HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Protestė e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė

-- nga Ramiz Gjini

Drejtuar Presidentit tė Shqiperise z. Alfred Moisiu

Z. President i Shqiperisė, Alfred Moisiu!

Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-amerikane eshte e indinjuar thelle ndaj aktit te dekorimit nga ana juaj e kriminelit Fehmi Abdiu me urdherin "Naim Frashesheri" i Klasit te Pare.
Qe ne fillim, jemi te detyruar t'ju themi drejt dhe hapur, se ky akt i ndermarre nga ana juaj, nuk ka qene nje veprim i nxituar, por nje akt cinik i kryer me vetedije te plote, i cili, ngjan kryekeput me aktin e varjes ne litar ne gusht te vitit 1988, nga krimineli Fehmi Abdiu, i mikut tone te letrave, poetit Havzi Nela.
Ne e dime mire, qe ne kushtet e krijuara sot ne Shqiperi, ju jeni nje president kukull ne krye te vendit; se jeni i detyruar te beni gjithshka ju thote tutori juaj Fatos Nano bashke me skoten e tij mafioze, qe po mban peng atdheun e shqiptareve dhe shqiptaret vete. Por, nese nuk keni fuqi te kryeni detyren me dinjitet ne postin qe ju eshte ngarkuar, atehere lypset te rishikoni higjenen tuaj morale, qe te pakten, te mos beheni bashkepunetore me krimin dhe kriminelet.
Pavaresisht nga dekorimi, qe Ju i bete atij, Femi Abdiu, ka qene dhe do te mbetet per popullin shqiptar nje kriminel me duar te pergjakura gjer ne berryl, nje njeri me mendje te cunguar, nje ideolog i regjimit komunist me shume pak ide dhe me shume fryme per te folur.
Paraardhesi juaj ne postin e presidentit, qe ta bente Shqiperine te gjelberuar, mbolli shume peme, dhe kjo, sigurisht, qe eshte me mire se sa te leshosh nje dekorate ne duar te pergjakura.

Z. president!
Jo vetem ne, por gjithe shkrimtaret, ju kemi lene te qete ju, te kryeni detyren ne postin, qe u eshte ngarkuar. E kemi lene te qete edhe kriminelin Fehmi Abdiu te laje nate e dite duart me uje te bollshem.
Po ju, z. President, perse nuk e lini mikun tone te letrave Havzi Nelen te prehet i qete ne varrin ku e futi krimineli Abdiu?!
Perse nuk i lini te qete bashkevuajtesit e tij ne burgjet famekeqe te Spaēit e Burrelit?!
Perse nuk i lini te qete familjaret, shoket, miqte dhe se fundi, perse nuk na lini te qete edhe ne te gjitheve?!

Per Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane
Kryetari, Ramiz GJINI

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara