nuk e ka dhėnė ende dorėheqjen.

9 janari i plasi nė duar malavitės shtetėrore

Nėntė janari nuk ishte rrufe nė qiell tė kthjellėt. Ka mjaft informata dhe prova se 9 janari i plasi nė duar ndėrmarrjes sė re shtetėrore tė trafiqeve. Tė vdekurit, sigurisht pa dashjen e tyre, u bėnė dėshmorė tė njė tė vėrtete qė u mbahej e fshehtė tė gjithėve, tė njė trafiku dhe tė njė malavite tė rikthyer fuqishėm pas Kongresit tė fundit tė PSSH-sė. Tė vdekurit janė ēmimi qė pagoi shoqėria shqiptare pėr tė grisur maskat e shumėfishta tė qeverisė "Nano". Shoqėria e ka ndier kėtė. Prandaj po i nderon pėrtej dhimbjes njerėzore. Por shoqėria s'ka pėr t'u mjaftuar me kaq. Ajo po ngrihet e do tė ngrihet edhe mė vrullshėm nė kėmbė pėr martirėt e vet qė vdiqėn pėr tė na treguar edhe mė qartė humnerėn ku ka rėnė qeverisja dhe demokracia. Njė pėrmendore u prin qytetarėve shqiptarė qė po zbresin nė rrugė e nė sheshe. Ajo ėshtė pėrmendorja e atyre qė humbėm nė tragjedinė e Jonit, por nė njė kuptim mė tė pėrgjithshėm ajo ėshtė pėrmendorja e halleve qė kanė zėnė Shqipėrinė dhe qė nuk mund tė zgjidhen pa fjalėn e qytetarėve.

Ora e qytetarėve

Do tė ishte mirė qė problemet tė zgjidheshin parasėgjithash nė Institucione, jo se ka ndonjė tė keqe qė zgjidhja e problemeve tė mirėqeverisjes t'i kalojė drejtpėrsėdrejti popullit, pėrkundrazi. Por nė kushte normale, ligjet punojnė mė mirė foltoret, siē kėshillonin mendjet e urta tė antikitetit. Por shqiptarėt e dinė e duhet ta dinė. Nė Kuvendin e Shqipėrisė nuk ndodh tė ketė ndonjė reflektim apo reagim institucional ndaj problemeve dhe denoncimeve qė rezultojnė tė vėrteta. Humbin e vidhen nė dogana e tatime rreth 400 milion dollarė. Alarmi jepet ēdo dy tre muaj nė tribunėn e Kuvendit nga deputetėt e opozitės. Njė ditė prej ditėsh, ministri i porsaemėruar i Financave pothuajse e konfirmon kėtė gjendje.

Por ministri pėrgjegjės para tij ėshtė emėruar nė njė post tjetėr shumė tė lartė. Njė numėr deputetėsh tė opozitės dhe jo vetėm tė opozitės e "teprojnė" duke denoncuar monopolet nė shėrbimin e telefonisė celulare e sektorė tė tjerė strategjikė. Ēfarė ndodh? Disa individė qė kanė pėrgjegjėsinė historike tė krijimit tė kėtyre monopoleve emėrohen sėrish nė poste shumė tė larta. Po, shqiptarėt duhet ta dinė. Fjala, mjeti i komunikimit, mjeti i mirėkuptimit, mjeti i progresit, siē thoshte Karl Poper, ka humbur kuptimin nė institucionet e kėtij shteti. Dhe kjo ėshtė njė humbje nga mė dramatiket.

Kur shohim se qeveria nuk zhvillon mė zgjedhje tė lira dhe kur shohim se fjala ka humbur kuptimin, ne nuk mund t'i iludojmė njerėzit se problemet mund tė zgjidhen brenda institucioneve. Nė kėtė pohim dhe paralajmėrim mė ēojnė reagimet nė kėtė seancė tė jashtėzakonshme tė Kryeminsitrit dhe disa ministrave.

Rezistenca e virtytit dhe alibia e Nanos

Sipas njė avazi tė vjetėr, qė ėshtė bėrė tashmė filozofia e PS-sė, zoti Nano e la tragjedinė e freskėt pėr tė cilėn jemi mbledhur dhe u mor prapė me opozitėn, PD-nė, Berishėn. Zotėrinj socialistė! Ju, megjithėse jeni nė pushtet, jeni opozita politike e PD-sė dhe e kryetarit tė saj Sali Berisha, pra ju jeni gjithnjė brenda rolit tuaj qė tė nxirrni nė pah ato qė i konsideroni gabime apo zgjidhje tė gabuara tė PD-sė. Por a nuk e kuptoni se ky ballafaqim dhe kjo pėrplasje ka vlerė kur ndjek dinamikėn e ngjarjeve polike, ekonomike dhe shoqėrore ne vend! A nuk e kuptoni se njė gabim i paguar i PD-sė dhe Berishės tetė apo dhjetė vjet mė parė nuk ju jep ju tė drejtėn ta pėrsėrisni disa herė atė gabim? A e kuptoni mė nė fund sa larg keni shkuar me veprat tuaja tė papėrgjegjshme duke shpikur alibira dhe gogolė? A nuk ju shkon nė mend se kjo shaka e stėrzgjatur ka mbaruar, asnjė opozitar nuk ju ndihmon tė justifikoni korrupsionin, cinizmin apo edhe krimet tuaja!

Unė jam njė prej deputetėve qė e kam kritikuar Berishėn e PD-nė, kur kėta ishin nė kulmin e pushtetit; i kam kritikuar gabimet e tyre, kur i kryenin dhe jo pesė apo shtatė vjet mė vonė kur ishin nė opozitė dhe po mbrojnė demokracinė nė Shqipėri. Tani dua tė them se Sali Berisha me njė grup tė madh opozitarėsh, tė pavarurish, por edhe disa socialistė tė vėrtetė, pėrfaqėson dhe kryeson rezistencėn e virtytit nė Republikėn tonė tė etur pėr virtyt, qė po rrezikon kalbėzimin pikėrisht nga mungesa e virtytit, domethenė e ndershmėrisė dhe drejtėsisė. Ne e mbrojmė kėtė vlerė, vlerėn e virtytit, jo vetėm se i duhet politikės sė ēdo kohe e ēdo krahu, por sepse sot besojmė se rotacioni i pushteteve me votė tė lirė ėshtė zgjidhja e vetme pėr tė kapėrcyer disa prej halleve qė kanė mbėrthyer vendin. Dhe vlera e virtytit udhėheq sot kėtė sfidė pėr ndryshim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara