HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Tė luftosh pėr tė drejtat e tė tjerėve

-- nga Preē Zogaj, "TemA"-editorial, 24.04.2004

Preē Zogaj Kush e bėn kėtė? Qytetari. Zotėria. Biri i zotit...

Dhe lista mund tė zgjatet edhe ca, por jo dhe shumė. Sepse jo tė gjithė njerėzit e kanė kėtė fat. Jo tė gjithė arrijnė tė luftojnė pėr tė drejtat e tė tjerėve. Jo tė gjithė arrijnė ta prekin kėtė lartėsi kantiane, ungjillore, kuranike, a si tė doni. Kurse qytetari po. Zotėria po. Biri i zotit po. Prandaj edhe janė tė tillė. Se kanė dalė nga rrethi i egos dhe i janė hapur solidares.

A e ka Shqipėria kėtė racė tė lartė solidarėsh qė pėrpiqen qytetarisht, njerėzisht, falas dhe pa shpėrblim pėr tė drejtat e tė tjerėve? Pa dyshim qė po. Por, pėr fat tė keq, nuk e pamė pardje pėrkrah ish tė pėrndjekurve politikė para Kuvendit tė Shqipėrisė.

Dhe ishte njė mungesė e madhe ajo e racės sė solidarėve. Nė vėshtrimin tim ishte njė mungesė e lemerishme.

Teatri i ngjarjeve tė pardjeshme para Kuvendit, rreth Kuvendit dhe brenda nė Kuvend i kishte tė gjitha. Nga ai panair i ngjeshur i historisė gjithsekush mund tė veēojė gjėnė mė pėrshtypjelėnėse. Fjala vjen, me plot tė drejtė, shumica e njerėzve janė rrėnqethur e indinjuar parasėgjithash nga zvarritja dhe larja nė gjak e disa protestuesve me njė mal vitesh burgu mbi kurriz. Vetvetiu, duke parė shpėrthimin e dhunės nanoiste mbi ta, tė shkonte mendja se qeveria e partisė ish-komuniste nė pushtet po hakmerrej pėr "arratisjen" e tyre nga burgu nė fund tė vitit l990 dhe nė fillim tė vitit l991. Si pėr tė plotėsuar kėtė lidhje idesh dhe pėrfytyrimesh, e gjithė zona rreth e rrotull Kuvendit ishte qarkuar me tela me gjemba, qė dukeshin sikur kishin dalė jo nga magazinat e repartit tė prapavijės, por direkt e nga depot e kujtesės dhe nostalgjisė komuniste pėr gulagėt dhe kampet e pėrqendrimit. Duke ndjekur pėrleshjen e rrallė midis fantazmave tė njė regjimi tė pėrmbysur dhe tė mbijetuarve nė burgjet e atij regjimi, dikujt-dikujt mund t'i ketė shkuar nė mendje tė pyesė se ē'do tėrė ajo polici para Kuvendit, kė po mbron, ēfarė po mbron, ē'kuptim ka tė mbrohen deputetėt nga zgjedhėsit e tyre, a ėshtė mė Kuvend i popullit dhe pėr popullin ai Kuvend qė mbrohet nė atė mėnyrė nga shtresa mė e persekutuar e popullit e pyetje tė tjera tė kėtij lloji, qė pėrfundojnė tė gjitha nė njė qafė: Nano i ka hyrė aventurės tė diktojė njė shtet policor ala Igli Toska, qė trembet nga hija e vet dhe prandaj nuk di tė dallojė ku duhet pėrdorur forca e ku jo.

Ja, pra, gjithkush ka menduar tė veten pėr skenat e pardjeshme. Po unė? Hapur e them se, pėrveē sa thashė mė lart, mė ka bėrė pėrshtypje, madje mė ka lėnduar mė shumė se "ushtrimi i dhunės" diēka tjetėr. Se si mė vinte duke parė se ata burra dhe gra nė moshė tė thyer, ata qė paguan mė shumė se kėrkush pėr kėtė demokraci qė kemi, ata qė nė rrafshin e sė drejtės janė tė fituarit e historisė, po pėrplaseshin sėrish vetė pėr tė fituar njė tė drejtė. Mund tė thotė dikush: E ē'ka kėtu pėr t'u lėnduar? Gjithkush e kėrkon vetė tė drejtėn e tij! Ėshtė e vėrtetė, por prapseprapė, e ndjej dhe e them se ravgimi i ish tė pėrndjekurve pėr tė marrė njė minimum tė punės sė papaguar gjatė viteve tė burgut na akuzon jo vetėm si qeveri dhe si shtet, por edhe si shoqėri, si popull. Nė rendin e tė drejtave, dėmshpėrblimi i tyre zė vendin e parė. Ne nuk mund tė jemi njė shoqėri e shėndoshė, po nuk qemė njė shoqėri e drejtė. Ne nuk mund tė gjejmė paqen dhe kohezionin shoqėror e kombėtar, nėse nuk mbyllim problemet me pjesėn tonė mė tė vuajtur. Shpėrblimi i ish tė pėrndjekurve ia vlen tė kėrkohet e tė mbėshtetet nga gjithė shoqėria si njė ēeshtje drejtėsie. Nė rreshtim e parė tė protestės s'ka pėrse tė jenė vetė ish tė pėrndjekurit dhe as fėmijėt e tyre, por mundėsisht qytetarė qė nuk do tė pėrfitonin nga ligji pėr dėmshpėrblimin. Pse jo edhe ata qė i kanė dėnuar, mjaft prej tė cilėve punojnė sot nė administratėn e lartė shtetėrore. Tė dalėsh sot nė protestė pėr tė drejtat e ish tė pėrndjekurve ėshtė gjesti mė domethėnės i pendesės, i pajtimit kombėtar. Tė themi dhe tjetrėn: shpėrblimi i tyre, nė fakt, sjell progres dhe zhvillim pėr mbarė vendin. Ekonomistėt dhe bankierėt vizionarė e kuptojnė mirė kėtė. Natyrisht, bankierėt-llogaritarė kooperativash nuk mund ta kuptojnė e nuk mund ta shndėrrojnė kurrė njė proces shpėrblimi nė faktor prosperiteti.

Nga tė gjitha hipotezat se pėrse ish tė pėrndjekurit ishin pėrgjithėsisht vetėm nė protestėn e pardjeshme, mė realistja dhe mė e besueshmja ėshtė hipoteza se qytetarėt, zotėrinjtė, bijtė e zotit nuk e dinin se ē'do tė ndodhte. Por tani ata e dinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara