HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


7 shkurti, Nobeli i Paqes shqiptare

-- nga Preē Zogaj, "TemA", 11.02.2004

Preē Zogaj Nga moria e lajmeve pėr protestėn e datės 7 shkurt nė Tiranė, ai qė bėri xhiron e botės ishte lajmi i televizionit Euronews transmetuar i dyti nė radhė nė tė gjitha edicionet informative tė sė shtunės pasdite. Nė stilin e vet tė njohur telegrafik dhe me profesionalizėm tė lartė, Euronews raportoi se shqiptarėt e dėshpėruar nga qeverisja e tyre kėrkojnė largimin e kryeministrit Fatos Nano. Skenat e moskokėēarjes sė protestuesve pėrballė tė shtėnave tė marra me breshėri tė gardistėve, tregonin njė trimėri tė rrallė qė i pėrmblidhte tė gjitha - tiparet e racės, dėshpėrimin fisnik pėr mjerimin e pamerituar, vetėdijen se "Nano ik" ishte dhe ėshtė njė verdikt njėqind pėr qind i drejtė.

Nė aspektin e brendshėm protesta vulosi jo vetėm fundin e mandatit me paterica tė shumicės sė vetėshpallur socialiste, por edhe prishjen pėrfundimtare tė kontratės sė qeverisė "Nano" me tė qeverisurit e saj. Tashmė e sheh kushdo se kjo qeveri arbitrare nuk ka mbrojtjen e legjitimitetit, pra nga pikėpamja e sė drejtės, ēdo shqiptari i ka lindur e drejta ta rrėzojė. Nėse ajo vazhdon tė shtyjė ditėt, kjo ndodh vetėm pėr shkak tė disa zakoneve dhe procedurave. Nga ana tjetėr, kokėfortėsia dhe bunkerizimi i Nanos pėrballė protestave vetėm rrit koston e largimit tė tij nga pushteti, rrjedhimisht, nė njė plan mė afatgjatė, rrit kohėqėndrimin e PS-sė nė opozitė nesėr.

Nė aspektin e imazhit tė Shqipėrisė nė botė, protesta, me ato pak sekuenca qė dhanė televizionet e perėndimit, besoj se bėri punėn e njė ēmimi tė madh, fjala vjen tė njė ēmimi Nobėl. Ndryshe nga sa mendohej e mendohet rėndom andej-kėndej, sikur shqiptarėt nuk e njohin trimėrinė civile, 7 shkurti dėshmoi se kundėrshtimi i sė keqes qė vjen nga autoriteti qeverisės nuk ėshtė mė njė rastėsi apo, thėnė ndryshe, njė shtytje e lidhur me njė rrethanė historike tė caktuar, siē ishte pėrshembull lėvizja e dhjetorit tė vitit l990, por shprehje e njė kulture demokratike e qytetare qė po kultivohet. Protesta tregoi botėrisht se nė kėtė pikė tė vogėl tė Ballkanit jeton njė popull i vjetėr me halle tė rėnda qė nuk pajtohet, nuk rri duarkryq, nuk e mban shtėpia brenda, por ngrihet nė kėmbė... Kur? Kur varfėria e shtrėngon pėr gryke! Kur qeveria i lė njerėzit tė vdesin nė det! Kur qytetarėve u mohohet me dashje dhe pėr qėllime politike e drejta e zgjedhjes! Kur pasuritė mė tė mėdha tė vendit i gėzojnė armiqtė e vendit dhe mercenarėt e tyre nė qeverinė e vendit! Kur, pėr faj tė qeverisė, vendi ngjitet lart e mė lart pėrsa u pėrket treguesve tė korrupsionit dhe zbret poshtė e mė poshtė pėrsa u pėrket treguesve tė zhvillimit! Protesta qytetare kundėr kėtyre fenomeneve tė provuara ėshtė e markės kombėtare e perėndimore, ėshtė test emancipimi, ėshtė premisė, letėr kredenciale dhe investim i pazėvendėsueshėm pėr integrimin europian tė Shqipėrisė. Sepse - nuk ėshtė e tepėrt tė pėrsėrisim - Europa ėshtė parasėgjithash stad zhvillimi, kod vlerash ku reagimi i njėzėshėm ndaj padrejtėsive dhe ligėsive zė njė vend tė dorės sė parė.

Nė rrugėn e gjatė tė lirisė dhe emancipimit, popujt e perėndimit kanė arritur tė kenė qeveritė e popullit, prej popullit dhe pėr popullin, siē thoshte Abraham Linkolni. Shqiptarėt kanė hyrė nė shekullin e ri me kėtė ambicie: tė kenė edhe ata qeverinė e tyre, prej tyre dhe pėr veten e tyre. Qė do tė thotė se njė qeveri e cila vjen nė pushtet me vota tė manipuluara ėshtė njė qeveri uzurpatore qė pjell vetėm konflikte e tragjedi dhe prandaj nuk duhet lejuar asnjė minutė tė qeverisė; qė do tė thotė se njė qeveri qė tjetėrson apo transferon pasuritė kombėtare nė dėm tė shqiptarėve, nuk duhet lejuar asnjė ditė tė qeverisė; qė do tė thotė se njė qeveri qė ka fituar zgjedhjet me premtimin pėr dyfishimin e vendeve tė punės dhe ndėrkaq i pėrgjysmon ato brenda dy viteve, nuk mund tė lihet tė plotėsojė mandatin, por zėvendėsohet para afatit pėr mashtrim tė hapur tė publikut. Kėshtu e ka demokracia, sistemi i sundimit tė popullit qė ka si parim kryesor virtytin. Protesta madhėshtore e 7 shkurtit nė Tiranė s'bėri gjė tjetėr veēse i dha jetė edhe nė Shqipėri, mė dukshėm dhe mė bollshėm se herė tė tjera, kėsaj pėrvoje universale. Ka arsye qė europianoperėndimorėt tė na shohin mė afėr se deri dje. Ka arsye qė shqiptarėt kudo nė botė tė ndihen mė krenarė se kurrė me bashkatdhetarėt e tyre nė Shqipėri. Ka arsye qė tė gjithė ne tė kemi shumė mė tepėr besim dhe shumė mė tepėr shpresė.

Po kryeministri, kundėr tė cilit drejtohen protestat dhe qė ėshtė njėri prej nesh nė fund tė fundit? Ē'do bėjė ai? Njė histori e njohur na thotė se kur qytetarėt e njė vendi ballkanik zbritėn nė protesta qytetare kundėr qeverisė, tė afėrmit dhe lakejtė e kryeministrit u bėnė pikė e vrer, por u habitėn shumė kur e panė atė nė qejf si asnjėherė tjetėr. "Tė festojmė, u tha kryeministri. Sot kemi njė ditė nga mė tė shėnuarat. Populli ynė u poq". Pėrballė kėsaj historie jo aq tė re, kryeministri ynė qė po kėrkon "armatime dhe municion" tė sofistikuar kundėr protestės sė paralajmėruar tė datės 20 shkurt, duket i vogėl dhe meskin. Sa keq! Ikja ėshtė e pashmangshme pėr ēdo njeri qė ngjitet nė majat e pushtetit. Ēėshtja shtrohet "tė ikėsh pėr t'u kthyer apo tė ikėsh pėr tė thyer qafėn pėrgjithmonė". Pėrgjigjia ndodhet "e fshehur" nė mėnyrėn si largohesh.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara