HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė kujtim pėr Pishtarin e Demokracisė, Rasim Lumeshin

PRANVERĖ E PĖRFLAKUR

"Dora kriminale e shtetit po vret djemtė tanė mė tė mirė".
(Pohoi nė ngushėllim tek familja Lumeshi Dr. Sali Berisha)

Pranverė. Prill, 2002.
Nė Bjeshkėt e Tropojės, diēka po vonohej. Vonoheshin lulet, kėnga, gjelbrimi... Zogjtė nuk po e luanin vallen e tyre pranverore, kurse Shqiponjat e Alpeve Shqiptare e shikoj Mejdanin me sy tė pėrlotur...
Ooo, ku jeni lahutarėt e Malėsisė, pse nuk kėndoni kėngė trimėrie?- thirrėn vėllezėrit kosovarė, qė kishin ardhur pėr vizitė nė Mejdani pas heqjes se atij kufirit tragjik shqiptaro-shqiptar.
Por, kėnga ishte ndalė.

Ishin ndalur edhe krojet me gurgullimat e tyre, mė ujin e kulluar tė asaj zemre shqiptare...
Pse janė ndalė krojet? pyetėn pleqtė, qė nuk ishin mėsuar t'i shikojnė krojet tek shterrojnė nė pranverė. Pse nuk kanė dalur lulėt? pyeten vajzat e bukura malėsore.
Pse nuk po dėgjohet kėngė? u interesuan kreshnikėt e Lumeshit...
Njė pėrgjigje erdhi si gjamė nga deti. Ushtuan bjeshkėt, ushtuan malet;
Ooo, e kanė vra Rasim Lumeshin...
Dhe fjala e lajmėtarit mbeti pėrgjysėm. Askush nuk mund ta besonte se kanė vra Pishtarin e Demokracisė, Rasim Lumeshin.
Oh! Ē“dhimbje, thanė tė gjithė ata qė e duan tokėn shqiptare. Ata qė ia duan tė mirėn Shqipėrisė, Kosovės, Ēamerisė, Iliridės, Plavės dhe Gucisė, Preshevės e Bujanocit...
Gjeravica krenari tha: Kanė vra demokracinė shqiptare, more heeej!
Nė vend tė gjames dikush tha: "Motra dhe vėllazėn, mbajini lotėt, veni kufi dhimbjes! Ai ishte bukuri njerėzore, ai ishte dhe mbetet pishtar!..."
Dhe, poeti, rapsordi nė vend tė vajtimit kėndoj:

BASH SI YLLI NĖ UJEZĖ

Nė Mejdan ku s'shkimet hana,
Dy jetima i kish rritė nana.
Si dy pllumba i kish rritė
Njanin yll e tjetrin dritė.

Bash si yll n'Ujezė t'Padeshit
Ma kish synin Rasim Lumeshi.
Kulla e tij n'Malsi t'Gjakovės,
Nder e sofėr e Tropojės.

N'Prizeren der n'bjeshk t'Padeshit,
Gjithkush njeh shpinė e Lumeshit
Fjalėn fjalė e besėn gurė
Bash si shqipja nė flamur.

Kur n'Kosovė me gjak ish hana,
Mbi Shkėlzen na dalka Zana.
Edhe folke njė zog i zi
A ka mbet ndoj djal n'Shqipni?

Nė Shqipni a ka mbet djalė
Zot vatanit pėr me i dalė.
T'nxifsha fjalėn mori zanė
Kurr Shqipnia pa djem s'a kanė.

      * * *

Kur barbarėt e morėn shpatėn
Edhe prunė nantdhet e shtatėn,
E Shqipnin bre e mloj timi
N'ball t'rinisė prin Rasim trimi.

Krah pėr krah me Sali Berishėn
Nuk ja njohin emnin frikės.
Rasim shqipja, tropojani
N'tanė Shqipni i ka shkue zani.

Kosovarė kudo qė jeni
Asht nė Fier Hotel "Shkėlzeni".
Mbane mend sa shumė ju deshti
Vllau i juej rasim Lumeshi.

      * * *

Po kėt djalė gjallė nuk e lanė
Nė Tropojė njė ditė e vranė
Nė Tropojė, dymijė e dy,
Merr Rasimin plumbi i zi.

Moj Tropojė, tropoja nanė,
Prej ēdo plage t'del nji kangė
Po prap ty moj zanė shqiptare
Nė ēdo kangė po t'ēelin varre.


Pjesė nga jeta e Rasim Lumeshit

NJĖ LINDJE E PAVDEKSHME

...Rasim Lumeshi u lind nė Mejdan, fshat afėr Tropojės sė Vjetėr dhe kufirit tragjik shqiptaro-shqiptar, mė 15 tetor 1966. Ishte djali i dytė i Musa dhe Servete Lumeshit. Nė Moshėn 8 muajsh i vdes i ati, 27 vjeēar, duke e lėnė jetim bashkė me Miftarin, vėllanė dyvjeēar...
Djemtė e Lumeshėve u dalluen nė shkollėn 8-vjeēare e tė mesme tė Tropojės sė Vjetėr, por hija e biografisė i ndiqte ēdo ditė e kudo: nė rrugė, nė shkollė deri edhe nė lodra. Ata cilėsoheshin nga komunistėt dhe punonjėsit e sigurimit si fėmijė tė armiqve dhe i cilėsonin si "kėlyshė kulakėsh".
Vėllezėrit Lumeshi, Miftari dhe Rasimi gjatė jetės se tyre kaluan nėpėr baticat dhe zbaticat mė tė vėshtira tė jetės. Ata u ballafaquan me regjimin e egėr komunist, por asnjėherė nuk u dorėzuan. Tė internuar si familje, ata tė dy e kaluan njė rini tė rėndė, derisa erdhi lėvizja e fuqishme demokratike nė vitet 1991/92. Kjo lėvizje i gjeti vėllezėrit Lumeshi nė radhėt e para nė Fier, Tiranė e kudo nė Shqipėri.
Pas fitorės sė demokratėve me 22 mars 1992, Rasimi nuk kėrkoi asnjė detyrė nė strukturat e shtetit, por u dha pas punės, ndėrsa Miftari, nė vitin 1994 fillon punėn nė profekturė.
Nė fillim tė vitit tragjik 1997, kur stalinistėt shqiptarė rrėmbyen armėt dhe unat e zjarrit kundėr shtetit dhe gjithė institucioneve, Rasimi dhe Miftari ishin pėrkrah mijėra e mijėra qėndrestarėve demokratė nė Fier, Tiranė e nė ēdo vend. Ishte vendosmėria e kėtyre vėllezėrve dhe qindra demokratėve fierakė, qė nuk i lejuen falangat e kuqe tė digjnin prefekturėn e Fierit.
Nė ditėt e zeza tė marsit 1997, komitetet e kriminelėve me krerėt e opozitės sė kohės nė krye, kėrkonin tė shkatėrronin ēdo gjė, tė pinin gjakun e demokratėve, tė eleminonin shtetin e shtetarėt, tė digjnin edhe Tiranėn, tė shkatėrronin Presidencėn - qendrėn e fundit tė shtetit demokratik dhe tė eleminonin kreun e shtetit, zotin Sali Berisha. Pikėrisht nė kėto momente tragjike pėr Shqipėrinė vėllezėrit Lumeshi, shkuan nė Tiranė e zunė vend nė Presidencė, nė mbrojtje deri nė pikėn e fundit tė gjaklut tė Presidentit Berisha. Qėndruan aty ditė e natė derisa Berisha dha dorėheqje.
Pėr qėndresen e tyre heroike nė mbrojtje tė vlerave tė demokracisė, Presidenti doktor Berisha ato ditė Rasim Lumeshin e shpalli Pishtar i Demokracisė.
Nė kėtė periudhė tė rėndė pėr Shqipėrisė, bandat e shtetit eliminuan mbi 50 demokratė. Por, krimi i organizuar i shtetit do tė arrinte kulmin natėn e 12 shtatorit 1998 me vrasjen e prijėsit tė demokratėve, Azem Hajdarit, mik dhe shok i ngushtė i familjes Lumeshi.
Pėr ta mbrojtur demokracinė shqiptare, kudo qė e kėrkonte ajo, Rasimi ishte aty. Ai ishte aktivist i zjarrtė nė tė gjitha fushatat zgjedhore tė Dr. Berishės. Tė gjithė e mbajnė nė mend se me ē'guxim tė rrallė prej shqiponje nė mitingun e 26 shtatorit 2000, Rasim Lumeshi u hodh mbi kriminelet, i kapi bombėn nė dorė dhe shpėtoi jetėn e Sali Berishės e tė shumė demokratėve. Kėshtu, duke ia njohur guximin dhe trimėrin vėllezėrve Lumeshi, shėrbimet kriminale tė shtetit neokomunist nė vazhdimėsi i kanė kėrcėnuar kėta demokratė. Dhe njė ditė, pabesisht dora kriminale nė bashkėveprim me bandat e shtetit nanoist, me 2 prill 2002, posa i kthye nga Kosova, ku ishte i ftuar nga disa miq tė tij, nė Bajram Curr qėllohet pabesisht dhe vdes bashkė me Ilir Gosturanin, demokratin trim i Tropojės.
Nė varrimin e Rasim Lumeshit moren pjesė me mijėra qytetarė nga gjithė Shqipėria, nga Kosova, dhe diaspora, sepse ishte vėshtirė tė besohej se Pishtari i Demokracisė shqiptare ka vdekur. Sepse, ishte vėshtirė qė kosovarėt tė besojnė se njeriu, i cili nė vitin 1999, nė Fier i priti qindra e qindra kosovarė duke i strehuar nė shtėpinė dhe hotelin e vet. Prandaj, edhe sot vėllezėrit kosovarė ruajnė respekt e dashuri tė madhe pėr Rasim Lumeshin, dhe vdekja e tij e parakohėshme dhe tragjike i ka tronditur thellė.

I lehtė qoftė dheu i Atdhet tė vet!

(Pjesė biografike nga libri i sapobotuar pėr jetėn dhe vepren e Rasim Lumeshit.
I zgjodhi pėr botim Arif Molliqi - Hamburg)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara